All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 3 August 2013

Olta Gixhari, lesbike ne filmin e ri...

... thyen tabu, pranon te luaje lesbiken ne filmin e ri te Fatmir Kocit

E kemi pare te shkembeje puthje kinemaje me ndonje mashkull ne film, po kesaj here ajo do te thyeje tabune si e para nder aktoret shqiptare, pasi do te puthe nje femer. Gjithmone eshte shquar per natyren e saj avanguarde, dhe qe le gjurme ne zgjedhjet qe ben ne protagonizmin e saj si aktore. Kesaj here ofertes se vecante te regjisorit Fatmir Koci, Olta Gixhari ia ktheu me nje “Po” te guximshme. Ka pranuar te luaje rolin e vajzes qe pelqen femrat dhe jo meshkujt, ne filmin me te ri artistik me metrazh te gjate te regjisorit dhe skenaristit Fatmir Koci, me titull ”Amerika nen catine time”. Pas disa xhirimeve qe jane realizuar ne Amsterdam, sheshxhirimi do te jete Shqiperia, ku luan edhe Olta, ku do te xhirohet keto dite. Ne nje aventure dashurie me nje femer tjeter, e cila quhet Flonja, nje vajze shqiptare qe jeton ne Paris, ajo eshte dominante, sic eshte dhe natyra e saj. Ne filmin ku luan dhe aktori i njohur, Blerim Destani, Olta do te terheqe vemendjen kryesore per historine e vecante ne kete film, ku ajo dashurohet me nje femer misterioze, edhe pse ne pamje te pare e zakonshme.


Kengetarja Hana Cakuli, i jep fund beqarise...

Fejohet Hana Cakuli

Kengetarja shqiptare, Hana Cakuli, i ka dhene fund beqarise, duke konfirmuar se eshte fejuar.

Krijuesja e shume hiteve dhe kengetarja e njohur per zerin karakteristik dhe performancat live ne kryeqytet, ka konfirmuar se eshte fejuar.

“Shoqeri dhe media. Kam kenaqesi me nda me ju, pervec lajmeve per muzike, edhe momente te rendesishme te jetes teme”.

“Me 28 korrik 2013 kam pasur nje propozim romantik ne Munich te Gjermanise, te cilin e kam pranu pozitivisht dhe tash jam e fejume”.


“Me siguri disa prej jush pytni se kush eshte ai... Gjithcka qe mund te them eshte se ai eshte ai, #1”, ka shkruar Hana ne llogarine e saj zyrtare ne Facebook.

Luana Vjollca, shume shpejt publikon kengen e saj te pare...

...realizova endrren e mamit

Luana Vjollca, bukuroshja e televizioneve shqiptare, rrefen ne kete interviste te vecante per "Bluetooth" risine qe pritet te sjelle shume shpejt. E bashke me te, edhe disa copeza nga jeta private e profesionale.

Biondja seksi, vec angazhimeve qe ka rrezik ta lene pa pushime, rrefehu gjate bisedes me ne edhe marredhenien qe ka krijuar me famen, duke shprehur mes rreshtash keqardhjen qe ka per personazhet e varura ndaj saj...

Po le te lexojme bashke per me shume intervisten e gjate te moderatores, qe s'ka asnje peng ne karriere, e te shijojme njeheresh me te, fotot provokuese te yllit te ekraneve...

Revista PANORAMA PLUS - 3 Gusht 2013

Revista PANORAMA PLUS - 3 Gusht 2013
Revista Panorama Plus, 3 Gusht 2013
  • Olta Gixhari, pa tabu! Pranon te luaj lesbiken ne filmin e ri te Fatmir Kocit
  • Rike Roci: Pushimet pa te dashurin dhe rikthimi ne ekran si moderatore. Kam qejf te konkurroj ne DSW, deshiroj Leon Cinon per partner
  • Anaidi: E verteta e armes qe gjeti policia ne makinen time
  • Floriana Garo: Si ka ndryshuar jeta ime ne krah te Tedit
  • Elena e BB6, ne plazh me mikesha
  • Pas ndarjes, Mirjeta e BB4 kalon pushimet me nje djale tjeter
  • Armina Mevlani terheq vemendjen me linjat seksi
  • Mihrije Braha, provokuese edhe kete vere
  • Xhensila vizition Monte Karlon
  • Adelina Ismajli, ne koncerte me veshje nga stilistja kosovare Vjollca Llapashtica
  • Landi i WSF, perseri single
  • Nora mbulohet ne xhami, me pas ndryshon look

Thursday, 1 August 2013

Mihrije Braha ne bikini, e xhelozojne per trupin seksi...

... perjete seksi

Mihrije Braha nuk njeh moshe dhe prova me e mire per kete jane fotot qe vete artistja publikon cdo vit nen rroba banje...

Edhe kete vere, ndersa xhironte skenat per klipin e saj te ri "Krejt le ta dijne", Mihrija nuk i ka rezistuar dot tundimit per te shkrepur disa foto e per t'i hedhur ato me pas ne 'Facebook'.

Kengetarja e njohur, 'semur' cdo vit me fotot e saj te gjitha vajzat e reja, qe me gjithe perpjekjet e vazhdueshme, deshtojne te kene trupin e kosovares.

Braha, nene e Platorit 17-vjecar, eshte shenjestruar gjithmone per kete fakt, duke ngritur here pas here edhe pikepyetje per nderhyrje te ndryshme kirurgjikale, te cilat vete ajo i ka mohuar gjithmone me force.

Adelina, pa te dashur kete vere, por jo dhe pa projekte te reja...

Edhe keto pushime pa te dashur

Adelina Tahiri vazhdon te jete mjaft e perfolur per jeten e saj private, por koheve te fundit ajo thote se keto thashetheme nuk cojne peshe, ngase eshte mesuar me to. E verteta, sipas Adelines, qendron ne ate se ende nuk e ka takuar djaloshin ideal dhe se tani aktualisht eshte e perqendruar vetem ne krijimtarine muzikore.

Adelina tani ne kete sezon vere na ben te ditur se eshte e angazhuar ne shume koncerte e mbremje te ndryshme muzikore, dhe per shkak te ketyre angazhimeve nuk do te kete mundesi te beje ndonje pushim me familjen e saj.

“Fillimisht ju bej te ditur se pushimet verore gjithnje i kaloj me familjen dhe shoqerine time, per shkak se jam ende vetem. Ndersa tani ne kete vit jam mese e angazhuar me koncerte e mbremje te shumta muzikore dhe kjo me ka shtyre qe tani per tani mos te mendoje se ku do t’i kaloje pushimet. Ndoshta do te mund te gjeje kohe kah muaji shtator, sepse ne muajin gusht jam shume e angazhuar si brenda ashtu edhe jashte vendit. Ndersa sa i perket thashethemeve qe behen per jeten time private tani me kalimin e kohes jam mesuar me to dhe fare nuk po shqetesohem per to”, ka thene ajo per “Zeri”.

Tuesday, 30 July 2013

Zyra, aktorja e njohur kosovare ndahet nga jeta

Eshte ndare nga jeta aktorja e njohur e humorit kosovar Zyrafete Gashi, e njohur si Zyra. Zyra ka qene disa vite e semure, por si duket artisten e mundi kjo semudje e keqe  keto dite .

Eshte nje nga aktoret me te dashura per publikun shqiptar qe do te mbahet mend gjate per skenarin dhe humorin e saj shume interesant. Megjithese ajo e dinte se ishte e semure vitet e fundit ka qene mjaft aktive, madje ajo te jepte shprese edhe ty nese e takoje.

Ndersa ne ditet e fundit te jetes se saj, ne nje interviste ka thene keto fjale "O sa me ka marre malli per publikut, e Zoti kush e di mund te me sheroje"./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Zyra, known Kosovar actress passed away

It is separated from the life of famous actress Kosovo humor Zyrafete Gashi, known as Office. Office has been ill several years, but it seems singer beat this sickness bad these days. It is one of the most beloved actresses for the Albanian public that will long be remembered for her humor script and very interesting.

Lindon Camaj, këngëtari i hiteve shqiptare (Video)

Këngët e tij jo vetëm janë ritmike por janë kthyer tashmë në hitet e muzikës shqiptare. Mjafton të përmëndesh emrin e tij, dhe menjëherë të bën të mendosh se është fjala për një artist me vite në skenën muzikore shqiptare.

Fjala është për Lindon Camaj, që është e pamundur të veçojnë disa nga hitet tij, pasi ka shumë, por mund vetëm tju kujtojmë “Buzën e tua”, “Moj shkodrane” “Maturantët” ‘Vashat të bukura”, apo edhe hitet më të reja si “Misi i Shqiptarisë”, ‘Mos shqipni kuq e zi’, apo “ Krushqit e Pajtimit”.

Këngëtari  i njohur shqiptar ka në treg pesë albume, ku në treg ndodhet albumi më  ri  tij ardhur para gjysëm viti me titull “Moj Shqipni kuq e zi”, ku po dëgjohet shumë ndërsa ka edhe një bashkëpunim në këtë album me artistin nga Kosova , Naim Abazi dhe ku i referohet këngës “Vallja e Shqiptarisë”.

Këngëtari nga Malësia e bukur shqiptare e Malit të Zi cdo herë ka ditur të zgjedhë edhe bashkëpunëtorë të mirë sic janë Ilir Berani, Edmond Zhulali si dhe shumë kompozitorë të njohur shiptarë për të sjellë këngë të bukura dhe cilësore.

Monday, 29 July 2013

Morena Taraku, missi qe synon boten e televizionit...

... vajza te cilen e deshirojne te gjithe

Secili qe e ka njohur se paku ndonje vajze te tille, patjeter se e ka mbajtur ne mend... Kjo njezetvjecarja Morena Taraku qe shquhet per aristokracine e saj, elegancen, qendrimin, shijen, menyren e te folurit, ecjen... e shumecka tjeter.

Me transformimin e vet te pazakonshem ka arritur majat e bukurise. Eshte zgjedhur “Miss Kosova 2010”, “Miss Liberty of the World 2012", mori pjese ne “Miss Earth 2010”, ka perfaqesuar Shqiperine ne “Miss World 2012”; shijoi aventuren e saj ne “VIP Shpija 3”, provoi veten si prezantuese e “Video Festit Muzikor”, eshte imazh publicitar i DigitAlb....Ka treguar edhe me shume nga talenti i saj i fshehte dhe, akoma eshte nje nder personazhet me te dashura te skenes vendese.

Ta njohesh privatisht, eshte kenaqesi e vertete, sepse krahas te gjitha sukseseve te cilat i ka arritur, ajo edhe me tej eshte shume e shoqerueshme, e hareshme dhe vajze shume interesante. Ajo qe pelqehet tek Morena eshte edhe stili i saj i veshjes, i cili, para se gjithash, eshte i pazakonshem, here-here edhe avangarde.

Floriana Garo, e dashuruar, por nuk ngutet per martese...

Vera e nxehte e Floriana Garos

Nje bisede me vajzen e motit ne “ABC News” dhe drejtuesen e emisionit “Jo vetem mode”. Nje histori personale dashurie dhe planet per pushimet e veres

Ajo eshte nje nder vajzat me te bukura te ekranit ne Shqiperi. Perpos pamjes se jashtme, ka dhe nje personalitet te spikatur qe e identifikon mes te tjerave. Floriana Garo, kete sezon qe sapo eshte mbyllur drejtoi emisionin e perjavshem “Jo vetem mode”. Ishte nje eksperience e re per bukuroshen, qe erdhi disa kohe me pare nga Nju Jorku per t’iu perkushtuar karrieres televizive ne Shqiperi. Ne perfundim te ketij sezoni, por edhe ne prag te pushimeve te saj verore, ne kemi bere gjithashtu nje bisede verore. Kemi folur me Florianen jo vetem per mode, por per parashikimin e motit, planet e saj per martese me Tedin dhe kemi kuptuar me shume per historine e saj te dashurise. Ne pamje te pare duket qe gjithcka shkon vaj per te, por ne fakt ka edhe ajo momentet e saj te merzitjes dhe te dyshimeve nese eshte duke bere gjene e duhur. Sot ne kete rrefim, Garo tregon per veren e saj te nxehte.

Korabi dhe Genta, nje muaj i "nxehte" i mjaltit ne Turqi...

Korabi pas marteses, shijon muajin e mjaltit

Dy dite pasi ishte martuar, Korab Jetishi ka vendosur qe me bashkeshorten e tij te kaloje nje muaj te mjaltit mjaft luksoz ne Turqi.

Korab Jetishi, i biri i kengetarit Shkelzen Jetishi, i cili ishte martuar para pak ditesh me Gentianen, po shijon bashke me bashkeshorten e tij muajin e mjaltit.

Cifti po qendron ne nje prej hoteleve me luksoze ne Belek te Antalyas dhe ata jane shfaqur perkrah njeri tjetrit shume te lumtur duke buzeqeshur dhe duke u puthur.

Korabi dhe Gentiana u martuan ne nje ceremoni private ne hotelin qe eshte prone e familjes Jetishi, “Imperial”.

Inva me djalin e saj Anthony, tashme 18 vjec...

... shfaqet me te birin, tashme 18 vjec

Inva Mula nuk ka te ndalur me koncertet e saj ne mbare boten. Nga data 18 deri mbremjen e djeshme, 27 korrik, ajo ka qene duke kenduar ne teatrin “Royal” vepren “La Boheme”. “La Boheme” eshte nje nga veprat me te bukura te kompozitorit italian G. Pucini. Sic ndodh rendom ne operat lirike, ka nje fund tragjik per protagonisten, Mimine e brishte, nderkohe qe per Inva Mulen duket se gjithcka po shkon mbare, aq me shume pas lindjes se te bijes. Sigurisht qe koncert jane te zakonshme per Inven, por ajo qe kemi zgjedhur t’u tregojme sot eshte nje foto me djalin.

Te gjithe e njohim historine e jetes se saj: ndarjen me kengetarin Pirro Cako dhe me pas martesen e saj me Hetem Ramadanin. Ne kete foto, ajo shfaqet perkrah djalit, i cili tashme eshte i rritur. Kujtojme se sopranoja Inva Mula u be nene per here te dyte ne daten 30 prill te vitit te kaluar. Vajza e sopranos erdhi ne jete nga lidhja e Inves me biznesmenin Hetem Ramadani. Ky i fundit ka respektuar deshiren e Inves per ta pagezuar vajzen me emrin e nenes se saj, Nina, e cila u nda nga jeta jo shume kohe me pare, pas nje semundjeje te rende. Te dy e kane konsideruar ardhjen ne jete te vajzes se tyre si nje bekim, duke qene se Inva tashme eshte 50 vjec (ditelindja 1963).

Sunday, 28 July 2013

Olta Gixhari, josh me gjoksin transparent...

Provokimi i Olta Gixharit

Aktorja bukuroshe Olta Gixhari ka postuar disa foto vertet provokuese. Ne fotot e postuara, aktorja me sy te vecante ka ditur te provokoje me bluzen transparente qe mban veshur.

Poshte saj ajo nuk ka veshur asgje dhe forma e gjoksit eshte shume e dukshme. Komentet kane qene te shumta e te menjehershme, ku shumica e fansave e kane pelqyer dhe komplimentuar per format Olten.

Por Oltes i pelqen kjo veshje dhe ndihet mire. Gjithmone ideja e saj eshte te jete ne trend, ne mode dhe e vecante.

Kengetarja ka publikuar edhe te tjera foto, ku bie ne sy shume gjoksi i saj… Vertet joshese Olta ne kete stine te nxehte.

Revista PALOMA - 27 Korrik 2013

Revista PALOMA - 27 Korrik 2013
Revista PALOMA, 27 Korrik 2013
  • Ciljeta: Im bir me ka bere te ndihem edhe me seksi
  • Shpat Kasapi: Me Aferditen jemi takuar si miq. Per momentin jam single!...
  • Devis Xherahu: Me Ertemionen ne Spanje, endrra qe m'u be realitet!
  • Blerina Braka: Nuk kam pune me zogun e Tunes, une kam zogun tim!
  • Arbana argetohet ne klub me bashkeshortin
  • Franceska: Vigani nuk eshte mashkull per mua!
  • Eldora e "BB6", super seksi per 28 vjetorin e saj. Shpendi me dhuroi nje tufe trendafila dhe nje varese Swarovski
  • Fjolla dhe Stresi "djegin" Tiranen
  • Julian Deda keshillon vellain e sapomartuar: Me mend ne koke!
  • Per pushime ne Dubai me Nora Istrefin
  • Nga Niko Komani: VIP-at me trendi te plazhit; Aferdita Dreshaj, Albana Osmani, Argjentina Ramosaj, Adrian Gaxha, Anjeza Branka, Arion Muca, Afroviti Goge, Anxhelina Hadergjonaj, Suada Sherifi, Tuna, Viola Spiro, Besa Kokedhima, Fjolla Morina, Liberta Spahiu, Emina Cunmulaj, Flaka Krelani, Jeta Faqolli, Enca Haxhiu, Oriola Marashi, Nora Istrefi, Lori Hoxha, Luana Vjollca, Roza Lati, Petrula Spiro...

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online