All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 27 July 2013

Drenusha, pushime te cmendura me te dashurin ne Turqi...

Pushimet plot aventura me te dashurin misterioz

Donim te dinim se si quhet i dashuri i kengetares seksi Drenusha Latifi, por ende nuk kemi zbuluar nje emer te sakte, madje edhe vete Drenusha e ruan ate me fanatizem.

Por ne mesojme se ai eshte nga Kosova, ndersa ne rrjetin social ka nje emer fals. E megjithate, cifti ka udhetuar ne Bodrum te Turqise, ku kane kaluar per mrekulli dhe kane bere pushime te cmendura e me plot aventura. Urojme qe Drenusha kete here te kete gjetur vertet fatin e jetes, pasi me pare ajo ka pasur lidhje, por qe nuk kane rezistuan gjate. Kurse, per sa i perket karrieres, ajo po mendon te sjelle nje kenge komerciale keto dite ne treg.

Xhensila dhe Besi, foto te "nxehta" prane detit...

... skena erotike gjate pushimeve

Zakonisht jane te permbajtur ne publik, duke u shfaqur si nje cift i dashuruar marrezisht, por pa e tepruar me sjelljet dhe afrimitetin e shfaqur mes tyre. Por keto dite te nxehta, aktori i njohur i “Portokallise” Besart Kallaku dhe kengetarja Xhensila Myrtezaj, ne arratisjen e tyre me pushime jashte Shqiperise, po shijojne dhe momente intime me njeri-tjetrin ne plazh. Ata kane postuar kete foto ne Instagram, te bere se bashku ne pushime. Natyrisht qe duken ne forme, pasi as njera as tjetri s’kane probleme me peshen, ndersa pozojne shume afer njeri-tjetrit per here te pare, pas dy vitesh fejese. Xhensila pohoi se ndihet shume e dashuruar dhe e bekuar me Besin, pak muaj me pare, kur ajo festoi ne nje dite 20-vjetorin e saj dhe dy vjetorin e fejeses se tyre.

Zajmina, per here te pare, foto me te dashurin...

...kapet mat me te dashurin

Kengetarja 26-vjecare, Zajmina Vasjari, eshte fotografuar ne fundjave ne shoqerine e te dashurit te saj, per here te pare. Paparaci yne ka mundur te shkrepe kete foto pak dite me pare ne Himare, ku ata kane vendosur te bejne plazh vetem te dy. Mesohet se me djalin qe shihni ne foto, Zajmina ka nje lidhje prej disa vitesh, por ajo ka zgjedhur te mos flase asnjehere ne media per kete ceshtje, duke e ruajtur sekret. Kengetarja ka pohuar ne intervistat e saj dhene per shtypin roze se preferon te mos flase per dashurine, pasi e konsideron nje ceshtje shume private per ta bere publike. Kengetarja pak jave me pare festoi ditelindjen, ne nje feste madheshtore ne Tirane. Per sa i perket muzikes, ajo kete vere u shfaq ne klipin e saj “I Kom” agresive dhe sensuale, duke perdorur si vecanti artilerine e rende ushtarake dhe armet.

Revista PANORAMA PLUS - 27 Korrik 2013

Revista PANORAMA PLUS - 27 Korrik 2013
Revista PANORAMA PLUS, 27 Korrik 2013
  • Elona e BB, ne dileme mes nje djali shqiptar dhe francez. "Partnerin e deshiroj artist. Ne shtator mund te jem ne televizion"
  • Luana, e dashuruar me menaxherin e nje qendre biznesi pas ndarjes nga Gaxha
  • Zajmina kapet mat me te dashurin ne plazhin e Himares
  • Xhensila dhe Besi, skena erotike gjate pushimeve
  • Eldora e BB6: Surpriza e Shpendit per 28-vjetor, lule te bardha dhe varese Swarovski. Fotot, dhuratat dhe detajet e festes me shume te ftuar
  • Maya: Me partnerin tim po mendojme per nje femije. Kam hequr dore nga cigarja per hir te dashurise
  • Martohen Atdheu i "Da Ligs" dhe Korabi i Xenit
  • Shkelqimi i "BB", pas ndarjes nga Alma, pushime te gezuara ne plazhet italiane
  • Soni me Aldon e "X Factor" ne Prishtine
  • Ermal Merdani, pas tre muajsh "single" del hapur me te dashuren e re

Revista BLUETOOTH - 27 Korrik 2013

Revista BLUETOOTH - 27 Korrik 2013
Revista BLUETOOTH, 27 Korrik 2013
  • Olta Gixhari, fotot e nxehta te aktores
  • Oriela Nebijaj, 27 vjec, "harbohet" me Dafinen
  • Flori dhe Elvana "djegin" Tiranen
  • Aurela Gace xhiron klipin e ri dhe zbulon dobesine e saj. Fotot "eksluzive", Diva vjen me "look" te ndryshuar
  • Speciale; Fotot e pushimeve te VIP-ave. Borana mbetet nje "miss"; Argjentina Ramosaj zgjedh liqenin; Flaka Krelani, rrokerja seksi; Xhensila dhe Besi, pushime "in love"; Enca, pushime te levizshme; Bleona ne bikini, pushton Italine; Ardit Gjebrea, volejboll ne Lalez; Mami Eneda ne forme per pushime; Jonida ne det, "a lady in red"; Saimir Tahiri dhe Dash Peza, bashke ne Karaburun; 
  • Policia bllokon makinen e Anaidit, gjejne arme pa leje
  • Eni dhe Greta ne palester
  • Fjolla dhe Stresi bejne "tym"
  • Takimi "misterioz" Arvizu - Spahiu ne Tirane
  • Morena Taraku: Ju tregoj ditet e mia te nxehta. Fytyra e re e "DigitAlb" rrefen detaje nga jeta e saj private, humbjet dhe sukseset, dhe planet per te ardhmen

Wednesday, 24 July 2013

Aurela Gace, nuk pritet mire ne Prishtine

Një artist që njihet për një grup të dëgjuar muzikor në Prishtinë mes tjerash kishte shkruar kështu në rrjetin e tij social:"Përderisa Eventet-Koncertet e disa 90% të " Këngëtarëve" (Që këndojnë duke recituar , që bojnë skandale edhe gjithçka tjetër përvec muzikës) sallat janë krejt të mbushura , fatkeqësisht Eventi i një artisteje - Këngëtareje për mua të pakrahasushme në krejt trojet shqiptare , përcillet prej 200 vetave në sallën ku i nxen rreth 3000 veta.

Eshtë për të të ardhur keq se qysh nuk vlerësohet një artiste kaq e madhe një këngëtare me një zë dhe talent të jashtëzakonshëm për me kriju art".

Por për cilën artiste e kishte fjalën? Pikërisht për këngëtaren Aurela Gace e cila në një nga diskot më të mëdha në Prishtinë e hapur këtë verë, që është e këngëtarit Sinan Vllasaliu, pikërisht ku një javë më parë kishte bërë namin reperi amerikan Tugy, artistja shqiptare është pritur keq, madje vetëm 200 vetë kanë qenë në një sallë gjigande, megjithëse ajo ka bërtë shoë si zakonisht. Ndryshe ka ndodhur një natë më vonë ku ka qenë i ftuar Flori dhe Andy DJ, sërisht klubi ka qenë super i mbushur./Maksim Gjokaj/

Burimi:Tekste Shqip
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Aurela Gace, is not well in Pristina

E gjithe vemendja te te pasmet e Adelines

Nuk është se është ndonjë këngëtare shumë e gjatë, por gjithmonë lakohet për sensualitetin e saj, dhe format e mira sidomos kur shikon një foto të saj të cilën sigurisht që e ka treguar me dashje edhe të pasmen e saj.

Këngëtarja Adelina Berisha pak ditë më parë ka qenë e ftuar në Kerçovë ku ka kënduar për shumë të rinj atje ku shpesh është e ftuar, dhe sipas kësaj fotoje të gjithë djemtë e kanë pasur mendjen jo se cfarë po këndon Adelina, por tek të pasmet e saj seksi, ku falë edhe kësaj pjesë seksi, ajo ka ftesa në këtë verë nga organizatorë që mendojnë që në koncertet e tyre të ketë edhe meshkuj.

Adelina edhe pak ditë dhe xhiron një video të re, të një këngë shumë ritmike të punuar nga Don Arbas./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
All the attention to cutting a rug Adelina


Monday, 22 July 2013

Franceska sapo e ndare nga nje lidhje, ben jete te shthurur neper Evrope...

Flet Franceska e Big Brother: Jam ndare nga i dashuri, ju tregoj raportet me meshkujt

Per me shume se nje vit qe Franceska Jace mori fame nga pjesemarrja ne lojen e “Big Brother 5”, kurioziteti per jeten e saj private e vecanerisht ndonje historie dashurie nuk mungoi. Franceska, e cila sapo ka perfunduar shkollen e mesme dhe po pergatitet per te filluar studimet per Gazetari, tregon me shume per djemte me te cilet eshte perfolur, nisjen e punes ne televizion kete sezon te ri dhe ofertave per martese qe ka marre, edhe pse eshte vetem 20 vjec.

Si po i kalon keta muaj te veres, mund te na tregosh per udhetimin tend jashte?
Muajt e veres po i kaloj shume mire. Isha ne nje udhetim shume te bukur ne Itali, Holande, Gjermani, Kosove e Maqedoni. Gjate ketij udhetimi bera pak jete te shthurur, shopping e qetesi natyrisht…

Amarda Toska, nje shtatzeni me ndryshe me joga...

Pres te behem nene ne shtator

"Ushtroj joga per ta perjetuar shtatzenine ndryshe"

Po jeton ditet me te bukura te saj, ne pritje te femijes se pare, qe do te jete djale. Moderatorja e njohur, Amarda Toska, e cila keto kohe eshte jashte ekranit per t’iu perkushtuar vetes ne pritje te femijes se saj, ne perditshmerine e saj vazhdon ben jete aktive, ashtu sic eshte pare te jete e pranishme ne aktivitete te ndryshme se bashku me bashkeshortin e saj, Ermal Mamaqi. Duket se shtatzenia po i ecen mbare, perderisa ne fotot e publikuara deri tani ajo shfaqet shume ne forme. Nderkohe qe ka preferuar te realizoje dhe kete set artistik fotografish, per ta pasur si kujtim te bukur nga keta muaj ne pritje te femijes. Po cili eshte ritmi i saj i dites, cfare ka ndryshuar ajo nga perditshmeria e saj, i zbulon per gazeten “Panorama”, tashme qe i kane mbetur me pak se dy muaj per te sjelle ne jete femijen. “Keto dite jam ne ‘krye te detyres’ ne agjencine “Ami Event’s” sepse jemi ne mes te sezonit te dasmave. Sapo kam hyre ne muajin e tete dhe nga shtatori pres te lind”, tregon ajo.

Albana Mexhuani, biondina e famshme edhe ne Gjermani

Një tjetër bukuroshe shqiptare bie në sy këto ditë për simpatinë e saj në Gjemrani, e kërkuar shumë nga agjesitë e modës dhe e botës së spektaklit atje.

Por ajo është nga Kosova dhe quhet Albana Mexhuani, biondja që shihni në foto ka lindur në qytetin e Mitrovicës e ka vite që jeton në Ingolstandt të Gjermanisë.

Ajo është një artiste përvec se bukuroshe, nga viti 2001 ka marrë pjesë në grupin "Zëri i Atdheut", ku aty ka kënduar, recituar dhe vallëzur, ndërsa si grup kanë rrëmbyer edhe  cmime. Albana ka punuar pranë Miss Kroacisë, gati 5 vjet duke u marrë me një firmë të njohur kozmetike.

Para disa kohësh ishte edhe një ndër vajzat më të bukura të konkursit "Miss Diaspora 2013" që u mbajt në Gjermani, ndërsa punon me fotografin e njohur Alex Dihenes, dhe ka shumë oferta dhe do të reklamojë veshjet e 'Mangos'.

Ndërsa në një konkurs për vajzën më simpatike ajo don mbështetjen tuaj duke klikuar në këtë link dhe duke i dhënë një 'like' bukuroshes shqiptare https://www.facebook.com/photo.php?fbid=548844921840659&set=a.548844891840662.1073741840.201402129918275&type=1&theater./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
ATG Mexhuani, biondina famous in Germany

Renis Gjoka: Femrat transformohen ne Tirane...

Femrat transformohen ne Metropol, "Apo e kam gabim"?

Pak jave me pare eshte vleresuar me cmimin e madh ne Festivalin "Netet e klipit shqiptar", me "Une dhe Gogoli", nje kenge e cila u mireprit nga publiku, sidomos per mesazhin e vecante dhe te forte qe transmetoi. Autizmi dhe lufta kunder kesaj semundjeje.

E percimi i nje mesazhi te vertete dhe sensibilizues, tashme duket se eshte kthyer ne nje mision ne vetvete per kengetarin, i cili edhe ne projektin e tij te fundit me titull "Apo e kam gabim?" (Video), vjen po aq i ndjeshem dhe rebel. Lidhur me fabulen dhe me bashkepunimin mjaft cilesor me Pandi Lacon dhe Gert Myftarajn, Renisi na tregon se ndjehet mjaft i kenaqur dhe kjo per vete faktin se kenga eshte mirepritur qe ne minuten e pare te shkarkimit ne internet dhe prezantimit te saj ne televizionet muzikore shqiptare. Por, pse nje titull me pikepyetje? Roli dhe ndikimi i femres ne Metropol? Pika e dobet e kengetarit? Mekatet e tij, si dhe shume detaje te tjera te pathena me pare nga ai mund t'i zbuloni me poshte ne intervisten dhene per "Koha Jone".

Shkendije Mujaj, si po i ecen Muaji i Ramazanit...

Rrefimi i Shkendije Mujaj, kengetarja e mbyllur ne shtepi

Eshte pa diskutim nje nder femrat me te komentuara ne Shqiperi dhe Kosove. Shkendije Mujaj eshte nje emer mjaft i lakuar nga publiku shqiptar, e me shume sesa per kenget qe ka lancuar deri me tani ne treg, ajo njihet si nje femer e bukur, plot hire, per format trupore te rrumbullakosura dhe fotot provokuese, qe here pas here poston ne rrjetet sociale. E lidhur fort me vendlindjen e saj, Pejen, jeta e Mujajt prej disa vitesh eshte e ndare mes Kosoves dhe Zvicres. Do te donte te ishte me aktive ne art, sepse muzika eshte nje nder pasionet e saj me te medha, por “lutja” e familjes, te cilet asnjehere nuk kane dashur qe t’i hyje botes se muzikes i kane stepur hovin e saj, por jo ndalur. Ajo na tregon se ka disa projekte profesionale ne mendje, por duke qene se jemi ne Muajin e Ramazanit dhe po agjeron eshte ne nje periudhe pauze. E pikerisht lidhur me besimin e saj ne Zot, raportin me veten dhe meshkujt, nderhyrjet plastike, komentet ngacmuese qe merr, aktiviteti ditor, marredhenia me fansat, etj., Shkendija na i zbulon ne intervisten, dhene per “Koha Jone”.

Angela Martini, ndahet nga i dashuri milioner

... sherr ne mes te lokalit me te dashurin

Top modelja e famshme shqiptare-zvicerane, Angela Martini eshte ndare nga multimilioneri Tim Voegele pas disa muajsh lidhjeje

Pushimet ne St. Tropez i kishin filluar bukur. Top modelja e famshme shqiptare-zvicerane, Angela Martini dhe multimilioneri Tim Voegele kishin planifikuar te kalojne disa dite te lumtura ne Cote d'Azur. Ndoshta edhe per te sjelle dashurine e tyre perseri ne rruge. Por do te mjaftonin “20 minuta” qe Tim dhe Angela t’i jepnin fund lidhjes se tyre kete fundjave.

Ne nje dreke romantike ne St.Tropes cifti eshte pare duke u grindur me ze te larte. Martini dhe Voegel kishin braktisur mbremjen romantike qe kishin planifikuar.

Gold AG: Si iu ktheva rruges se Zotit!

Mund te kisha vdekur ne gjendje te dehur, i jam kthyer rruges se Zotit

Para pak ditesh, rreperi i njohur nga Kosova GOLD AG lancoi ne tregun muzikor kengen e tij me te re, ne bashkepunim me kengetaren Beatrix Ramosaj te titulluar "Sa vite". Menjehere pas prezantimit te saj ne rrjetet sociale, Youtube, si dhe kanalet muzikore kane mberritur pershtypjet e dashamiresve te te dyja paleve, te cilet e kane vleresuar kete kenge si nje nder duetet me te bukura shqiptare. Aktualisht, Gold Ag eshte ne pauze profesionale. Si nje besimtar i devotshem mysliman, keto dite ai po agjeron, pasi muaji i Ramazanit per kengetarin konsiderohet si periudha e sakrifices se njeriut ne shenje mirenjohjeje per Zotin. Po sa i takon jetes private, si po shkojne gjerat per Gold Ag? Si ka qene jeta e tij deri me tani? Cfare eshte dashuria per te dhe cilet jane kujtimet me te bukura qe ai ruan ne memorie? Te gjitha keto rreperi na i zbulon me poshte.

Papush Sadiku thote "A me le pak"(Video)

Eshtë rikthyer fuqishëm me një hit veror këngëtari Papush Sadiku.

Kënga mban titullin "A më le pak" dhe është realizuar me një video shumë të bukur nga 'Thumbz Up' dhe 'Maximus' në Kosovë, ndërsa kënga është shumë ritmike që sapo është hedhur në youtube është pëlqyer shumë nga audienca.

Papushi është nga Vushtria por ka vite që jeton në Gjermani, ku punon dhe merret me muzikë. Kënga e sapo lancuar është një rikthim i bukur i tij, ku ka nisur të ketë edhe oferta tashmë për koncerte.

Por kujt i thotë Papushi "A më le pak", do të mundohemi ta zbulojmë me kalimin e kohës./Maksim Gjokaj/

Burimi:http://www.teksteshqip.com/papush-sadiku/lajme_5236.php
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Papusha Sadiku says "Will you let me little"

Tuna dhe Cozman, konceptojne bashkejetesen ne nje vile te re luksoze...

Tuna feston 28-vjetorin dhe mendon te bleje vile luksoze me Cozman ne Prishtine

Ashtu e lumtur dhe skajshmerisht e dashuruar me kolegun e saj ne duet, Cozman, ajo ka festuar ditelindjen e saj te 28-te, madje dhe torta ishte simpatike ashtu sic ajo e do, me “zog”. E kuptuat besoj se per ke eshte fjala, kengetarja Altuna Sejdiu ka festuar fundjaven e kaluar ditelindjen ne Prishtine, ku ka qene e rrethuar, pervecse me te dashurin e saj, reperin Cozman, edhe me grupin “Baba Stars”. Madje, krijuesi i kenges “Fenix”, Getoar Selimi, ka menduar qe edhe torta te jete e tille. Por Tuna dhe fama e saj absolute, sidomos ne Prishtine, ka bere qe te mendoje me seriozisht edhe per jetesen e saj qe te mos shkoje vetem neper hotele. Ne mesojme se Tuna dhe i dashuri i saj jane duke pare per nje shtepi luksoze ne zonen qe quhet ne Prishtine “Fshati turistik”, ku per te pasur aty nje shtepi duhet te kesh shuma te majme parash ne llogari. Ne urojme qe kjo lidhje, kur mendohet edhe per te bashkendare nje shtepi te tille, te jete serioze per ciftin.

Enca: Beje mire, ose mos e bej fare...

Nuk kam rene kurre ne dashuri…

Enca Haxhia eshte nje kengetare e re ne moshe, por qe fale talentit te saj ka hyre fuqishem ne tregun muzikor shqiptar. Kenga e fundit e saj, e titulluar “Jepe tash” ka rezultuar mjaft e suksesshme dhe pikerisht ky fakt duket se e motivon edhe me shume bukuroshen per te arritur suksese profesionale. Aktualisht eshte e angazhuar me disa projekte, te cilat per momentin ndjen te mos i beje publike dhe koncertet ne qytetet bregdetare te vendit i marrin shume kohe, por qe njekohesisht i japin edhe kenaqesi te madhe. Ne intervisten e meposhtme, Haxhia nuk na flet per muziken dhe lidhjen e forte qe ka me te, sepse kjo tashme dihet, por me nje ciltersi per t’u admiruar preferon te ndaje me lexuesin tone detaje te jetes se saj private. Ndryshe nga sa e keni njohur deri me tani, ne kete rrefim Enca vjen keshtu…

Sunday, 21 July 2013

Kengetari Naser Berisha, sherr me "Hashim Thacin" [VIDEO]

... kengetari ndihet i kercenuar

Kengetari gjilanas Naser Berisha ne sqarimin e tij per opinion e gjere, ka bere te ditur se dikush ka keqperdor kengen e tij “Hajt shko (2003)”, dhe me imazhe te ndryshme te montuar ka krijuar videoklipin nen perkushtim “video kushtuar Hashim Thacit” . Kjo ka bere sipas tij qe ne adrese te tij te vijne shume fyerje, madje nuk kane munguar edhe kercenimet.

Berisha i ka thene Portalit 2lonline se ka disa dite qe nje video po sillet ne youtube, dhe e cila po shperndahet edhe permes facebook-ut dhe forumeve te ndryshme ne internet dhe e cila ka te beje me kengen e tij "Hajt shko" e cila eshte publikuar para 10 viteve.

Revista PALOMA - 20 Korrik 2013

Revista PALOMA - 20 Korrik 2013
Revista PALOMA, 20 Korrik 2013
  • Besa Kokedhima: Kur rilind nga nje dashuri...
  • Arian Cani braktis TV Klan?
  • Joana u qendron larg meshkujve
  • "Miss World Kosova", Antigona Sejdiu: I trembem gares me me te bukurat e botes
  • Luran Ahmeti, shqiptari qe interpreton ne "Sulltani i Madherishem": Ne Turqi shqiptaret respektohen me shume se ne vendlindjen e tyre
  • Big Mama: Kam trup perfekt!
  • Erik Lloshi, mesazh meshkujve shqiptare: Mjaft i dhunuat femrat!
  • Hermes Nikaj, feston 21-vjetorin e lindjes mes shume VIP-ash
  • Albana Osmani: Rihanna me ka kopjuar!
  • Bar Rafaeli shijon puthjet lesbike me mikeshen
  • Ermal Fejzullahu, baba per here te trete!
  • Mimoza Ahmeti vjen nga Kanadaja per pushime
  • Fejohet Masiela Lusha, i dashuri i propozon ne Hawaii

Teuta dhe Dardani behen prinder te nje vajze...

Teuta Kurti behet nene

Kengetarja shqiptare, Teuta Kurti, ka sjelle ne jete femiun e saj te pare, qe eshte e gjinise femerore.

Teuta dhe bashkeshorti i saj Dardan Luta jane bere prinder te nje vajze, qe ka shtuar gezimin ne familjen e tyre pikerisht ne muajin e shenjte te Ramazanit.

“Falenderimi i takon vetem Allahut qe me begatine e tij i ploteson punet e mira. Faleminderit per urimet e shumta familjare shoket dhe shoqet nga une, Dardan Luta dhe Aya”, eshte shprehur Teuta ne rrjetin social Facebook.

Teuta ka kohe qe nuk ka qene e pranishme e ndonje projekt ne skenen muzikore shqiptare, ndersa mbetet te shihet nese kengetarja me zerin fantastik do t’i kthehet zejes qe ajo di te beje me se miri.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online