All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 21 September 2013

Florida Sala, shqiptarja qe pelqen te pozon e zhveshur

23-vjecarja qe po thyen tabute

Interviste me Florida Salen, modelen qe premton nje karriere te gjate e te suksesshme jo vetem brenda kufijve te Shqiperise

Edhe pse vera sapo ka mbaruar, Florida Sala vjen me e nxehte se kurre. Eshte e vetmja vajze shqiptare qe ka guxuar kaq shume ne Shqiperi. Kemi pare modele te tjera shqiptare qe nje karriere te tille e kane praktikuar jashte kufijve te Shqiperise. Florida Sala, ama ka vendosur t’i thyeje tabute ne vendin e saj. Dhe nuk kishte si te ishte ndryshe per nje vajze vlonjate. Ajo ka lindur ne Vlore dhe eshte vetem 23 vjec.

Ka vite qe merret me modeling dhe eshte e para modele qe tenton te zhvishet perpara nje aparati fotografik. Pozat e fundit qe Florida ka realizuar jane me se tunduese, sidomos tani qe ka filluar te fryje era e vjeshtes. Nje vajze e zhveshur bukur bregut te detit ka terhequr keto dite jo vetem vemendjen e djemve shqiptare, por thuajse te te gjitheve. “Shekulli” ju sjell sot nje bisede te ngrohte me nje vajze guximtare, te paren qe mund te thyeje tabute e botes se fotomodelingut ne Shqiperi.

Genta, probleme me te atin?

Genta shkon ne Amerike tek i ati
Genta ne Amerike, perpiqet te rregulloje marredheniet me te atin

Kengetarja e cila sjell plot energji kur eshte ne skene, ka udhetuar jave me pare drejt Amerikes. Fjala eshte per Genta Ismajlin, e cila, pervecse ka menduar edhe te pushoje pak atje, pas koncerteve verore, dicka tjeter qe gazeta jone meson me ane te nje burimi eshte se ajo po konsultohet per te zgjidhur disa probleme me babain e saj. E, ne fakt, nese u rikthehemi daljeve te pakta ne publik te familjes se saj, ne dime se gjithmone mamaja e saj eshte ekspozuar, sidomos pas ndarjes nga Miloti. Pra, nena e saj Shpresa e shoqeronte ne shume vende. Kemi pare edhe motren e Gentes, por kurre babain, madje edhe vete Genta nuk ka folur per ate. Por, sic duket, marredhenia e saj kohet e fundit me te nuk ka qene e mire, dhe per kete ajo ka pasur nje arsye me shume per te shkuar tek ai e per ta takuar. Urojme gjithashtu qe ajo ta binde babain per t’u rikthyer ne Kosove, ku mendohet se Genta eshte duke bere nje shtepi ne Prishtine e, pse jo, per te jetuar sa me prane prinderve dhe famijes se saj.

Rozana dhe Sinani, aventura te shtrenjta ne Turqi...

Rozi dhe Sinan Hoxha ne Turqi
Rozana nuk e prish ritin, cdo vit pushime ne Turqi me Sinanin

Pasi kane kaluar nje vere intensive koncertesh, dy miqte e vjeter kengetare Rozana Radi dhe Sinan Hoxha jane arratisur ne plazhet e shtrenjta te Turqise per disa dite pushime dhe relaks kete mes shtatori, gje qe tashme e kane kthyer ne nje rit. Rozana, e cila kete vere nuk ka publikuar ndonje klip te saj, ka qene e angazhuar me shkruarjen e mjaft teksteve te goditura per koleget e saj kengetare. Ajo po ben disa dite pushime pasi ka marre dhe nje propozim te vecante per te luajtur ne nje komedi ne Rome (Itali) dhe suksesit ne rolin e Mirandolines ne komedine me te njejtin titull. Por dihet qe Rozana surprizon gjithmone, ndaj per sa u perket projekteve ne muzike, ajo ka premtuar qe shume shpejt do te vije me nje kenge shume te bukur ne bashkepunim me kompozitorin Adi Hila. Gjithashtu ajo ka deklaruar se do te rikthehet ne nje bashkepunim te trete me reperin Noizy. Duket se para shfaqjes ne ekran kete vjeshte ajo ka menduar te marre ngjyren e duhur dhe te relaksohet mjaftueshem per te na u prezantuar super ne forme kete sezon te ri. Ndersa nga ana tjeter, Sinani, pas suksesit me kengen “Gili, gili” dhe koncerteve te shumta ne bote, i ka rezervuar vetes disa dite luksi dhe rehatie totale per nje karikim ndryshe per muajt qe vijne. Ne strategjine e tij, Sinan Hoxha, pas klipeve te veres, pergatitet per klipet e shtrenjta te dimrit, te cilat i publikon pak para nderrimit te viteve.

Zbulohet e dashura e re e Stines

Stine me te dashuren e re
Kantautori i njohur per here te pare del hapur me nje femer pas 4 vitesh.

Ishte viti 2009, kur kantautori Ernest Duka (Stine) u shfaq cift me kengetaren kosovare, Adelina Berisha, duke inauguruar lidhjen me nje kenge klip se bashku te titulluar “Dashuria fillon”. Por lidhja e tyre pati uljet e ngritjet e saj, derisa ata u ndane perfundimisht. Gjate gjithe kesaj periudhe, kantautori i njohur eshte perpjekur ta mbaje jeten private larg medies, duke u kujdesur te mos shfaqet ne publik me ndonje vajze, qe te mund ta prezantonte si te dashuren e tij. Dhe, pas kater vitesh qe Stine nuk eshte perfolur per ndonje lidhje stabel, tashme duket se po jeton nje lidhje te qendrueshme me vajzen qe shihni ne foto. Partnerja e tij e re nuk eshte aspak e njohur, por miq te afert thone se ai e merr me vete kudo qe shkon, ashtu sic ka ndodhur nje jave me pare ne ne ceremonine e dasmes se muzikantit Edlir Begolli, me te fejuaren e tij kengetare, Fatima Ymeri. Aty Stine eshte pare shume afer me vajzen brune, duke u prezantuar si nje cift i vertete. Stine, se fundi, pervec kengeve qe ka krijuar per disa emra te njohur, ka realizuar klipe ne bashkepunim me kengetare te tjere, si: “Pa ty s’ndihem mire” me Egland, apo “Habibi” me Emilianon e “Pa kufij”. Nuk dihet se kur ka nisur lidhja e tij e re, pasi gjate konkurrimit te tij vitin e kaluar ne festivalin “Kenga Magjike”, ai pohoi se me fjalet “Ti je engjell”, qe mbante dhe titullin kenga, i drejtohej te dashures se tij, te cilen e konsideronte dashuri te vertete. Ne shkurt, ai festoi 32-vjetorin, ne nje feste madheshtore me miqte artiste, te cilet i kishin bere mjaft dhurata.

Friday, 20 September 2013

Zhurma Show Awards’ 13 shpall nominimet

Eventi me i madh i muzikes shqiptare po vjen. Eshte fjala per ZHSHA’13 ne edicionin e nente te tij.

Organizatoret sapo kane leshuar kete komunikate per media ku thuhet keshtu:”Sot, me datën 20 shtator 2013, Bordi drejtues i spektaklit tradicional “ZHURMA SHOW AWARDS”, zyrtarisht shpall nominimet në të gjitha kategoritë.

Perzgjedhja e videoklipeve muzikore, kengeve dhe albumeve te nominuara eshte bere ne baze te lancimit te ketyre projekteve nga data 1 janar deri me 1 shtator 2013”. Gala Mbrëmja e Ndarjes së Çmimeve të Spektaklit Video-Muzikor  ‘ZHURMA SHOW AWARDS 2013/9’, mbahet me 2 Tetor 2013, në ‘Salla 1st Channel’- Prishtinë, në transmetim të drejtpërdrejtë nga: ZICO TV HD, 1ST CHANNEL, ALSAT M, LiveStream ne YouTube nga Arkiva Shqip, dhe On-Line newww.zicotv.net.

Nga ora 20:00 fillon defilimi në Tepihun e Kuq ku 'live' intervistohen VIP nga Maksim Gjokaj-Maxi dhe ne shoqerine e dy vajzave bukuroshe.

Gresa Behluli, mban sekret identitetin e te fejuarit...

Gresa Behluli by Adonis Krasniqi
Te fejuarin nuk e ekspozoj ne publik

Ka me se nje vit qe kur publikoi lidhjen e saj te dashurise, mbase thuri edhe fejesen, por karakteristike te Gresa Behluli eshte fshehja e identitetit te djaloshit te saj edhe pas nje viti. Madje deri me tani nuk ka publikuar akoma nje foto bashke me te.

Gresa ka vendosur qe deri ne diten e marteses mos te flase ne opinion per te fejuarin e saj edhe pse na bene te ditur se martesa e saj eshte shume afer.

“Nuk kemi caktuar ende ndonje date te marteses, por mund te ju them se shume shpejt do te martohem. Nuk kam dashur qe te fejuarin tim ta ekspozoj ne publik. Ai eshte nje djalosh nga kryeqyteti dhe nuk eshte fytyre publike, por ne diten e marteses mund te flas me shume per identitetin e tij”, ka thene ajo per “Zeri”.

Thursday, 19 September 2013

Leonora Jakupi, planet per te krijuar familje

Leonora Jakupi
Do ta le muziken kur te krijoj familje

Ne muziken shqiptare vitet e fundit ka vend per te gjithe. Te rinj e te vjeter. Moderne e demode. Te gjithe synojne suksesin. Disa ia dalin, te tjere qendrojne ne vend. E ne kete skene gjigante per kete vend te vogel, ne te cilen hyjne e dalin shume kengetare ka gjithmone nevoje per yje si ajo. Suksesi e ndjek gjithmone, ne cdo gje qe ben dhe kur bie fjala per te, te gjithe njezeri themi se ajo eshte nje ikone e padiskutueshme e skenes. Leonora Jakupi, biondja me zerin e embel dhe dukjen gjithmone te kuruar, eshte artistja qe cel siparin e rrefimeve ne "VIP Pages", duke ndare me ne momente te vecanta nga jeta e saj. Veshtiresite dhe dyzimi per ta lene muziken. Plani per te krijuar familje dhe mungesa e nje mashkulli ne krah. Armiqte dhe koleget qe do me fort. Te gjitha keto ne nje interviste ekskluzive per suplementin e te merkures.

Tuesday, 17 September 2013

Nora Istrefi mendjet te puna, gati kenga me motren dhe MC Kreshen

Kriza dhe ndarja që ne folëm pak kohë më parë me anë të një burimi për një nga ish ciftet më të bukur të shoë-bizit shqiptar nuk po flitet më.

Madje edhe nga ana e artistëve nga Nora dhe Roberti nuk ka më mohime, apo ndonjë dalje së bashku publike, që na vën e të mendojmë se kjo qenka e vertëtë. Por këngëtarja seksi si duket nuk ka kohë shumë të mendojë për ish të dashurin e saj por ti vihet e të punojë për ndonjë hit të ri.

Këtë herë ne mësojmë se Nora do të sjellë në skenë motrën e saj Erën dhe së bashku me reperin e njohur Mc Kresha do të sjellin një këngë të bukur pas disa ditësh.

Edhë në rrjetin e saj social vetë Era Istrefi kishte shkruar se së shpejti do të vijë ky bahkëpunim, ndërsa ajo cilësohet si një femër shumë seksi që ndoshta do të konkurojë dhe motrën e saj në skenën muzikore shqiptare.Maksim Gjokaj.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Norah Jones minds to work, ready song with sister and MC Kreshën

Autori i 400 "Ciljetave False", nje 35-vjecar nga Maqedonia

Ciljeta Xhilaga dhe 400 profilet false ne Facebook
Zbulohet nga policia 35-vjecari nga Maqedonia qe abuzonte me imazhin e Ciljetes

Pas kater muajsh qe Ciljeta Xhilaga dorezoi ne Drejtorine e Policise se Tiranes nje kallezim penal per mbylljen e 400 profileve false qe ekzistonin ne rrjetin social facebook me emrin e saj, identifikohet autori dhe administruesi i ketyre faqeve, duke mbyllur keshtu ceshtjen “Ciljeta”. Specialistet e Sektorit te Krimit Kompjuterik prane Drejtorise se Policise dhe Prokurorise se Tiranes kane identifikuar keto dite nje djale 35-vjecar nga Maqedonia, me emrin Elton Sh., si autorin dhe menaxhuesin e ketyre faqeve per arsye perfitimi, nga numri i klikimeve, shikimeve dhe shperndarjeve ne keto faqe. Pas identifikimit te personit ne fjale, specialistet e ketij sektori kane realizuar menjehere mbylljen e 400 profileve dhe fun pageve me emrin Ciljeta Xhilaga, qe administroheshin nga ky person, i cili mendohet se mund te jete dhe fans i kengetares si fillim, perderisa ka menduar emrrin e saj si me te kerkuarin nga lundruesit e kategorive te ndryshme ne internet.

Monday, 16 September 2013

Ermela Mezuraj, ushtron vetembrojtjen...

Ermela Mezuraj ushtron artet marciale
Ermela Mezuraj: Po ushtrohem ne sportet e vetembrojtjes, disa here kane tentuar te me grabisin

Ne “Big Brother 4”, provoi logjiken e forte duke luajtur me strategji, per te dale nga situatat e rrjedhimisht per te fituar. Tashme po na surprizon me nje sport te ri qe po praktikon ne jeten e saj, ate te teknikave te vetembrojtjes qe njihet si “krav maga”. Ermela Mezuraj na tregon joshjen per te mesuar keto levizje te shpejta dhe arsyet pse i ka hyre nje sporti te tille.

Se fundi kemi pare se e ke marre me shume seriozitet mesimin e ushtrimeve te vetembrojtjes, qe njihen si “krav maga”. Si po ndihesh ne kete eksperience?
Une po ushtrohem prej nje muaji per te pervetesuar teknikat e krav maga, qe eshte nje nga sportet dhe teknikat e vetembrojtjes me ne arritje sot ne bote, dhe qe ka te beje me metoda komandosh nga me te shpejtat dhe efektive, qe ekzistojne per vetemrojtje. Eshte shpikur nga ushtria izraelite per here te pare dhe te njejtat teknika perdor sot dhe FNSH-ja jone. Arsyeja paresore pse i hyra ketij sporti, eshte per te perjetuar ndjesi qetesie mendore dhe trupore, pasi dal nga kursi. Madje, jam penduar pse s’jam marre me pare.

Agron Aliu sjell “Kujtimet” (Video)

Këngëtari shqiptar i cili sapo ka sjellë hitin “Kujtimet”, Agron Aliu është nga Kumanova por ka vite që jeton në Berlin të Gjermanisë.

Zëri i tij dëgjohet dhe prania e tij shihet kudo nëpër koncerte dhe damsa që mbajnë shqiptarët sidomos në Diasporë, pasi ai kërkohet shumë nëpër këto vende.

Agroni deri tani në treg ka katër albume, dhe është e vështirë ti dallojë këngët e shumta të tij të cilat ja kthyer në hite, por kujton albumin e parë i cili është bërë në Gjermani nën udhëheqjen e Besiana Shurkri Fetahut.

Këngëtari nuk e harron kurrë edhe mikun, tekstshkruesin dhe menaxherin e tij i cili quhet Sami Aliu, personi që e ka përkrahuar dhe vazhdon ta përkrahë atë.

Sunday, 15 September 2013

Pirro, momente relaksi me Sisin...

Pirro me te dashuren Sisi
... foto intime me te dashuren

Kantautori i njohur, Pirro Cako, sapo ka perfunduar pushimet e tij me te dashuren shkodrane Sisi, duke kaluar momente relaksi, mjaftueshem per te fituar energjite e nevojshme per kete sezon te ri.

Pirro na prezantohet keshtu per here te pare ne nje set fotosh intime ne plazh, me partneren e tij 25 vite me te re, me te cilen po jeton dhe nje bashkejetese ne apartamentin e tij ne Tirane. Edhe pse ata jane ne nje lidhje prej dy vitesh, partneret vendosen te tregohen me te hapur ne deklarimin e historise se tyre ne fund te vitit te kaluar. Kjo ndodhi kur Cako publikoi albumin e tij te trete me titull “Ashensor” se bashku me nje klip me te njejtin titull, qe ia dedikonte pikerisht te dashures aktuale. Historia e tyre eshte komentuar si mjaft romantike, nderkohe qe diferenca e theksuar e moshes, qe ata kane me njeri-tjetrin, pothuaj nuk vihet re aspak.

Ilir Balija, mik me te famshim ne Gjermani

Një foto interesante mes miqsh në qendër të Gjermanisë, ku ne interesohemi të dimë se kush janë këta, apo thënë ndryshe me kë është i shoqëruar organizatori i suksesshëm dhe menaxheri i shumë artistëve në Diasporë, Ilir Balija.

Ja ku e zbulojmë se ai ndodhet afër me më të bukurën e Gjermanisë, Caroline Noeding,  ndërsa ajo në krah me të dashurin e saj , i cili edhe ai është shqiptar i njohur në Gjermani dhe jo vetëm, boksieri Robin Krasniqi, kammpion në WBO Europamister.

Ata kanë shijuar një pije në rihapjen e Golden Club të biznesmenëve të njohur vëllezërve Krasniqi, të cilët ishin të ftuar specialë në Gjermani, ndërsa për Ilirin nuk është hera e parë që qëndron me femra të bukura dhe personzhë të njohur edhe në botën gjermane.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online