All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 6 July 2013

Shpat Kasapi ne shtepine e Genta Ismajlit

E dimë tashmë se këngëtari Shpat Kasapi është duke u bërë gati për të sjellë një video, ku gjinia femërore do të mund të shohë atë këtë herë më ‘hot’.

Por për këngëtaren Genta Ismajli nuk e kemi ende ndonjë informacion se ku mbeti ajo me ndonjë këngë verore. Por tek shikojmë këtë foto na bën të mendojmë se cfarë don Shpat Kasapi në shtëpinë e Gentës.

Por është e vërtetë ai është këtu në shtëpinë e saj në Prishtinë ndërsa shihet edhe një mik i ngushtë i këngëtares. Ndonjë duet në horizont, apo dicka tjetër. Kjo pritet të shihet!/Albavipnews/

Dafina Zeqiri kendon ne ditelindjen e Vali Corleones

Një disko e re që është hapur fundjavën e kaluar në Gjilan të Kosovës ka mbledhur shumë njerëz, por edhe artistë që kënduan aty dhe personazhë publikë.

Ne mësojmë se në këtë disko me emrin ‘Meteor’ ka kënduar Dafina Zeqiri por edhe Elita 5, ndërsa po në këtë ambient Princi Vali Corleone festonte ditëlindjen i rrethuar me femra që kishin veshur bluza me emrin e tij, e ai i ulur në karrigen e punuar extra për të.

Mësojmë gjithashtu se Dafina ka refuzuar të japë intervistë për mediat që kanë qenë në këtë hapje, madje edhe përpak është kapur keq me djaloshin që fitoi BB6, Arbër Zeka të cilin e ka larguar ndërsa ai donte ti merrte një intervistë për një program ku ai tashmë punon në RTK.

Liberta e "Prive"-s: Pelqej flirtin, kur eshte me shije...

Liberta Spahiu by Arton Humolli
Liberta Spahiu – e parezistueshme!

E gjejme ne ”Klan Kosova” dhe nuk kish si te ndodhte ndryshe; aty eshte vendi i saj dhe kjo ndihet kudo, sepse sapo perballesh me kete ambient, futesh ne atmosferen rrezatuese qe di te krijoje vetem Liberta.

Edhe pse vite e ndajne nga bota e bukurise, nuk rresht se kerkuari perpara aparatit ate, te paarritshmen. Do t’i duhet te sillet si modele, por sa te veshtire e ka, sepse kohet e fundit i eshte dashur te merret me gjithcka, pervecse nje seti fotografik.

Liberta Spahiu shfaq sensin e saj seksi dhe me shikimin e mprehte tejet atraktiv ka deshmuar se eshte jo vetem nje vajze e bukur, por edhe nje vajze qe punon shume.

Blero: Jam shqiptar, nuk reklamoj avionet serb...

Blero: Jam shqiptar, nuk reklamova avio-kompanine serbe

Pop ylli shqiptar, Blero, ka reaguar ashper ndaj raportimeve se ai ka reklamuar nje aviokompani serbe ne videoklipin me te ri te kenges “Nje Moment”.

Blero eshte akuzuar nga disa portale te rendit te dyte se ka reklamuar nje aviokompani serbe, gje qe e ka acarruar ate tej mase, pasi thote se kjo gje nuk verehet nga syri normal dhe madje as ai nuk ka pasur dijeni per kete. Ai madje po mendon qe kete problem ta zgjidhe edhe ne menyre ligjore.

Videoklipi eshte xhiruar ne Kotor te Malit te Zi dhe si duket ka ngjare qe gjate xhirimeve te jete shfaqur pa dashje nje aeroplan i nje prej aviokompanive serbe.

Revista PANORAMA PLUS - 6 Korrik 2013

Revista PANORAMA PLUS - 6 Korrik 2013
Revista PANORAMA PLUS, 6 Korrik 2013
  • Tuna super-hot, tani josh edhe femrat
  • Vijne oferta nga politika per Riken e "BB6", tundohet per t'u rikthyer ne Tirane. Zhvendoset ne Spanje me te dashurin dhe reflekton per alternativat edhe ne boten e televizionit
  • Momente pikante nga festa e 22-vjetorit te PS-se
  • Pushimet e cmendura te Arbana Osmanit ne Europe
  • Agron Llakaj, pasi ka kaluar te 50-at u nenshtrohet trajtimeve estetike per fytyren
  • Aferdita ben superstaren, Shpati fotografohet si mashkull superseksi
  • Nuk i shpeton tundimit, edhe Rita Ora zhvishet e gjitha per kopertinen e "GQ"
  • Anaidi, me i suksesshem me femra me kabrion qe fitoi ne "BB"
  • Ami, javet e fundit te pritjes
  • Pushime dhe pune per Elenen dhe Endritin
  • Vesa Luma shume seksi e shtrire, por zhgenjen pak ne kembe
  • Aleksander Gjoka behet gjysh, vjen ne jete mbesa e tij ne Itali

Revista BLUETOOTH - 6 Korrik 2013

Revista BLUETOOTH, 6 Korrik 2013
  • "Dehet" Eli Fara. Rrefimi per kengen e re: "Me pelqen shume kur me bejne dengla"
  • Aferdita: Rikthimi me Shpatin? Kurre mos thuaj kurre, kemi mbetur shoke. Fotot e promovimit te klipit.
  • Anaidi i "BB6", fillon pune ne Bashkine e Tiranes: Me pelqen Samanta Karavella!
  • Blero skena "hot" ne videoklip
  • Djemte mblidhen rreth "zogut" te Tunes
  • Fevziu naten politike, diten biciklete...
  • Silva Gunbardhi, josh me linjat
  • Fernando i Ciljetes behet 5 muajsh
  • Roela Kaso, vajza qe "sfidon" supermodelen Cara Delevigne. Kaso thyen mitin! Shqiptarja e pare dhe e vetme, qe listohet ne te njejten agjenci ne Milano, me dy ikonat e modes Delevigne dhe Su Hue.
  • Cani feston 10-vjetorin, "boom" te ftuarish ne finale

Friday, 5 July 2013

Cocciante i Elhaides, me veshje shqiptare...

photo: roland tasho
Cocciante, Sequi & Kukan me veshje shqiptare

Fotografi i njohur Roland Tasho ka nje hobi te vjeter. Prej 12 vjetesh, ai fotografon artiste, diplomate, historiane, albanologe, studiues nga gjithe bota, te veshur me kostume popullore te krahinave te ndryshme te vendit tone.

Ne galerine e personazheve te Tashos tashme bejne pjese 50 emra te njohur nga fushat e mesiperme. Zoti Tasho na ofroi per botim kete numer tre foto qe ai i ka bere se fundi ne Tirane.

Kengetari i njohur italian , Ricardo Cocciante, ambasadori i Delegacionit Europian, Ettore Sequi dhe europarlamentari Eduard Kukan kane pozuar per te vetem pak jave me pare. Idea origjinale e Tashos ka marre shtyse nga nje pikture e cila portretizon Lord Bajronin me veshje shqiptare. Kjo pikture eshte bere fiks 200 vjet me pare, me 1813.

Blero, nje promovim i vecante mes miqve dhe gazetareve... [VIDEO]

Nje Promovim Te Vecante Per “Fiksimi Im“

Kete here me nje mendim te zgjuar dhe me te bukur ai kishte ideuar se promovimi i klipit te ri dhe albumit te ishte me shume per gazetaret, madje duke i kerkuar falje edhe atyre per ndonje keqkuptim. Eshte fjala per kengetarin Blero, i cili ne nje ambient me te ngrohte dhe interesant kishte menduar te promovonte videoklipin e kenges ‘Nje moment’ dhe albumin “Fiksimi im’. Edhe ne ishim mes miqve te tij gazetare te pranishem dhe vertete shijuam se bashku me Bleron nje video te bukur e te thjeshte dhe nje kenge qe do te jete hiti i kesaj vere te nxehte. Gjithashtu pame qe ne videon me te re realizuar ne detit e bukur te Malit te Zi, video kjo punuar nga produksioni “Asha”, merrte pjese edhe nje bukuroshe e cila kohe me pare kishte fituar titullin si me e bukura e Bosnje Hercegovines. Albumi qe ka firmen e kompanise ‘Blero Ent’, permban 11 kenge, njera me e vecante se tjetra qe padyshim do ta bejne me te bukur pushimin tuaj teksa i degjoni ato. Ne kete promovim mbajtur ne “Seiss Diamond Hotel” pervec gazetareve te mediave te ndryshme merrnin pjese edhe artiste dhe personalitete miq te mire te Bleros, mes tyre ministri Memli Krasniqi, Aferdita Dreshaj, Cekic, Astris Stafaj, Dhurata Ahmetaj e shume te tjere. /maksim gjokaj/


Adelina, se shpejti me nje kenge shume te bukur...

Adelina Emini
Realizon “Ai Moment”

Nese dikush mendoi se kengetarja simpatike Adelina Emini nuk mendoi asgje per fansat ne kete vere e ka gabim.

Ne mesojme se Adelina sapo ka realizuar nje kenge te bukur e ritmike me titull ‘Ai moment”, krijuar nga Darko Dimitrov dhe madje eshte xhiruar edhe videoklipi i kesaj kenge ku pritet te vije brenda pak diteve.

Adelina kete kenge per here te pare do ta prezantoje edhe gjate mbremjes se enjte ne koncertin e mbajtur ne Prishtine ‘Hello USA’.

E moret vesh fansa te artistes, ajo nuk ju ka harruar edhe kete vere te nxehte por do te vij me nje kenge shume te bukur. /maksim gjokaj/

Behuni gati per "Gena Show"...

Gena Show, E Premte, 12 korrik 2013
Vjen Me Nje Show Dhe Dy Kenge Te Reja

Padiskutim vazhdon te jete edhe kete vere kengetari me i kerkuar i mbremjeve te cilat ku eshte ai, atmosfera jo vetem eshte shume e mire, por sallat mbushen plot e perplot.

E kemi fjalen per kengetarin me ‘In’ Gena ku ne mesojme se me 12 korrik ne Sheshin 21 ai do te vije me nje show te tij ku cdo gje do te jete ‘live’ duke argetuar miqte dhe fansat e tij te shumte me zerin e tij te embel.

Po ne kete mbremje te se premtes Gena do te promovoje edhe dy kenget e tij me te reja, qe flitet se do te jene dy hite fantastike krijuar nga Edlir Begolli, ndersa si gjithmone eshte organizatori me i sukseshsem ne Kosove Enis Fetahu ai qe do te sjelle kete mbremje ku do te zgjase deri ne mengjesin e se shtunes. /maksim gjokaj/

Thursday, 4 July 2013

Modeli Meriton Aliu synon pasarelat boterore

Meriton Aliu është modeli nga Podujeva i cili është një nga meshkujt më simpatik kosovar.

Ka disa vite që merret me botën e modës, ku shpesh herë bie në sy nga agjensi të ndryshme kosovare për ta pasur në sfilatat e tyre, dhe stilistët si model të tyre.

I gjatë 1.90 në një gjatësi shumë të lakmuar për pistën e modës, Meritoni ka marrë pjesë disa herë në sfilatën e organizuar nga qendra ‘Mentori Center’, ndërsa ftohet në shumë evente të modës në vend.

Djaloshi sharmant pëlqen që një ditë pse jo të përfaqësojë Kosovën në një event bukurie në botë, ndërsa ëndërron që të prekë pistat e modës në Milano dhe Paris.

Përvec modës, Meritoni pëlqen edhe sportit konkretisht futbollin që e ka një tjetër pasion të dashur për të, e megjithatë ai adhuron dhe falë punës së tij të jetë një nga modelët më të kërkuar në Kosovë.

Kur e pyesin se a e ndjek modën jashtë vendit, ai thotë se gjithmonë pëlqen stilin dhe veshjen dhe çdo gjë që bën i famshmi David Beckam. Njëkohësisht modeli Aliu është i kërkuar nga fotografë të njohur , madje shpesh herë kur ka mundësi dhe ndonjë ide interesante realizon edhe foto me fotografë të shumtë kosovar./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
 Model Meriton Aliu trestles deserves world

Wednesday, 3 July 2013

Zanfina, akoma s'e ka mendjen tek martesa...

Kengetarja Zanfina Ismajli, e cilesuar shpesh si nje femer me trupin me te bukur femeror te estrades, eshte shfaqur se fundmi me nje bashkepunim me Noizy-n, te dytin me radhe ne tere karrieren e saj, ku i kendon nje fenomeni negativ te shoqerise sone, sic eshte dhuna ndaj grave. Projekti eshte pritur shume mire nga fansat dhe mediat, por jashte saj, vemendja me e madhe serish eshte e perqendruar tek jeta e saj private.

Dy vite me pare, ne nje interviste per mediat shqiptare, ajo tha se nuk eshte aspak romantike dhe nuk enderron fare fustanin e bardhe. Mesa duket, gjerat nuk kane levizuar aspak ne kete drejtim, kur ajo deklaron po te njejten gje edhe sot.

"E verteta eshte qe per mua s'eshte primare ne jete dasma dhe nuk mendoj vetem si te martohem. Nese e krahasoj veten me vajza te tjera, them se nuk jam aq romantike, ndoshta s'kam shume hormone femerore (hahaha)", ka thene kengetarja per numrin e fundit te Revistes "Paloma".

Zanfina eshte ne nje lidhje shumevjecare me nje biznesmen nga Kosova, per te cilen lidhje ajo nuk deshiron te flet shume neper media. Duket sikur shpirti punues i saj eshte ne piedestal, pasi thote se kete vere do jete shume e angazhuar dhe nuk di nese do kete kohe as per pushime me te dashurin e saj. /Albavipnews/

Kush deshtoi dhe kush po ben sukses ne SHBA...

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses

"Endrra ime eshte Amerika". Me kete slogan do te paraqesim nje parade te emrave te artisteve, sidomos kengetareve, qe kane synuar famen amerikane gjate ketyre dy dekadave. Per magjine e te quajturit Amerike, raportimet e para nga shqiptaret kane ardhur nga Koli Kristofori, nje djale i ri e i varfer nga fshatrat e Korces, i cili rreth 130 vite me pare mori rrugen e emigracionit, duke qene i pari shqiptar qe shkeli ne "token e premtuar". Por cilet jane personazhet qe kane qene te gatshem te sakrifikojne famen ne vendin e tyre, te lene pas gjithcka, per t'ia nisur nga e para si shqiptare ne nje konkurrence te eger, por qe te shperblen aq shume? Ne kete kontekst nuk do te listojme ne kete shkrim emra si Eliza Dushku, James Belushi apo Kristine Elezaj, qe kane lindur ne SHBA ose jetojne atje prej shume dekadash, sic eshte rasti i Fadil Berishes.

Seldi, nuk e gjen dot veten ne muzike!

Seldi eshte munduar te beje nje kenge te kercyeshme house, nga ato pa tekst dhe... nuk ia ka arritur!

Kenga "Jam bo tap", qe vetem perserit kete fjali, nuk eshte kenge ne radhe te pare, muzika duket e varfer, as Mouse, as dance, nuk kercehet me pak fjale.

Per te mos folur per klipin vulgar, ne nje jakuzzi me ca femra gjysme lakuriq.

Seldi akoma nuk ka krijuar nje identitet si kengetar, njehere del kendon turbofolk me Sinanin, njehere del me house, me balade... ose nuk po godet dot ne shenje ose vertet nuk po e gjen dot veten! /paloma/

Aferdita, e nxehte si zjarri... [VIDEO]

Duket sikur lidhja me nje mashkull, e paska mbajtur peng bukuroshen, sepse pas ndarjes nga Shpati, ajo po "lulezon" si kurre me pare.

Super e angazhuar me aktivitete te ndryshme ne fushen e modelimit dhe te muzikes, nga kontinenti ne kontinent, Stamboll e Prishtine, Tirane e Paris, Aferdita jo se nuk ka ndalur, por po fluturon ne qiell si nje zog i sapoliruar nga kafazi.

Keshtu, para pak ditesh ajo promovoi videon e saj me te re ne bashkepunim me Lumi B, prodhim i BleroEnt, ku thjeshte vjen si nje diva seksi, e nxehte si zjarri. Pas "zogut" te Tunes, a do jete emri i saj me i perfoluri i ketij viti, duket se po! Dhe gjithe fajin, e dini mire, e ka skandali "Di Caprio". Fundja, skandalet nuk jane edhe aq te demshme!

Presim te shohim se me cfare tjeter kete vit do na befasoj ky "Superstar". /Albavipnews/



Albani dhe Miriami, zyrtarisht te fejuar...

Fejohen Miriam Cani dhe Alban Skenderaj

Dite me pare ajo eshte shprehur se po kalon pushimet ne vendim me te bukur ne bote ne te cilin kishte qene ndonjehere. Por duket se Miriam Cani nuk do te mbaje mend vetem per kete arsye ishujt Maldive.

Kjo per faktin se ajo eshte befasuar nga i dashuri i saj Alban Skenderaj, i cili i ka propozuar asaj martese dhe natyrisht ajo ka pranuar.

“Surpriza me e MADHE ne jete me erdhi dje gjate eksperiences se pare te zhytjes mes bukurive te oqeanit Indian. Albani me instruktoret kishte organizuar gjithcka pa dijenine time dhe midis nje shkrimi me PROPOZOI PER MARTESE :))Nderkohe qe mundohesha te merrja fryme NATYRISHT i ktheva vetem nje POOOOOO :)))”, ka shkruar Miriami ne rrjetin social Facebook, duke publikuar nje fotografi te unazes qe i kishte dhuruar Albani.

Linda Halimi, te performoj para Jay-Z ne shtator...

Linda Halimi
Linda do te performoje ne shtepine e Playboy

Linda Halimi ka njoftuar permes rrjeteve sociale se ne muajin shtator do te performoje ne shtepine e Playboy ne nje ndeje te madhe, ku do te marrin pjese personalitete te njohura, si Jay Z, Beyonce, Mariah Carey, Alicia Keys etj.

Ne njoftim thuhet se bosi i revistes per meshkuj, Hugh Heffner, ka kerkuar personalisht nga ekipi menaxherial i kengetares qe ajo te kendoje ne ate mbremje.

“Faleminderit z. Hefner qe me keni kerkuar mua dhe eshte nje nder i madh ta promovoj kengen time te re debutuese ne ‘Mansion’ dhe jam e nderuar qe do t’ju takoj se shpejti juve dhe familjen tuaj te bukur e te madhe te Playboy”, shkruan mes tjerash ne postimin ne faqen e Lindes ne Facebook.

Tuesday, 2 July 2013

Seldi, pushime me te dashuren Dafina...

Seldi & Dafina Zeka
Pushime ne cift per Seldin

Keto imazhe vijne nga pushimet e fundit te Seldi Qalliut me te dashuren e tij, Dafina Zeka.

Fotot jane publikuar ne rrjetet sociale nga bukuroshja bionde, me te cilen kengetari eshte ne lidhje prej me shume se nje viti.

Mes tyre eshte perfolur madje edhe nje fejese, por vete Qalliu s’e ka pranuar kurre kete gje.

Seldi sapo ka hedhur ne treg kengen e tij me te re, nje rryme te cilen ai s’e kishte testuar kurre me pare tek vetja, por qe po rezulton shume e suksesshme, pasi qe ne ditet e para te publikimit ka pasur nje rekord klikimesh.

Joana: Meti shume romantik, Anaidin nuk dua as ta pershendes...

Joana & Meti
Joana: Meti, romantik e i dashur

Joana e “Big Brother 6” vjen me te reja nga jeta e saj profesionale e private. Ne kete interviste, ajo rrefen te gjitha planet per punen e ardhshme dhe marredhenien e bukur qe po lind me Metin e “BB5”. Banorja me e perfolur e edicionit te fundit te “Big Brother”, zbulon edhe nje detaj qe lidhet me ish-te dashurin e saj, Anaidin. Ai i eshte gjendur prane ne nje moment te veshtire, duke i puthur ballin e duke i shtrenguar doren kur Joana ndodhej ne spital...

Joana, me se po merresh keto kohe?
Keto kohe jam duke studiuar tregun, sepse ne tetor terheq licencen dhe do hap farmacine time. Dua te hap nje farmaci 24- oreshe ne Bllok dhe jam duke u marre me lidhjet qe me duhen per kete pune. Mjeket, recetat, perqindjet... Per fat kam miq shume te mire qe po me ndihmojne.

Meti: Joana me pelqen si femer, Anaidin nuk e njoh fare...

Meti dhe Joana tek "Largebar" ne Prishtine
Pyesni Joanen per puthjen tone

Ai mbahet mend si djale i bukur dhe i qete. Meti i “Big Brother 5”, pas eksperiences se tij ne reality show, i eshte rikthyer jetes dhe punes se tij ne Prishtine. Ka vendosur te qendroje larg faqeve te shtypit roze, duke mos dashur te komentohet per jeten e tij private.

Thote se nuk ka nevoje per kete pjese, pasi eshte perqendruar totalisht ne punen e tij. Meti menaxhon nje prej clube-ve me ne ze te Prishtines. Se fundmi ai eshte diskutuar per nje lidhje te mundshme me Joanen e “Big Brother 6”. Te verteten e ketij lajmi, qe cuditi jo pak, ai e zbulon ne kete interviste.

Meti, a eshte e vertete qe je lidhur me Joanen?
Ne po frekuentohemi me njeri-tjetrin dhe po njihemi gjithmone e me shume.

Xhesika Berberi, me e bukura e Ballkanit...

Xhesika Berberi te Kaci per fotoshoot ne Turqi
Xhesika Berberi, pas fotove ne Turqi cilesohet me e bukura ne Ballkan

Xhesika Berberi, bukuroshja shqiptare qe perfaqesoi Shqiperine para dy vitesh ne “Miss Universe”, ka realizuar nje fotosesion ne Turqi, per firmen "Tarik Ediz" se bashku me modelen shqiptare, Aferdita Dreshaj. Disa prej fotove jane shperndare ne rrjetet sociale dhe kane terhequr vemendjen, duke e cilesuar Xhesiken si nje nga femrat me te bukura ne Ballkan.

Vitin e kaluar, Berberi u be imazh i stilistes se njohur Sherri Hill, duke prezantuar edhe koleksionin e saj, te shoqeruar me nje set fotosh te realizuara ne studion e fotografit Fadil Berisha. Vecantia e saj eshte qe si modele identifikohet me fustane te gjate ne stilin klasik. Ne profilin e saj ne facebook, modelja ka postuar dhe foto me te dashurin e saj, prane te cilit ka pohuar se ndihet shume e lumtur.

Vigani dhe Edberi ne Shkoder, pushtohen nga femrat...

Vigani dhe Edberi bejne namin me vajza, tundohet edhe Samanta

Dy konkurrentet nga Kosova te “Big Brother 6”, Vigan Shehu dhe Edber Laho, te cilet hyne bashke ne loje, dihet qe kane qene miq me pare dhe akoma me shume tani. Ata i sheh kudo bashke, edhe per faktin se i lidh profesioni i modelit, qe e ushtrojne edhe tani ne Kosove. E tashme qe jane bere edhe me shume te njohur, ftesat per te qene te pranishem ne aktivitete te ndryshme artistike jane edhe me te shumta. Keshtu, para disa ditesh, ata kane qene te pranishem ne nje koncert qe eshte mbajtur ne Shkoder, bashke me Anaidin dhe disa kengetare, mes te cileve Samanta Karavella. Vigani dhe Edberi jane pushtuar nga femrat e pranishme qe kane shfaqur interes per t’i takuar dhe per t’i njohur nga afer. Por e tunduar prej tyre eshte ndier edhe Samanta, e cila eshte argetuar ne shoqerine e djemve pas fitores se “Top Fest 10”.

Eldora merr dhurate fantastike, 10-dite pushim ne Spanje...

Eldora Koci
Eldora e “BB6” merr dhurate pushime cift ne Spanje

“Kjo jave ka nisur super per mua, pasi mora nje dhurate fantastike, qe eshte nje udhetim turistik 10-ditor cift ne Spanje”, eshte shprehur Eldora Koci e “Big Brother 6” per “Panorama Plus”. Por kjo eshte vetem nje nga surprizat e diteve te fundit, pasi ajo ka marre dhurata te tjera, sic eshte masteri shkencor 2-vjecar ne profilin e saj te Infermierise, pas perfundimit te vitit te trete te studimeve. I jane bere dy oferta te tjera punesimi shume interesante, ndersa disa firma i jane ofruar si sponsor per veshjet e saj. “Ndihem vertet e lumtur!”, thote Eldora. Per sa u perket pushimeve, ajo ka pohuar se do te udhetoje me nenen e saj, pasi per momentin eshte “single”. Eldora, para se te hynte ne “Big Brother”, ndiqte studimet e dyta, pas studimeve qe kishte mbaruar per Gjermanisht, nderkohe punonte ne nje agjenci udhetimi. Duket se pas daljes nga loja, jeta e saj ka ndryshuar, duke iu bere shume oferta per pune per t’i dhene mundesine te zgjedhe punen e duhur per te.

Anaidi, aventura me nje stjuardese seksi...

Anaidi i “BB6” argetohet ne club me nje stjuardese

Duket se vemendja e femrave nuk i mungon Anaid Kalotit, pas daljes si fitues i “Big Brother 6”. Keshtu, vajza seksi qe shihni ne foto, ka udhetuar nga Dubai per ta takuar ate ne Tirane, pasi e ka ndjekur gjate lojes ne “BB”dhe ka krijuar nje simpati te vecante. Ajo eshte stjuardese ne profesion dhe, per te takuar Anaidin, ka udhetuar bashke me motren e saj ne Tirane, ku pervec nje guide ne qytet qe kane bere me te preferuarin e tyre, ne fundjave jane mbledhur se bashku me miq te tjere per te pire alkool e shijuar muzike deri ne oret e para te mengjesit, ne “Lollipop” ne Tirane. Stjuardesa po ashtu e ka ftuar Anaidin ne Londer per nje udhetim te paguar nga ajo, per te kaluar se bashku disa dite atje.


Dhurata Dora ne Kosove, i pelqen te kendoj per shqiptaret...

Dhurata Dora
Ne Kosove per kenge te reja

Ka pak dite qe kengetarja atraktive e hitit “I like it’, Dhurata Dora gjendet ne Kosove. Por cila eshte arsyeja, ajo kete e ka treguar edhe ne programin Mix-Max se eshte duke bashkepunuar me disa producente dhe disa artiste per kenge te reja. Madje Dhurata ka treguar se pas hitit te saj qe ishte punuar nga reperi 2 Ton, pret qe te sjelle kenge edhe me te bukura te cilat do te pelqehen nga adhuruesit e saj. E pyetur se pse ajo nuk ka provuar ne ndonje kompeticion te huaj per te garuar sic eshte “Super Star” ne Gjermani, ku ajo edhe jeton, kengetarja ka thene se i pelqen qe muzika e saj te behet per shqiptaret, por edhe nga miqte e saj te huaj qe jane te shumte ka komente shume pozitive. Ne mesojme se Dhurata nje dite mund te kthehet perfundimisht e pse jo per te jetuar ne Kosove dhe per te studiuar ketu. /maksim gjokaj/

Projektet e Rozit gjate sezonit veror...

Nuk ndikohem nga rolet

Artistja Rozana Radi aktualisht eshte mjafte e angazhuar ne fushen e aktrimit. Para pak ditesh eshte bere mbyllja e sezonit te pare te komedise se Goldonit Mirandolina (e zonja e bujtines) me shume sukses per t’u kthyer serish ne hapjen e sezonit teatrit ne shtator. Rozana vesh rrobat e rolit kryesor ate te “Mirandolines”. Nje vajze e re se ciles ka 6 muaj qe i ka vdekur i ati dhe mbane e vetme bujtinen e trasheguar nga vet ai ne Fireze.

“Mirandolina” misheron konceptin e gruas moderne dhe te personazhit femeror te teatrit per kohen, rreth te cilit zhvillohet e gjithe komedia. Ajo eshte nje grua e forte, e zonja, e zgjuar, e cila shfrytezon edhe hiret e saj per te drejtuar sa me mire biznesin e saj. Rozi edhe pse eshte e angazhuar ne aktrim, ajo thote se paralelisht do te punoj edhe ne kenge.

Xhemi Shehu, rikthen linjat seksi te vajzerise, pa shume vuajtje...

Xhemi Shehu“Ja si i humba 5 kg, tani kam peshen e vajzerise”

Xhemi Shehu pas dy vitesh rikthehet ne linjat e meparshme

Pas dy vitesh, kjo do te jete vera e pare qe moderatorja e njohur e “Top Channel”, Xhemi Shehu, do t’i kaloje pushimet me djalin e saj 2-vjecar, Martin. E tashme, pasi ka mbyllur sezonin e programit te te dielave “E dua vendin tim”, ajo po i perkushtohet jetes se qete, edhe pse pushimet me familjen ka vendosur t’i beje ne muajin gusht, disa dite ne Sarande, dhe pastaj ne ishujt e Greqise. Nderkohe qe ka lidhur kontrate si imazh i shampos “Heaven”, ajo do te beje pushim ne ekran, per t’u rishfaqur serish ne sezonin e ri televiziv, qe ka mundesi te jete serish formati “E dua vendin tim”. Apo, pse jo, te na surprizoje me ndonje program te ri, sic ka ndodhur dhe ne sezone te meparshme televizive. Por tashme flitet se, pas dy vitesh te ardhjes ne jete te djalit, Xhemi mund te jete serish shtatzene.


Olta e BB3, po perjeton nje histori te forte dashurie...

Zbulohet i dashuri i Oltes se “Big Brother 3”

Ajo do te mbahet mend si nje nga vajzat me te bukura qe ka marre pjese ne “Big Brother”, por edhe si nje nga konkurrentet qe ka bere nje loje te forte brenda asaj shtepie, duke ngjallur ndjenja ekstreme te fansat, here dashuri dhe here urrejtje. Pjesemarrese ne edicionin e trete te ketij programi, Olta Sheta ra menjehere ne sy per natyren e saj te gjalle dhe ambicien per te luajtur aty brenda nga dita e pare tek e fundit te qendrimit te saj. Por sapo la lojen, ajo nuk pati ndonje feeling te vecante me mediat, gje qe ne ne fakt nuk e kishim parashikuar. Ajo u perpoq te na evitonte, duke mos dashur te komentonte pjesemarrjen e saj ne loje dhe aq me pak jeten e saj private. Por ja ku na vjen nje lajm mbi kete pjese te jetes se saj. Olta duket se ka gjetur shpirtin e saj binjak. Thone qe ajo ka rreth nje vit qe rri me djalin qe shihni ne foto, me te cilin po perjeton nje histori te forte dashurie. Urojme qe kjo histori te vazhdoje gjate.

Monday, 1 July 2013

Klipi i ri i Dj Antoine ku luan dhe Ludovik Karrica, super e shikuar (video)

Video dhe kënga e starit internacional Dj Antoine, ku merr pjesë edhe artisti shqiptar Ludovik Karrica, po ecën mjaft mirë ndërsa po trasmetohet në kanalet më të njohura muzikore në botë.

Por kërcimtari shqiptar është shprehur se është mjaft i lumtur të bashkëpunojë me një superstar dhe të ketë një mik të mirë, një artist sic është Dj Antoine.

Edhe në kanalit Youtube kjo video “Sky is the limit’ ka marrë shumë shikime, duke u bërë një nga videot më të klikuara, e ndërsa muzika është kthyer një hit nëpër diskotekat botërore, ndërsa Ludovik Karrica tashmë vazhdon të ngrihet sa më lart duke u bërë kështu një nga shqiptarët më të famshëm në Zvicër dhe jo vetëm.

Ndërsa Ludovik ka gjithmonë në mendje këtë slogan “Nuk është e rëndësishme të shkosh në Hollivud, por me rëndësi është që nga të shkosh të krijosh Hollivud”./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
The new clip starring DJ Antoine and Ludovic Karrica, looked super

Roberti i Nores, prezanton vellaun "binjak"

Roberti me te vellaun Patrisin
Vellezerit simpatik

Ne te vertete, kane pak vite dallim ndermjet, por kur pame kete foto ne rrjetin social, te postuar nga Roberti, na u duken shume te njejte, tamam si "dy binjake".

Quhet Patris, ndersa edhe ky, si Robi, eshte nje instrumentalist i shkelqyer. Ndoshta jo edhe per t'u habitur, duke qene se babai i tyre, Tomor Berisha, eshte nje kompozitor i njohur ne Kosove.

Nga tre vellezer sa jane, vetem me i madhi ka krijuar familje, ndersa Roberti eshte duke pritur Noren, e cila nuk ka kohe duke u marre me muzike, ndersa Patrisi duke pritur Robin, si vellai me i madh qe eshte, t'ia leshoj rendin.

Urojme, qe kjo pritje te mos zgjas shume per vellezerit simpatik. /Albavipnews/

Elia dhe Princi, te lumtur per iniciativen "Geraldine"...

Elia Zaharia argetohet ne lokalin me te ri dedikuar Mbretereshes Geraldine

E fejuara e princit Leka, Elia Zaharia, duket se eshte shume e lidhur me familjen mbreterore, perderisa edhe momentet e argetimit tashme i kalon me miq te njohur ne ambientet e lokali te ri “Geraldine”, ne nder te Mbretereshes. Lokalin e ideuar ne stilin e epokes, ku gjendet dhe nje koleksion i plote fotosh te familjes mbreterore, e kane vizituar edhe personazhe te tjere te njohur, mes te cileve dhe futbollisti Lorik Cana, sic e shihni ne foto. Elia, e cila ka qene ne shoqerine e te fejuarit, princit Leka, tha se: “Jemi te lumtur per kete iniciative dhe kemi kontribuar duke vene ne dispozicion foto te familjes dhe gjithashtu ide per arredimin”. Princi dhe Elia kane bere plan te organizojne edhe ceremoni martese, por ende nuk kane caktuar nje date. Para pak muajsh, revista “Royality” ne Holande i zgjodhi si personazhe te numrit te fundit, ku rrefyen historine e tyre te dash urise, shoqeruar dhe me nje set fotografish.

Xhesika dhe Evaldi, te lindur per te qene bashke...

Nje cift yjesh si Xhesika dhe Evaldi

Ata kane lindur per te qene bashke... Ajo “Miss Universe Albania”, ndersa ai nje nder pretendentet kryesore per titullin e “Mister Albania”. Xhesika Berberi dhe Evald Balla, jane padiskutim nje nder ciftet me te bukura te showbiz-it, edhe pse jo te perfshire shume ne te. Bukuroshja shqiptare, e cila pritet qe shume shpejt te niset drejt Amerikes per te nenshkruar nje kontrate te rendesishme, jeton tashme prej disa vitesh nje histori te bukur dashurie me djaloshin ne fjale. Fotot qe sjellim sot jane shkrepur gjate nje fundjave te kaluar ne plazh mes dy te dashuruarve, nderkohe qe gjate javes qe lame pas Xhesika ka festuar 22-vjetorin perkrah te dashurit dhe miqve me te afert. “Bluetooth” i uron asaj jete te gjate e te lumtur perkrah Evaldit dhe te dashurve te zemres.

Besim Trena, muskulozi qe pelqen modelet e bukura pa muskuj...

Burim Trena - Kampion Bote ne Body Building
Besim Trena, kampioni i botes qe pelqen vajzat modele pa muskuj

Djaloshi qe shihni ne foto eshte vetem 25 vjec dhe eshte nga qyteti i Ferizajt te Kosoves. Quhet Besim Trena dhe, pas titullit si nenkampion i Europes ne Body building, ai eshte kurorezuar disa dite me pare ne Slloveni ne IBFF si kampion i botes.

Besimi nuk eshte vetem nje djalosh me muskuj te zhvilluar, por edhe nje djale simpatik qe e duan femrat.

Ndersa kur ne e kemi pyetur se a do te pranonte te martohej me nje vajze me muskuj, ai ka treguar se vajza perkrah tij mund te jete modele dhe e bukur, por jo e zhvilluar si ai.

Ndersa fiziku i tij ka rene shume ne sy, menjehere pas kupes se botes ne kete lloj sporti, saqe ka oferta edhe nga amerikanet per ta pasur sportistin e tyre dhe per ta menaxhuar.

Jonida Maliqi, e pakenaqur me klipin, nis xhirimet nga e para...

Jonida Maliqi ia nis nga e para

Jonida Maliqi, artistja model e skenes shqiptare, ka vendosur t’i nise nga e para xhirimet e klipit, qe pritet te sjelle prej muajsh ne bashkepunim me reperin kosovar Dj Blunt.

Kjo, sepse produksioni qe realizoi klipin heren e pare nuk i ka kenaqur pritshmerite e biondes sharmante, e cila eshte gjithmone shume e kujdesshme ne daljet e saj...

Klipi i ri pritet te realizohet ne fillim te javes se ardhshme ne jug te vendit dhe Jonida si gjithmone mendohet te vije ‘super fashion’, pervecse me nje kenge shume te mire.

Julka dhe Andy, puthen me pasion...

Julka dhe Andy Dj pozojne duke u puthur ne buze, tashme si prinder

Kengetarja Julka dhe bashkeshorti i saj, Andi Gramo, qe njihet si Andy Dj, tashme jane prinder te nje djali dyvjecar, ndersa nuk u jane larguar lojerave te pasionit te tyre, ashtu si vite me pare kur ishin te dashuruar.

Julka ka vendosur ne profilin e saj ne facebook nje foto ku puthet ne buze me Andy-n, e para foto e tyre pasionante pasi jane bere prinder te djalit te tyre, Ian.

Pas sjelljes ne jete te djalit, Julka vazhdon punen ne radio “Energy”, ndersa Andy DJ eshte pjese e “Threedots”, se bashku me Flori Mumajesin dhe Elvana Gjaten. Vitin e kaluar, ata pozuan ne nje kopertine reviste se bashku me djalin e tyre, nderkohe qe Julka do t’i rikthehet muzikes me kenge te reja.

Nora Istrefi: Me pelqen te provokoj...

Puna po me le pa martuar

Nora Istrefi, kengetarja e suksesshme nga Kosova rrefen permes nje bisede telefonike me “Bluetooth” te rejat e jetes se saj. Nga kenga e fundit “Le Mama” ne bashkepunim me Genen, tek vera e nxehte e mbushur me koncerte... Dashuria me Robertin dhe dasma qe vetem shtyhet per shkak te puneve. Pse i pelqen te provokoje dhe kengetaret me te mira sipas saj... Rrefimi i nje bukurosheje seksi.

Nora, sapo ke hedhur ne tregun muzikor shqiptar kengen tende me te re ne bashkepunim me Genen. Cilet jane autoret e kenges dhe a e ke testuar suksesin e saj?
Muzika eshte realizuar nga BigBangBeats dhe Cekic, produksioni eshte serish i BigBangBeats, ndersa tekstin e ka shkruar Dastid Latifi. Perpara se ta publikonim, e testuam kengen me familjaret tane dhe atyre u pelqeu jashtezakonisht shume. Ne fakt eshte nje kenge qe iu pelqen te gjitha moshave, eshte shume verore dhe te percon ndjesi pozitive...

Valza Bajra, se shpejti me nje befasi latino-amerikane...

Valza Bajra
Valza Bajra, gati per tregun latino-amerikan si kengetare

Keni pyetur ndonjehere se ku ndodhet kengetarja Valza Bajra, dhe pse nuk e shohim me ndonje kenge te re? Ne mesojme se kengetarja ne Amerike tashme eshte shnderruar ne aktore. Per momentin, ajo po luan te “La Subasta”, ku ka si personazh nje skllave qe vuan pasojat e jetes, ndersa ka pranuar te luaje duke prezantuar nje vajze shqiptare me emrin Kosovare. Por kengetarja nuk e ka lene menjane muziken, ajo sapo ka incizuar nje kenge me motive latine, nga kompozitori Florent Boshnjaku, por tashme ne gjuhen spanjolle dhe vetem me disa fjale shqip. Ndersa ne muajin qe vjen, kjo kenge do te kete edhe versionin e videos. Gjithashtu mesojme se ajo ka tashme nje menaxher meksikan, ai po tenton dhe po e ndihmon qe ta fuse artisten shqiptare ne muziken latino-amerikane, pikerisht nepermjet klipit te ri, qe do te jete nje befasi.

Aferdita Dreshaj, sot ne Tirane promovon klipin e ri...

Aferdita Dreshaj
Aferdita Dreshaj: Po me vjedhin identitetin

Aferdita Dreshaj, eshte artistja e radhes qe po vuan nga profilet ‘fake’ ne ‘Facebook’... Ylli i skenes sone, ne nje bisede me “Bluetooth”, vec projektit me te afert ne muzike, ndan edhe shqetesimin e madh per nje person qe po perdor identitetin e saj ne rrjetin social me te klikuar prej shqiptareve... “Eshte dikush ne ‘Facebook’ qe kopjon cdo postim timin ne rrjetet e tjera sociale dhe hiqet sikur jam une, por ne fakt ajo eshte nje adrese false... Une kam nje llogari tjeter ne ‘Facebook’. Ai/Ajo flet me te gjithe artistet e estrades, disa prej te cileve edhe miq te afert te mite, dhe ben biseda nga me te ndryshmet. Aq gjenial eshte treguar personi ne fjale, sa ka hapur profile edhe ne emer te motres dhe shoqes sime te ngushte, per ta bere gjithcka te besueshme”, - tregon Aferdita. Bukuroshja shqiptare e Malit te Zi, thote se ka ne plan te beje nje denoncim ne polici per kete pune, pasi po i hap probleme ne marredhenie me te njohurit dhe fansat.


Albana Osmani e dashuruar...

Albana Osmani pohon per here te pare publikisht: Me terheq nje djale

Albana Osmani, moderatorja e “Fan’s Club” ne “Top Channel”, ne profilin e saj ne “Facebook” poston vazhdimisht foto ne plazh, apo duke luajtur tenis, dhe merr komente te ndryshme nga ndjekesit e saj. Ne nje nga fotot, nje mik i saj e ka pyetur nese ajo eshte “single”, pyetje qe Albana nuk e ka anashkaluar aspak, por i eshte pergjigjur ne menyren e saj ndersa shprehet: “Me pelqen nje djale. Kaq per momentin”. Kjo eshte hera e pare qe Albana ben nje deklarate te tille publike ne lidhje me jeten e saj private, te cilen ka preferuar ta mbaje larg medias, pavaresisht ndonje lajmi qe kane botuar gazetat roze. Kete vere, ajo ka qene e para vajze e njohur e ekranit qe ka postuar nje foto ne plazh. Nuk eshte hera e pare qe Albana prezanton linjat e saj. Ajo u fotografua nga paparaci yne ne plazhin e Dhermiut para dy vitesh, ku prezantoi dhe tatune e saj ne brinje, nje dedikim per dashurine.

"Zogu" i Tunes mbush diskotekat...

Tuna ne "Diamond Club" Ferizaj
Tuna me “zogun e saj” mbush diskotekat

Hiti i momentit dhe shume i lakuar e jo vetem i degjuar eshte kenga “Fenix” nga Tuna dhe Cozman. Shakate me fjalen “‘Zogu i Tunes” dhe shqiptimi i shumte ne kengen e re ka bere qe Tuna te jete kengetarja me “in” e momentit.

Vetem pak dite me pare, ashtu sic po e shihni ne foto, ne qytetin e Ferizajt, ne nje disko te madhe qe mban emrin “Diamond Club”, kengetarja shkupjane ka bere superspektakel. Organizatoret edhe ne posterat me Tunen bejne lojera fjalesh, madje arrinin deri aty saqe ne foto te vendosnin edhe nje zog te vertete pule, per te thene se Tuna do te jete e ftuar.

Iris Shala, lepurushja e Playboy-it: I njoh kufijt e lakuriqesise...

Lepurushja shqiptare e Playboy-t gjerman

Deri para nje muaji nuk kishim degjuar shume per te, por kur fotot e saj dolen ne revisten PlayBoy ne Gjermani ajo pushtoi te gjitha mediat, edhe ne Shqiperi. Per here te pare nje shqiptare eshte bere pjese e kesaj reviste dhe kjo eshte Iris Shala nga Prishtina.

Vajza me ambicie ne fushen e modes dhe te aktrimit eshte ne rruge te mbare per synimet qe i ka vene vetes. 23– vjecarja jeton ne Graz ne Austrise, por deshiron qe ne te ardhmen te vendoset ne Nju Jork per te punuar dhe jetuar. Ka pasur disa eksperienca te suksesshme ne aktrim, ndersa tani deshiron t’i perkushtohet botes se modelingut. Per here te pare, ajo flet ne nje interviste per “Shekullin” ku tregon rrugen qe ka ndjekur dhe deshirat qe ka.

Miriami dhe Albani, pushime luksoze ne Ishujt Maldive...

Miriami dhe Albani ne Ishujt Maldive
Miriami dhe Albani arratisen per pushime luksoze ne Ishujt Maldive

Pasi ka publikuar klipin e saj me te ri “I paprekshem”, ku nuk shfaqet ne asnje moment me imazhet e saj, Miriam Cani ka fluturuar kete jave drejt Ishujve Maldive, per pushime luksoze me Alban Skenderajn, te fejuarin e saj. Ne faqen zyrtare ne “Facebook”, Miriami shprehet se: “Ky udhetim ishte nje enderr e madhe, qe po e bej realitet”. Nderkohe qe fluturimin ne Ishujt Maldive, nje nga zonat turistike me terheqese ne gjithe boten, ajo shprehet se e perjetoi si nje femije i lumtur. Ne fakt, jane shume te rralle artistet shqiptare qe mund te kene mundesine per te shijuar pushimet ne Ishujt Maldive, qe ndodhen ne Oqeanin Indian ne Jug te Indise, dhe VIP-a te huaj shkojne shpesh. Thuhet se Miriami e ka konsideruar kete udhetim dhe si nje festim te ditelindjes se saj te 28-te, qe e kishte para disa javesh. Kengetarja, pas koncerteve ne Jug, gjate fushates se PS-se, se bashku me Albanin, publikoi me pas dhe klipin e saj te ri, angazhime qe tashme ua kane lene vendin pushimeve.


Sunday, 30 June 2013

Arditi pushime ne Antalia, me familje dhe miqe...

Ardit Gjebrea nis pushimet me familjen ne Antalia

Moderatori i programit “E Diela Shqiptare” ne “Tv Klan”, Ardit Gjebrea, menjehere pas mbylljes se sezonit televiziv te dielen, dhe pasi ka votuar me 23 qershor, eshte nisur te henen me pushimet e tij te pervitshme ne Antalia me familjen. Arditi me vajzen 4-vjecare Anna dhe bashkeshortja Anila, ne shoqerine e djalit te tyre te madh Jon, jane fotografuar ne Aeroportin e Rinasit, pak para nisjes se fluturimit ne Antalia (Turqi). Arditi, edhe pse me pushime, eshte mjaft aktiv ne faqen e tij zyrtare ne facebook, ku poston foto nga momentet e argetimit atje, sic ishte prania e tij ne nje shfaqje te jashtezakonshme me nje grup baleti ukrainas ne Gural Premiere ne Antalia. Nderkohe qe ai i informon miqte se si po i kalon ditet e pushimit, duke bere edhe pak komente per pasionin qe ka per ushqimin. Arditi shkruan: ”Ok, nje not po bej thashe se jam shendoshur dhe duke djegur ca kalori i qete per gramet e humbur ne not, erdha ne restorant. Tashme qe jam llups e dine te gjithe. Ata gramet e humbur i fitova ne kile sikur s’kam ngrene gjithe jeten”.

"Summer Fest" me 7 korrik, nen prezantimin e Luana Vjollces dhe Ardit Roshit...

Luana Vjollca dhe Ardit Roshi, partnere ne “Summer Fest”

Vajza e motit, Luana Vjollca dhe moderatori i “Pop Channel”, Ardit Roshi, do te jene cifti prezantues i javeve te nxehta te “Summer Fest 2”, qe do te hape siparin me 7 korrik ne Tirane. Turneu i “Summer Fest” do te vijoje ne disa qytete te Shqiperise gjate veres. Organizatoret kane menduar te bejne bashke ne kete aventure televizive Luanen me shkathtesine e saj dhe Arditin me batutat dhe sensin e humorit. Per te dytin vit, ”Summer Fest”, spektakli veror i muzikes moderne, do te ngjite ne skene kengetaret me te njohur te tregut muzikor te Shqiperise, Kosoves, Maqedonise, Malit te Zi etj, se bashku me artistet e ”The Voice of Albania”, si dhe ”The Voice Kids”. Mbremjeve te spektaklit do u japin nota humori aktoret e trupes se “Portokalli”-se, ne turin qe nis nga Tirana per te vazhduar ne Pogradec, Durres, Kavaje, Vlore dhe Sarande. Pjese e koncerteve jane dhe balerinet e trupes se baletit te “Top Channel”, te cilet do te performojne me artistet pjesemarres, si dhe modelet e ”Grace Models”. Fituesja e “Top-Fest 10”, Samanta Karavella apo fituesja e ”The Voice of Italy”, Elhaida Dani, se bashku me shume kengetare te tjere do te ngjiten ne skenat e gjashte qyteteve kryesore. Vitin e kaluar, moderatore te “Summer Fest” ishin Xhemi Shehu dhe aktori i “Portokalli”-se, Florian Binaj.

Alessio dhe Stresi, kur dy tropojan behen bashke...

Afrim Alia jete nate pa femra, preferon kusheririn, Stresin

Afrim Alia, modeli nga Tropoja qe jeton ne Australine e larget, sa here qe vjen ne Tirane e kemi pare ne shoqerine e femrave te bukura. Por keto dite paparaci e ka fotografuar tek argetohet ne shoqerine e kusheririt te tij, Stresit. Shume pak e dine qe modeli i njohur dhe reperi Arkimed Lushaj jane kusherinj, dhe qe se fundi dalin bashke edhe si shoke. Afrimi, i njohur me emrin Alessio ne fushen e modes, vjen pas nje viti ne Tirane. Ai udheton cdo vere ne Shqiperi ku shijon dhe pushimet, nderkohe qe ne Australi momentalisht eshte dimer. Ai vjen gjithmone me nje projekt artistik, dhe ndaj le te shohim se ku do te shfaqet kete here. Vitin e kaluar, ai udhetoi per xhirimet e klipit te pare te motres se Aurela Gaces, ku ishte protagonist.

Juliana & Aurela, si dy mikesha...

Juliana Pasha & Aurela Gace
Juli Pasha dhe Aurela Gace, pushime si mikesha

Zakonisht kengetaret takohen ne koncerte dhe, me shume sesa rivale, shpeshhere shoqerohen si mikesha qe, pervec punes, te ndajne disa momente clodhjeje me njera-tjetren. Juli Pasha dhe Aurela Gace jane fotografuar se bashku me veshje “casual” kete fillim vere, ndryshe nga c’jemi mesuar t’i shohim me veshje skenike.

Aurela ka vendosur kapele, pasi shkurtoi floket dhe u rishfaq per te dyten here ne karrieren e saj si kengetare si tullace, ndersa Juli me e permbajtur ne look-un e saj skenik, ne kete foto e shohim ne stil sportiv, jo si zakonisht. Te dyja artistet jane shume aktive ne lokalet e jetes se nates ne Tirane dhe pritet qe ne vere te kendojne ne ambiente te hapura. Gjithashtu te dyja kane per menaxhere partneret e tyre, Juli bashkeshortin e saj Altinin dhe Aurela, te dashurin Skerdi, me te cilin do lidhe kurore ne shtator.

Alberia, pushime dhe aventura ne Nju Jork...

Alberie Hadergjonaj pushime ne Nju Jork, takohet me aktorin Marlon Wayans

Kengetarja Alberie Hadergjonaj ka preferuar te udhetoje drejt Nju Jorkut (Shtetet e Bashkuara te Amerikes) keto dite te nxehta vere, vetem nje jave pasi ka publikuar klipin e saj te ri, me titull “Asnjehere”.

Pervec udhetimeve dhe argetimeve pa fund atje, Alberie eshte takuar me disa artiste te njohur, mes te cileve me aktorin dhe komedianin 40-vjecar Marlon Wayans.

Kengetarja ka postuar kete foto ne profilin e saj ne facebook me artistin e njohur njujorkez, karriera e te cilit filloi ne vitin 1988 dhe vazhdon ende. Hadergjonaj i ka rezervuar kete udhetim te larget vetes, pas nje angazhimi intensiv ne Tirane edhe si konkurrente e “Top Fest 10”.

"Kjo Zemer" e bukur, por jo si "Ngjyra e Kuqe"...

Adrian Gaxha ne klipin "Kjo Zemer"
Adrian Gaxha ft Floriani, klikime te pergjysmuara me kengen e re “Kjo zemer”

Adrian Gaxha dhe Floriani kane publikuar klipin e tyre te dyte se bashku me titull “Kjo zemer”, qe e kane konsideruar “Ngjyra e kuqe 2”. E, pas nje jave te publikimit te klipit te tyre ne youtube, duket se nuk kane mundur dot te kapin as gjysmen e numrit te klikimeve qe regjistruan me “Ngjyra e kuqe”, nje kenge qe Gaxha ia dedikonte te dashures se tij, Luana Vjollces. Ne klipin e ri “Kjo zemer”, Adriani perleshet me konkurrentet djem per te fituar te dashuren e tij, me te cilen me pas perfundon ne altar. Por ndersa klipi ”Ngjyra e kuqe” hyri ne historine e kengeve shqiptare si nje nga me te pelqyerat dhe me te votuarat ne internet ne garen e “Kenga Magjike”, kjo kenge duket se ka tingelluar e zakonshme per shijet e publikut. Ndersa “Ngjyra e kuqe” vetem brenda dy ditesh pas publikimit ne youtube arriti te grumbullonte gati gjysme milione klikime, ndersa kenga i kaperceu mbi 3 milione klikime vetem pas pak kohe te publikimit te saj.

Zajmina pas fitores se PS-se, deklarohet socialiste...

Zajmina tifo per fitoren e PS-se, edhe pse s’ka asnje plan te merret me politike

Zajmina Vasjari eshte pare te festoje per fitoren e PS-ne ne zgjedhjet e 23 qershorit, duke bere tifo ne shesh me flamuj ne ngjyren e Rilindjes.

Edhe pse gjate fushates Zajmina nuk u identifikua si mbeshtetese e njeres apo tjetres force politike, ajo ka pritur rezultatin e zgjedhjeve per t’u shfaqur hapur si fanse e se majtes.

Zajmina, e cila po mbaron studimet per Arkitekture, ka pohuar se nje dite ky do te jete profesioni i saj kryesor, pasi i pelqen te pozicionohet ne nje te ardhme profesionale me serioze dhe stabel. Po ky pasion per politiken mos ndoshta ka te beje me perfshirjen e saj tani e tutje ne strukturat rinore te PS-se?! Kengetarja e ka mohuar kete fakt, duke sqaruar se foton e ka bere thjesht per qejf dhe jo se do merret ndonjehere me politike.

Elsa Lila shijon fitoren e PS-se...

Elsa Lila & Arjan Konomi
Elsa Lila shijon live atmosferen e fitores

Kengetarja Elsa Lila, e cila prej vitesh jeton ne Itali ku ka krijuar tashme dhe familjen e saj dhe eshte bere nene e vajzes dyvjecare Evita, po kalon disa dite ne Tiranen paszgjedhore. Elsa erdhi ne Shqiperi posacerisht per te votuar Rilindjen, nje fakt qe e deklaroi dhe kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama ne “Facebook”, duke postuar madje edhe foto me kengetaren e njohur shqiptare. Pasi ka votuar dhe ka pritur rezultatin e fitores se PS-se, Elsa ka vijuar qendrimin e saj ne Tirane gjate kesaj jave, ndersa eshte fotografuar po ashtu ne shoqerine e mikut te saj te hershem, gazetarit Arjan Konomi. Kengetarja ka udhetuar e vetme kesaj here nga Italia, per here te pare larg vajzes se saj te vogel, te cilen e ka lene per disa dite nen kujdesin e familjes se bashkeshortit. Ajo eshte shfaqur ne Tirane e lumtur dhe ne forme shume te mire fizike, me linja super elegante, edhe pse eshte bere nene. E, pas postimit te fotos se saj shume miqesore me kreun e PS-se, Edi Rama ne rrjetet sociale, filluan aludimet se arsyeja e ardhjes se saj ne Tirane eshte dhe pergatitja per nje rikthim ndryshe jo me si artiste, dhe nje post te mire ne politike. Por, sipas informacioneve tona, ajo nuk ka ndonje qellim konkret per t’u angazhuar ne politike. Elsa Lila njihet per mbeshtetjen qe i ka dhene kreut te opozites, Rama. Ajo mori pjese dhe ne greven e urise me cadra qe opozita beri per jave te tera para Kryeministrise, ne shenje proteste per rezultatin e zgjedhjeve vendore te vitit 2011.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online