All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Friday, 28 June 2013

Politizohet "zogu" i Tunes

Milaim Zeka
“Zogu” sqep-zgjatur i Milaim Zekes

Gazetari Milaim Zeka i eshte bashkuar debatit te perfolur te “zogut” te Tunes, duke thene se edhe ai ka nje "zog", por qe eshte “me sqep te tejzgjatur”.

Pasi debatit te “zogut” te kengetares Altuan Sejdiu (Tuna) se fundi iu bashkua moderatorja e KTV-se, Edona Zogu, indiferent nuk ka mundur te qendroje as gazetari Milaim Zeka.

Ne faqen e tij zyrtare ne Facebook gazetari i RTK ka shkruar se edhe ai e ka nje zog, por se "zogu" i tij ka sqep dhe eshte i tejgjatur.

“Lexova sot nje seri shkrimesh te Tunes dhe mikeshes time Edones, rreth Zogut. Tuna e ka mbajt shume Zogun neper goje, duke e kenduar ate, duke e prekur ate, duke e ledhatuar...”.

“Desha te them se edhe une e kam nje Zog, po cka se me sqep te tejzgjatur...”, ka shkruar Zeka ne Facebook.

Linda Halimi, regjistron kengen debutuese ne SHBA...

Linda Halimi regjistron kengen debutuese ne SHBA
Gati kenga e pare debutuese ne SHBA

Sukseset ne SHBA nuk po i mungojne, Linda Halimi sapo ka realizuar kengen e pare debutuese atje me te cilen do te hap dhe koncertet e disa yjeve boterore gjate kesaj sezone vere. “Kenga ime debutuese ne SHBA, eshte e punuar nga nje ekip teper profesional, prej 7 producenteve te cilet kane punuar kenge per Beyonce, Nicki Minaj, Lil Wayne, Usher, Christina Aguilera, Mariah Carey, etj. Gjithsesi, duke marre parasysh qe me kete kenge debutoj per here te pare ne industrine amerikane, jemi munduar dhe kemi punuar shume te gjithe bashke per ta bere sa me madheshtore si kenge dhe domethenese”, ka thene ajo per “Zeri”.

Linda tani per tani nuk preferon te jap me shume detaje per kengen per te cilen thote se ka nje teme te vecante qe preket aty, por se shpejti, do te jete ne te gjitha portalet e shitjes online si iTunes, Amazon etj. “Eshte moment i vecante per mua, pasi qe me kete kenge do te hap dhe koncertet e disa yjeve boterore kete vere. Dhe per me shume rreth bashkepunimit dhe realizimit te kenges do te kuptoni se shpejti”, shprehet ajo.

Ardiani mediave gjermane: Shihemi ne Gjyq!

Reagon ndaj medieve gjermane

Dite me pare ne medie doli lajmi se Ardian Bujupi eshte ngaterruar me nje djale ne nje diskoteke ne Gjermani dhe mediet gjermane kane raportuar se ai eshte ne ndjekje te policise. Mirepo sipas menaxherit te kengetarit, Egzon Krasniqi, mediet “e kane fryre shume situaten duke thene shume te paverteta”.

“Nuk eshte ashtu si shkruhet, sepse secila medie mundohet qe nepermjet nje lajmi te vogel, te beje nje lajm te madh vetem per te qene e para. Mirepo e verteta eshte se ka ndodhur nje incident i vogel mes Ardianit dhe nje djaloshi, por rrahje nuk ka pasur. Dhe nuk eshte leshuar asnje flet arrest nga policia per te. Ai turneun ne Kosove dhe Evrope, nuk do ta nderprese sic spekulohet”, ka thene Egzoni per “Zeri”. Sipas tij shpifjet qe jane bere per Ardianin do te hedhen ne gjyq nga kompania e tij ne Gjermani.

Nora gjen veten tek simboli i shtetit...

Nora Istrefi pozon tek "Newborn"
Ben Foto Te “Newborn”

Ndoshta ka perfituar nga erresira qe nuk e shikon askush, dhe ka realizuar nje foto te simboli i shtetit me te ri me emrin ‘Newborn’.

E shihni besoj dhe eshte me se e lumtur kengetarja Nora Istrefi, teksa pozon ngjitur me shkronjen e saj ‘N’ te ky simbol ne qender te Prishtines.

Kengetarja e hitit te momentit ‘Le le mama’, kenge kjo qe kur u prezantua per here te pare ne VFM 2013 kishte nje titull tjeter, ndoshta eshte hera e pare qe shkrep nje foto ne vendin ku te gjithe duan te kene nje kujtim.

E lumtur por edhe e veshur me plot stil ne kete nate vere duket kengetarja seksi.

Thursday, 27 June 2013

Sinan Hoxha, nostalgji per kohen e Skenderbeut

Nuk është vetëm këngëtari i shumë hiteve, por edhe një artist që e don historinë. E kemi fjalën për Sinan Hoxhën, i cili sic e shihni edhe në këto foto dhe në shumë të tjera që ai kishte postuar në rrejtin e tij social, i pëlqen të kujtojë dhe të vlerësojë historinë, kohën e Skëndërbeut, madje mburret duke dalë në foto para bustit të tij dhe heronjve të asaj kohe.

Këngëtari Sinan Hoxha këtë verë ka sjellë jo një por 3 këngë ritmike dhe të bukura nga hiti i shumëpërfolur “Gili Gili’, më pas me Seldin duetin ‘Kuklla’, apo këngën tjetër me titull “Sytë blu”, të cilat janë pritur vërtetë shumë mirë dhe i përshtaten verës së nxehtë./Maksim Gjokaj/

Burimi: http://teksteshqip.com/sinan-hoxha/lajme_5015.php
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Sinan Hoxha, the singer recalls Skanderbeg

The singer is not only more hits, but also an artist who loves history. We mean the Sinan Hoxha, who as you can see in these photos and many others that he posted on his social networks we, likes to remember and appreciate the history, the time of Skanderbeg, boasts even come into the picture before his bust and heroes of that time.

Ludovik Karrica ne videon e turit te Dj Antonie

Të punosh me një superstar botëror sic është DJ Antonie, ky është një fat dhe arritje shumë e madhe. E në fakt këtë fat e ka artisti i njohur shqiptar Ludovik Karrica, që për Dj e famshëm është Jakcson, pasi kështu e thërret.

Ne mësojmë se Dj Antonie do të sjellë këto ditë nëpër kanalet më të njohura muzikore në botë, një videoklip me titull ‘Sky is the limit' ku përfshihet një tur veror i tij nëpër shumë vende të bukura të evropës e në këtë tur ka pasur në bashkëpunim edhe mikun e tij të ngushtë, kërcimtatrin shqiptar Karrica, ku është edhe pjesë e klipit të këtij DJ të njohur.

Ndërsa regjia e videos është punuar po nga një shqiptar tjetër i njohur, regjisori kosovar Ernest Meholli, i cili punon dhe jeton në Amsterdam të Holandës. Në fakt gëzohemi kur dëgjojmë që se si një star si Dj. Antonie bashkëpunon me talentë shqiptarë.

Video që do të vijë, e cila padiskutim do të shndërrohet në një hit veror, është xhiruar në këto vende në Holandë, Itali, Zvicër, Francë, Belgjikë./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Ludovic Karrica the video tour Dj Antonie

Working with a global superstar DJ Antonie as is, this is a lucky and great achievement. And in fact this has luck Albanian artist known Karrica Ludovic, who is famous for Dj Jakcson after so calls. We learn that Dj Antonie will bring these days through the channels most popular musical in the world, a video clip entitled 'Sky is the limit "including a summer tour through his many beautiful places on this tour of Europe has been in cooperation of his close friend, Albanian kërcimtatrin Karrica, where the clip is also part of this renowned DJs.

Wednesday, 26 June 2013

Llapjani i famshem edhe ne Gjermani

Personazh shumë interesant, madje edhe regjisorët e mëdhenj të Hollivudit i kanë kërkuar dikur të luante për ta, ky është Hysen Blakqori, i njohur ndryshe me nofkën Ceni Hollywood, që ka lindur në Podujevë dhe ka vite që jeton në Frankurt.

Nëse mund të jesh andej nga qyteti ku ai jeton, mund të vizitosh dhe të marrësh një mikpritje të ngrohtë nga Ceni në një nga lokalet më të frekuentuara të gjermanëve me emerin ‘Fortuna’, pasi ai merret me sallonin e akulloreve me emrin “Eis Cafes”.

Por personazhi ynë është me shpirt artisti, ai ka kontakte të mira me njërëz të rëndësishëm të Hollivudit, por edhe është mik i mirë me personazhët e rëndësishëm të botës kulturore në Kosovë, si me Qun Lajqi, Naim Abazi, Afrim Muqicin e shumë të tjerë, apo shpesh herë e shikon me Missat që janë kurorëzuar si më të bukurat kudo në hapësirat shqiptare, megjithëse ende është beqar, një lajm i mirë për të gjitha femrat.

Hyseni për ne ka treguar se është mik i mirë edhe me prominentat e Formula 1, si: Nico Rosberg, Ralf Möller, Mathias Hues, si dhe mik i mirë me Miss Frankfurt.
Ne mësojmë gjithashtu se Ceni në fillim të muajit gusht do të vizitojë Shqipërinë për herë të parë dhe do të jetë i shoqëruar me kampionin e botës për 7 herë me radhë, në ‘Kick Box’ Mirdi Limanin së bashku me një sponsor mik i tij gjerman Amatues Box, një boksier i njohur që është sot 68 vjec, me emrin Paul Maletzki, i cili vjen me të për herë të parë për të vizituar Shqipërinë.

Hyseni është djaloshi që nuk llodhet kurrë së bëri dhe foluri mirë për shqiptarët kudo që ai është, madje është edhe shumë patriot dhe kjo shihet edhe në vizitat e shpeshta që sa herë ti dalë kohë dhe nuk është shumë i angazhuar merr rrugën nga Gjermani për në Kosovën e tij të dashur, dhe natyrisht se mundohet të kalojë disa ditë edhe në vendlindjen e tij, në Podujevë.

Ardian Bujupi, provokon para pasqyres duke prekur..

'Want u now’, kështu quhet kënga më e re që vjen këtë fundjavë me një video të realizuar nga produksioni kosovar ‘Entermedia’ nga këngëtari Ardian Bujupi.

Por djaloshi i cili në prezantimin e tij ishte i vetmi që theu rregullin e veshjes serioze në VFM 2013, mësojmë se trendy dhe në atë stilin që krijoi në superstarin gjerman do të vijë dhe në këtë këngë të re.

Djaloshi shumë i dashur nga ana e femrave, gjatë këtyre ditëve në rrjetin e tij social poston dhe foto të tilla, ku ai provokon shumë madje që dashje apo pa dashje mund të na sjellë një keqkuptim, pasi ai me dorë duke fotografuar veten në fitness prek veten.

Ka dashur të komentohet apo se ka kuptuar mirë se në këtë foto nuk tregohet vetëm trupi por edhe marrëzia e tij, ka harruar.Kujdes për herë të tjera Ardian!./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Ardian Bujupi statement provokes before touching ..

'Want was now', so called the new song coming this weekend with a video production made ​​by Kosovo 'Entermedia' by Ardian Bujupi singer.

Tuesday, 25 June 2013

Adelina Tahiri, "infektohet" me tinguj te muzikes orientale [VIDEO]

Si nje diva seksi

Kengetarja atraktive Adelina Tahiri, sapo ka lancuar videoklipin e saj me te ri me titull "S'je i pari" te realizuar nga produksioni Videos Art. Ende i kemi te fresketa pamjet e nxehta dhe provokative te kengetares nga nje set i fundit fotografik per nje magazine maqedonase, ku tani ne kete video vjen serish shume hot, duke konfirmuar statusin e nje dive seksi.

Por, ajo qe habit eshte melodia e kenges, qe gjason ne kenget orientale dhe refreni i kenges nuk kuptohet aspak pasi nuk kendohet ne gjuhen shqipe. Te pakten keshtu kane komentuar fansat te cilet kane shikuar videon e sapo publikuar ne Youtube.

Fakti me interesant eshte se kenga eshte punuar nga kompozitori i ri Elgit Doda, i cili duket se pas "Malagates", po eksperimenton me prurje te ketij lloji, ndoshta ne kerkim te suksesit qe ka perjetuar fenomeni "tallava". Se orientalja si trend i ri po troket ne skenen muzikore shqiptare deshmon edhe projekti i fundit i Sinan Hoxhes "Gili Gili", ku ai solli komplet "Bollywood"-in ne Tirane. /Albavipnews/


Po vjen Meda me Gold Ag dhe Vjollcen

Ashtu sic kishte thënë edhe në programin ‘Mix-Max’ këngëtari i njohur Meda sapo ka realizuar edhe klipin më të ri i cili pritet të vijë së shpejti.

E këtë rradhë nuk do të jetë Getoar Selimi, dhe Tuna, por reperi i njohur Gold Ag dhe këngëtarja Vjollca Haxhiu në një bashkëpunim shumë intersant të tyre.

Meda ka treguar se është gjithmonë i gatshëm për bashkëpunime me kolegët, ndërsa megjithëse njihet si një artist shumë i paguar qoftë edhe në reklamën e fundit me familjë e tij, ai nuk ka dëshirë kurrë të tregojë për shuma parashë që merr apo edhe që jep për bamirësi.

Ndërsa brenda vitit ai ka thënë se do të sjellë edhe klipe të reja dhe një album në treg.

Burimi http://teksteshqip.com/meda/lajme_5005.php
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Meda ready for cooperation with Gold Ag and blue,

Arian Cani, zgjedh Parisin per pushime...

Arian Cani - Zone e Lire
Arian Cani, nostalgji per Francen, zgjedh Parisin per pushime

Ne intervisten e se premtes mbrema e pame moderatorin e "Zone e Lire" teksa permendte me shume nostalgji Francen, gjate intervistes me Sali Berishen, dhe vecanerisht Parisin. Eshte nje fakt i njohur qe gazetari Arian Cani (sikurse edhe shume persona te tjere ne bote) eshte i dashuruar me kete vend kaq romantik, ku edhe ka jetuar per disa kohe. Kemi mesuar qe keto dite ai ka udhetuar drejt Parisit me te shoqen, Iniden, te cilen e kemi vene re neper intervista qe ta therrase Pufi. Mesa duket, Cani jo vetem u frymezua nga intervista me Berishen, por ka udhetuar edhe per t'u karikuar per mbremjen maratone qe do te mbaje me rastin e mbylljes se sezonit televiziv te "Zone e Lire". /revista paloma/

Ermali dhe Roberti, dy ikonat seksi ne kerkim te imazhit te ri...

Tatuazhet gjigande ne trend

Te dy ikona te seksit mashkullor, Ermal Merdani dhe Robert Berisha ndajne edhe nje gje tjeter te perbashket. Menjehere pasi Roberti para disa muajsh, realizoi ne krahun e tij te djathte nje tatuazh gjigant, ne anen tjeter te kufirit shqiptar, Ermali duket se e ka percjellur trendin me nje tatuazh te ngjashem fringo te ri, duke e mbuluar, sikur Roberti, ate te meparshim.

Duket sikur djemte qe kujdesen mjaft bukur per fizikun e tyre e qe, natyrisht, per kete pelqehen "tmerresisht" nga femrat, jane ne kerkim te nje imazhi te ri, ndoshta edhe ndonje jete te re.

Ermali, pas historise se dashurise me Francesken, eshte duke mbajtur ende statusin singell, dhe ende nuk ka gjetur vajzen e zemres, edhe pse, jo dhe i pa shoqeruar nga femrat. Ndersa ne anen tjeter, Roberti i lidhur prej shume vitesh dhe qe tani ka bere dhe vet do vite, ndoshta ka arritur shkallen e frustrimit, pasi qe nuk po mund te krijoj familje, pasi kengetarja Nora Istrefi, te ciles po i ecen biznesi i muzikes mire, ka hequr martesen nga agjenda dhe ka vene ne prioritet karrieren para cdo gjeje tjeter . /Albavipnews/

Ermal Merdani me te dashur te re?

Ermal Merdani dhe Eriselda
Ermali: "Feeling happy with Eriselda Levanaj"
Zbulohet e dashura e re e Ermal Merdanit

Lidhjes me Franceska Jacen e "Big Brother" i erdhi fundi pak kohe pas daljes nga ky reality-show, ndersa prej asak kohe Ermal Merdani, djaloshi simpatik i shpallur "Mister Albania", ka qene single.

Ne kemi "hetuar" ne profilin e tij ne Facebook dhe kemi pare shoqerimin e tij me nje vajze simpatike, e cila quhet Eriselda dhe eshte juriste. Ne profilet e te dyve ne rrjetet sociale gjen foto me njeri-tjetrin, te shoqeruar me statuse "feeling happy" (ndihemi te lumtur). Keshtu me te drejte lind pyetja: A eshte kjo e dashura e re e Ermalit, djaloshit ambicioz, i angazhuar gjate kesaj kohe si kryetar i Forumit Rinor te Partise Demokristiane? Besojme se po! Te pakten, Franci nuk do te ndihet keq, sepse Eriselda qenka shume seksi! /revista paloma/

Monday, 24 June 2013

Lori, fotosesion hot me Avni Selmanin...[VIDEO]

Lori by Avni Selmani
photo: avni selmani
E embel Dhe Me Stil

Nuk eshte se vajza e kenges shquhet vetem per kenge te cilat sapo dalin kthehen ne nje hit te bukur ne tregun muzikor shqiptar.

E kemi fjalen per Lorin, e cila keto dite pas publikimit te klipit dhe kenges se bukur “Kalle mjeshter”, ka realizuar edhe nje set fotografik nga dora e Avni Selmanit.

Keto foto kane ngjallur shume diskutime pozitive edhe nga fansat e saj madje pervec komplimentave ate e kane krahasuar edhe me diva te botes se modes. E po kjo eshte Lori e cila jo vetem kendon embel, por edhe shquhet per nje stil shume me shije. Ne gjithashtu mesojme se kengetarja e shume hiteve vazhdon te jete nje nga artistet me te kerkuara neper koncertet e dasmat e bukura shqiptare. /maksim gjokaj/

Ciljeta voton me te birin Fernando...

Ciljeta voton PD me te birin: Fernando, anetari me i ri i FRPD-se

Ciljeta pervecse nje nga kengetaret me te njohura ne Shqiperi, eshte njeheresh edhe anetare e Keshillit Kombetar te Partise Demokratike. Me bindjet e djathta te Ciljetes dhe vleresimin e madh qe ajo ka per kryetarin e Partise Demokratike z. Sali Berisha, jemi njohur qe heret. Prej vitesh Ciljeta nuk humb rast pa shprehur ‘dashurine’ e saj per PD-ne dhe shpesh e kemi pare ne aktivitete te rendesishme te kesaj partie.

Si gjithmone edhe ne keto zgjedhje ajo votoi partine e zemres, por kesaj here e shoqeruar nga djali i saj i vogel, Fernando. Sic duket, Cili ka vendosur ta rrise te birin si nje demokrat te devotshem. “Ju prezantoj me anetarin me te ri te FRPD-se, Fernandon, qe sot votoi me mamin e vet per here te pare nr. 44 Sali Berisha. Happy! Me kembe te mbare boboku im i vogel”, ka shkruar kengetarja bukuroshe ne profilin e saj te “Facebook”.

Fiorenza Lekstakaj, fituese e "Miss Shqiperia 2013"

Fiorenca Lekstakaj
Nr.29 shpallet “Miss Shqiperia”

Mbremja e 22 qershorit, e ka kthy er parkun kombetar te Bylisit ne nje skene gjigante, ku protagoniste kryesore ishin konkurrentet e “Miss Shqiperia”. Bukuroshet shqiptare shpalosen hiret e tyre mbi skenen elegante te ndertuar ne kete mrekulli te natyres, kaq pak te eksploruar nga shqiptaret, tek e cila vetem nje njeriu si Petri Bozo mund t’i shkonte mendja per ta promovuar… Spektakli, qe u transmetua drejtperdrejt ne valet e TVSH, e celi siparin me nje sfilate te 31 konkurrenteve, me veshje te modes se viteve ‘80 e deri tek ajo e diteve te sotme... Me tej skena iu la gazetarit Enkel Demi, i cili moderoi ne menyre te shkelqyer mbremjen gala. “Miss”-i 17-vjecarja Fiorenca Lekstakaj ka qene ajo qe ka rrembyer kuroren e me te bukures shqiptare, mbremjen e 22 qershorit ne Bylis. Mes 31 konkurrenteve te ardhura nga te gjitha trevat shqiptare, brenda dhe jashte kufijve, por edhe vendet perendimore ku jetojne prej vitesh, bukuroshja qe jeton ne Firence ka arritur te dalloje, duke fituar kuroren e enderruar. Vajza brune, me nje bukuri tipike mesdhetare, mes emocioneve, loteve dhe perqafimeve te mikeshave te saj te reja ka vene mbi koke kuroren e bukurise, e cila e shnderron ne te njejten kohe edhe ne perfaqesuesen shqiptare ne disa evente nderkombetare te bukurise, ekskluzivitet i “Deliart Association”.

Artistet votojne Liderin e tyre...

Artistet shqiptare votojne Liderin e tyre: Kushdo qofte fituesi, le te beje me te miren per popullin shqiptar

"Le t'i tregojme botes se jemi nje popull qe dime te respektojme te drejten e votes"

Dita e djeshme ka qene nje dite mjaft e ngjeshur me ngjarje politike, deklarata te nxehta politikanesh dhe ankth pritjeje per te gjithe shqiptaret lidhur me rezultatet e zgjedhjeve ne vend. Edhe artistet, sikurse pjesa me e madhe e qytetareve te thjeshte te Shqiperise, qe ne oret e para te mengjesit jane drejtuar per ne Qendrat e tyre te Votimeve per te shprehur vullnetin e lire nepermjet votes. Kengetare te njohur, aktore, regjisore, sportiste, etj., te shoqeruar, ose jo nga familjaret e tyre kane permbushur misionin, qe cdo qytetar shqiptar duhet ta ndjeje si detyre morale karshi vendit te tij. "Vota eshte e rendesishme, vota eshte respekt ndaj vetes, vota eshte e shenjte dhe ne nuk duhet te tregohemi neglizhente ne kete proces delikat, qe ka te beje me fatin tone", keshtu shprehen disa prej artisteve me te njohur per "Koha Jone" mbi rendesine e votes se cdo individi, ndikimit qe mund te kete nje e vetme ne rezultat, si dhe ne forme apeli per pjesemarrje e ruajtje te qetesise. Sipas tyre, kushdo qe t'i fitoje zgjedhjet, PD, PS, LSI... duhet te beje me shume per Shqiperine, te permbushe kerkesat e popullit dhe t'i tregoje Europes se jemi nje vend qe e respektojme njeri-tjetrin. Pavaresisht bindjeve...

Remzije Osmani me kenge dhe album te ri...

Remzia me plote dashuri

Remzie Osmani sapo ka realizuar kengen me te re, te titulluar “Gjerdani i dashurise”, bashke me te vellane Nexhatin. Kenga trajton nje tematike dashurie, qe vetem Remzia dhe Nexhati dine ta sjellin me origjinalitetin e tyre interpretues.

Sipas Remzies, kenga eshte pergatitur nga nje ekip profesionist te produksionit “EMF Creative”. “Jam shume e kenaqur me kete projekt, te cilin e kemi realizuar me mjafte perkushtim. Uroj qe ky duet i joni te pelqehet ne publik”, ka thene ajo per “Zeri”.

Remzia tani eshte ne perfundim te realizimit te albumit me te ri, i cili shume shpejt do te jete ne duar te adhuruesve. “Albumi permban tete kenge, ku gjashte prej tyre i kam duete me Nexhatin. Te gjitha kenget e albumit jane te perzgjedhura dhe te pergatitura nga krijuesit e kenges sic jane: Alban Furtuna, Virusi, Ardian Kastrati, Ilir Berani, Fatmir Muja, Arsim Bunjaku etj”, shton ajo.

Aktori Enver Petrovci kengetar, se shpejti klipi...

Enver Petrovci
Aktori i famshem Petrovci tani edhe kengetar

Aktorin e famshem Enver Petrovcin do te kemi mundesine ta shohim edhe si kengetar, pasi ai eshte duke pergaditur nje kenge.

Duket se prirjet e aktorit te famshem Petrovci jane te gjithanshem, edhe si kantautor, pasi ai ka bere kompozimin dhe tekstin e kenges se ciles eshte duke ju realizuar edhe klipi.

Gjithashtu ai ka treguar shkathtesi edhe ne vallezim, dhe eshte shpallur fitues i edicionit te dyte te “Dancing With the Stars” ne Shqiperi.

Gjergj Leka, sfidon muziken tallava ne plazhet shqiptare...

Gjergj Leka: Muzika tallava ne plazh, demton nervat e pushuesit

Per heren e pare ne Shqiperi,organizohet nje projekt artistik e kulturor dedikuar konkretisht familjeve shqiptare e te huaja gjate muajve te pushimeve ne bregdetin shqiptar. Kantautori Gjergj Leka dhe stafi i tij ne bashkepunim me nje resort ne qytetin bregdetar te Vlores, jane ideatoret e ketij projekti origjinal. FAMILY PROJECT ka per qellim edukimin muzikor-artistik te femijeve si dhe te rriturve gjate qendrimit ne zonat turistike shqiptare, ne nje interviste per suplementin “Summer Time” Gjergji tregon disa hollesira ne lidhje me kete projekt dhe me krijimtarine e tij si kantautor.

Si lindi ideja e ketij projekti?

Ideja e projektit lindi natyrshem duke pare perpjekjet e medha qe po behen ne Shqiperi nga shteti dhe subjektet private per zhvillimin e turizmit ne vend. Edhe pse kohet e fundit strukturat turistike jane permiresuar, sidomos ne jug, mungojne sherbimet ndihmese te domosdoshme ne keto struktura. Nje nga keto sherbime dedikuar pushuesit shqiptar e te huaj eshte edhe organizimi i kohes ditore me art, kulture e muzike. Deri tani ne pergjithesi, kudo organizohen thjesht mbremje muzikore shume here te zhurmshme dhe pa nivel. Keto lloj eventesh me shume demtojne kulturen shqiptare e sidomos zhurma e krijuar nga muzika tallava ne plazh, demton edhe nervat e pushuesit.

Zanfina: Muzika shqiptare, si nje xhungel e vertete...

Zanfina Ismaili: Getoarin s’e kam pasur kurre shok, ja pse zgjodha Noizy-n

Zanfina Ismajli, kengetarja e dashur nga Kosova vjen ne kete interviste te “Bluetooth” per te rrefyer bashkepunimin me te fundit me reperin e famshem shqiptar, Noizy-n... Pse nuk i pelqejne festivalet dhe e verteta e fotove te publikuara jave me pare, kur ne media u shkruajt se u zbulua i dashuri i Zanfines.

Zanfina sapo ke publikuar kengen e re ne bashkepunim me Noizy-n. Si lindi ky bashkepunim?
Ideja per bashkepunim erdhi nga nje bashkepunetori yne i perbashket, i cili me tha se ka shume kohe qe s’kam bere duet dhe me propozoi Noizy-n si nje reper shume te kerkuar.

Duffy si Tuna, ben klip me te dashurin Dj Blunt...

Dafina, Dj Blunt dhe Real1
Dafina Zeqiri & Dj Blunt s’e fshehin me dashurine, sjellin bashkepunimin e pare

Ajo eshte kengetarja me ‘in’ e momentit, ndersa ai nje prej repereve me ne ze ne mbare shqiptarine. Dafina Zeqiri dhe Dj Blunt, qe prej kohesh perfliten per nje histori dashurie, kane vendosur qe pergjigjen per te gjitha pikepyetjet e ngritura ta japin ne bashkepunimin e pare mes te dyve. “Mos e nal” eshte kenga qe i ka bere bashke dy te dashuruarit, te cilet, te ndihmuar edhe nga Real 1, do te sjellin nje prej hiteve me te suksesshme te kesaj vere. Xhirimet e videoklipit jane kryer ne Tirane nga “Max Production” dhe “Bluetooth” ishte aty per te sjelle keto imazhe ekskluzive, vetem per ju.


Armina shkelqen tek "Harmony" magazine event

Armina Mevlani, 2 vjetori i revistes "Harmony"
Armina shkelqen me dukjen, Jonida shpallet “Personazhi i vitit”

Nuk mund te rrinte jashte vemendjes se “Bluetooth” edhe festa e 2-vjetorit te revistes “Harmony”, ne te cilen ishin te ftuar shume personazhe publike. Drejtoresha kreative e revistes, Armina Mevlani, si mikpritese qe ishte i kishte kushtuar nje vemendje te vecante look-ut, dhe ja tek shfaqet ne keto foto me shkelqyese se kurre. Sikunder edhe Jonida Maliqi, ikona e modes shqiptare, e cila u nderua nga revista me cmimin “Personazhi i vitit”...

Read more at: Bluetooth
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Arminia luminous appearance, Jonida declared "Personage of the Year"
I can not stay out of the spotlight of "Bluetooth" and the two-year anniversary celebration of the magazine "Harmony", in which many characters were invited public. The magazine's creative director, Arminia Mevlana, who was welcoming as he paid special attention Regulation look, and here it appears in the picture brighter than ever. As the Jonida Maliqi Albanian fashion icon, who was awarded with prize by the magazine "Personage of the Year" ... ]]

Sunday, 23 June 2013

Dr.Flori prezanton albumin "Zemerthyer"

Dr.Flori prezanton albumin “Zemerthyer”

Dr.Flori, kantautori i njohur shqiptar ka prezantuar dje ne mbremje (21.06), permes nje feste madheshtore ne club “Matrix”, albumin e tij me te ri, te parin singell, qe mban titullin “Zemerthyer”.

Titullin e kenges aq shume te kontestuar nga socialistet, qe erdhi si nje revolte e brendshme e artistit kontrovers. Albumi permban hite te kengetarit ne vite, mes te cilave edhe disa krijime te reja.

Pjese e albumit jane bashkepunime te suksesshme te tij me kengetare te tille si Ermal Mamaqi, Poni etj. Albumi eshte shtypur ne 20 mije kopje...

Elsa Lila nga Italia ne Tirane per te votuar Ramen...

Elsa Lila nga Italia ne Tirane per te votuar Rilindjen

Elsa Lila votoi Rilindjen. Te pakten keshtu shprehet kryetari i Partise Socialiste Edi Rama sot ne Facebook, duke postuar nje foto me kengetaren e njohur shqiptare qe prej vitesh jeton ne Itali.

“Me Elsen, yllin e pashuajtshem qe sot erdhi per te votuar Rilindjen”, citon Rama ne foton ku ka pozuar se bashku me artisten.

Ne fakt, Elsa Lila njihet per mbeshtetjen qe i ka dhene kreut te opozites Rama. Ajo mori pjese dhe ne greven e urise me cadra qe opozita beri per jave te tera para kryeministrise ne shenje proteste per rezultatin e zgjedhjeve vendore te vitit 2011.

Tuna dhe Noizy, sharje ne Facebook...

Tuna i shan kenget, Noizy e quan kurve

Ka mjaftuar nje status i reperit me te perfolur te momentit, Noizy, per te ndezur luften mes tij dhe kengetares se suksesshme maqedonase, Tuna. “17 kenge singell per nje vit, plus 22 kenge albumi = 39. Me mire keshtu, apo nje kenge nje here ne shekull”, shkruante Noizy ne statusin e tij, qe mori si pergjigje nje postim te Tunes me kengen e fundit te reperit Unikkatil.

“Me mire nje kenge ne shekull megahit sesa 50 kenge ne vit dhe deshtim, pumplex”, shkroi shkupjania ne “Facebook”. Ka mjaftuar kaq qe Noizy te revoltohet dhe te postoje si pergjigje ne faqen e tij, nje foto nga “Twitter”-i i Tunes, me mbishkrimin: Pse me duket shume kurve kjo mua? Komentet qe kane pasuar kane qene te panumerta, por reperi e ka fshire foton brenda pak minutash. Tuna dhe Noizy, dikur bashkepunetore te ngushte ne “E Diell”, jane perfolur edhe per nje histori dashurie, te cilen vete reperi e ka pohuar per “Bluetooth”.

Franceska kapet mat me djalin e politikanit biznesmen...

Franceska & Albani
Franceska e “BB5”, e dashuruar me djalin e nje politikani biznesmen

Ka kaluar nje vit qe kur Franceska Jace, konkurrentja nga Vlora e “Big Brother 5” shfaqej ne faqet e para te gazetave pas daljes nga loja e “BB”. Vemendjen kryesore e terhiqte me zbulimin e linjave ne fotot e realizuara ne plazh dhe, po ashtu, me historine e perfolur te dashurise me Ermal Merdanin, finalistin e “BB5”. Tashme, pas nje viti fame qe mori ne “BB” dhe nje terheqjeje me dashje nga vemendja mediatike, ja ku kemi nje lajm per jeten sentimentale te 19-vjecares nga Vlora. Kemi mundur te sigurojme keto foto plazhi, ku Franceska, pas ndarjes nga Ermali, per here te pare shihet ne krahet e nje djali te ri me te cilin ka krijuar lidhje dhe qe po shijon ditet e para te plazhit. Sipas informacioneve tona, djali quhet Alban, eshte nga Fieri e i biri i nje politikani te njohur. Franceska eshte takuar me Albanin gjashte muaj me pare ne nje nga lokalet prane Liqenit Artificial, ku ajo punonte si menaxhere.


Franceska: Jam supersingell, do pozoj topless ne Itali

Franceska Jace by Renuar Locaj
photo: renuar
Franceska: Anaidi nuk eshte tipi im, jam supersingell

Sapo publikon disa foto te reja, te gjithe syte kthehen tek ajo. Nje nga vajzat me te bukura e me sexy ne historine e reality show-t “Big Brother”, per kete arsye nuk harrohet lehte, edhe pse ka kaluar nje vit pas mbarimit te edicionit te saj. Franceska Jace vazhdon te jete ne faqet e shtypit roze, sepse lexuesit vazhdojne te kene kuriozitet mbi jeten e saj. Nje jave me pare ajo u fotografua nga paparacet tane ne shoqerine e Anaidit, fituesit te sivjetshem. U aludua per nje afrim te mundshem midis te dyve... Te verteten lidhur me kete dhe disa detaje te tjera mjaft interesante mbi jeten e saj, Franceska i zbulon sot ne kete interviste.

Franceska cfare te ka lodhur kaq shume, qe i fillove pushimet kaq shpejt?
Me ka lodhur paksa puna ne fakt. Ndaj vendosa te bej nje pushim te vogel, por ende nuk e quaj qe kam filluar tamam pushimet.

Meti harron Dianen, lidhet me Joanen?

Joana harron Anaidin, lidhet me Metin e ‘BB5’

Nje nga banoret me te diskutuara te edicionit te fundit te “Big Brother”, ka surprizuar me nje tjeter lajm. Se fundmi ajo eshte pare te shoqerohet me nje nga djemte me te bukur te edicionit. Joana eshte lidhur me Metin.

Miq te Joanes na kane konfirmuar se Meti ka udhetuar nga Prishtina enkas per te kaluar ditet prane saj. Cifti me i ri i showbiz-it eshte fotografuar i perqafuar ne pishina. Miq te Joanes na kane rrefyer se ata jane ne hapat e pare te lidhjes se tyre, dhe po krijojne nje marredhenie shume te bukur me njeri-tjetrin. Shkes per kete njohje midis te dyve eshte bere nje tjeter ish-banore e “Big Brother”. Klaudia qe eshte edhe shoqe e Joanes i ka prezantuar dy te rinjte dhe duket se ata jane pelqyer menjehere.

Ami po perjeton shtatzeni te bukur...

Ami: Shtatzenia, perjetim unik

Prezantuesja e suksesshme Amarda Toska, e cila se shpejti pritet te behet nene, eshte shfaqur rrezellitese ne pritjen e organizuar per 2-vjetorin e revistes “Harmony”. Ami dukej e lumtur dhe me ne forme se kurre. Lumturine e kesaj pritjeje te embel ajo e ndau edhe me ne te “Bluetooth”, duke na thene: “Eshte perjetim unik, qe e kuptojne vetem ato femra qe e kalojne permes trupit te tyre; me fjale, zor se shpjegohet”. Ajo eshte shkeputur per momentin nga puna e saj ne televizion dhe po i perkushtohet vetem biznesit e kryesisht shtatzenise se saj. Nderkaq, bashkeshorti i saj Ermal Mamaqi ka udhetuar keto kohe neper Shqiperi i angazhuar me fushaten elektorale te Partise Demokratike, por sic Ami pohoi, largesia ne distance i ka afruar me shume zemrat e tyre.

Revista PALOMA - 22 Qershor 2013

Revista PALOMA - 22 QERSHOR 2013
Revista PALOMA, 22 Qershor 2013
  • Aurela Hoxha: Atyre qe me kane inat u them "Paqe njerez!"
  • Ciljeta Xhilaga operon barkun dhe ekspozohet ne plazh
  • Elona Xara: Produksioni nuk me vleresoi, ua di per nder shqiptareve. Do martohem me te parin qe do prezantoj te babi...
  • Noizy: Tuna eshte kurve!; Tuna: Kam zogun me te mire!
  • Vedat Ademi: Dasma me Yllka Kuqin nuk eshte sic duket; Yllka Kuqi: Edhe 10 here te behesha nuse, njesoj do te nuseroja
  • Ilda Bejtulla, modelja qe garon per kuroren e miss-it: Femrat e bukura paragjykohen, per cdo rregull ka perjashtime
  • Varferia, Rita Ora flet per femijerine e veshtire
  • Roza Lati shpreh deshiren per ditelindje: Me ka marre malli te bie ne dashuri!
  • Zbulohet e dashura e re e Ermal Merdanit
  • Aktori komik Giovanni njeh Shqiperine permes ciklizmit
  • Arian Cani, nostalgji per Francen, zgjedh Parisin per pushime

Revista PANORAMA PLUS - 22 Qershor 2013

Revista PANORAMA PLUS - 22 Qershor 2013
Revista PANORAMA PLUS, 22 Qershor 2013
  • Ciljeta, linja seksi ne plazh edhe pas lindjes se djalit
  • Sheila zhvishet per here te pare
  • Anaidi: Gati per te filluar pune ne Bashkine e Tiranes. Me femren e duhur afeksionohem qe ne momentin qe fillon te flase
  • Anaidi dhe Elona priten nga shume fansa ne Prishtine
  • Franceska e "BB5", e dashuruar me djalin e nje politikani biznesmen
  • Rike e "BB6" pas aventurave ne Tirane, rikthehet ne krahet e Lukes
  • Shpendi, pushime ne mal dhe pishina, pa Eldoren
  • Netet e cmendura te Bjordit dhe Joanes
  • Tirana i sjell fat, Olta Leka e BB6 ze te dashur nje djal simpatik
  • Iliri dhe Anisa ndajne me fansat edhe dhomen e gjumit
  • Blero e quan veten edhe yll futbolli
  • Adelina Tahiri transformohet ne nje Kim Kardashian
  • Ertemiona Mejdani, konkurron serish per miss
  • Zajmina Vasjari, fishekzjarre dhe brohoritje ne rruge per 26-vjetor

Revista BLUETOOTH - 22 Qershor 2013

Revista BLUETOOTH - 22 Qershor 2013
Revista BLUETOOTH, 22 Qershor 2013
  • Dafina & Blunt, s'e fshehin me dashurine, sjellin bashkepunimin e pare
  • Tuna i shan kengent, Noizy e quan kurve. Si lindi lufta mes dy kengetareve, qe dikur ishin bashkepunetore te ngushte.
  • Foto skandal! Genta Ismajli nxjerr "zogun" ne shesh
  • Franceska: Do pozoj "topless" per nje kalendar italian. Anaidi nuk eshte tipi im, jam supersingell
  • Joana harron Anaidin, lidhet me Metin e "BB5". Zbulohet historia e dashurise me ish-banorin e BB. Shkesi eshte Klaudia
  • Rrefimi i kengetares seksi, Zanfina: Muzika shqiptare, nje xhungel. Getoarin s'e kam pasur kurre shok, ja pse zgjodha Noizy-n. Martesa kur te jete kismet.
  • Ami: Shtatzenia perjetim unik
  • Kirurgjia estetike per pjeset intime? E mundur dhe ne mode!
  • Ervin Gonxhi: Edhe artistet me klas vdesin per tallava. Celesi i vazhdimesise se bashkepunimit me Flori Mumajesin dhe projektet e reja
  • Petri Bozo: Pse vendosem te thyenim heshtjen elektorale

Tuna, fanse e zjarrte e kengetares serbe


Nëse shohim një Tunë me një stil ku në kokë ka një kapele të zezë e që shkruan ‘Boy’, apo e veshur seksi dhe mjaft provokuese, nuk është se janë origjinale të sajat.

Ne mësojmë se Altuna Sejdiu është një fanse shumë e madhe e këngëtares serbe Jelena Karleusa dhe ajo gjithmonë i bën ‘like’ gjërave që ajo bën, duke kopjuar edhe në cdo moment atë.

Jelena është një këngëtare që e mban vetën për një Diva në Serbi dhe ballkan, e kështu edhe Tuna jonë don të jetë ashtu.

 Por nuk dimë nëse Tuna mund të shtyhet dot me Jelenën, duke ditur se serbja sfidon për pasuri dhe modë edhe Viktoria Bekam, pasi ajo është e dashura e një prej futbollistëve  më të paguar të Gallatasarajt.

Në fakt edhe kjo foto që e sjellim te ju na duket sikur është Tuna, por jo është këngëatarja serbe, e ndërsa Tuna kësaj fotoje ia ka dhënë pëlqimin.

Burimi:http://www.teksteshqip.com/tuna/lajme_4997.php
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Tuna, ardent fan of Serbian singer

Anaidi pritet nga shume femra ne Prishtine

Anaidi, Elona janë pritur shumë mirë nga protagonistët e tjerë miq të tyre që u njohën në BB6, në vizitën e tyre në Prishtinë.

Por fituesi i BB6 pritjen më të mirë e ka marrë nga fansat e tij femra, që në një klub shumë të njohur në Prishtinë ai është shoqëruar me to, qoftë edhe për një foto.

Por edhe djemtë e tjerë nga Shpendi, Edberi, Vigani janë munduar ti presin më së mirë ish banorët e tyre të Big Brotherit. Ndërsa më shumë për stilistën Elona është kujdesur Altina nga Gjakova.Maksim Gjokaj.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Anaidi expected by many women in Pristina

Anaidi, Elona are highly appreciated by the protagonists of their other friends who were introduced in BB6, in their visit to Pristina. But the winner of BB6 better reception has received from his female fans, who in a very famous club in Pristina, he was associated with them, even for a picture.

But the other guys from the bird, Edberi, Vigan tried to expect the best of them former residents of Big Brother. While more stilisten Altina care of Elona is Gjakova.Maksim Gjokaj.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online