All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 13 July 2013

Samanta Karavella, shume lule per ditelindjen e 23-te...

Samanta: Me Anaidin ditelindjet ne nje dite, ja si i festuam bashke

Ishte viti i saj i triumfit si kengetare, dhe ndaj i rezervoi vetes nje nate feste te vertete per ditelindjen e saj te 23-te, me 9 korrik. Edhe pse kenga me te cilen fitoi “Top Fest 10” titullohej “Loti i fundit”, ajo i solli lot gezimi dhe nje hap te ri ne karrieren e saj ne muzike. Samanta Karavella tregon per koincidencen e ditelindjes me adhuruesin e saj, Anaid Kalotin, fituesin e “Big Brother 6”. Te lindur ne nje dite, ata kane uruar njeri-tjetrin pas mesnate, ku jane takuar ne nje nga club-et e Tiranes. Sipas parashikuesve te fatit, ky eshte viti i shenjes qe ata i perkasin ne horoskop, Gaforres, ndaj presin dhe me shume nga fati deri ne fund te vitit. 2013-ta u dhuroi nga nje kupe dhe para, nderkohe qe Samanta tregon me shume per veten dhe simpatine qe Anaidi i ka shprehur publikisht.

Sonte finalja e "Miss World Kosova 2013"

Nata finale e “Miss World Kosova 2013”

Sot eshte nata finale e “Miss World Kosova 2013”, ku plot 16 bukuroshe shqiptare do te marrin pjese ne kete spektakel bukurie. Organizatori i ketij spektakli, Agron Selimi, thote se gjithcka ka ecur sipas planit dhe vajzat jane te pergatitura per kete spektakel. Sipas tij skenografia do te jete dicka me ndryshe se heret e tjera, do te jete nje skene me lule pasi jemi ne stinen e veres. Po ashtu edhe koreografia per vallezim modern, Zana Jaha-Osmani, shprehet se gjithcka eshte duke ecur sipas parashikimeve. Koreografia per nje jave eshte marr me ushtrimin e vajzave per ecje, kercimin etj. “Organizimi ka qene shume i mire, gjithcka ka ecur sipas planit edhe pse koha ka qene me e kufizuar se zakonisht, jemi munduar qe te mbarojme sa me shpejt te gjitha, per te qene te te gatshem”, thote Zana. Bukuroshet e “Miss World Kosova 2013”, pohojne se ky konkurs eshte nje gare ku do te fitoje me e mira.

Vigani sonte feston ditelindjen...

Vigani tek "Effaaa's Bar"
Nje Big-Party per ditelindjen

Vigani sot ka ditelindjen dhe ne mesojme se ka menduar qe te organizoje nje big party ne qytetin e tij te lindjes, ne Gjakove.

Por ideja ka qene edhe e miqve te tij me te mire dale po nga “BB6”, madje ditelindja e tij do te festohet ne lokalin e nates qe ka hapur nje tjeter ish-banore e “BB6”, Altina.

Ne kete mbremje do te jene te ftuar thuajse te gjithe banoret e ketij reality-show, pasi pjesa me e madhe e tyre vazhdon te mbesin miq edhe pas lojes qe ata bene ne shtepine me te vezhguar shqiptare.

Per muziken do te kujdeset vellai i Viganit, Valon Shehu. Nje gje eshte e sigurt, se kjo mbremje do te kete mjaft vajza te bukura qe do te vijne per protagonistin kryesor Viganin, pasi ne cdo moment ate e shikon te rrethuar me vajza shume simpatike.

Anaidi feston ditelindjen 12 ore rresht me femra te bukura...

Anaidi: Surprizat e ditelindjes me Samanten

Anaidi i “BB6” mbush 28 vjec, femrat me te cilat festoi per 12 ore rresht.

Ishte nje feste qe zgjati plot 12 ore, nisi ne oren 21:00 te se martes ne mbremje dhe perfundoi ne oren 09:00 te mengjesit te se merkures. Diten e marte, ne perendim, Anaid Kaloti, fituesi i “Big Brother 6”, kishte ftuar miqte dhe mikeshat e tij me te afert per te festuar ne “Sun smile” (rezidenca Kodra e Diellit) diten e lindjes se tij. Ne mesazhin qe u kishte derguar miqve, i porositi te merrnin dhe rrobat e banjes me vete, qe nese do ta tepronin me alkoolin, te mund te hidheshin ne pishine. Me shume sesa nje feste me personazhe VIP, Anaidi kishte organizuar nje darke miqesore me me te dashurit e tij.

Joana zhvishet pertej bikinit...

Joana topless
Fotot topless te Joanes se “Big Brother”

Ajo di te jete pa komplekse, jo vetem kur ishte ne lojen e “Big Brother 6”, por edhe tashme qe vazhdon jeten si vajza e njohur pas fames qe mori ne kete “reality show”. Joana Gjuzi, e cila tashme i eshte rikthyer pamjes se biondines qe ka pasur para se te hynte ne loje, vazhdon te beje jete e qejfit qe i pelqen te beje, sic ka pohuar dhe brenda shtepise. Keto dite te nxehta korriku, ajo eshte fotografuar ne nje nga pishinat e njohura te Tiranes, duke marre rreze e zhveshur topless, gje qe e ndihmon te marre ngjyre ne menyre te njetrajtshme ne te gjithe trupin. Kjo eshte hera e pare qe Joana zhvishet per te pozuar ne uje, duke ekspozuar edhe trupin e saj ne forme dhe me lekure te shendetshme. Argetimi ne pishina me shoqerine e saj eshte menyra me e zakonshme se si ajo kalon paraditet e ketyre diteve te nxehta ne Tirane, nderkohe qe ne mbremje vijon me jeten e nates, ne club-et e saj me te preferuara, qe tashme jane plot me njerez pothuaj cdo nate.


Miranda Hashani, behet nene per here te dyte...

Lind djalin e dyte

Kengetarja Miranda Hashani per te dyten here eshte bere nene. Ylli i muzikes ka sjelle ne jete djalin e saj te dyte te cilit ia vuri emrin Det. Ajo ndjehet mjaft e lumtur per kete. “Eshte nje emocion i madh te behesh nene per te dyten here. Deti erdhi ne jete ne momentin e duhur, pikerisht ne kohen kur Doni kishte nevoje per nje vella”, ka thene ajo per “Zeri”.

Pjesen dermuese te kohes se shtatzenise Miranda e ka kaluar ne Gjermani, ku edhe atje ka lindur. Mirepo pas nje kohe te shkurter ajo planifikon te kthehet ne Kosove dhe te vazhdoj punen ne karrieren muzikore. “Padyshim se do te rikthehem me projekte te reja, do te vazhdoj te realizoj kenge per adhuruesit e mi”, shprehet ne fund ajo.

Mirsa Kerceli: Do jem aktive ne skene deri ne momentin e fundit te shtatzenise...

Mirsa Kerceli shtatzene
Konfirmon shtatzenine

Ende vazhdojne komentet rreth shtatzenise se kengetares Mirsa Kerceli, mirepo askush nuk arriti te mesoj te verteten se eshte apo nuk eshte shtatzene, per faktin se vet kengetarja nuk ka dashur te flas per kete ceshtje, duke i lene ne pritje fansat e saj. Mirepo kete ekskluzivitet Mirsa ka vendosur ta shpalos tani per gazeten “Zeri” , duke thene se eshte shtatzene dhe se brenda disa muajve do te behet nene.

“Ka disa dite qe portalet po merren me ceshtjen time private, mirepo deri me tani askush nuk e ka mesuar te verteten, sepse nuk e kam pare te arsyeshme te flas hapur. Por tani per here te pare po flas per gazeten ‘Zeri’ se jam shtatzene dhe se shendeti im vazhdon te jete shume i mire, keshtu qe brenda disa muajsh do te behem nene”, shprehet ajo.

Revista PANORAMA PLUS - 13 Korrik 2013

Revista PANORAMA PLUS - 13 Korrik 2013
Revista PANORAMA PLUS, 13 Korrik 2013
  • Anaidi, surprizat e ditelindjes me Samanten. Mbush 28 vjec, femrat me te cilat festoi per 12 ore rresht. Anaidi: E kam veshtire te bie ne dashuri, Samanta po ashtu. Samanta: Me Anaidin ditelindjet ne nje dite, ja si i festuam bashke.
  • Joana fotografohet topless
  • Pushimet aktive te Lorik Canes ne Dhermi, fotot...
  • Vigani dhe Franceska, relaksohen te dy ne plazh
  • Incident ne restorantin e pronarit kosovar ne Nju Jork, klientja zhvishet topless. Lajmi i pazakonte ben xhiron e mediave te botes
  • Rita Ora provokon ne muajin e Ramazanit
  • Orinda Huta fryn buzet
  • Iliri i "BB6" me Anisen ne Paris
  • Elvana pas dobesimit shfaqet me bark te skalitur
  • Seldi pas klipit "Jam bo tape", fton te fejuaren te pine bashke ne Tirane
  • Juli: Ju rrefej takimin me Berishen, u mallengjye kur pa tatuazhin

Revista BLUETOOTH - 13 Korrik 2013

Revista BLUETOOTH - 13 Korrik 2013
Revista BLUETOOTH, 13 Korrik 2013
  • VIP-at ne Plazh; Parada e nxehte e personazheve publike. Fotot provokuese te bukurosheve; Zogu me i mire; Nje dashuri e re nga "Big Brother"?; Rudina e mbyll me "schiuma party"; Nje "miss" ne plazh; Rita Ora s'ka komplekse; Seksi Fjolla; Adelina Tahiri "so hot"; Pozat e nxehta te Anjezes
  • Inis Gjoni ne forme perfekte, pushon me vajzen. 
  • Bleona Qereti, joshja qe vjen nga deti
  • Besa Kokedhima, ne "Folie" rrefen suprizen e kesaj vere
  • Anaidi feston ditelindjen, torta nje dollar me foton e tij. Te ftuar banoret e "Big Brother", mungon Joana
  • Zhvishet Joana, pozon gjysme nudo ne pishina
  • "Baba Stars" nuk e ndjejne krizen
  • Blero, kenge dedikuar zotit
  • Shkendije Mujaj mbulohet per Ramazan
  • Hana Cakuli urren duhanin
  • Mirsa konfirmon se eshte shtatzene

Wednesday, 10 July 2013

Korab Jetishi martohet me 25 korrik

Këngëtari Korab Jetishi ka vendosur ti thotë ‘tung’ beqarisë dhe të martohet këtë verë.

Ne mësojmë se djali i këngëtarit të madh Shkëlxen Jetishi do të martohet me 25 korrik dhe dasmën do ta mbajë te restoranti që babai i tij ka hapur.

Por sipas një burimi që dëshiron të mbetet anonim, kjo dasëm është nxituar të bëhet sa më parë pasi Korabi dhe e fejuara e tij, Gentiana presin një fëmijë, madje ka qene babai i Korabit ai që ka dashur të bëhet sa më parë kjo martesë. Ne i urojmë të trashëgohet çifti dhe jetë të lumtur.

Burimi:http://teksteshqip.com/korab-jetishi/lajme_5141.php
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Korab Loves marry July 25

Korab Loves singer has decided to say 'hello' celibacy and marry this summer. We learn that the son of the great singer Loves Shkëlxen will marry on July 25 and the wedding will keep the restaurant his father opened.

Arsim Salihaj, menaxheri koncerteve gjigande ne Diaspore

Të gjithë e njohin, jo vetëm si artist por edhe një menaxher të zoti.

Është fjala për Arsim Salihaj, të cilin thuajse të gjithë artistët e njohin dhe kanë bashkëpunuar me të, duke qenë shpesh herë nën menaxhimin e koncerteve të mëdha që Sima sic e quajnë miqtë e tij, realizon.

Në zvicër Arsimi është një personazh i cili organizon mbrëmjet më të vecantë dhe me artistë të rinj dhe me emër shumë të mirë.

Mësojmë se tashmë ai ka marrë për sezonin që vjen në menaxhim edhe reperin e njohur 2 Ton, këngëtaren Dafina Dauti etj,  si dhe menaxhon ka kohë edhe këngëtarin e talentuar Granit Ahmeti, si dhe ka kontakte edhe me artistë të njohur internacional.

Tuesday, 9 July 2013

Anaidi pelqen Samanten, ndajne te njejten ditelindje?

Anaidi fillon pune ne Bashkine e Tiranes: Me pelqen Samanta Karavella

Nese keni menduar se Anaidi meqe fitoi edicionin e fundit te “Big Brother” e u be i famshem, do te marre parate e do te beje pushime vipash, keni gabuar. Djali nga Tirana me te dale nga shtepia e famshme i eshte perveshur punes. Kam filluar nje pune full-time ne bashkine e kryeqytetit te cilen po e ben me shume deshire dhe per pushimet as qe po mendon fare. Ne kete interviste Anaidi na tregoi per ditet e tij ne bashki, per projektet e rendesishme qe do te nisin ne shtator dhe per njohjen me nje vajze te suksesshme, fituese si ai, te cilen e pelqen shume. Ajo eshte Samanta Karavella...

Anaid me se po merresh keto kohe?
Kam filluar pune ne Bashkine e Tiranes dhe per momentin ky eshte angazhimi im i vetem.

Xherdan Shaqiri, futbollisti qe ben "beatbox" [VIDEO]

Xherdan Shaqiri beatbox
Talenti tjeter i Xherdan Shaqirit

Futbollisti kosovar i Bajern Mynih, Xherdan Shaqiri, ka treguar aftesite e tij muzikore duke ofruar ritem perpara publikut ne nje festival ne Zvicer. “Roberi ka ritmin, Ribery mashtrimet me top, Muller golat, por Shaqiri mund te beje beatbox!”, shkruan portali me i famshem i futbollit, ‘Goal.com’ ne nje artikull kushtuar talentit muzikor te Shaqirit. Mesfushori i Bajern Mynih dhe perfaqesueses se Zvicres ne futboll, gjate nje qendrimi ne qytetin e tij ku jeton, Zyrih, eshte ftuar ne skenen e nje festivali te rinjsh. Xherdani e ka marre menjehere situaten ne dore duke surprizuar publikun e pranishem. Pasi ka pershendetur, ai ka marre mikrofonin dhe u ka ofruar te pranishmeve edhe ca ritme duke treguar talentin per beatbox.


Ramushi dhe Anita, feste luksoze per 10-vjetor..[VIDEO]

Haradinaj shpenzon mbi 20 mije euro per pervjetorin e marteses

Ish-kryeministri i Kosoves, i akuzuar per krime lufte ne Gjyqin e Hages, Ramush Haradinaj ka festuar ditelindjen e tij si dhe 10-vjetorin e marteses me gazetaren Anita Haradinaj.

Kjo feste u zhvillua ne nje nga lokalet me luksoze ne Prishtine dhe behet e ditur se e gjitha kushtoi mbi 20 mije euro. Pjata per person ka kushtuar 28 euro dhe duke e mbledhur ketu edhe shumen e tavolinave, rreth 800 se bashku, kane arritur vleren 17.640 euro.

Rikja e "BB6", merr oferta qe nga televizioni e deri tek politika...

Rikja e “Big Brother” merr oferta nga politika

Zhvendoset ne Spanje me te dashurin dhe reflekton per alternativat edhe ne boten e televizionit.

Tundohet per t’u rikthyer perfundimisht ne Tirane.

Ofertat i ka nga fusha te ndryshme, qe nga televizioni e deri te politika. Por, thuhet se Rike do te mendoje me te miren per veten, qe mund te jete ndoshta edhe nje vendim qe do ta ktheje ate ne Tirane.

Shume mund te jene kureshtare te dine se si po vazhdon jeta e banoreve me te spikatur te “Big Brother 6”, mes te cileve dhe modeles nga Durresi, por qe jeton ne Itali, Rike Roci. Natyrisht qe tashme te gjithe jane kthyer nga vendet ku kane ardhur, per te rinisur jeten aty ku e kane lene, duke iu dorezuar pushimeve verore deri ne marrjen e ndonje oferte speciale per ne vjeshte.


Monday, 8 July 2013

Redon Makashi, gati per te krijuar familje...

“Deshiroj qe me partneren time te sjell ne jete nje vajze”

Redon Makashi: “Edhe beqaria e ka nje kufi, tani kam plan te behem baba”

Liria e ka nje cak, kur fjala eshte te hedhesh nje hap ndryshe ne jete. Ka shkruar nje ditar muzikor, qe ka brenda gezim, dashuri, aventura, dhimbje dhe reflektim per vitet qe kane ikur dhe ato qe do te vijne. Paralajmeron nje kthese ne jeten e tij pas 25 vitesh qe kendon ne skene, dhe nje maturie qe ka fituar si mashkull, ndersa e ka provuar edhe lirine e mendimit, edhe roberine e shpirtit, kur ndoshta ne momente te caktuara eshte ndier i vetem prane pianos. Redon Makashi tregon per ndryshimet qe do te beje ne jeten e tij private dhe planin per t’u bere me femije shume shpejt…

Amarda, ne javet e fundit te shtatzenise, pret djale...

Ami, javet e fundit te pritjes

Ami Toska, e cila ka hyre ne muajin e tete te shtatzenise, duket se po i jeton qete keto dite para sjelljes ne jete te femijes se saj te pare, qe pritet te jete djale. Ami dhe Ermali kane qene te pranishem te henen ne mbremje ne promovimin e klipit me te ri te Aferdita Dreshajt, e cila ne duet me Lumi B ka realizuar kengen “Superstar”, dhe e kane promovuar mes miqve artiste e gazetare. Ne kete mbremje te vecante, Ami kishte ardhur e veshur me te zeza dhe pa taka, duke pozuar para fotografeve qe ishin te pranishem. Prezantuesja e “Dancing with the stars”, ka preferuar qe te jete e pranishme ne media dhe aktivitete te ndryshme keto muaj, edhe pse nuk ka pasur ndonje angazhim ne ekran. Tashme po i kushton shume kujdes mbarevajtjes se shtatzenise, ne prag te hyrjes ne muajin e tete. Se bashku me bashkeshortin e saj, Ermal Mamaqi, ata nuk hezitojne te shkojne kudo ku jane te ftuar. Cifti Ermali dhe Ami pritet te behen prinder te nje djali kete fundvere, nderkohe qe nuk e kane fshehur faktin qe jane shume te lumtur per “mysafirin” e vogel qe presin ne familje.

Anaidi, i suksesshem me femra me makinen e re...

Anaidi, me i suksesshem me femra me kabrion qe fitoi ne “BB”

Anaid Kaloti, 27-vjecari qe fitoi “Big Brother 6”, eshte fotografuar per here te pare me makinen e tij “Peugeot”, dhurata qe mori si fitues i “BB”, teksa kishte ndaluar te takonte nje mikeshe. Duket se tashme me sharmin e fituesit, shume vajza afrohen ta njohin Anaidin, apo i shfaqin deshiren per te bere nje guide ne Tirane me makinen e tij te re. Paparaci e yne e ka fotografuar keto dite ndersa takohet me gazetaren Syrjeva Berberi, per te cilen ka pohuar kur ishte ne loje se ajo eshte mikja e tij me e mire. Ata jane njohur ne auditoret e Gazetarise, ku kane studiuar te dy, nderkohe qe thashethemet se mes tyre ekziston dicka, pergjithesisht i kane mohuar, duke u shprehur se jane aq miq te mire, sa mund t’ua besojne sekretet vetem njeri-tjetrit. Syrjeva ka pohuar se e njihte aq shume Anaidin, sa gjate qendrimit te tij ne loje, ajo foli me bindje ne nje interviste per gazeten “Panorama”, se mes tij dhe Joanes kurre nuk do te krijohej nje lidhje jashte, dhe ashtu ndodhi me te vertete.

Aleksander Gjoka, behet gjysh i nje mbese...

Aleksander Gjoka behet gjysh, vjen ne jete mbesa e tij ne Itali

Kengetari i njohur Aleksander Gjoka eshte bere gjysh per here te pare. Keto dite djali i tij 25-vjecar, Rei, qe jeton ne Itali, eshte bere baba i nje vajze gjate bashkejeteses me te dashuren italiane. Sandri e ka marre kete lajm me telefon, pasi ai jeton larg familjes qe prej vitit 1998, kur bashkeshortja e tij Merita se bashku me Rein qe eshte diplomuar per Informatike dhe vajzen e tyre 17-vjecare Xhoel vendosen te jetojne ne Itali. Kantautori jeton i vetem ne Tirane, dhe komenteve te ndryshme per ndarje nga bashkeshortja e tij ai u dha fund ne vitin 2009, ku u shfaq cift ne nje feste private mes artistesh pas 10 vitesh qe jetonin larg njeri-tjetrit. Sandri dhe Merita u fotografuan duke shkembyer puthje ne publik, per te deshmuar se pavaresisht largesise, marredhenia e tyre vazhdonte normalisht. Dhe tashme ne gati 14 vite martese ne distance, Sandri ka provuar per here te pare emocionin e qenit gjysh i nje mbese.


Adrola Dushi feston 20 vjetorin, e dashuruar...

“Miss Albania”, Adrola Dushi feston 20-vjetorin

Adrola Dushi, vajza nga Rresheni qe u shpall “Miss Albania 2012”, organizuar nga Vera Grabocka dhe fotografi i njohur Fadil Berisha, ka festuar 20- vjetorin ne nje mbremje te organizuar me miqte. Vajza, e cila perfaqesoi Shqiperine ne “Miss Univers”, por qe nuk arriti dot te klasifikohej ne 15 me te mirat, u ka bere nje surprize miqve nje darke festive per shoqerine e saj. Adrola, nje miss me tiparet e brunes, ka qene e preferuara e Fadil Berishes ne garen e “Miss Albania”. Ajo mund te konsiderohet me fat, pasi spektakli qe u transmetua ne “Tv Klan” kete vit ka ekskluzivitetin e licencave me te medha boterore: “Miss World”, “Miss Universe”, “Elite Fashion” dhe “Mister World”. Nderkohe qe ende nuk e dime nese Adroles i eshte bere ndonje oferte speciale keto kohe.

Blendi Fevziu, naten politike, diten relaksohet me biciklete...

Pasioni i Blendi Fevziut per ciklizem

I veshur gjithmone me kostum e kollare ne programin e tij “Opinion”, duket sikur Blendi Fevziun nuk mund ta imagjinojme me veshje te tjera. Prandaj dhe po ju sjellim nje tjeter version te tij, kesaj here me sportiv se kurre. Gazetari dhe moderatori i njohur eshte fotografuar i hipur ne biciklete nderkohe qe miqte e tij pohojne se xhirot me biciklete jane pasioni i tij, nje menyre per tu stervitur dhe relaksuar.

Read more at: Panorama Plus
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Fevziu Blendi passion for cycling

I always wore a suit and tie in his program "Opinion" appears Blendi Fevziu can not imagine other clothing. Therefore, I bring you another version of it this time more sporty than ever. Known journalist and moderator is photographed the bike while riding his friends claim that bicycle rides are his passion a way to train and get relaxed. ]]

Frederik Ndoci, familjar i shkelqyer...

Ana familjare e Frederik Ndocit

Kengetari i njohur Frederik Ndoci, duket se i eshte rikthyer pasionit te tij te aktorit, por tashme ne shtepine e tij, duke u shfaqur para bashkeshortes dhe dy femijeve te vegjel i veshur si sheik. Kjo foto qe shihni eshte postuar ne Facebook nga gruaja e tij, Alisa Baraku, e cila e ka shoqeruar me komentin “buzeqeshja qe me zgjon cdo mengjes”, dedikuar atij. Korrikun e vitit te kaluar, Frederiku u be babai i djalit te tij te pare Nikolo, pas tri vajzave, dy nga martesa e pare dhe vajzes nga martesa e fundit. Pas vajzes Marilu, kengetari ne pervjetorin e tij te 50-te u gezua me ardhjen ne jete te djalit te tij te pare.


S'eshte shaka, Agron Llakaj ben nderhyrje estetike ne fytyre...

Agron Llakaj, pasi ka kaluar te 50-at u nenshtrohet trajtimeve estetike per fytyren

Si nje personazh i njohur i humorit prej vitesh ne ekran, duket se moderatori i spektaklit “Al Pazar” ne “Vizion Plus” ka filluar t’i kushtoje me shume vemendje pamjes e tij, tani qe eshte 53 vjec. Vitet bejne punen e tyre, por edhe Llakaj ka menduar si t’u shkoje ndesh gjurmeve te moshes ne lekure, duke nisur nje seance trajtimesh intensive ne mbyllje te sezonit televiziv dhe pak dite para fillimit te pushimeve, qe ai si cdo vit i ben ne plazhet e Greqise. Kete trajtim ai madje nuk e fsheh, duke pranuar te pozoje se bashku me estetisten e qendres “Kleopatra”, ku ai eshte klient i saj. Nderkohe nuk e dime se sa do te kujdeset Agroni per peshen, per te humbur kilet e teperta qe ka vendosur keto vitet e fundit. Moderatori i njohur i spektaklit “Portokalli” u rikthye vitin e kaluar pas dy vitesh ne rolin e moderatorit te humorit, ku si shoeman i nje “pazari televiziv” me te ftuar solli nje spektakel ndryshe.


Sunday, 7 July 2013

Roela Kaso, shqiptarja e pare ne pasarelat e Milanos...

Roela Kaso by Renuar Locaj
Roela Kaso, vajza qe “sfidon” supermodelen Cara Delevigne

ROELA KASO THYEN MITIN! SHQIPTARJA E PARE DHE E VETME, QE LISTOHET NE TE NJEJTEN AGJENCI NE MILANO, ME DY IKONAT E MODES CARA DELEVIGNE DHE SU HUE

Adoleshentja shqiptare rrefen ne kete interviste per “Bluetooth” rrugetimin e saj ne boten e modes.

Si nisi modelingu per ju?
Me kane zbuluar prej nje viti ne dyert e gjimnazit tim, teksa po largohesha nga shkolla. Me afrohet nje vajze dhe me prezantohet si pjese e agjencise “Bindi Model Management”. Te jem e sinqerte, kam qene nje vajze qe modelingun nuk e ka pasur asnjehere hobi dhe gjithnje skeptike ne lidhje me industrine e modes. Per miresjellje ndaj insistimit te vajzes i lashe numrin tim, duke i komunikuar qe do te kishim nje takim bashke me prinderit dhe me pronaret e agjencise. Ajo dite erdhi te nesermen dhe une degjoja e pavemendshme prezantimin e agjencise me bindje dhe padurim qe sapo te mbaronte takimi te largohesha. Pas shume kohesh insistim nga agjencia dhe me nisjen e seteve te para fotografike, cdo gje ndryshoi per mua. Modelingu ishte nje zbulim i paimagjinueshem!

"Budallalleqet" e Seldit dhe Sinanit...

Sinani dhe Seldi i kendojne "Fustanit me kukulla"! Hem, dicka nuk shkon.

E para, kenga eshte riperseritje e njeqindte e versionit "Adrenalina" dhe pastaj... fustan me kukulla?

I bie po ngacmojne nje minorene keta te dy?

Sinqerisht kur nuk dine me cfare kengesh te pjellin, me mire mos te kendosh fare se te besh kesi budallalleqesh! /fatma h/paloma/

Revista PALOMA - 6 Korrik 2013

Revista PALOMA, 6 Korrik 2013
  • Aferdita Dreshaj: Zemra me eshte thyer disa here! Djali ne klip nuk eshte i dashuri im!
  • Enca Haxhia: Ku ka me mire se t'i kesh te gjitha!
  • Linda Halimi, pjese e "Playboy"
  • Adelina Tahiri i ve kusht Arian Canit: Mua ose Aferditen ne emision! Cani zgjedh Aferditen!
  • Dren Abazi: Jam nje shpirt i lire!
  • Gili: Pse nuk bej nderhyrje estetike. Nuk dua qe ne jeten e perditshme te dukem si ne ekran
  • Big Brother; Ditet e Elones ne France...
  • Alban Skenderaj i propozon per martese Miriam nen uje
  • Dajana Shabani, seksi ne plazh
  • Dafina nuk rruan sqetullat!
  • Dhurata Dora: Nuk jam kopje e Tunes dhe Dafines! Me pelqen shume vetja!
  • Nga Niko Komani: Vera ne Plazh 2013

Shpati pas ndarjes behet Kazanove, preferon femrat per nje nate...

Shpat Kasapi ne klipin "Casanova"
"Do t'i perdorja femrat per nje nate"

Muzika per te eshte frymemarrje. Pa te nuk do te jetonte dot. Keshtu thote Shpat Kasapi, kengetari simpatik, i cili keto kohe i eshte perkushtuar me shume se kurre karrieres se tij. Jeta e tij ka ndryshuar shume tashme. Kengetari rrefen momentet e veshtira qe ka kaluar, por edhe se cfare kerkon ai tashme nga jeta. Vec karrieres si kengetar ne plan ka te hap edhe nje lokal ne Shkup, pasi sipas tij ky eshte jo vetem nje biznes i mire por edhe nje nevoje per qytetin e tij. Nderkohe pas klipit me titullin provokues “Kazanova”, kengetari shume shpejt do te vij ne nje bashkepunim mjaft interesant me Blerina Braken.

Aferdita Dreshaj: Paparacet dhe mediat roze, te dashuruar me mua...

Aferdita ne klipin "Superstar"
Aferdita Dreshaj: Rikthimi me Shpatin? Kurre mos thuaj kurre. Kemi mbetur shoke

Aferdita Dreshaj, ‘super stari’ i show biz-it rrefen ne kete interviste ekskluzive per “Bluetooth” projektin e saj te fundit, qe mban emrin “Super Star”, e qe i dedikohet pikerisht medias roze... Bukuroshja nga Mali i Zi, qe me paraqitjen e saj trazon shpirtrat e cilitdo qe i kalon prane, flet per here te pare per marredhenien e shumeperfolur me ish-te fejuarin, kengetarin Shpat Kasapi. Shqiptarja seksi qe po rremben kontrata te majme nga kompani te rendesishme ne boten e modes, tregon sakaq edhe planet qe ka per veren...

Genta dhe Graniti, nje lidhje misterioze...

Genta dhe Graniti
Moderatori kosovar: Me Genta Ismajlin, me shume se miq

Eshte si hije e Gentes. Kudo qe eshte kengetarja, eshte edhe moderatori Granit Miftari, djali nga Gjilani, i cili nuk eshte i panjohur per publikun. Por i pakuptueshem per publikun mbetet raporti qe ai ka me Genten. Duke qene se shihen gjithmone bashke, shpesh jane hedhur dyshime rreth nje lidhjeje te mundshme dashurie mes tyre. “Me Genten njihemi prej 9 vitesh. Jemi njohur per here te pare te disa te aferm dhe nga aty filluam te shoqerohemi”, ka treguar fillimisht Graniti, duke sqaruar se miqesia e tyre eshte forcuar dhe ka filluar te marre kete forme qe ka sot, nga xhirimet e kenges se Gentes “Skllav me ti s’do te jesh”. “Kane kaluar shume e shume vjet. Miqesia ende ruhet per arsye te respektit reciprok, ndjenjes njerezore, pozitivitetit, sinqeritetit dhe dashurise. Po, eshte e vertete se ne jemi me shume se miq. Jemi si anetare te nje familjeje e jo vetem miq. Madje raporti yne sa vjen e forcohet”, ka shtuar ai duke mos mohuar se kane nje lidhje me shume se miqesore.


Lori Hoxha, vajza qe nget "Lamborghini"...

Lori, vajza e Dritan Hoxhes terheq vemendjen me “Lamborginin” e saj luksoz

Mesa duket, edhe ajo si babai i saj i ndjere, ka pasion makinat sportive. E kemi fjalen per Lorin, vajzen e madhe te Dritan Hoxhes, themeluesit te “Top Medias”. Kur Lori mbushi 18 vjece, mori si dhurate nga e ema nje makine “Lamborgini”, e cila thone se kushton diku rreth 150 mije euro. Natyrisht qe me nje makine kaq te bukur, Lori nuk mund te kaloje pa rene ne sy. Si ne kete foto qe ka kapur paparazzi yne, ku ne rruge shume kalimtare kuriozohen se kush mund te jete duke e ngare nje makine kaq te shtrenjte.

Arbana ben pushime te cmendura, i bie rreth e rrotull botes...

Arbana ne Malazi dhe Tajlande
Pushimet e cmendura te Arbanes

Pas nje sezoni te ngarkuar televiziv, prezantuesja e njohur Arbana Osmani duket se ka bere nje axhende ambicioze per te shijuar pushimet verore.

E angazhuar me programin e femijeve “1001 pse”, me pas cdo te shtune me “Big Brother”, pervec programeve radiofonike, erdhi momenti qe Arbana t’u dorezohet pushimeve, te cilat duket se kesaj here kane qene me argetuese se kurre.

Si fillim ajo ka shijuar bregdetin e Jugut, per te vazhduar me pas me disa vende te Europes. Itinerari i saj eshte percjelle me foto, te cilat ajo vete i ka publikuar ne profilin e saj ne Instagram. Rere, plazh, diell, por edhe foto me kafshe, te cilat duket se Arbana i ka shume perzemer. Keto po qe jane pushime per se mbari!

Bleona, heq te brendshmet per Revisten "Teuta"...

Bleona pa te brendshme ne fotot e reja

E shquar gjithnje per foto shume sensuale, Bleona edhe kesaj here ka bere te njejten gje. Revista “Teuta”, e cila botohet ne Kosove, ka pasur ne kopertinen e ketij muaji Bleonen.

Tashme qe realizoi nje duet me Getoarin, natyrisht qe terhoqi vemendjen e mediave shqiptare, por kurioziteti jone per te mbeten gjithnje fotot.

Edhe kesaj here fotot e Bleones, te realizuara per kete reviste, jane shume seksi, por ne zgjodhem ate qe na u duk si me “pikantja”.

Me nje veshje ngjyre jeshile, shume transparente, kuptohet qarte se Bleona nuk ka perdorur te brendshme.

Read more at: Panorama Plus
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Bleona without underwear in new photos
The more prominent the more sensual picture, Bleona has once again done the same thing. Magazine "Teuta", which is published in Kosovo, has been on the cover of this month Bleonën. Already had a duet with Getoarin, naturally drew the attention of the Albanian media, but our curiosity to remain forever pictures. Once more photos Bleonës, conducted for the magazine, are very sexy, but we chose what seemed like the "spicy". With a green dress, very transparent, clearly understood that Bleona has no internal use. ]]

Tuna ben show, josh edhe femrat...

Tuna super-hot, tani josh edhe femrat

Eshte folur shume per Tunen keto kohe dhe ne fakt duket se edhe ajo ka dashur qe te flitet per te. Ajo eshte nje nga kengetaret qe prodhon shume lajm, pasi di se si te terheqe vemendjen. Veren e kaluar Tuna i shokoi te githe teksa bente gjeste intime ne klipin e saj “I asaj”, aq sa i vune edhe nofken “Zogu”. Por, Tuna jo vetem qe nuk e pati problem, por beri nje tjeter kenge me titull “Zogu ma i mire prej krejtve” dhe kesaj rradhe ne duet me te dashurin e saj, Cosman. Edhe pse nga Maqedonia, Tuna qe kur u be pjese e jurise se “X Factor”, po pelqehet shume edhe ne Shqiperi dhe ftohet pothuajse ne cdo aktivitet ne kryeqytet, pasi spektakli prej saj eshte i garantuar. Ne nje te tille ishte e ftuar edhe dy dite me pare, i cili realizohej ne ambientet e “Lolly Pop”.


Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online