All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 24 August 2013

Angela Martini: Jeta ime i ngjan nje filmi...

Anxhela Martini: E verteta e erret qe media s’di per mua

Ka gjithcka nje femer do te enderronte te kishte… Eshte e bukur, joshese, e zgjuar, ben punen qe deshiron, ka vemendjen e meshkujve; i ka te gjitha. Anxhela Martini, modelja shqiptare e njohur ne mbare boten, rrefen ne kete interviste ekskluzive per “Bluetooth” te rejat e jetes se saj. Thote se aktualisht eshte e angazhuar ne nje projekt shume ambicioz, per te cilin nuk jep detaje, duke pohuar nga ana tjeter se linja e rroba banjeve po ecen me se miri. Deshira per te punuar e ka udhehequr ne jete, dhe ky eshte celesi i suksesit te saj. Sa i takon jetes private, per momentin eshte singell, megjithese i ka disa kandidatura ne radhe. Kjo eshte Anxhela Martini, jeta e se ciles i ngjan nje filmi, skenarin e te cilit po jua sjellim me poshte ne vija te trasha…

Anxhela, me cfare po merresh keto kohe?
Aktualisht jam e angazhuar me nje projekt shume ambicioz ne Los Angeles-California. Prej gjashte muajsh jam vendosur atje, nderkohe qe prej dy ditesh jam ne Texas, ku kam nje pune si modele. Po punoj nderkohe per linjen e rroba banjeve dhe per disa pune te tjera.

Mirjeta Shala: Kurora me ben te ndihem si nje princeshe...

Mirjeta Shala by Besim Mydyti
foto: besim mydyti
Miss Univers Kosova 2013: Ndihem si princeshe

Nga nje rruge per disa kohe si modele, kap endrren e shumepritur per te qene keshtu me e bukura e Kosoves. Ajo eshte vajza nga qyteti me i vjeter kosovar, nga Vushtrria, quhet Mirjeta Shala dhe eshte vetem 19 vjece, e neser do te perballet me sfiden boterore qe do te mbahet ne Moske, ne “Miss Univers 2013”. Mirjeta, e cila duket me nje bukuri si te Monica Bellucit, ka hobi volejbollin dhe per Marketing dhe Administrim Biznes. Ajo rrefen per gazeten tone kete cmim qe sapo ka marre si “Miss Kosova Univers 2013”, si dhe na tregon se…

Mirjeta, cfare do te thote per ty te jesh me e bukura e Kosoves?
Te jesh me e bukura e Kosoves eshte nje ndjenje shume e vecante, eshte krenari, eshte enderr e cdo vajze, po une falenderoj Zotin qe kam pasur kete fat. Jam si asnjehere me pare, kurora me ben te ndihem si nje princeshe… Duke marre parasysh se une jam vleresuar te jem me e bukura e Kosoves nga nje juri shume profesionale ne kete leme.

Te ka ndihmuar besoj sadopak edhe rruga e modeles per te qene ne top forme dhe, pse jo, per te pasur disa pluse me teper per kuroren?
Besoj se pervoja ka qene njera nga arsyet, por edhe paraqitja apo, them me mire, fiziku ka ndikuar shume qe une ta gezoj kuroren.

Adrola Dushi shtatzene...

Miss Adrola Dushi, shtatzene

Miss Universe Albania 2012, Adrola Dushi eshte shtatzene. Lajmin e konfirmojne per “Bluetooth” burime prane bukuroshes, e cila sic thuhet i ka kaluar tashme javet e rrezikut.

Adrola Dushi festoi nje muaj me pare ditelindjen e saj te 20-te, ku dhe u shfaq per here te pare krah te dashurit ne publik.

Ajo eshte bere se fundmi imazh i nje firme veshjesh, ndersa vetem pak dite me pare e pame ne jurine e “Miss Universe Albania 2013”. “Bluetooth” i uron 20-vjecares nga Rresheni shtatzeni te mbare.

Read more at: Bluetooth/BalkanWeb
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Miss Adrola Dushi, pregnant
Miss Universe Albania 2012 ", Adrola Dushi is pregnant. The news confirms the "Bluetooth" sources close to the beautiful, which reportedly has already passed the danger weeks.Dushi Adrola celebrated a month before her birthday the 20th, where he appeared for the first time in public loved arm. It has recently become a firm image of clothing, while only a few days ago we saw the jury of "Miss Universe Albania 2013". "Bluetooth" congratulates 20-year-old from Rrsheni throughout pregnancy. ]]

Ermal Merdani, ne plazhet e Jugut me te dashuren e re...

Ermal Merdani, fotot e pushimeve me te dashuren e re

Ermal Merdani i “Big Brother 5” tashme del hapur me te dashuren e tij te re, Eriselda. Pas mbylljes se fushates zgjedhore, ku Ermal Merdani i “Big Brother 5” ishte i angazhuar me Forumin Rinor Demokristian dhe diplomimit ne Degen e Shkencave Politike, ai ka menduar te pushoje ne plazhet e Jugut, duke shijuar keto dite te nxehta me diell, not dhe argetime te ndryshme te jetes se nates. Ermali duket se ndihet i lumtur ne pranine e te dashures se tij brune, me te cilen tashme kalojne shume kohe bashke. Ata po kalojne disa dite pushimesh per ta njohur edhe me shume njeri-tjetrin ne kete lidhje, qe deri tani duket e konsoliduar. Gjate pushimeve kane realizuar nje album fotosh te nxehta, ku shfaqen ne shume ambiente te dashuruar ne krah te njeri-tjetrit. Pervec lojerave dhe pozave me shume dashuri, nuk hezitojne te shkembejne dhe ndonje puthje. Nuk dihet me shume per detajet e njohjes me te re te Ermalit me kete vajze, gjithsesi ata duket se po i shijojne keto momente. Fotot e para te ciftit u botuan nga “Panorama Plus” pak jave me pare, ndersa merrnin rreze ne pishinat e Tiranes.


Shpati dhe Aferdita, kapen "mat" se bashku...

Ribashkohen Aferdita dhe Shpati, kapen ‘mat’ ne Shkup

Me ne fund nje lajm i mire nga kronika roze… Aferdita Dreshaj dhe Shpat Kasapi jane serish bashke. Si miq apo si te dashur, kete nuk dime ta themi me siguri, por eshte fakt tashme qe ata takohen, pa e vrare mendjen fare per syte kureshtare qe i shohin te habitur. Fotot ekskluzive qe sjellim sot (23 gusht) ne “Summer Pages” jane shkrepur pak kohe me pare ne Maqedoni (vendbanimin e Shpatit), ku Aferdita ka qene e ftuar per disa koncerte. Sic shihet qarte, dy te rinjte levizin vetem ne rruget e Shkupit.

Nderkaq, burime te suplementit konfirmojne se cifti eshte frekuentuar me njeri-tjetrin edhe ne Tirane. Ata kane kaluar nen shoqerine e miqve te perbashket ore te bukura ne pishina, ndersa nuk kane munguar as daljet ne jeten e nates. Historia e tyre e dashurise eshte nje nder me te bujshmet e showbiz-it, ndaj dhe nese ribashkimi i tyre do te jete i vertete (pra nese ata nuk do te jene thjesht shoke, por te dashur), do te jete nje ‘boom’ i madh.


Samanta elegante ne bikini...

Samanta KaravellaSamanta zhvishet ne Jug: E lumtur qe arrita linjat qe doja

Ky eshte viti i saj i triumfit si artiste, ndersa shfaqet me e rritur dhe me e realizuar ne muzike. 23-vjecarja Samanta Karavella kete kulm karriere e sheh vec si nje fillim te ri, me me shume klipe, koncerte dhe ne pritje te nje dashurie te re.

Pas publikimit te klipit “Pafundesi”, ajo po kalon disa dite pushimesh ne plazhet e Jugut, ku jane realizuar dhe keto foto ne det. Samanta tregon per gjendjen shpirterore te kesaj vere dhe linjat e dobesuara, duke ekspozuar elegancen ne bikini:

Ky ka qene viti yt, me cmime, klipe te bukura dhe prezence mediatike. Si po i kalon pushimet?
Keto dite pushimesh po i kaloj ne Jug, ku kam dhe datat e koncerteve, ndaj po alternoj punen me plazhin. Ndersa me pas do pushoj ne Greqi.

Revista PANORAMA PLUS - 24 Gusht 2013

Revista PANORAMA PLUS - 24 Gusht 2013
Revista PANORAMA PLUS, 24 Gusht 2013
  • Gaxha, ne Dhermi me nje bionde seksi: S'jam me me Luanen, jemi ndare perfundimisht!
  • Nora Istrefi, skena lesbike ne publik me nje vajze
  • Angela Martini shfaqet topless
  • Noizy: Si e perdori "Miss Durresi" lidhjen dhe emrin tim per perfitime
  • Ardit Gjebrea: Artiste te rinj me pretendime per "Kenga Magjike"
  • Tuna surprizon te dashurin gjate koncertit, torte ditelindjeje ne skene
  • Xhensila Myrtezaj: Ja pse u kendoj djemve genjeshtare
  • Rosela Gjylbegu, shijon pushimet ne Mal te Zi, shfaqet ne forme ne plazh
  • Samanta zhvishet ne Jug: E lumtur qe arrita linjat qe doja
  • Ermal Merdani, fotot e pushimeve me te dashuren e re
  • Argetimi nuk ka fund per Francesken e BB
  • Marina Vjollca shfaqet sensuale ne det pak dite para rikthimit ne TV

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online