All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 20 July 2013

Mc Kreshes, pi hec repi edhe ner uj [VIDEO]

Klipi i shumepritur, padyshim, i dy nga reperave me te mire kosovare, Mc Kreshes dhe Lyrical Son, xhiruar ne Dubai eshte lancuar me nje premiere ne emisionin "Prive" dhe me pastaj edhe ne Youtube.

Vete titulli "Me ta pyl" dmth. 'me ta lyp' tregon sakte se fabula e kenges ka te bej me "at senin", dhe eshte i shoqeruar me imazhe te femrave seksi, te bardha dhe te zeza, qe dridhin "thoben" poshte e larte ne nje vile luksoze, te ndonje miku qe e do repin dhe fabulen ne fjale, apo ndoshta e huazuar me qira.

Sic edhe u komentua nga disa fansa, cdo gje duket super hot dhe verore, por ndoshta jo dhe aq e pershtatshme per kete muaj te Ramazanit.

Sidoqofte, neve na la pershtypje fakti qe Mc Kreshes po i ecen mire repi edhe nen uje. /Albavipnews/



Fatjeta Barbullushi, kenges fituese i ben video...

Dhuron Videon E Kenges "Zoteri"

Nje video shume e bukur ku ka brenda dhe nje realizim shume interesant. Kjo eshte ajo qe shohim ne videoklipin e kenges, e cila muaj me pare fitoi cmimin e pare ne Festivalin "Celesi Muzikor 7", kenduar mjaft embel nga Fatjeta Barbullushi.

Fjala eshte per kengen "'Zoteri", ku edhe Fatjeta duket si nje zonje e bukur ne kete video, madje duke edhe interpretuar si nje aktore. Kenga kur ishte ne festival ka marre komentet e bukura e tashme pritet dhe nuk ka diskutim qe do te marre edhe shikimet e duhura qofte ne Youtube, por dhe do ta shohim si nje kenge mjaft te bukur ne TV-te tona. /maksim gjokaj/

Arta Bajrami, se shpejti me nje "bombe" verore...

Gati Me 'Bomb Shell'

Nje nga kengetaret me te mira shqiptare ne muziken RnB mesojme se ka gati kengen e saj me te re, e cila do te vije ne bashkepunim me vellaun e saj producentin Don Arbas, ku edhe ku i fundit do te kendoje me te.

Video eshte duke u punuar dhe kenga eshte nje "Bombe' ashtu sic edhe mban titullin "Bomb Shell", dhe pritet te jete nje hit i kesaj vere. Dikur nje lajmi i rreme tregonte se Arta Bajrami do ta lere muziken, qe si duket ishte dhene nga dashakeqesit e saj, por prisni tashme nje superhit nga artistja. Si gjithmone kenga eshte krijuar nga Don Arbas, ku e rikthen edhe ate ne skene ne kete duet. /maksim gjokaj/

Elena, ne shtrat me Viganin, per ditelindjen e tij...

Elena, pas ditelindjes se Viganit, perfundon ne krevat me te

Kishin ardhur nje mbremje me pare dhe mendonin qe te argetoheshin ne Prishtine Adnani dhe Elena, ndersa kishin marre me vete edhe Elonen, qe e shoqeronte Shpendi ne “Zone Club”.

Ne ishim aty dhe vume re se Elena rrinte afer Anaidit, dhe dukej sikur nje cift. Por te nesermen, ata do te udhetonin ne Gjakove, ku ishin te ftuar ne “Effa Bar” per te festuar ditelindjen e Viganit, nje tjeter protagonist nga “BB6”.

Festa ka shkuar mjaft bukur, ku edhe torta ishte esktra me banoret e reality-show, ndersa ne qender ishte Vigani dhe Elena. Mos na thoni se ku e morem kete foto, pasi ne zbulojme cdo gje, Elena na paska perfunduar ne krevat me Viganin ate nate si dhurata me e bukur e ditelindjes se tij… Ne kete pershtypje kemi kur shohim kete foto!

Klaudia Pepa dhe Albi Nako, nje martese televizive perrallore...

Klaudia Pepa: Martesa me Albi Nakon, perralla ime me e bukur…

Ne nje kopsht si te Edenit, perkrah personit qe dashuron, e rrethuar me shume dashuri dhe veshtrime qe bekojne. E tille ka qene dita e marteses te dielen e shkuar per Klaudia Pepen, Prima-balerinen e tv Klan, e cila bashke me partnerin e saj, koreografin Albi Nako ne transmetim “Live” ne “E Diela shqiptare” i premtuan njeri-tjetrit dashuri te perjetshme. Nje dasme ne ekranin e Tv Klan, ku te pranishem nuk ishin vetem spektatoret ne salle, Ardit Gjebrea dhe artiste te tjere, por edhe te gjithe teleshikuesit shqiptare nuk kishte ndodhur me pare ne Shqiperi dhe pikerisht kjo ngjarje e bukur, e organizuar deri ne detaje ka surprizuar edhe vete ciftin per mbarevajtjen e saj. E emocionuar dhe e lumtur se, gjithcka shkoi mire dhe se endrra e saj u be realitet, “Princesha e Perralles” per Koha Jone rrefen ndjesite qe i mori kesaj dite te shenuar, Muajin e Mjaltit, surprize nga bashkeshorti, si dhe organizmin e dasmes tjeter, e cila do te zhvillohet pak dite me vone ne nje ambient tjeter madheshtor… me te aferm, miq, kolege dhe persona VIP.

Revista PANORAMA PLUS - 20 Korrik 2013

Revista PANORAMA PLUS - 20 Korrik 2013
Revista PANORAMA PLUS, 20 Korrik 2013
  • Ciljeta, rikthehet bomba seksi
  • Franceska: Sapo jam ndare nga nje lidhje, ju tregoj per marredheniet me djemte
  • Ami Toska: Pres te behem nene ne shtator, ushtroj joga per te perjetuar shtatzenine ndryshe
  • Elona dhe Rike fillojne pushimet se bashku
  • Iliri i "BB6": Pushime e para ne Europe me Anisen, pas nje viti lidhjeje ne distance. Deshiroj te moderoj nje konkurs bukurie, per martesen me duhen 5 milione euro
  • Ertemiona Mejdani le Shqiperine, nis jete te re ne Itali si modele. Ish-missi: Devisin do e kem pas vetes
  • Eldora e "BB6": Si u ndjeva ne shtepine e Shpendit. Surprizat e darkes me 100 te ftuar per 28-vjetor
  • Elena, pas ditelindjes se Viganit, perfundon ne krevat me te
  • Maya, Silva, Anjeza e Barbana, aheng ne 21-vjetorin e Hermesit
  • Tuna feston 28-vjetorin dhe mendon te bleje vile luksoze me Cozman ne Prishtine

Revista BLUETOOTH - 20 Korrik 2013

Revista BLUETOOTH - 20 Korrik 2013
Revista BLUETOOTH, 20 Korrik 2013
  • Ami dhe Ermali ne pritje te djalit: Pas lindjes, Ami ne "greve urie"; 
  • Miriam Cani: Se shpejti dasma, do jete private dhe e qete. Me mamane e Albanit jam shume e lidhur. E lumtur qe e kam pjese te familjes.
  • Noizy mund "Babastars"
  • Foto hot te VIP-ave ne plazh; 3 faqe speciale, 16 personazhe; Rovena Stefa ne Turqi; Afroviti Goge zgjedh jugun; Kleoniki do pishinat; Sabri Fejzullahu, pushime me gruan ne Qeparo; Rozana Radi, nje koktej nga Dhermiu; Vesa Luma, ne plazh e veshur; Franceska, provokuesja e kesaj vere; Pushimet familjare te "miss" Gentes; Ermela argetohet me shoqerine ne bregdetin e jugut; Dren Abazi, det edhe kenge; Angela Martini ne St.Tropez; Luana, rrofte "Summer Fest"-i; Nora Istrefi prek Dubain; Lorik Cana pushon me Moniken; Dafina Zeqiri shfrytezon koncertet; Albana Osmani, relaks me motren; 
  • Vigani feston ditelindjen, harbohen Big Brother-istat. Fotot, me Elenen "prane e prane" si dikur

Poni seksi ne "Dalee" (Video)

Erdhi edhe videoklipi i këngëtares Poni që është në bashkëpunim me këngëtarin 2 Step.

Një video e bukur, por që Poni duket mjaft në formë, saqë në një moment edhe në këtë foto marrë nga klipi duket sikur është Rihana.

Kënga është punuar nga producenti i disa hiteve Alfred Sula, ndërsa video është xhiruar nga 'Pro Video', ashtu sic ju kemi thënë edhe më parë në bregdetin e bukur të jugut të Shqipërisë, aty ku edhe këngëtarja është rritur.

Për tekstin e këngës është kujdesur vetë Poni, por edhe kënga vazhdon të jetë në stilin e saj dhe me theksin e origjinës së saj./Maksim Gjokaj/

Friday, 19 July 2013

Nora Istrefi, seksi bomba e Dubai-t

Nora ne Dubai... nxehet edhe Roberti

Dubai, nje vend ekzotik me temperatura te larta qe kalojne 40 grade celsius, eshte nxehur akoma me shume dhe po "vlon" keto dite me prezencen e seksi bombes shqiptare, Nora Istrefi.

Kartolinat "online" qe po vijne nga Dubai me fotot e kengetares, kane nxitur edhe komente te shumta nga fansat, shumica duke i dhene epitete te larta dukjes perfekte te kengetares.

Nora sapo kishte kaluar nje pushim ne bregdetin Adriatik me te fejuarin Robertin dhe, mesa duket, kesaj radhe ka udhetuar ne Dubai per pushime solo, vetem me shoqet e saj te ngushta. Megjithate, ajo e ka ndjere mungesen e tij dhe e ka bere publike kete ne njeren nga fotot me dicituren: "Robert, me mungon, puthje...".

Nora dhe Roberti, jane nje nder ciftet me te bukura te estrades qe, per momentin, u ka mbete vetem nje gje peng, e kjo eshte martesa! /Albavipnews/

Me shume foto te Nores ne Dubai

Big Mama, pa komplekse: Kam nje trup perfekt...

... ndjehet me seksi se kurre

Kengetarja Big Mama tani ndjehet me seksi se kurre, mbase ka arritur te realizoje deshiren e saj ne strukturimin e hijeve trupore. Tani ajo ndjehet e kenaqur me peshen qe ka arritur te pakesoje me mbajtjen e dietave me muaj te tere. Mbase tani ajo i ka dhene fund ketyre dietave, duke thene se tani nuk kursehet fare ne ngrenie te ushqimit.

“Tani jam me e lumtur se kurre per shkak se u kam dhene fund dietave tani e disa muaj dhe vazhdoj te kem nje trup perfekt. Nderkaq sa i perket ngrenies se ushqimit, tani nuk po kursehem fare, po ha cdo gje qe me pelqen dhe nuk mendoj se mund te shtoj peshe sepse nuk i fitoj lehte kilogramet”, ka thene ajo per “Zerin”. Edhe pse ka pasur nje peshe te madhe, Bigu asnjehere nuk eshte ndjere e kompleksuar, mirepo kureshtja per te pare veten me nje trup te bukur, e ka shtyre qe ajo te mbaje diete dhe te pakesoje kilogramet.

“Asnjehere nuk me ka penguar trashesia qe kam pasur ne trupin tim, jam nje tip qe nuk kam fare komplekse. Mirepo deshira per ta pare veten se si do te dukem me nje trup te dobesuar ka bere qe te mbaj dieta per muaj te tere. Dhe tani meqe e kam arritur deshiren dhe kam arritur te kem linja te bukur trupore, nuk kam nevoje te mbaje diete”, shton ajo. Bigu tani ne kete sezon vere do te beje edhe disa jave pushim ne ndonje plazh te bukur jashte vendit. Mirepo ende nuk ka vendosur se ku dhe me ke do t’i beje keto pushime.

Arita Fejzulai, shqiptarja ne finalen e ‘Miss Norway 2013’

Eshtë në 14-të vajzat më të bukura për këtë vit në Norvegji, shqiptarja Arita Fejzulai.

Ajo është përzgjedhur në një konkurs të rreptë mes 200 vajzave pretendente për në finalen e spektaklit ’Miss Norway Univers 2013’, ku tashmë ne mësojmë se është drejt natës finale ku do të mbahet më 28 shtator, dhe ajo është e vetmja shqiptare.

Arita ka lindur dhe është rritur në Norvegji në qytetin Fredrikstad, dhe origjina e saj është nga Gostivari i Maqedonisë, me baba shqiptar dhe nënën e saj gjysëm boshnjake. Edhe më parë bukuroshja është mësuar me sfidat dhe pasarelat e bukurisë, ajo ka fituar në 2007 titullin ’Miss Albania in Skandinavia”, në Shqipëria ajo ka fituar “Miss Kinemaja”, si dhe shumë cmime në botën e modelizmit.

Ka qenë cmimi i saj i parë në një konkurs zhvilluar në gjimnazin ku ajo mësonte në Norvegji, si “Princess of the Ball”, ai që e shtyu bukuroshen shqiptare që të niste rrugën e konkurseve të bukurisë, e tani ajo pretendon kurorën si më e bukura e Norvegjisë, e nëse ky cmim i shkon shqiptares, atëherë ajo do të përfaqëojë këtë vend në Moskë në muajin nëntor./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Gold Fejzulai, Albanians in the finals of 'Miss Norway 2013'

Miss Durresi në krahet e nje modeli ne Zvicer

Bukuroshja Daniela Pajaziti, apo Miss Durrësi 2013, si duket udhëtimi që ka bërë një javë më parë në Zvicër ka pas një arsyeje.

Ajo është shoqëruar atje me një djalosh simpatik me origjinë nga Gjakova e Kosovës që jeton prej vitesh në Zvicër, dhe quhet Armando i njohur me këtë pseudonim si model, ose emrin e saktë Pashk.

Flitet se djaloshi ia ka marrë zemrën Danjelës dhe e ka ftuar në qytetin ku ai banon dhe ku kanë kaluar së bashku disa ditë fantastike.

Ndërsa ne zbulojmë edhe këtë foto ku duket ajo në liqenin e Cyrihut në Zvicër, dhe po në të njëjtën barkë është edhe modeli kosovar.

Gjithashtu mësojmë se Pashku dhe Daniela janë njohur për herë të parë në ditëlindjen e missit në Durrës, ndërsa edhe djaloshi kohët e fundit po e bën shumë rrugën Zvicër-Durrës./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Miss Durres in the arms of a model in Switzerland

Beauty Daniela Pajaziti, or Miss Durres in 2013, apparently has made ​​travel a few weeks ago in Switzerland had a reason. It is accompanied there by a charming young man originally from Gjakova Kosovo for years living in Switzerland, and called Armando familiar with this nickname as a model, or the exact name of Easter.

Valza, gjen dashuri ne SHBA...

photo: edgar ovelle
... e dashuruar “deri ne vesh”


Si duket zhvendosja nga Kosova ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes kengetares Valeza Bajra i ka bere mire, per faktin se ajo pervec zhvillimit te karrieres muzikore atje, ka gjetur edhe djaloshin e endrrave te saj.

“Natyrisht qe ketu ne Amerike mundesit per te depertuar jane me lehte per faktin se shperblehet talenti. Une tani e dy vite sa jam ketu, kam arritur qe pervec krijimeve muzikore, te futem edhe ne boten e aktrimit. Ne realitet kam pasur disa performanca te mia ne disa shfaqje mjaft te rendesishme. Mirepo pervec ketyre sukseseve, une ketu kam takuar edhe shpirtin tim binjak me te cilin jam e dashuruar ‘deri ne vesh’”, ka thene ajo per “Zeri”.

Valeza edhe pse nuk preferon te flas per identitetin e te dashurit, na le te kuptojme se nuk eshte nga Kosova, mbase mund te mos jete as shqiptar. “Jam ne fillim te lidhjes se dashurise, keshtu qe nuk mund te zbuloj me shume rreth identitetit te ketij djali. Ajo qe mund t’u them eshte i dashuri im eshte kengetar dhe aktor qe jeton ketu me mua”, shton ajo.

Adelina Ismajli, rikthehet me koncerte verore...

...nis koncertet ne Ulqin

Rikthimi i kengetares Adelina Ismajli neper koncerte ne bregdetin e Ulqinit nuk ka kaluar pa vemendje, madje si gjithmone eshte komentuar si "Rikthimi i Dives".

Por duke ditur edhe reputacionin e nje prej ikonave te skenes shqiptare, Adelina Ismajli eshte pritur shume mie nga fansat te cilet kishin zgjedhur ate vend ku ajo kendoi per te pushuar.

Ne zbuluam kete foto qe e shihni, ndresa natyrisht se ajo do te jete e ftuar edhe ne vende te tjera.

Adelina kete vere nuk solli ndonje hit, por ndoshta nuk i dihet deri ne fund te ketij sezoni se mund te kete ndonje kenge si befasi. /maksim gjokaj/

Alberia, si nje yll hollivudi...

Alberie Hadergjonaj apo Angelina Jolie

E re dhe e bukur, e ne fakt eshte, pasi ajo eshte martuar shume e vogel e tani duket sikur eshte moter me vajzat e saja.

Kjo eshte kengetarja Alberie Hadergjonaj qe duket sikur po shohim aktoren Angeline Joli. Nje frymezim per te qene si ajo, apo rastesisht duket e tille ne kete foto qe ne zbuluam.

Vete Alberia ka treguar se ajo gjithmone eshte per te bukuren dhe natyrisht se e ndjek moden, dhe ec mire ne rrugen e show-bizit dhe dukja e saj gjithmone lakohet.

E nese ka arritur te krahasohet me nje dive hollivudi, atehere duhet ti themi 'Bravo'. /maksim gjokaj/

Thursday, 18 July 2013

Erion Ajro, i vogel por nje artist i madh ( Video )

I vogël dhe shumë simpatik e plot talent, ky është personazhi ynë i cili quhet Erion Ajro dhe është nga Prishtina.

Djaloshi e don shumë muzikën dhe ka një zë të ëmbël dhe sa herë ai është në konkurim në programet për fëmijë në RTV 21, të gjithë e votojnë dhe shpallet si këngëtari më i mirë.

Kënga e tij me titull 'Nëna' realizuar nga Rraman Fetahu është kthyer tashmë një hit për të gjithë fëmijët dhe jo vetëm, ai ndodhet si një artist i madh edhe në kolazhin që realizoi kompania "Emra Com" për hyrjen e vitit të ri 2013, ku aty ndodhen shumë artistë më "in' shqiptar.

Ndërsa ne jua sjellim edhe këtë video që ka shumë shikime në kanalin Youtube ku duket edhe artisti ynë i vogël por me një zë të madh.

Poni, si nje karafil mes trendafilave [VIDEO]

...me boom klipesh kete vere

Kengetarja shume e dashur vlonjate, Shqiponja Karafili, e njohur ne skene si Poni, se shpejti vjen jo me nje por me dy videoklipe verore, njera me titull "Xhan Xhan" ndersa tjetra "Dale, dale".

Te dyja klipet jane punuar nga produksioni shqiptar "Pro Video", ndersa keto dite jane publikuar edhe paraprezantimet e klipeve. Ne njerin nga klipet, ajo bie ne sy si nje karafil i bukur ne mesin e shume trendafilave.

Ndersa, mesojme se kengetarja nuk do perfundoj me kaq, pasi ka ne plan qe se shpejti te publikoj albumin me kenge te reja dhe akoma edhe nje videoklip tjeter, te tretin me radhe per kete vit.

Poni ka gati dy vite qe eshte bere nene, ndersa pas lindjes i eshte kthyer me sukses skenes muzikore, duke paralajmeruar nje rikthim edhe me te fuqishem kete vit. /Albavipnews/

Wednesday, 17 July 2013

Cozman: Emri im i vertete eshte Ylber Loti!

...U njohem ne nje club

Ai eshte simpatik dhe shume i pelqyer nga vajzat. Duket se Cozman prezantoi veten e tij si rrepist, por edhe si nje djale i dashuruar.

Pas publikimit te bashkepunimit midis Cozman dhe kengetares sexy Tuna Sejdi, u be publike edhe lidhja e tyre e dashurise. Ne videoklip ata shfaqen shume afer fizikisht me njeritjetrin, duke ofruar skena ‘hot’ per shikuesit.

Por me gjithe kuriozitetin e madh qe ka ne publik per lidhjen e dy te rinjve, Cozman preferon te flase sa me pak per kete pjese.

Megjithekete ai e pranon lidhjen me Tunen. Emri i tij i vertete eshte Ylber Loti dhe ka lindur ne Prishtine. Ka jetuar per shume vite ne Londer dhe atje i kane vene edhe nofken “Cozman”. Prej me shume se nje viti, djaloshi nga Prishtina i eshte bashkuar grupit te hip hop-it “Babastars” dhe po shijon suksesin ne muzike, i cili sa vjen e po behet edhe me i madh.

Justin Timberlake feat Rita Ora, i mundshem...

Rita, me stil te ri te flokeve
...duet me Justin Timberlake

Rita Ora po planifikon realizimin e nje dueti me Justin Timberlake. Sipas ‘The Sun’, kengetarja nga Kosova dhe ish-pjesetari i grupit N’Sync, i cili ka provuar me sukses edhe karrieren si aktor ne Hollivud, shume shpejt mund te bashkepunojne per nje kenge.

Gjate nje festivali te zhvilluar ne Londer fundjaven e kaluar, Rita Ora eshte pare duke folur me bashkeshorten e Justin Timberlake, aktoren Jessica Biel.

Sipas nje burimi per tabloidin, Biel e ka bindur bashkeshortin qe te punoje me 23-vjecaren.

Nese nuk mjafton Jessica, Rita Ora mund te fuse nje tjeter mik te forte tek Justin, reperin amerikan Jay-Z, i cili ka ndihmuar Riten ne hapat e para ne boten e spektaklit dhe ka bashkepunuar me Justin Timberlake per kengen ‘Suit & Tie’.

Rovena ne bikini, cmend meshkujt ne plazhet e Antalise...

Nje Super Seksi Ne Plazh

Kengetarja e shume hiteve shqiptare Rovena Stefa tregon se eshte ne top forme fale edhe fitnesit qe ajo ka kohe qe e praktikon.

Ne zbulojme kete foto ku artistja duket super seksi dhe mesojme se ajo ka qene disa dite me motren e saj Elisen dhe shoqen e saj nga Prishtina, Meri, per te pushuar ne Antalia. Destinacionin e vendin te sakte nuk e dime, por mund te themi: 'Lum ai mashkull qe ka pushuar aty afer saj duke pare linjat e kengetares".

Mesojme gjithashtu se nje projekt i fuqishem dhe bombastik i saj po vjen. Mos valle i referohet kenges 'Malli 2'! Le te presim deri ne fund te veres. /maksim gjokaj/

Fjolla Morina, vjen "hot" me kenge dhe foto te reja...

Fjolla Morina by Juxhin Kurti
Para Duetit, Foto "Hot"

E dime qe vajza e superhitit "FB" eshte duke u bere gati per nje tjeter kenge e cila do te ndeze me shume publikun shqiptar. Madje mesojme se kenga do te vije ne duet me nje reper te njohur shqiptar dhe eshte duke u bere gati ne studion e "ThreeDots".

Por vajza seksi e muzikes ka realizuar edhe disa foto nga fotografi i njohur nga Shqiperia, Juxhin Kurti, ku duket vertete 'hot' por dhe e embel qe sapo te shohesh nje foto te ben per vete. Fotot jane realizuar ne Shqiperi, ku Fjolla sikur tashme e ka bere shtepine e saj, fale edhe shoqerise qe ka krijuar atje dhe bashkepunetoreve te saj./maksim gjokaj/

Tuesday, 16 July 2013

Orinda Huta, i nenshtrohet nderhyrjeve estetike...

...fryn buzet

Kengetarja Orinda Huta nuk i ka shpetuar manise per buze te fryra, duke iu nenshtruar nderhyrjes me silikon. Orinda, e cila vitet e fundit me shume i eshte perkushtuar televizionit, pasi prezanton nje program rinor ne “Vizion Plus” se bashku me Fabin e “Produkt 28”, ka realizuar dhe fotot e para me buzet e rimodeluara, ku vihet re ky ndryshim ne pamjen e saj.

Kjo eshte nderhyrja e dyte estetike qe ajo ben ne fytyren e saj, pas operacionit plastik ne hunde. Orinda pak jave me pare sfiloi e veshur nuse ne pasarelen e “Geraldina Sposa”, ashtu sic shfaqet cdo vit me te bardha.

Per sa i perket jetes private, ajo vazhdon te jete bashke ne nje lidhje me Tyrjan Hysken, producentin dhe regjisorin e “Apartamentit 2 XL”, spektaklit te humorit ne “Vizion Plus”.

Rezarta, e lumtur qe bebi ne bark po rritet

...ne pritje te dites se madhe

Veshur me nje fustan te gjate pink, Rezarta nuk fsheh dot me barkun e rritur. Kengetarja eshte ne pritje te femijes se saj te pare.

Ndoshta per kete arsye duket se Rezarta sikur eshte terhequr pak muajt e fundit nga daljet ne publik.

Por ja tek shfaqet teksa fotografon veten, duke na ofruar pamjen e saj te kendshme.

Dalengadale asaj dhe bashkeshortit Ermal Hoxha, po i afrohet dita e madhe e ardhjes ne jete te bebes se tyre te pare, qe do te jete nje vajze.

Leonora, nje mami e mire ne te ardhmen...

...ne rolin e mamit

Ajo e ka thene shpesh ne intervista se mbesa eshte njeriu me i dashur i jetes se saj. Ndaj Leonora i ka bere tashme provat per te qene nje mami e mire ne te ardhmen. Ne kete foto ajo eshte kapur teksa shoqeron vajzen e vogel te motres se saj, qe ben xhiro me biciklete. Leonora eshte veshur krejt sportive me tuta e atlete, por duket po aq e bukur e ne forme sa edhe kur vesh fustanet e skenes.

Read more at: Bluetooth
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Leonora in the role of mom ...

She has often said in interviews that the granddaughter is the most beloved of her life. To Leonora has now become evidence of being a mom the best in the future. In this picture she is captured while accompanying  little daughter of her younger sister, who makes laps with bike. Leonora is wearing all sports tracksuit and sneakers, but looks just as beautiful in form as well as wearing dresses on stage. ]]

Inis Gjoni shfaqet "hot" ne plazh...

...magjeps me linjat perfekte

Ia ka dale te kete serish format e nje balerine... Inis Gjoni, show girl-i i famshem i ekraneve tona, i ka magjepsur te gjithe me linjat e saj perfekte. Regjisorja e mirenjohur eshte fotografuar kete jave ndersa kalonte disa dite pushimi se bashku me te voglen e saj, Coco Antonel. Sic shihet qarte edhe ne keto foto Inisi eshte shume e perkushtuar ndaj vajzes, qe ka tashme gjithe vemendjen e artistes. Nga ana tjeter ajo i kushton nje rendesi te madhe edhe pamjes se saj, qe ne ndryshim nga shume personazhe te tjera publike, e ka gjithmone te kuruar ne detaje. Madje edhe kur behet fjale per plazhin... Dhe ja tek shfaqet me seksi se kurre, me floket kacurrela qe i bien mbi supe, me ngjyren cokollate qe i qendron kaq bukur ne trup, e me vajzen e vogel qe eshte kombinuar me mamin ne veshje... Nje bravo per Inisin, qe ka arritur te kete kete trup pas lindjes se vajzes. Nje bravo e madhe nga “Bluetooth”. Regjisorja Inis Gjoni pritet qe me nisjen e stines artistike, te vere ne skene nje tjeter shfaqje, per te cilen sic mesojme eshte duke punuar fort aktualisht.

Bleona josh ne bikini...

...joshja qe vjen nga deti

Ajo terheq gjithmone vemendje... Me deklaratat, look-un, format. Me gjithcka.

Bleona Qereti, kengetarja e njohur shqiptare qe po lufton fort per te arritur suksesin ne Amerike, shfaqet shume joshese ne keto foto te pushimeve te saj te fundit.

Megjithese pjesen me te madhe te kohes po e kalon ne studio duke punuar per materiale te reja muzikore, Bleona e gjen gjithmone kohen per te argetuar veten dhe familjaret e saj.

Nuk ia kursen kurre relaksin vetes dhe ndoshta kjo eshte arsyeja pse ajo eshte gjithmone ne forme. Ylli shqiptar pritet qe te publikoje shume shpejt nje tjeter singell ne gjuhen angleze, nderkohe qe ne shtator do te mbaje koncertin e saj te radhes, ne Las Vegas.

Monday, 15 July 2013

Rozi, pushime dhe ditelindje ne Dhermi

34-vjetori i Rozit ne bregdet

Javen e kaluar, edhe Rozi ka festuar ditelindjen e saj ne bregdetin e bukur te Shqiperise se Jugut, ku dhe njekohesisht po ben pushimet.

Nuk ka bere ndonje feste te madhe, por asaj i ka mjaftuar qe te jete ne shoqerine e dy mikeshave te saj te ngushta, Big Mama dhe Fjolla Morina me te cilat ka kaluar nje nate te bukur duke kercyer deri ne oret e pare te mengjesit, ne njerin nga klubet e kesaj zone.

Sic, shihet edhe ne foto, nuk ka munguar as torta e bukur ne forme zemre, mesiguri nje mesazh i qarte i mikeshave per dashurine qe kane ndaj saj.

Pervec mikeshave qe e shoqerojne, Rozi poashtu nuk ndahet nga makina e saj e kuqe e markes "Fiat", me te cilen po ben xhirot rreth bregdetit jugor. Megjithese njihet me shume si kengetare, Rozi kohet e fundit i eshte rikthyer teatrit, nje pasion qe ajo e ka te trasheguar familjarisht. /Albavipnews/

Besa Kokedhima dhe surpriza e saj verore...

NE “FOLIE”

"Folie” eshte titulli i kenges me te re, qe pritet te sjelle shume shpejt per publikun shqiptar, kengetarja e mirenjohur Besa Kokedhima... Lajmin e ka pohuar vete artistja, e cila ne nje bisede me “Bluetooth” zbulon detaje nga kjo risi... “Kenga titullohet ‘Folie’ dhe eshte ‘cmenduria’ qe perjeton cdokush kur rilind nga nje dashuri. Nje nga skenat e klipit eshte xhiruar ne ‘Club Folie’, duke qene se fabula e kenges trajton nje histori qe ka nje lidhje te vecante me kete vend”, - tregon ylli i muzikes shqiptare, e cila na zbulon me tej edhe bashkepunetoret e ketij projekti. “Video eshte xhiruar kryesisht ne vendlindjen time, ne Jug te Shqiperise. Gjithmone kam dashur te ekspozoj bukurine e vendit tim te origjines dhe besoj se ky klip i ka sherbyer ketij qellimi me se miri. Video do te promovohet javen e ardhshme ne Tirane dhe eshte realizuar nga “Pro Video”, bashkepunim per te cilin jam shume e kenaqur. Ndersa kenga eshte realizuar nga Elgit Doda dhe eshte e rrymes ‘house’. Kete periudhe ndjej se kam deshire dhe energji per te prodhuar muzike te re dhe se po perjetoj nje ridimensionim artistik”, - perfundon kengetarja e suksesshme.


30 dite pa Shkendijen, haj medet...

Nje myslimane e bukur

Ky Ramazan, mesa duket do te jete mjaft i veshtire per mijera fansa. Jo se nuk do te mund te perballojne agjerimin ne temperaturat e larta verore, por ne fakt ata do ndjejne mungesen e fotove te nxehta te kengetares Shkendije Mujaj, me te cilat "ushqeheshin" per cdo dite ne Facebook.

Mesiguri, tashme e keni degjuar si lajm, kengetarja ka vendosur qe gjate muajit te Ramazanit, te mos kete ekspozime te tilla. Ne fakt, ajo eshte mbuluar si nje myslimane e devotshme (dhe e bukur), e qe per dikend do dukej si nje rrefim nga ato rubrikat "e pabesueshme, por e vertete".

Kengetarja ne njerin nga mesazhet e saj te urta fetare ne Facebook, ka udhezuar skeptiket qe te mos humbasin kohe duke e paragjykuar ate, pasi secili ben llogarine ne veti dhe secili do pergjigjet para zotit per veprat e bera ne kete jete. /Albavipnews/

Thaci dhe djali i tij, behen me autogram te Ronaldos...

Ronaldo i jep nenshkrime Thacit dhe djalit te tij

Superylli i futbollit boteror, Cristiano Ronaldo, duket se ka gjetur kohe per te nenshkruar autograme per kryeministrin e Kosoves, Hashim Thaci dhe te birin e tij, Endritin.

Gezimin e madh per kete e ka shprehur vet djali i kryeministrit, i cili i njohur per aktivitetin e tij ne Twitter, ka publikuar nje fotografi ku shihen nenshkrimi i Ronaldos per Endritin dhe babain e tij.

“Vet dora e tij”, keshtu e ka komentuar Endriti fotografine e postuar duke aluduar se ishte vet Ronaldo ai qe ka nenshkruar autogramet per njeriun e pare te vendit tone dhe djalin e tij.

Endriti duket se eshte shume i rregullt ne Twitter. Ai percjell vazhdimisht zhvillimet perreth babait te tij, komentet e ministrave te tjere si Vlora Citaku, e po ashtu edhe merret me zhvillimet politike ne vend pa anashkaluar dhe preferencat e tij muzikore. Ai ka mbi 11 mije percjelles, 10 mije me shume se sa Twitteri zyrtar i babait te tij.

Ende nuk dihet se ku i ka nenshkruar Ronaldo keto autograme dhe nese Endriti ka qene ne ndonje prej seancave stervitore te Cristianos.

Malbora Gurra, nje jete kushtuar modelizmit, bukurise dhe artit...

Gjithmone ne sherbim te bukurise

Eshte kjo Malbora Gurra, modelja qe ka punuar shume per te arritur deri ketu ku eshte sot. Deshira per modelimin e ka shtyre qe kete profesion ta nise qysh e vogel. Jeta mes Gjermanise dhe Shqiperise ka bere qe Malbora ne te dy vendet te kryeje kete pune madje me mjaft sukses.

Ajo ne Gjermani merret me organizime te ndryshme bukurie, nderkaq ne Shqiperi tani e disa muaj eshte duke qendruar per shkak se ka hapur nje qender bukurie. Malbora ne intervisten dhene “Zerit” flet me shume per pune dhe jeten e saj jashte modelizmit.

- Cfare ju shtyri ne boten e modelizmit?
- Jam rritur me kete pasion gjithmone. Modelizmi, fusha e bukurise dhe e artit me kane shoqeruar gjithmone! Nuk mbaj mend te kem pasur pasion tjeter.

Tuna feston 28-vjetorin, si nje "zog" i dashuruar...

Tuna feston 28-vjetorin
Kengetarja nga Shkupi, Altuna Sejdiu, sapo ka mbushur 28 vjec. Ajo dje ka festuar ditelindjen ne mesin e familjareve, miqve dhe te dashurit te saj Cozman. Sic shihet edhe nga fotoja, Tuna eshte shume e buzeqeshur dhe e lumtur ne krahet e reperit Cozman, me te cilin mesa duket, ka rene thelle ne dashuri.

"Ditelindja nuk do ishte komplet pa njerezit qe te duan dhe kujdesen per ty. Te faleminderit per nje ditelindje te paharrueshme dhe speciale @cozman, love", ka shkruar Tuna ne Facebook, duke iu drejtuar te dashurit.

Ndersa, nuk ka mundur si te harrohet edhe "zogu" i famshem ne kete ditelindje. Nje torte e vecante per kengetaren eshte pergaditur, me nje "zog" simpatik ne krye. Por, nuk e morem vesh se kush ne fund e ngreni "zogun". /Albavipnews/

Big Mama, kerkon nje burre te forte...

Big Mama
Mashkulli im duhet te jete burre, i zoti per shtate gra

Ajo di te vije ndryshe cdo here tek fansat e saj, ben gjera ndryshe dhe eshte karakter ndryshe nga te gjitha kengetaret e skenes muzikore shqiptare. Kete nuk e themi vetem ne, por e konfirmojne edhe dashamiresit e muzikes moderne shqiptare. Fjalen e kemi per Big Mama-n, e cila edhe pas kaq vitesh karriere artistike vazhdon te jete IN dhe shume e dashur per publikun shqiptar, jo vetem per kenget qe sjell, por edhe per natyren sport dhe mjaft origjinale qe shfaq ne daljet publike. Pas suksesit qe kishte me kengen e fundit, momentalisht Big Mama po punon me disa projekte te tjera, qe do t’i prezantoje shume shpejt ne ekran. E nderkohe qe preferon te punoje “pak e sakte”, ajo nuk le pas dore veten dhe pushimet verore qe duket se e mbushin me adrenaline. E shquar per nje komunikim te drejtperdrejte mediatik, e tille vjen edhe ne “Koha Jone”, ku nder te tjera, Big Mama rrefen hapur raportin qe ka me koleget, famen, meshkujt, suksesin, pushimet dhe veten…

Seldi fton te fejuaren ne Tirane...

Seldi pas klipit “Jam bo tape” fton te fejuaren te pine bashke ne Tirane

Pasi u mesuam ta shihnim gjithmone ne duete me Sinan Hoxhen, kete vere Seldi Qalliu ka preferuar te dale i vetem, sic eshte kenga e kompozuar nga vete ai “Jam bo tape”, ku ne fabulen e ketij klipi ai perfundon ne rajon policie i dehur. Duket se kjo kenge i shkon per shtat stines se veres, ku shume preferojne ta kalojne me plazh e alkool, ndersa Seldi ka zgjedhur te argetohet me te fejuaren e tij, Dafina Zeka, ne Tirane. Paparaci yne i ka fotografuar duke u argetuar ne “Lollipop Summer”, ne Tirane, javen e kaluar ne shoqerine e miqve te tjere te Seldit. Ai ka gjetur pak kohe per ta kaluar me te fejuaren e tij ne keta muaj te nxehte, ku vazhdon me koncertet se bashku me Sinanin.

Sunday, 14 July 2013

Albana Osmani, nje "breshke" dhe nje "flutur" ne bark...

Ekspozon linjat perfekte dhe fluturat tatuazh

Moderatorja e “Fan’s Club” ne “Top Channel”, Albana Osmani, pak dite para nisjes se pushimeve per kete vere, ka vazhduar stervitjen ne palester, duke arritur nje peshe gati ideale per gjatesine e saj, 59 kg. Edhe pse ka pushuar gjate fundjavave ne pishina apo plazhet e Jugut, ajo pushimet e gjata do t’i nise per pak dite, nderkohe qe ka vizatuar dhe tatuazhin e dyte ne trup, kesaj here dy flutura “delikate” ne pjesen e barkut. Pasi ka mbyllur programin plus te “Big Brother 6”, Albana i eshte dedikuar vetes, duke qene nder te parat vajza te ekranit qe ka shijuar rrezet qe ne muajin maj. Per here te pare u fotografua nga paparaci yne ne plazhin e Dhermiut para dy vitesh, se bashku me mikeshen e saj Eneda Tarifa, ku terhoqen vemendjen per linjat e tyre te bukura.

Aktorja Olta Gixhari, zgjedh Kanen per te festuar 27-vjetorin...

Olta Gixhari feston 27-vjetorin ne luksin e Kanes

Aktorja nga Durresi, Olta Gixhari, ka festuar ditelindjen e saj te 27-te ne Kane. Pikerisht per shkak te profesionit te saj te aktores, festimi i saj ne Kanen e hoteleve dhe te jahteve luksoze nuk ka qene rastesi, por nje deshire e bukur per te festuar atje ku mblidhen aktoret me te famshem te botes cdo vit ne Festivalin me te famshem te filmit. Olta, e cila se fundi ka mbyllur xhirimet e serialit triller me titull “Millenium” te regjisorit Besnik Bisha, ka nisur nderkohe dhe pushimet. Nga Kana, ajo ka postuar vete kete foto ne momentin e hapjes se shampanjes per ditelindje pas mesnate, ndersa nuk dihet se ne shoqerine e kujt ka qene ajo ate nate. Ajo u be e njohur ne vitin 2007 ndersa luajti ne teater pjesen “Pamje nga Ura” me Timo Flllokon. Ne vitet ne vazhdim, ajo beri karriere edhe ne kinema, nderkohe qe ka prezantuar here pas here ne spektakel, sic ishte vitin e kaluar te festivalit “Kenga Magjike”, ne krah te Ardit Gjebrese, se bashku me Armina Mevlanin.

Rudina Magjistari, zhytet ne nje shkume gjigante...

E veshur ne nje “shkuma party” ne Jale

Moderatorja e emisionit te pasdites ne “Tv Klan”, Rudina Magjistari, eshte fotografuar keshtu ne plazhin e Jales keto dite te nxehta, ne nje “shkuma party”, nje menyre argetimi shume e perhapur ne plazhet e Jugut te Shqiperise per oret e mesdites. Rudina e ka postuar vete kete foto ne profilin e saj zyrtar ne facebook, ndersa ka qene e veshur dhe ne shoqerine e drejtorit te Programacionit ne “Tv Klan”, Bert Dumani, dhe fituesit te “Big Brother 1”, Arber Cepani. Ajo e ka shoqeruar foton me komentin: “Te qendrosh serioze gjate nje shkuma party eshte shume e rendesishme”. Thuhet se Rudina ka qene duke xhiruar puntaten e fundit te programit te saj per kete sezon. Nderkohe qe Rudina po jeton nje lidhje te bukur dhe te konsoliduar me kampionin kosovar te kik-boksit, Xhavit Bajrami, me te cilin kane dhe nje biznes te perbashket ne Tirane, qytet ku do te vazhdojne jeten si cift. Ata kane planifikuar martese dhe sjelljen ne jeten te femijes se tyre te pare se shpejti.

Nje nuse e palestruar si Aurela Gace...

Stervitje intensive ne palester para se te behet nuse

Dihet qe palestra eshte hobi i saj, por tashme qe po pergatitet per ceremonine e dasmes ne shtator, po punon intensivisht per te arritur linjat ideale ndersa do te veshe fustanin e bardhe. Kengetarja Aurela Gace, e cila u shfaq me vello ne sfilaten e “Geraldina Sposa” disa jave me pare ku performoi nje nga kenget e saj “hit” “Fati yne, shprese dhe marrezi”, ka vendosur te organizoje nje ceremoni dasme per qejf, tashme qe vajza e saj Grace po mbush dy vjec dhe do mund ta shijoje martesen e dy prinderve, Aureles dhe Skerdit. Ajo e pohoi pak kohe me pare se do te deshironte te ishte nusja e pare tullace ne Shqiperi pas ndryshimit te look-ut, gje qe e beri realitet ne sfilate. Nderkohe qe ne presim te shohim se si do te shfaqet ajo ne ceremonine e vertete te dasmes, ku do te kete te ftuar njerezit e saj te zgjedhur. Tashme ajo po kujdeset ne menyre rigoroze per te arritur linjat perfekte, edhe pse format i rifitoi menjehere pas lindjes se vajzes, me heqjen nga trupi te 24 kilogrameve. Keto dite te nxehta ajo vazhdon te kendoje ne “Crazy Calvin Summer”, ku paraditet i kalon ne pishinen e ketij clubi duke marre rreze.

Ja ku eshte Zhuljeta kete vere, vajza seksi e BB2...

Zhulieta Daci e “BB2”: Pushime te gjata me te dashurin ne 3-vjetorin e lidhjes

Zhulieta Daci, nje nga konkurrentet me te spikatura ne “Big Brother 2”, edhe pse nuk ben nje jete te ekspozuar mediatikisht, duket se po e shijon ashtu sic duhet jeten private me te dashurin e saj. Ne trevjetorin e lidhjes me djalin qe shihni ne foto dhe qe eshte nje trajner futbolli, ata kane menduar te bejne pushime te gjata dhe te udhetojne shume kete vere, per te shijuar pa fund vende te ndryshme ne pranine e njeri-tjetrit. Pjese e ketyre udhetimeve ka qene dhe Bukureshti, qyteti ku i dashuri i saj ka perfunduar studimet e larta dhe te Doktoratures, ne ceremonine e se ciles ka asistuar edhe Zhulieta.


Kush tha se Ardianin po e ndjek policia?

Ardian Bujupi ne Coco Club, Ferizaj
ne Coco Club, Ferizaj
Nuk arrestohet, nis koncertet ne Kosove

Ka qene koncerti i pare per kete vere ne Ferizaj dhe ka pasur plot e plot publik, megjithese sipas disa mediave ai ka qene i arrestuar dhe i kerkuar nga policia gjermane sepse kishte rrahur keq nje djalosh ne nje mbremje ne Frankurt. I gjithe ky lajm, qe sic duket nuk rezultoi i vertete, i referohet kengetarit Ardian Bujupi, i cili nga doganat e policise ku cdo shtetas kontrollohet dhe kalon, ka udhetuar nga Gjermania per ne Kosove, ku ka nisur turin e koncerteve edhe per kete sezon veror, e ku nuk jane te pakta ditet qe do t’i duhet te udhetoje sa nga nje qytet ne tjetrin. Kur lajmi se ai ishte perfshire ne kete rrahje sikur mori dhene, dikush ne statusin e miqve te tij kishte shkruar “Po ai nga Drenica eshte me origjine, e keshtu bejne drenicaket”. Por, ne fakt, ky lajm fatmiresisht nuk ishte i vertete, pasi nese do te rezultonte i tille, ai nuk do te vinte ne Kosove.

Revista PALOMA - 13 Korrik 2013

Revista PALOMA - 13 Korrik 2013
Revista PALOMA, 13 Korrik 2013
  • Nora Istrefi: Nuk do ta lija kurre martesen per punen! Pasioni per moden, martesa ne pritje, thashethemet, familja me tri motra, njera me e bukur se tjetra
  • Evi Reci: Nuk kam patur kurre lidhje me Florin! Ne jeten time, s'ka vend per skandale
  • Valbona Mema: Suksesi nuk matet ne Youtube. Kam gati librin autobiografik!
  • Beatrix Ramosaj: Mami, e vetmja shoqe e ngushte!
  • Anaidi feston 28 vjetorin, nuk e fton Joanen ne ditelindje! Samanta Karavella i refuzon ftesen!
  • Luana Vjollca: Gati kenga ime e pare!
  • VIP-at shqiptare zgjedhin emra te huaj per femijet. Ja kuptimi i secilit prej tyre. Femijet VIP me emra shqiptare!
  • Franceska ne lidhje me Viganin e BB6?
  • Miss VIP Plazhi: Viola Spiro, Silva Gunbardhi, Suada Sherifi, Nora Istrefi, Aurela Hoxha, Hygerta Sako, Fjolla Morina, Adelina Tahiri

Ermali dhe Genta, si dy "beshereta"...

Ermal Mamaqi & Genta Ismajli
Shemtohen me zor!

Nderkohe qe gjithe njerezit normal te kesaj bote, aq me shume personazhet e famshem, bejne te pamunduren qe te duken sa me bukur ne sy te publikut, ka edhe disa "te cuditshem", si Ermal Mamaqi me Genta Ismajlin, te cilet shemtohen vete me pahir dhe e bukura e kesaj "shemtie" eshte qe nuk e kane aspak problem ta bejne ate publike. Natyren karagjoze te Ermal Mamaqit e njohim te gjithe, po ashtu jemi mesuar edhe me mimikat e tij te cuditshme, prandaj nuk na bejne shume pershtypje. Por Genten, ate kengetaren seksi qe te gjithe njohim, nuk e kishim pare ndonjehere ne kete gjendje. Kjo foto eshte shkrepur gjate kohes se fushates, kur te dy kengetaret ishin pjese e stafit te PD-se dhe ku, pervec impenjimit per te kenduar ne skene, jane argetuar shume edhe ne prapaskene me njeri-tjetrin. Gjithsesi, neve kjo foto na pelqen. Sa mire do te ishte te kishte me shume personazhe te tille, qe nuk rrine gjithe kohen te ngurte, per t'u dukur sa me bukur, por dine te bejne edhe humor! /paloma/

Anjeza Branka ne bikini, reklamon trupin e palestruar mire...

Krenare per trupin e saj me muskuj

Kengetarja Anjeza Branka, e cila dihet qe punon ne shume ne palester per te ruajtur nje fizik ne forme, ka realizuar disa foto me rroba banje, ku ekspozon trupin e saj me muskuj. Prej vitesh, ajo ushtrohet ne palester, per te mbajtur nje trup te mire dhe me pak muskuj. Ajo ka pohuar se per linjat e saj kujdeset me perpikeri, edhe pse i ka edhe gjenetike. Kengetarja konsumon ujin dhe frutat ne dieten e saj te perditshme, si dhe nuk e le asnjehere pas dore palestren apo notin tani ne vere. Nuk dihet nese ajo po pergatitet per ndonje klip te ri, nderkohe qe si konkurrente ne “Top Fest 10”, se bashku me Muharrem Ahmetin, kenga e saj “Lamtumire” u rendit e para per sa i perket numrit te klikimeve te regjistruara ne Youtube.

Loriku, sport me femra ne Dhermi...

Lorik Cana argetohet me sporte te lehta ne Dhermi

Futbollisti i njohur, Lorik Cana, po kalon dite pushimi ne plazhin e Dhermiut, ku pervec notit, ai preferon te argetohet me sporte me te lehta se futbolli, sic eshte loja e volejbollit. Se bashku me miq te tij, ata kane plotesuar dy skuadrat duke luajtur ne nje ndeshje miqesore se bashku. Lorik Cana, i cili para disa muajsh hapi nje lokal vererash ne Tirane, kohet e fundit eshte pare gjithmone e me shpesh ne Shqiperi. Ai eshte frekuentues i jetes se nates dhe eshte fotografuar here pas here me femra te bukura. Muajin e kaluar, se bashku Loriku ishte prezent ne ndarjen e cmimeve “Tirana Teens”, qe Kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, dhane per me te miret ne art dhe sport.

"Miss Shqiperia" Fiorenza: Ju tregoj per ngacmimet qesharake te djemve ne Tirane...

“Me dekurajonin duke me thene se cmimi i pare eshte i blere”

E nis karrieren me nje kurore bukurie, qe pa dyshim do ia beje jeten me te bukur. 17-vjecarja qe jeton ne Firence, Fiorenza Lekstakaj, u shpall “Miss Shqiperia 2013” ne Amfiteatrin e Bylisit kete vere, duke shtuar kuriozitetin per te ditur me shume rreth pasioneve jashte ekonomikut, bindjeve politike, tipat e meshkujve qe e terheqin dhe te ardhmen e saj. Ajo zbulon ca detaje nga paskuintat e spektaklit, ku nuk kane munguar dhe kurthet kozmetike ne dhomen e grimit nga konkurrentet e tjera ne gare. E, per te pare me ne detaje linjat e Fiorenzes, ju sjellim keto foto te saj duke marre rreze ne pishinat e Tiranes.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online