All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 31 August 2013

Mirjeta e BB, i dashuri i ri i blen "Maserati"

Mirjeta e “BB”, pas divorcit dashurohet me biznesmenin

E sheh jeten me optimizem dhe ndaj fati i ka buzeqeshur kesaj here ne dashuri. Mirjeta Bajramaj, 25-vjecarja nga Shkodra e cila u be e njohur si lojtare ne “Big Brother 4”, tashme ne nje “love story” qe e ka bere te ndihet vertet e lumtur kete vere. Pasi i ka dhene fund marteses se saj disamujore, Mirjeta na rrefen historine e saj te re te dashurise me nje djale shqiptar qe jeton prej vitesh ne Londer. Ajo tregon per ditet gjithe adrenaline qe po shijon me profesionistin ne gara makinash, makinen luksoze qe ka marre si dhurate nga ai vetem pas dy muajsh lidhje, dhe cfare e ka bere te ndihet e sigurt ne kete histori qe e parashikon jetegjate…

Mirjeta ndodhesh ne Shqiperi per disa dite plazh. Po si po shkon jeta jote ne Londer, ndonje dashuri e re?
Po, tashme mund te them se kam te reja te bukura ne jeten time per te treguar. Tani po dal me nje djale shume te mire.

Revista PANORAMA PLUS - 31 Gusht 2013

Revista PANORAMA PLUS - 31 Gusht 2013
Revista PANORAMA PLUS, 31 Gusht 2013
  • Mirjeta e BB, lidhja e re me biznesmenin, pas divorcit: "Pas dy muajsh lidhje, me bleu nje Maserati 130 mije paund"
  • Ilir Meta, me pamje te re, regjimi qe e dobesoi 30 kg
  • Rike Roci: Ja si mund te zgjase nje dashuri si e jona. Pushime ne Spanje me te dashurin!
  • Jorida Rustemi, pushimet luksoze me pasanikun grek
  • Kejdi Mehmetaj, 20-vjecarja qe mund te jete deputete e LSI
  • Vellezerit Laco, kete sezon spektakel te ri me musicals
  • Blerim Destani: Seksi eshte sport qe kerkon energji
  • Jonida Vokshi: Transformimi i look-ut ishte befasues, ja cfare kam ndryshuar tjeter. Per aq kohe sa jetoj mes dashurise pa kushte, i besoj
  • Me e bukura e Malesise eshte futbollistja Irena Dedivanaj
  • Eni Vasili dhe Arbana Osmani shijojne ditet e fundit te gushtit ne plazh
  • Sonte martohet ministrja e ardhshme e Integrimit, Klajda Gjosha
  • Silva Gunbardhi dhe Dafi, fanatike per lidhjen e tyre

Friday, 30 August 2013

Genta, surprizat per 10-vjetorin e karrieres

... me liber dhe dokumentar autobiografik

Angazhimi i madh ndaj projektit me te ri te cilin do ta shpalos ne jubilarin e 10-te te karrieres muzikore e ka shtyre kengetaren e njohur Genta Ismaili qe te angazhoj nje menaxher te ri.

Ajo tashme ka angazhuar Ademin, menaxherin i cili do te menaxhoj punen e kengetares, mbase do te perkujdeset edhe per intervistat qe kengetarja do t’i jape neper mediume. Sipas Ademit eshte duke u bere pune e madhe ne projektin me te ri te kengetares, gjegjesisht behet fjale per nje liber dhe dokumentar autobiografik qe do te permbaje material te bollshem nga jeta dhe veprimtaria e kengetares pergjate dhjete viteve te saj ne skene. “Ne muajin maj te vitit 2014 do te shpaloset nje projekt i madh per shenimin e dhjetevjetorit te kengetares sone te njohur Genta Ismaili.

Wednesday, 28 August 2013

Stupcat, treshja qe thumbon dukurite negative te shoqerise...

Humor me stupc

Jane te dashur per te gjithe, jo vetem pse humori eshte “ushqimi” per te cilin kemi nevoje per te mbajtur gjalle optimizmin, por sepse jane origjinale dhe dine cfare te ofrojne ne menyne e artit te tyre. Per ta mund te thuhet se jane opozita me e sinqerte e te gjitha dukurive negative qe karakterizojne shoqerine e Kosoves.

Ndonese kane specifika te veta, funksionojne si nje. Vedat Bajrami, Osman Azemi dhe Mensur Safqiu jane treshja qe ka ndertuar identitetin dhe stilin e vet. “Stupcat” nuk jane krijuar per te thurur elozhe, por per te thumbuar dukurite e keqija qe ndodhin. Prandaj, thumbat e tyre behen teme e diskutimit, e madje edhe pasqyrimit te jetes se perditshme.

Gjyste Vulaj, vesh serish fustanin e bardhe...

... serish nuse

Kengetarja atraktive Gjyste Vulaj ka shenuar 20 vjetorin e marteses se saj. Ajo ne kete mbremje te cilen e ka organizuar ne Ulqin ne pranine e shume mysafireve ka veshur serish fustanin e bardhe, duke i kujtuar vitet e para te marteses.

“Para shume vitesh me date 16 gusht, u bera nuse. Po me kujtohet mengjesi i atehershem, me vinte per te qare cdo moment, ndjeja dhimbshmeri e malle per motrat qe po i le, e isha motra e madhe e tyre, pastaj babin e shihja aty ketu, fshehtas duke qare dhe fshire lotet. Ne anen tjeter deshiroja te dilja sa me bukur qe Sokoli te befasohet nga bukuria. Vertete isha e bukur, por nuse nuk dola aq e bukur sikur isha pa grim, isha 16 vjecare vooo”, ka shkruar ajo ne rrjetin social Facebook.

Kush "hengri mut" per Dafinen? [VIDEO]

DAFFY: TUNA KA HANGER M** PER MU

Dafina Zeqiri eshte krejt ndryshe ne biseda private nga ato publike.

Ajo nuk kursen edhe fjalet fyese ndaj kolegeve te saj me te cilat ka bashkepunuar dhe realizuar spote muzikore.

Keshtu, ne nje bisede private, e cila eshte bere publike nga Besfort Hasanaj, Dafina Zeqiri rrefehet per raportet e saj me kengetaret e estrades, perkatesisht me Tunen.

"Se une kam ni koheve te fundit, me falni ne shprehje, se Tuna kish henger goxha shume m** per mu", ka thene Daffy per Altuna Sejdiun. “Une e kam pas idene per kengen dhe ne fund ata kompozitoret e kane marre idene teme. Kemi pas probleme te shumta dhe ajo shume eshte nje femer dyfytyreshe”, ka thene Dafina per Tunen.

Monday, 26 August 2013

Rita Ora, mahnit me fustanin ne VMA

Rita Ora, lavderohet per veshjen ne MTV VMA

Rita Ora ishte nje prej me te komentuarave ne qilimin e kuq te spektaklit te mbremshem MTV Video Music Awards.

Kengetarja me prejardhje shqiptare terhoqi vemendjen e publikut kur arriti ne qilimin e kuq e veshur me nje fustan te bardhe te dizajnuar nga Alexandre Vauthier.

“Fustani eshte aq i madh sa ka nevoje per nje asistent!”, shkruante mes tjerash Daily Mail.

Vec fustanit, qe terhoqi vemendjen vecanerisht per shkak te nje bishti me pupla te gjate gjashte metra, ishte edhe buzeqeshja e Rites ajo qe e bente me te vecante qendrimin e saj.

Dhe komentet per zgjedhjet e veshjes se Rites nuk mbaruan vetem para spektaklit, ne qilimin e kuq, por vazhduan edhe me pas. Me vone Rita zgjodhi nje fustan te kuq lemuar per ndejen “after-party”, nje zgjidhje qe po ashtu u lavderua nga mediat.

“Rita, e cila mundohet te beje emer ne SHBA, dukej se ishte e etur te joshe sa me shume vemendje qe mundet, pasi u largua nga ceremonia”, shkruan me tej gazeta britanike.

Silva Gunbardhi, zbulohet lidhja me reperin Dafi...

Silva Gunbardhi lidhet me reperin e “Te ka lali xhan”

"Te ka lali xhan” e shnderroi ne kengetaren me te kerkuar ne diaspore Silva Gunbardhin, por sic kemi mesuar se fundmi, pervec suksesit i ka sjelle edhe dashurine.

Burime prane kengetares tregojne se vajza simpatike e skenes eshte lidhur me reperin e kenges ne fjale, Dafi Derti.

Dy te rinjte kane kaluar pushimet se bashku dhe Dafi e ka shoqeruar Silven ne te gjitha koncertet qe ajo ka pasur. Djaloshi ne fjale ka qene protagonist edhe ne disa kenge te tjera, serish ne bashkepunim.

Aurela Gace, martohet ne shtator!

Aurela Gace
... thyen premtimin, martohet me 15 shtator!

E kemi degjuar te jape publikisht receta per nje marredhenie te shendetshme ne cift, duke u keshilluar vajzave qe te mos martohen nese duan t’i mbajne sa me afer meshkujt e tyre, por ja qe edhe ajo eshte “thyer” para propozimit per martese. Po, kengetarja e Eurosong do te mbledhe te afermit dhe miqte ne ceremonine e dasmes se saj me Skerdin, ndonese pak kohe me pare, ndersa ka qene ne skenen e nje lokali nate ne kryeqytet ku kendon perkrah vellezerve korcare Stefi dhe Endri Prifti, Aurela u eshte drejtuar femrave: Vajza, nese doni qe nje mashkull ta keni gjithmone pas vetes, di une nje sekret dhe po jua them. Nese do me degjoni mua, mos i kerkoni kurre martese, sepse sapo ta beni kete ai do t’ju ike nga duart me vrap! Kete qe po ju them e kam nga eksperienca ime personale dhe e dini pse duhemi une e Skerdi dhe po shijojme lidhjen tone? Vetem per faktin se ia kam bere te qarte qe ne fillim se martese nuk dua. Me besoni qe funksionon ne nje lidhje, ndaj ju sugjeroj ta provoni!.


Sunday, 25 August 2013

Almeda Abazi, pjese e sezonit te ri te "Sulltani i Madherishem"

Almeda Abazi
Pas disa eksperiencash te suksesshme ne disa nga spektaklet me te ndjekura ne Turqi, si "Dancing With The Stars" apo "Survivor", ish-Miss Shqiperia, Almeda Abazi, do te behet pjese e nje tjeter projekti shume te rendesishem. Sipas disa burimeve tona, kemi mesuar se ajo eshte perzgjedhur per te qene pjese e sezonit te ri te serialit "Sulltani i Madherishem", ku do te interpretoje Valerian, nje vajze italiane qe se bashku me Cecilian, miken e saj, jetojne ne pallatin mbreteror te Venedikut, por qe rrembehen dhe sillen ne pallatin e Sulltanit. Vetem ky eshte informacioni qe kemi arritur te sigurojme, nderkohe qe po ashtu kemi mesuar se oferta per te qene pjese e ketij seriali i ka ardhur qe sezonin e kaluar, por per arsye te disa impenjimeve qe ka pasur ne ate periudhe eshte detyruar ta refuzoje ne ate kohe. Ne jemi perpjekur te vihemi ne kontakt me Almeden, por kjo ka qene e pamundur, keshtu qe per te marre nje informacion me shume u jemi drejtuar mediave turke, neper te cilat shkruhet gjithmone me superlative per bukuroshen tone.

Shpetim Saraci, ishemi ne tru

Shpetim Saraci
Kompozitori i njohur Shpetim Saraci, ka pesuar pak dite me pare nje ishemi ne tru, por fatmiresisht gjendja e tij shendetesore eshte ne permiresim e siper. Mesohet se Saraci ndodhet i shtruar prane Sherbimit te Neurologjise, ne QSUT, ku mes te tjereve eshte vizituar edhe nga miku dhe kolegu i tij, Ardit Gjebrea, me te cilin ai punon prej kohesh prane spektaklit "E Diela Shqiptare". Edhe pse nga familja e tij, bashkeshortja Mira Konci ose te aferm te tjere nuk eshte bere me dije mbi ecurine e shendetit te tij, disa detaje i ka bere publike Arditi. "Nga dreka sot shkova te shoh nje mik ne spital. Na pavionin ku me shume se ne cdo patologji tjeter duhej te kishte qetesi, vizitoret e pacienteve bertisnin aq shume, sa per nje moment m'u duk se isha ne nje treg shitjesh me ulje te medha", - shkruante ai me pakenaqesi, duke shtuar se per fat te mire: "Shpetimi eshte goxha mire dhe po rikuperohet shpejt". Shpetim Saraci eshte nje nga kompozitoret me te njohur ne vend. Kompozimet e tij mbajne firmen e disa hiteve me te njohura pas viteve '90, kenduar nga emrat me te mire te muzikes shqiptare. Vitet e fundit ai ka qene drejtor artistik i Festivalit te Kenges ne Radio Televizionin Shqiptar. Nderkohe qe ne 2010-n, kenga e kompozuar dhe orkestruar prej tij, "Kenga ime", e kenduar nga Aurela Gace, prezantoi Shqiperine ne "Eurosong". Ai eshte i martuar me kengetaren Mira Konci dhe nga martesa e tyre kane dy vajza. /paloma/

Revista PALOMA - 24 Gusht 2013

Revista PALOMA - 24 Gusht 2013
Revista PALOMA, 24 Gusht 2013
  • Aurela Gace thyen premtimin, martohet me 15 shtator
  • Xhensila Myrtezaj: Nuk jam shtatzene! Ju tregoj pushimet tona si "muaj mjalti"
  • Silva Gunbardhi ne nje lidhje dashurie me kolegun e saj Dafi?
  • Revolt Klan: Si ia dolem te behemi te suksesshem ne te gjithe Europen"
  • Xhesika Polo: Edhe pse e re, perballja me zhgenjimin ka qene e dhimbshme!
  • Almeda Abazi pjese e sezonit te ri te "Sulltani i Madherishem"
  • Flori Mumajesi: Qytetar nderi i Korces duhet bere Mihallaq Andrea, jo nje kitarist i huaj qe nuk i dime emrin.
  • Daniele Meo: Jam djale per shtepi!
  • Zgjidhet "Miss Universe Kosova", por rrezikon garen
  • Albana Osmani nis biznesin e saj
  • Oriela Nebijaj: Nuk do te jem me pjese e "Vila 24"
  • Rudina Magjistari u thote "po" milionave te Lotarise Kombetare
  • Shpetim Saraci, ishemi ne tru

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online