All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Thursday, 10 October 2013

Genta, i ike politikes...

Genta i ik politikes
Nuk pranon te kendoje neper fushata

Si duket kengetarja e njohur, Gentiana Ismaili-Genta, nuk eshte e kenaqur me strukturat politike ne vend. Ajo eshte e irrituar nga politika, prandaj kjo e ka shtyre qe pikerisht ne kete periudhe te fushatave politike te shkoj ne pushime jashte vendit. Dhe ate nuk do ta shohim te jete pjesemarrese me kendim ne asnje fushate te subjekteve politike.

Nga menaxhmenti “Treja” kompani e cila percjelle dhe menaxhon kengetaren na bejne te ditur se Genta gjate kesaj periudhe ka marre mjaft oferta nga disa parti politike per te qene e angazhuar me kendim ne fushata te ndryshme te tyre gjate ketij muaji.

Por keto oferta kengetarja i ka refuzuar me pretekstin se momentalisht ndodhet ne pushime dhe se me kthimin e saj do te prezantoj projektin per librin autobiografik.

Wednesday, 9 October 2013

Skandali ne "Miss Universe", Rusia nuk pranon Kosoven...

Rusia nuk pranon Miss Universe Kosova, terhiqet edhe Shqiperia

Miss Universe Albania 2013, Fioralba Dizdari dhe Miss Universe Kosovo, Mirjeta Shala nuk do te marrin pjese ne konkursin Miss Universe 2013, qe zhvillohet kete vit ne Moske.

Shkak per kete eshte bere nje vendim i autoriteteve ruse per te mos lejuar perfaqesuesen e Kosoves te konkuroje ne finalen e me te bukurave te Universit, pasi Rusia ende nuk e ka njohur Kosoven.

Fotografi i njohur shqiptar, Fadil Berisha, qe eshte edhe fotograf zyrtar i ketij evenimenti, pas kesaj ka deklaruar terheqjen e menjehershme edhe te Miss Universe Albania, Fioralba Dizdari.

Vija Models sonte sjell Top Fashion Party ne Prishtine

Fashion, mode, spektakel muzike. Kjo eshte ajo qe do te sjelle sonte ne nje mbremje te vecante agjensioni i modes "Vija Models" nw Duplex ne Lange Bar duke nisur nga ora 22:00.

Artiste, modele te njohur, personalitete do te jene te pranishem duke shijuar disa sfilata nga ana e modeleve te ketioj agjensioni qe udhehiqen nga Franceks Frokaj.

Mes modeleve shqiptare do te kete edhe te huaja, por edhe personalitete te Agjensive te modes te njohur ne bote si nga Spanja, Turqia, Italia etj.

Per te gjithe te ftuarit do te argetohen nga muzika me 'in' dj, por edhe nga grupi 'String String', nga kengetari Beni Baksi dhe nga Skivi nga labeli "Baba Stars", ndersa do te prezantohet nga moderatorja e njohur Erleta Hoti. Sonte Prishtina do te jehoje ne nje Top Fashion Party./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Models line tonight brings in Pristina Top Fashion Party

Monday, 7 October 2013

Per te paren here ne Kosove, filmi 3D nga Besi Zeka (Video)

Një lajm i mirë dhe shumë i vecantë për të gjithë artdashësit e filmave, dhe atyre që pyesin se si mund të realizohet një film hollivudi në 3D.

Ne mësojmë se pikërisht djaloshi nga Peja, Besi Zeka do të mbajë një prezantim që ndryshe quhet “Animation Workshop” gjatë ditës së enjte në orën 17:00 në ndërtesën e ICK-së, në krah me Menzën e Studentëve në Prishtinë.

Këtu të gjithë ata që duan të dinë se si realzohet një film në fuksionimin e formatit 3D mund të jenë të pranishëm përballë artistit Besi Zeka.

Djaloshi ka një eksperincë të madhe si kompozitor Digjital dhe ekspert i Efekteve Vizuale ku për këtë ka diplomuar në shkollën “The Los Angeles Film School” që ndodhet në Hollywood.

Besi aktualisht është duke punuar si Rigging Artist në Filmin “Transoformes 4” në Los Angelos dhe drejton “La Film Company” e cila ofron shërbime në 3D Animacion dhe efekte vizuale të teknologjisë së lartë.

Jasmin Saliu, synon pasarelat boterore

I lindur ne Tetove, 22 vjecari ndjek me sukses shkollen e mesme te mjekesise qe me pas ne moshen 18 vjece te largohet drejt Italise, per te jetuar ne Treviso.

Atje, ai fillon punen si menaxher ne disa pub-e kryesisht ne qytetet veriore si Milano, Firence dhe Lugano, ku edhe ka pasur rastin te takohet me disa fotograf ku eshte ka realizuar disa fotosesione per magazina te ndryshme atje.

Ne nderkohe fillon punen si model per disa brende italiane, kurse eshte shfaqur edhe ne revisten Vogue edicioni rus per nje brend te modes austriake.

Per momentin ai punon me agjencite me te medha te modes ne Milano, ndersa eshte i gatshem per bashkepunim per te gjitha setet fotografike.

Jasmini pas suksesit ne Itali, se shpejti pritet te bashkepunoje edhe me nje nga fotografet me aktiv te momentit ne Maqedoni, duke realizuar keshtu disa projekte se bashku edhe me Mirlind Ashimin./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Jasmin Saliu, aims trestles World

Arsim Kolari, pene e cmuar e show-bizit shqiptar

I dashuruar pas artit dhe pas shkrimeve ku vë në pah muzikën që bëjnë artistët shqiptarë.

Ky është i riu nga Dibra e Madhe, i cili është vetëm 18 vjec por puna dhe emri i tij në show-bizin shqiptar njihet dhe lexohet shumë.

Quhet Arsim Kolari dhe se besoj se ka ndonjë artist sidomos i muzikës popullore që nuk ia din vlerën atij, pasi ai ka shkruar shumë për ta duke i postuar qoftë lajme, biografi dhe disa flajë për albumet, në faqen më të madhe të muzikës shqiptare që është www.teksteshqip.com, ndërsa djaloshin e gjeni në google me pseudonimin “arsimdiber”.

Megjithëse ai është tepër i ri i njeh mirë nga artistët më në moshë e të nderuara sic është Fitnete Rexha e deri te më të rinjtë, pasi ai e don artin dhe në këtë formë me këtë punë don të kontribuojë në këtë madhështi muzikore që artistët shqiptarë japin brez pas brezi.

Pasioni i tij për shkrimet dhe gjuhën e bukur shqipe, shihet edhe në vendimin që ka marrë për të studiuar pasi këtë vit ai është regjistruar në Fakuletin Filologjik në Tetovë.

Arbana Osmani, ne forme per te prezantuar "E Diell"

Arbana Osmani
Arbana: Ja pse nuk do te kete sivjet “Big Brother”

Ne kete vit te peste qe nga edicioni i pare i programit “E diell” ne “Top Channel”, moderatorja e njohur, Arbana Osmani, i rikthehet ketij formati me pese ore transmetim ne ekran. Pas nje viti pauze, kete sezon te ri televiziv, “E Diell” do te vije krejtesisht e ristrukturuar, nderkohe qe ende nuk behet e ditur data e sakte e se dieles se pare. Arbana do te moderoje ne pese oret e “E diell”, ne transmetimin qe do te zgjase nga ora 14:00 deri ne oren 19:30. Ne kete maratone te te dielave ajo te do te kete per partnere dy miqte e saj me te ngushte, Xhemi Shehun dhe Ledion Licon, te cilet do te kene rubrikat e tyre. Kesaj here autoresine e programit e ka marre persiper autori i formatit te njohur italian prej shume vitesh “Domenika in”, Luigi de Filippis. Me nje eksperience te gjate ne shume programe te tjera ne ekranin e “Rai-t”, ai po pergatit kete spektakel surprizues, se bashku me drejtorin e fotografise, qe eshte po ashtu italian. “E diell” do te realizohet ne studiot e reja te “Top Channel” me teknologjine me te fundit “hi tech”. Sipas burimeve tona, pika me e forte e programit do te jeta atmosfera ne grup. Autoret po realizojne nje format me logjiken se ajo qe i duhet publikut te te dielave, pervec debatit, muzikes, intervistave, lojerave etj., te cilat jane tradicionale, eshte dhe te qenet si nje familje, ku secili “protagonist” ne program do te kete rolin e tij.


Fiori Dardha: Te prezantosh "Fiks Fare" si duhet, eshte nje supersfide...

Fiori Dardha dhe Doktori te "Fiks Fare"
Fiori: Cfare m’u kerkua nga Cakuli te bej ndryshe ne “Fiks Fare”

Nje propozim “Fiks Fare” per Fiori Dardhen, vajzen e njohur e cila para 10 vitesh beri tendence ne ekranin shqiptar me nje program pa tabu, te ideuar nga vete ajo, me titull ”Bla Bla Bla”. Edhe pse prej disa vitesh ishte larguar nga puna ne televizion me nje “qejfprishje”, sic preferon ta quaje, keto vite nuk ka heshtur, por ka bere opozitaren ne rrjetet sociale, duke dhene mendimin e saj per kedo dhe per gjithcka pa asnje droje. Fiorit i pelqen liria dhe e verteta, ndaj dhe e ka pranuar me shume deshire oferten per te moderuar “Fiks Fare”, ku zbulohen shume te tilla cdo mbremje. Nje prezantuese femer qe zevendeson Saimir Kodren, ngjall kureshtje. E ne kete dekade te dyte te historise se “Fiks Fare”, dhe po ashtu per vete Fiorin qe nga fillimet e saj ne televizion, ajo ka cfare te tregoje. Ndan emocionet e ketij fillimi te ri, dhe se si fati i trokiti ne dere per te qene ne kohen dhe vendin e duhur.

Adelina Tahiri, inauguron gjoksin e ri XL...

Adelina Tahiri by Festa Krasniqi
foto: festa krasniqi
... zmadhon gjoksin disa numra me operacion

E ka mbajtur te fshehte deshiren per te pasur nje gjoks te madh dhe, sic shohim, tashme e ka bere realitet. Kengetarja 19-vjecare nga Maqedonia, Adelina Tahiri, e ka inauguruar gjoksin e saj me te madh ne mbremjen gala te “Zhurma show”. Adelina e kishte nxjerre ne pah kete ndryshim te dukshem ne trupin e saj pas nje nderhyrjeje estetike qe ka bere. Ajo kishte veshur nje fustan te bardhe bust, ndersa shoqerohej nga nena e saj, e cila po ashtu u shfaq me nje fustan shume seksi, te zi, ne krah te se bijes. Ne kete mbremje me shume personazhe VIP te “Zhurma Show”, qe per here te dyte u organizua ne Prishtine, Adelina ishte nje nder kengetaret e tjere nga Maqedonia, qe moren cmime, si: Adrian Gaxha, Tuna dhe Big Mama. Tahiri u vleresua me cmimin special te dhene nga “Alsat-M” per klipin “S’je i pari”. Ne kete klip ajo u shfaq provokuese, se bashku me nje set te nxehte fotografish te realizuara per nje reviste maqedonase. E, nese krahasojme Adelinen ne klipin me muzike orientale, me ate ne fotot e nates “gala”, vihet re ndryshimi. Keshtu, Adelina i shtohet listes se kengetareve te njohura qe kane bere nderhyrje estetike per te zmadhuar gjoksin. Por le te shohim nese ajo nuk do kete komplekse per ta pranuar publikisht kete ndryshim.

Rovena Dilo: Jam shume energjike dhe kam shume per te dhene...

Rovena Dilo ne "Kenga Magjike 2013"
Ne Europe me Rovena Dilon

Me kengetaren e mirenjohur te muzikes shqiptare, Rovena Dilo. Nje rrefim i sinqerte per gjithcka. Duke u ndalur jo vetem tek kenga me e fundit qe po ben buje per shkak te performances ndryshe qe Rovena Dilo solli ne “Kengen Magjike 2013”. Dhe per te vazhduar me nje retrospektive te rendesishme mbi fillesat e karrieres se saj. Ku sic pohon ajo, banaliteti ishte shume me i paket dhe servirja qe i behej tregut, goxha selektive. Por ajo qe ka qene e mbetet edhe me e rendesishme, perpjekja per te qene afer dhe ne sinkron me muziken evropiane, me me te miren e saj. Duke pasur si “idhuj”, emra te famshem te muzikes britanike, italiane, shume emra te famshem te muzikes rock te viteve ’80 e ’90, Rovena Dilo eshte mbrujtur me kete game te madhe muzikore dhe artistesh te medhenj. Gje e cila i ka sherbyer ne karriere, sepse nuk kishte kurre pse t’i trembej seleksionimit te rrepte qe u behej emrave te rinj ne muziken shqiptare te viteve te para-pluralizmit.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online