All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 15 June 2013

Flaka Krelani, nje fashioniste seksi

Flaka Krelani by Besim Mydyti
Rrokerja realizon foto te reja

Ndoshta po i mungon skenes se muzikes koheve te fundit, por nuk mund te themi se nuk eshte e pranishme vizuelisht.

Pervec se u pa tek Videofesti me nje fustan te bukur, keto dite rrokerja Flaka Krelani vjen me nje set te ri fotografik te realizuar nga fotografi Besim Mydyti, ku ajo josh me imazhin e nje fashioniste seksi.

E shtrire e patrembur ne mes te rruges, duket sikur rrokerja nuk pushton vetem lensen e kameres por edhe ambientin perreth. /Albavipnews/

Jeta Faqolli: Tek meshkujt sot, mungon bukuria e shpirtit...

Jeta Faqolli
Jeta Faqolli: Kam perjetuar surpriza te pakendshme, tani jam pjekur

Jeta Faqolli eshte nga ato kengetare, per te cilen muzika mbetet nje nga dashurite me te pastra te jetes se saj. Nderkohe qe po korr frytet e dy kengeve te fundit qe ka hedhur ne treg ajo po pergatitet edhe per projektin e radhes, qe sipas saj nuk do te vonoje shume dhe do te vije krejt ndryshe nga sa e kemi pare deri me tani. E matur dhe pozitive ne bisede ajo na rrefen se ne emer te muzikes ka bere shume sakrifica. “Muzika eshte nje pasion shume i madh qe ka lindur ne mua qe ne femijeri dhe me shoqeron ende sot e kesaj dite. Kam sakrifikuar shume per muziken dhe i kam imponuar vetes shume gjera, qe do te thote disa deshira, apo kerkesa qe i kerkon cdo vajze e moshes sime i kam anashkaluar per t’i qendruar prane pasionit tim”, tregon Faqolli per Koha Jone, e cila nder te tjera na rrefen edhe perditshmerine e saj, ate te nje vajze te thjeshte fort te lidhur me jeten, familjen, shoqerine dhe punen.

Vildane Zeneli: Fotot e mia lakuriq, i takojne botes se artit...

Vildane Zeneli by Ben Cope
Vildane Zeneli: Fotot artistike nuk jane foto per “Playboy”

Emri i saj eshte bere i njohur keto kohet e fundit edhe ketu tek ne por ne pasarelat boterore, njihet nga shume stiliste. Kjo eshte Vildane Zeneli, Vajza nga Kosova qe vec suksesit ne modelim po kerkon te gjeje suksesin edhe ne kenge. Ne nje interviste per suplementin “Summer Time” Vildania tregon se si e ka arritur suksesin ne Amerike dhe cilat jane projektet ne muzike.

Ju jeni bere nje modele shume e njohur jo vetem ne Amerike por edhe ne bote tashme, kush ju ka zbuluar si modele?

U be nje dekade qe kur kam nisur te punoj si nje modele, dhe duhet te them se ka qene nje udhetim interesant plot surpriza, momente te bukura. Une kam punuar shume fort por ku kam qene rreth 13 vjec, mu propozua nga nje agjent ne Agjencine Wilhelmina Modeling qe te merresha me modelimin. Karriera ime mori nje shtytje dhe arriti nje nivel tjeter te suksesit, kur jam takuar me dy nga fotografet me me ndikim dhe me te mahnitshme qe njihen si artist ne bote, Peter Beard dhe Raphael Mazzucco. Ju jam mirenjohese per karrieren time sot, megjithese une kam punuar shume per kete, por sepse kam punuar dhe punoj me me te miret ne kete biznes, qe besojne aq shume ne mua dhe ne punen time. Ata do te mbeten miq shume te ngushte per mua.

Berisha "fluturon" mes yjeve te estrades tek "Zone e Lire"

Cani kontrollon Berishen: Ledio na genjeu piktori, s’ka antiplumb doktori

Kryeministri, Sali Berisha u shfaq ne emisionin “Zona e lire” e gazetarit, Arian Cani ne TV Klan spontan edhe pse pati nje dite te ngarkuar me takime elektorale.

Kjo eshte hera e pare qe lideri demokrat pranon te marre pjese ne nje emision televiziv te nje formati ndryshe nga ato politike sikunder eshte “Zona e lire”.

“Cani mes ketyre yjeve njeriu fluturon”, ishte pershtypja e pare e Berishes, pasi ne krah te tij ishin ‘eskorta e kengetareve’ qe e shoqeron me mitingjet elektorale ( Elvana Gjata, Soni Malaj, Vedat Ademi, Renis Gjoka, Ermal Mamaqi. Eni Koci, Genta Ismajli, Vesa Luma).

Edhe Mc Kresha, joshet nga politika...

Mc Kresha i futet politikes, anetaresohet ne Partine Demokratike te Kosoves

Reperi i njohur shqiptar, Mc Kresha anetaresohet ne Partine Demokratike te Kosoves, (PDK).

Kreshnik Fazliu, emri i artit i te cilit eshte Mc Kresha, ka shfrytezuar pikerisht degen ne qytetin e tij Mitrovicen, per t’iu bashkuar partise me te madhe ne Kosove.

Bashke me te, edhe 1598 te rinj mitrovicas iu bashkuan PDK-se, ndersa konfirmimin per anetaresimin e reperit e konfirmoi vet ish-reperi dhe ministri Memli Krasniqi, i cili vjen nga radhet e PDK-se.

“Edhe zyrtarisht, Mc Kresha anetaresohet ne PDK. Bashke me te edhe 1598 te rinj e te reja te Mitrovices. Krenar”, u shpreh Memli ne Twitter.

Fati bashkon Francesken dhe Anaidin ne lokalet e nates...

Anaidi, jete nate me Francesken e “Big Brother”

Te dy kane qene konkurrente ne “Big Brother”, por ne dy vite te ndryshme. Te dy krijuan lidhje dashurie brenda shtepise, Anaidi me Joanen dhe Franceska me Ermalin. Te dy u ndane nga te dashurit respektive, pas mbarimit te programit. Franceska dhe Anaidi kane fate te ngjashme, e duket se fati i bashkoi.

Ata jane pare teksa kalojne ore ne shoqerine e njeri-tjetrit ne nje nga baret e kryeqytetit. Paparaci yne i ka fotografuar teksa argetohen e buzeqeshin. Sipas thashethemeve, ky ishte takimi i tyre i pare ku u prezantuan. Edhe pse takoheshin per here te pare, dy te rinjte duket se u pershtaten mjaft mire dhe biseduan gjate. Si te djallezuar qe jemi, mendojme se edhe mund te linde dicka midis te dyve… Do presim.

Adi Krasta, humb betejen ligjore me "Top Channel"...

Adi Krasta, 150 mije leke detyrim ndaj “Top”-it

Gazetari i mirenjohur Adi Krasta ka humbur betejen ligjore me televizionin “Top Channel”. Gjykata e Tiranes ka vendosur te pranoje kerkese-padine e televizionit dhe te urdheroje Krasten t’i ktheje shoqerise “Top Channel” sh.a. vleren prej 149.803 lekesh, si sanksion per zgjidhje te kontrates se punes me afat ne menyre te menjehershme dhe pa shkaqe te justifikuara. Ne vendimin e gjykates thuhet se paditesi, shoqeria “Top Channel” sh.a. (me cilesine e punedhenesit) ka lidhur kontraten e punes me date 13.09.2011 me te paditurin Adrian Krasta (me cilesine e punemarresit). Kontrata ka parashikuar nje kohezgjatje prej 9 muajsh, saktesisht nga dt.13.09.2011 deri ne dt.25.06.2012. Televizioni “Top Channel”, e ka punesuar Krasten per vendin e punes “Moderator”, ne programin televiziv “100 Milione”, te cilin ky i fundit do ta realizonte pergjate gjithe sezonit televiziv prej 9 muajsh.


Rita publikon verzionin e dyte te "Shine Ya Light"...

Rita ORA publikon pjesen e dyte te ‘Shine Ya Light’

Ylli kosovar e cila ka bere fame nderkombetare, Rita ORA ka publikuar nje version te ri te videos se kenges “Shine Ya Light”, te cilin e kishte realizuar ne Kosove.

Rita edhe ne skenat e reja te videos “Shine Ya Light” ka perdorur xhirimet e bera ne Kosove dhe kjo eshte videoja e saj e dyte per kete vit qe ajo e publikon pak para veres.

Videoja e dyte qe mund ta shikoni me poshte qe ka sjell kengetarja 21-vjecare eshte edhe me i fuqishem se i pari, perderisa ai sot ka filluar te transmetohet ne te gjithe televizionet e muzikes argetuese ne Bote, perfshire MTV dhe Viva.

Kujtojme se muaj me pare ajo kishte publikuar videokengen ‘Radioactive’, e cila pati nje numer te madh te shikuesve dhe gjendej ne vendet e para ne top-listat britanike dhe disa vendeve tjera boterore.

Lola Luma, vajza me joshese e New York-ut...

Lola Luma
Modelja shqiptare Lola Luma zgjidhet femra me seksi ne New York

Lola Luma, modelja shqiptare qe prej vitesh e ka ndertuar karrieren e saj ne SHBA, na ka gezuar te gjitheve se fundmi me nje lajm shume te mire. Bukuroshja nga Shkodra eshte zgjedhur nga revista “Maxim” si femra me seksi e New York-ut, duke u bere keshtu pjese e nje konkursi per vajzen me joshese te Amerikes… Emocionet qe e kane shoqeruar gjate ketij konkurrimi dhe te reja te tjera nga jeta e biondes bombe, qe mendon se te qenit seksi eshte nje medalje qe cdokush e deshiron, vijne te pasqyruara ne intervisten e meposhtme…

Lola sapo je zgjedhur femra me seksi e New York-ut nga revista “Maxim” dhe ke hyre ne gare me shume vajza te bukura ne SHBA... Si ndihesh per kete?
Me pelqen kur e degjoj sesi tingellon. Revista “Maxim” eshte nje reviste me permasa boterore dhe titulli qe ata me kane dhene eshte me te vertete shume special. I falenderoj pa mase.

Revista PANORAMA PLUS - 15 Qershor 2013

Revista PANORAMA PLUS, 15 Qershor 2013
  • Anaidi & Joana, sfide njeri-tjetrit me partnere te rinj
  • Futbollistet e Kombetares, namin me femra pas ndeshjes me Norvegjine. Loriku kalon naten me Genta Ismajlin! Ujkani preferon Riken e "BB", shkeputet nga miqte; Edgar Cani puthet me nje kacurrelse
  • Sali Berisha, mysafir ne "2XL", regjisori: Cfare pritet ne 25 minuta improvizim
  • Eldora: Ditet jashte "Big Brother" po i kaloj me Shpendin. Mendoj se partneri im duhet te kete karakteristika te tjera nga ai. Eldora: Te lumtur te ben personi i duhur dhe paraja
  • Qetsori: Jam i angazhuar ne fushate, kam ambicie ne politike
  • Anaidi merr oferte per post drejtues ne administrate dhe oferta te tjera joshese
  • Iliri i "BB6" po shijon jeten e Tiranes me Anisen
  • Bjordi ne shoqerine e vajzes se Alberto Castagna
  • Vigani i "BB6" shfaqet ne publik me nje vajze seksi

Revista BLUETOOTH - 15 Qershor 2013

Revista BLUETOOTH
Revista BLUETOOTH, 15 Qershor 2013
  • Samanta Karavella: 10 vjet karriere, asnje cmim. "Top Fest", enderr me sy hapur. Suksesi ne dashuri do vije si erdhi ai ne kenge
  • Luana super seksi, i futet kenges
  • Adi Krasta, 150 mije leke detyrim ndaj "Top"-it. La punen perpara afatit.
  • Anaidi "mes dy zjarreve". Fotot e ish-banorit te "BB6" me Riken dhe Francesken
  • Mirsa Kerceli shtatzene, pret femijen e pare
  • Albana Osmani cel sezonin e plazhit
  • Blendi dhe Vilma, thashetheme ne stadium
  • Ciljeta sfilon me djalin ne pasarele
  • Basti i AK-se
  • Cmenduria e radhes nga "Deliart", fotot e "Miss"-ve mes kuajve
  • "Lynx", fytyra e re e rrokut shqiptar
  • Marina dhe Luana, dritherimat e "Top Fest 10". Fituesit ne cdo kategori

Wednesday, 12 June 2013

Iris Shala, shqiptarja e pare "Playmate"

Iris Shala eshte mbesa e aktorit te madh, te ndjere kosovar, Abdurrahman Shala

Prishtinasja Iris Shala "Playmate" e korrikut 2013

Aktorja dhe topmodelja 22 vjece, Iris Shala, e lindur ne Prishtine dhe qe jeton ne Graz te Austrise eshte zgjedhur per "Playmate July 2013", titull qe e shpall revista per meshkuj "Playboy", botimi gjerman per cdo muaj.

Irisi eshte e njohur edhe nga nje rol qe jo ka luajtur ne serialin e njohur gjerman "Anna und die Liebe" (Ana dhe dashuria). Ne Austri ajo ka fituar vendin e tete ne nje gare per topmodelen me te mire.

Ne biografine e saj shkruan se eshte e lindur me 10 gusht te vitit 1990 ne Prishtine.

Endri Prifti tek "Netet e Klipit", ironizon me kilet e teperta te femrave VIP

Ne foto: Kozeta Kurti,Kastro Zizo dhe Hygerta Sako
Endri Prifti, ironi me femrat VIP XXL ne naten “gala“ te “Netet e Klipit”

Kengetari korcar Endri Prifti, i cili shquhet per natyren e tij moskokecarese, nuk e ka kursyer ironine e tij per femrat VIP, te cilat parakaluan ne tapetin e kesaj mbremjeje gala, te organizuar kete vit ne teatrin “Kame” ne Petrele. Ne naten e ndarjes se cmimeve ishte menduar qe prezantimi nga Adelajda Xhamani te alternohej me ngjitjen ne podium te disa femrave te njohura te ekranit, te cilat do te prezantonin cmimet e mbremjes sipas kategorive. Por u vu re qe pjesa me e madhe e tyre u shfaqen mbipeshe, duke filluar nga: Rajmonda Bulku, Hygerta Sako, Ciljeta Xhilaga, Gerta Heta, Kozeta Kurti etj., dicka qe e vuri ne dukje dhe Endri, i cili shkaktoi te qeshura me batuten: “Ajo cfare vura re ne kete nate, ishte dhe rritja e cilesise se femrave te mbremjes”. Ky edicion i 12-te i “Neteve te Klipit” shpalli fitues videoklipin “Une dhe Gogoli” te Renis Gjokes, ne kete festival te pervitshem, qe eshte prodhim i RTSH-se dhe “Deliart Assocation”. Renis Gjoka, nipi i kengetarit Aleksander Gjoka, rrembeu kupen e ketij evenimenti midis 42 krijimesh te artisteve nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia, te cilet konkurruan per 8 jave.

Tuesday, 11 June 2013

Inis Neziri nga Tirana, fituese e "Gjeniu i Vogel 5"...

U mbyll edicioni i peste i talent-show-t te te vegjelve.
Pas 15 javesh, ne nje gare qe s’e ka njohur me pare ky spektakel, zgjidhet fituesi.

Inis Neziri, 12-vjecarja shpallet fituesja e “Gjeniu 5”

Pas 15 javesh gare, “Gjeniu i Vogel 5” e ka fituesin e tij. Eshte 12-vjecarja nga Tirana, Inis Neziri. Ta quash “te vogel” Inisin nuk eshte tamam me vend, sepse mjafton te mbyllesh syte per te kuptuar se cfare pushteti fshihet ne ate trup hollak. Te kendosh “I have nothing” te Whitney Houston eshte nje guxim i marre. Ndoshta po te ishte pak me e rritur Inisi, do ishte menduar pak. Por ajo eshte vetem 12 vjec dhe kendon aq bukur, deri ne frike. Por Inisi nuk ishte vetem. Pergjate 15 javeve, ne skenen e teatrit te televizionit “Klan” u ngjiten plot 32 femije. E habitshme se si mund te mblidhen bashke femije aq te talentuar nga Shkodra, Durresi, Elbasani, Prizreni, Fieri, Vlora, Tirana… Kenge te veshtira, ndonjehere dhe pak te degjuara, te cilat ata i interpretonin si te kishin vite ne skene. “Kengetaret” e CD-ve (qe po e harruan CD-ne ne shtepi i mori lumi ata dhe koncertin) do te duhej te skuqeshin para tyre.

Cfare thote Dj Blunt per marredhenien me Dafina Zeqirin...

Dj Blunt: Me Dafina Zeqirin me shume se miq, por jo te dashur

Reperi i famshem nga Kosova, Dj Blunt, rrefen ne kete interviste te vecante per suplementin “Bluetooth” te rejat nga jeta e tij profesionale dhe jo vetem. Ai flet nder rreshta edhe per marredhenien e ‘komplikuar’ qe ka me yllin e skenave, Dafina Zeqirin, qe megjithese i kalon kufijte e miqesise, ende s’mund te quhet dashuri.

A eshte e vertete lidhja me Dafina Zeqirin?
Jo, nuk eshte e vertete.

Cila eshte realisht marredhenia juaj?
Jemi me shume se miq dhe jemi shume te afert me njeri-tjetrin. Une e njoh Dafinen prej shume vitesh.

Shpendi "teston" gjoksin e Jonildes...

Shperthen Shpendi pas daljes nga “BB”, i fut duart Jonildes

Jonilda e “BB6”, vajza beri dy nderhyrje estetike gjate dhe pas “Big Brother”. Ajo duket se eshte nga banoret me protagoniste jashte shtepise. 25-vjecarja me origjine nga Puka ndihet tashme shume mire me veten, tashme qe nderhyrjet ne gjoks e hunde i plotesoi dhe ndryshimin e ngjyres se flokeve, duke u bere bionde. Si nje vajze e gezuar dhe e lirshme, ajo u jep banoreve te tjere afrimitetin per te shkembyer ndonje sjellje me teper me te, sic e shihni ne keto foto. Madje, me tipin e saj ajo e ka nxjerre dhe Shpendin nga natyra e tij e terhequr dhe e matur. Duke pozuar se bashku ne grup, 33-vjecari nga Prishtina i “ka futur duart” Jonildes, si per t’i inauguruar gjoksin e ri. Nga ana e saj, ish-banorja e ardhur nga Parma, e cila do te mbahet mend si protagonistja e pare qe pranoi te bente nje nderhyrje estetike per zmadhimin e gjoksit ndersa ishte ne loje, duket se i pelqen te beje ekzibicione te tilla pa e vrare mendjen.


Adrian Gaxha sqaron "sherrin" me Florin...

Adrian Gaxha
photo: kastriot zhugolli
Adrijan Gaxha dhe perballja me Florin

Adrijan Gaxha, krijuesi i hitit “Ngjyra e Kuqe”, i sapovleresuar me cmimin “Best Dance” ne “Videofestin Muzikor”, ndan me lexuesit shqiptar planet e reja ne karriere dhe ‘perballjen’ aspak problematike qe pati me kantautorin Flori Mumajesi ne kete kompeticion. Mediat aluduan gjate per nje ballafaqim te ashper mes tyre - pas konfliktit virtual ne “Youtube” e “Facebook”, ku ata ofenduan njeri-tjetrin - por asgje nga cfare u fol nuk ndodhi...

Adrijan, sapo je shpallur fituesi i cmimit “Best Dance” ne “Videofest”; cilat ishin emocionet?
Jam absolutisht shume i kenaqur nga ky vleresim. Puna e bere nga djemte e “Entermedia”-s ka qene vertet shume e mire.

Ne skenen e “Videofest”-it u prezantua edhe kenga e re “Kjo zemer”, qe eshte serish ne bashkepunim me Florianin... Beson se suksesi do t’ju ndjeke edhe kete here?
Impakti i pare i publikut ishte shume i mire. Shpresoj vertet qe “Kjo zemer” te pasoje suksesin e “Ngjyra e Kuqe”. Ketu jemi duke xhiruar videoklipin, qe do te jete serish i “Entermedia”-s. Eshte konceptuar si dicka e vecante dhe kam idene qe do te perqafohet nga publiku.

Alketa, sjell ne Tirane stilisten e princeshes Kate...

Alketa Vejsiu
Zbulohet biznesi i ri i Alketa Vejsiut

Alketa ne biznes nuk eshte me nje lajm i ri. Pas plotesimit ne show-biz si promotorja, por edhe si producentja artistike e nje prej patentave me sukses absolut global, “X Factor Albania”, Vejsiu ngacmon me surprizen e radhes. Ne faqen e saj zyrtare ne “Facebook” ka dite qe hamendesohet mbi ate qe do te sjelle “Class By Alketa Vejsiu”. “Bluetooth” zbulon risine ne detaje. Pas shume tratativash, Vejsiu ia del te sjelle dy lider boterore ne tregun e fustaneve te mbremjes dhe nuserise ne Shqiperi dhe jo vetem. Kontrata e ekskluzivitetit per keto dy brand-e sapo eshte mbyllur me sukses. Behet fjale per “Mbretereshat e industrise”, Vera Wang dhe Jenny Pukham, te cilat se bashku me Aimme Montenapoleonen (sigla elite e modes italiane), do te jene pjese e “Class Events” dhe “Weeding Planer”. Vera Wang vesh yjet e Hollywoodit, Jenny Packham ata te Mbreterise se Bashkuar, perfshi dhe vete Princeshen Kate Middleton. Sado deshire e mundesi ekonomike te kesh, nuk eshte e thjeshte te terheqesh vemendjen per emrat e modes se larte, ndersa Shqiperia ende mbetet nje treg pa interes. Megjithate Vejsiu ia del gjithmone. Te tjera marka plotesuese gjejne vend ne “Class”.


Zana Krasniqi behet nene

Zana Krasniqi
Zana dhe Fisniku
Nje tjeter femer e njohur e ekranit eshte bere nene para pak ditesh. Behet fjale per modelen Zana Krasniqi, e cila ka sjelle ne jete djalin e saj. Por vetem kaq kemi arritur te mesojme, pasi Zana, si gjithmone, eshte treguar shume fanatike sa i perket jetes private dhe nuk ka dashur te tregoje as emrin e djalit, as ndonje foto te tijen.

Gjithashtu, edhe pse e dime qe eshte ne nje lidhje disavjecare me nje biznesmen kosovar qe jeton ne Angli, edhe ne kete pike Zana eshte treguar shume e rezervuar, duke mos dashur te jape asnje detaj ne lidhje me partnerin e saj, madje dhe shfaqjet publike me te kane qene te ralla.

Nuk e dime nese kjo do te vleje edhe per djalin e saj, nese Zana do te jete e vendosur qe mos ta beje publik identitetin e tij apo po pret propozimin e ndonje reviste per ta pasur ne faqet e saj. Gjithsesi, ne i urojme jete te gjate dhe u befte nje djale i bukur si mami! /revista paloma/

Revista PALOMA - 8 Qershor 2013

Revista PALOMA, 8 Qershor 2013
  • Anaidi: Kembengula te ndaheshim qe brenda. Prinderit e mi kane pare te kaloj shume femra si Joana.
  • Joana: U lidh per te fituar parate, mjere familja per hipokritin! Orestin e ka perdorur, nuk kujdeset per te!
  • Iliri: Une fituesi i zemrave te shqiptareve, Anaidi - fituesi televiziv! Anisa do te me bej baba te binjakeve!
  • Shpendi dhe Eldora i shprehin dashurine njeri-tjetrit
  • Rama dhe Berisha i thone jo Barbara d'Ursos-s. Ja sa u pagua per ditet ne Tirane!
  • Sinan Hoxha: Ne katundin tim nuk e njohim botoks-in!
  • Ardit Gjebrea: Nuk do largohem nga TV Klan!
  • Transformimi i Big Brother-istave
  • Elhaida Dani dhe Ricardo Cocciante se bashku ne finalen e Top Fest-it
  • Bleona Qereti: Kam qene te shtepia e Leonardo Di Caprios
  • Zana Krasniqi behet nene
  • Soni Malaj dhe Mirko martohen ne publik

Sunday, 9 June 2013

Alma dhe Shkelqimi i BB4 ndahen...

Shkelqimi: Kishim divergjenca, nuk mbajme inate dhe meri per hir te vajzes 8-muajshe.

Merr fund martesa e Almes dhe Shkelqimit te “BB4”

E nisen lidhjen ne fshehtesi, derisa vendosen te shpallnin fejese ne janar te vitit te kaluar. Cimi nga Vlora dhe Alma nga Shkodra jane cifti i njohur qe u krijua brenda shtepise se “Big Brother” dy vite me pare, por qe tani s’jane me bashke. Tete muaj pas ardhjes ne jete te vajzes se tyre Giulia Eden ne Itali, ata marrin kete vendim per te mos vazhduar me tej lidhjen. Ai qe rrefen ndarjen e ndodhur pak jave me pare eshte Cimi, i cili tregon per arsyet pse mes tyre nuk funksionoi bashkejetesa, pse nuk e celebruan lidhjen, kush po kujdeset per vajzen, dhe si po e perjetojne te dy fundin e nje historie dashurie pasionante

Cimi thuhet se lidhja jote me Almen ka marre fund. Sa e vertete eshte?
Po, eshte e vertete. Ne fakt, kohet e fundit eshte folur po ashtu qe lidhja nuk po funksiononte sic duhej.

Rita Ora blen shtepi, pa e pare fare...

Nuk e ka pare kurre shtepine qe ka blere

Kengetarja kosovare Rita Ora ka harxhuar para te majme per te blere shtepine e saj te pare, edhe pse ajo ende as qe e ka pare kete prone.

Ylli 22-vjece e muzikes kishin arritur fame te jashtezakonshme pas plasimit te kenges ‘How We Do (Party)’ vitin e kaluar dhe qe nga atehere ajo ka pasur nje orar te ngjeshur te punes, duke qene vazhdimisht ne udhetim dhe ajo eshte dashur te mbeshtetet ne prinderit e saj per ta organizuar marreveshjen per ta blere shtepine e saj te pare.

“Jave me pare e kam blere shtepine time te pare dhe as qe e kam pare ende. Thjeshte i kam besuar mendimit te babait dhe nenes sime”, ka thene ajo. Rita momentalisht eshte duke bashkejetuar me te dashurin e saj te ri, Calvin Harris.

Leonora Poloska rikthehet: Do ta kompenzoj mungesen time ne skene...

Leonora Poloska
photo: fidan mehmeti
Leonora po vjen

Leonora Poloska koheve te fundit i ka munguar skenes muzikore, ndonese me zerin dhe interpretimin e saj, ajo ka arritur te korr mjafte shume suksese. Leonora na bene te ditur se shume shpejte do t’i rikthehet skenes me disa projekte muzikore.

“Ne fakt koheve te fundit nuk kam qene aktive ne skene per shkak te angazhimeve profesionale te cilat jane te lidhura me muziken. Mirepo adhuruesve ju beje te ditur se do ta kompenzoj mungesen duke ua sjelle disa kenge dhe videoklipe te reja te cilat jam duke i punuar tani”, ka thene ajo per “Zeri”.

Nderkaq sa i perket jetes private, Lenora na bene te ditur se vazhdon te jete singel. Sinqeriteti eshte vetia qe me se shumti ajo cmon tek nje djal, mbase ne te ardhmen shpreson qe ta gjeje.

Soni Malaj: Ja si ndodhi ceremonia surprize tek "Geraldina"...

Soni Malaj
photo: anjeza dyrmishi
Soni Malaj: Fustani qe kisha enderruar

Me buzeqeshjen qe s’i iken kurre nga fytyra dhe me syte ne lot, kengetarja e suksesshme shqiptare, Soni Malaj i tha ‘po’ marteses me babain e vajzes se saj, balerinin Mirko Luccarelli, i cili, nga ana tjeter, pyetjes se Eda Turkut,‘a e pranon Sonin si bashkeshorten tende?’, iu pergjigj ne gjuhen e gjysmes se zemres se tij: ‘me gjithe zemer’.

Mjaftoi kaq, qe edhe te pranishmit ne salle te emocionoheshin e te shperthenin ne brohorima per ciftin e dashur te showbiz-it.

E sigurisht, ne ngjarje si kjo “Bluetooth” s’mund te mungoje, ndaj do te sjellim sot nje pjese te emocioneve te asaj dite, te rrefyera nga vete protagonistja, ylli i skenave tona, Soni Malaj.

Anaidi, neglizhon leket e "Big Brother"

Anaid Kaloti
Anaidi: Ishte fitore morale, s’me interesojne leket

Anaidi u shpall fituesi i edicionit te gjashte te “Big Brother”. Ai ishte nje prej personazheve qe mori vemendjen e publikut qe javet e para, duke u pozicionuar gjithmone ne qender te diskutimeve dhe duke krijuar situata. Thote se asnjehere nuk eshte pozicionuar si lider i grupit ne shoqeri, por ne “Big Borther” u be komandant dhe tregoi se kishte karakterin me te forte. Ne kete interviste, Anaidi rrefen ditet si fitues, dhe planet per te ardhmen.

Si po ndihesh? E mblodhe veten nga ndodhite e medha te diteve te fundit?
Qe diten e pare. Qe kur dola nga aty, i harrova te gjitha dhe po vazhdoj jeten normalisht. Ndihem shume mire.

Vrasesi i nenes se Elsa Liles, denohet me 20 vjet burg

Vrau ne 1997-en nenen e Elsa Liles, denohet me 20 vjet burg, motivet mbeten mister

Albenc Ago ‘kycet’ 20 vite ne qeli per vrasjen e Eva Vishajt, nenes se kengetares se madhe shqiptare Elsa Lila.

Gjykata e Apelit shpalli dje verdiktin final per Agon, duke e denuar me dy dekada burg, pasi e gjeti fajtor per krimin e rende. Ago u denua ne mungese ne vitin 2005 nga Gjykata e Tiranes dhe nje vit me vone u ekstradua nga Italia, duke nisur dhe betejen ligjore me drejtesine shqiptare.

Big Mama, tradhtohet nga miqte me te mire...

Big Mama promovon videon, tradhtohet nga miqte e saj

Te premten e 31 majit, kengetarja Big Mama ka sjelle projektin e saj muzikor me te ri, duke u rikthyer bukur serish ne tregun muzikor shqiptar. Kenga mban titullin “Ku mbeti dashuria” dhe eshte realizuar nga Cekic dhe Vig Popa, ndersa videoja nga produksioni “Entermedia”. Per te sjelle nje promovim ndryshe dhe shume madheshtor, kengetarja Besiana Mehmeti, kishte menduar te ftoje shume miq, te cilet shumica i munguan, sidomos artistet shqiptare nga Maqedonia, gje per te cilen ne fakt Bigu nuk eshte ndier mire, por ka arsyetuar se me siguri kane pasur pune dhe koncerte. Ndersa ishte Blero, Cekic, Adelina Tahiri, Fjolla Morina, pyesim se ku ishin miqte e saj me te mire, Shpat Kasapi, Adrian Gaxha apo Tuna? Por ne ishim aty, dhe promovimi fale energjise dhe mendjes pjellore te Big Mames ka shkuar me se miri, mbajtur ne nje nga restorantet e njohura ne hyrje te Shkupit, ku ne ju sjellim nje foto nga prerja e tortes ne kete mbremje.

Samanta Karavella, fiton "Top Fest 10" [VIDEO]

Samanta Karavella, fituesja e "Top Fest 10"

Samantha Karavella eshte fituesja e "Top Fest 10" me kengen e saj "Loti i fundit". Mes emocionesh, Samanta falenderoi bashkepunetoret e kenges se saj, si dhe ata qe e votuan ne kete mbremje spektakolare, te festivalit me te madh te muzikes moderne shqiptare.

"Jam shume e emocionuar, nuk e prisja qe ta fitoja une", ishin fjalet e para te artistes, pas marrjes se cmimit, qe u prezantua nga fituesja "Top Fest 9", Elhaida Dani.

Ne mbremjen finale te edicionit te 10-te te "Top Fest," u ngjiten ne skenen gjigante te Pallatit te Kongreseve, artiste nga mbare trevat shqiptare, te cilet performuan live ne kategori te ndryshme. Fituesja e madhe u perzgjodh me votat e jurise se festivalit, bashkuar me votat qe publiku dha pas nje televotimi te hapur ne minutat e fundit te finales.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online