All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 19 October 2013

Shkurte Fejza me vajzat ndjek sfilatat e modës

Është një zonjë që ka shumë angazhime kur i referohemi koncerteve dhe shfaqjeve muzikore, por kjo nuk do të thotë se ajo nuk ka kohë të ndjekë edhe modën e fundit.

Shkurte Fejza, artistja e madhe e skenës shqiptare e shoqëruar me dy vajzat e saja, këngëtaren Gresa Behluli dhe vajzën tjetër më të vogël.

Ajo është parë duke ndjekur sfilatën e mirëorganizaur ne “Prishtina Fashion Night”, nga "B Models", ku atë natë modelet dhe modelët kanë prezantuar veshjet  vjeshtë-dimër 2013, si dhe fustane të mrekullueshme ku si duket kjo e fundit artisten e merituar e ka tërhequr më shumë, pasi ato janë krijuar nga mikeshat e saja./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Shkurte Fejza sfilatat girls follow fashion

Ludovik Karrica, cmimi ne ZHSHA i papritur (Video)

Është një personazh shumë i vecantë dhe plot stil, dhe sigurisht se është shumë falenderues për publikun shqiptar dhe eventin që mori pjesë “Zhurma Shoë Aëards 2013”.

Artisti Ludovik Karrica i cili mori cmimin e Diasporës, dhe duke qenë edhe në disa kategori të tjera për këngën në duet me Ledi Vokshin “Ur Fuckin Style”, dhe për këtë ai për ne ka treguar se ndjehet i lumtur dhe falenderon të gjithë ata që e kanë votuar dhe vlerësuar.

Ka qenë e papritur për të dhe sipas tij është shumë kënaqësi e madhe të punojë me shqiptarë kudo që janë në të gjitha visit, pasi muzikën e kishte punuar në Shqipëri, videon në Maqedoni e cmimin në Kosovë.

Ludovik, apo sic e njohin në art si Ludo ka plane të tjera, ndonjë projekt me të famshmin Dj Antonie, apo me ndojë artist tjetër të huaj dhe ndoshta shqiptar? Për këtë duhet të presim pasi ai vazhdon të praktikojë shprehjen  se “kudo që shkon e bën hollivud”./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Ludovic Karrica , unexpected price in ZHSHA

Thursday, 17 October 2013

Zanfina: Jeta private eshte vetem e imja...

Zanfina Ismajli
Projekte te reja per festat e fundvitit

Fundi i vitit po afrohet dhe kengetarja Zanfina Ismaili do te jete me e pergatitur se kurre, pasi ajo gjate kesaj kohe bene te ditur se ka nisur punen per projekte te reja muzikore te cilat do t’i shpalos ne programet e Vitit te Ri. Mbase ka gjase qe njerin nga keto projekte sic eshte nje kenge bashke me videoklip ta plasoj edhe para programeve te fundvitit.

“Natyrisht se angazhimet shtohen dukshem kur kemi te bejme me programet e festave te fundvitit. Por une per kete vit kam ne plan disa projekte dhe nje videoklip. Uroj qe te pelqehen ne publik”, ka thene ajo per “Zeri”. Zanfina pervec perkushtimit ndaj projekteve muzikore, nuk eshte e angazhuar ne asnje aktivitet tjeter, ku edhe ajo si shume kolege te saj nuk do te jete pjese e fushatave te asnje subjekti politik.

Monday, 14 October 2013

Koncert gjigand ne Zvicer per te ndihmuar Rilindin

Janë bashkuar disa nga emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare, të cilët kanë zemër të madhe dhe do të japin kontributin e tyre në këtë koncert humanitar.

Koncerti do të mbahet në Zvicër, konkretisht në Kulturzentrum në Aadorf të kantonit Thurgau dhe paratë e siguruara nga aty do të shkojnë në ndihmë të djaloshit të sëmurë 9 vjecar Rilind Ademaj, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë e mushkërive dhe duhen shumë para për ta shëruar jashtë Kosovës.

Sabri Fejazullahu, Adrian Gaxha dhe Floriani, Shkurte Gashi, Mentor Kurtishi, Bekim Kumanova, Labinot Rexha si dhe grupi i humorist G5 janë treguar të gatshëm që të jenë në këtë koncert humanitar me moton “Ta ndihmojmë Rilindin të gjithë së bashku”, e ku mësojmë se Mentori dhe Bekimi kanë dhënë edhe të holla për të ndihmuar djalin.

Dy organizatorët e kësaj mbrëmje janë Avni Selimi dhe Robert Ukaj të cilët kanë marrë këtë inisiativë të ndjeshme njerëzore dhe natyrisht se besojmë me gjithë zemër se shumë shqiptarë do të jenë të pranishëm në pasidtën e 27 tetorit në orën 15:00 për të kontribuar për të shpëtuar një jetë, sic dinë të bëjmë gjithmonë shqiptarët në Diasporë./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Concert giant Zvicër to help reborn

Te gjithe e duan Meden per Bajram

Na bëri përshtypje një datë e njëjta sic është ajo e 15 tetorit, ku është festa e madhe e Kurban Bajramit, ku Meda do të ishte në orare të ndryshme për të kënduar në dy qytete.

Dhe ishte e vërtetë këtë e vërtetuam nga menaxheri dhe drejtuesi i kompanisë IB Events, Ilir Balija, pasi për Medën kanë shprehur dëshirën shumë organizatorë në Kosovë ta kenë këtë mbrëmje.

Nga Prizreni e më pas në Prishtinë në këtë natë të madhe, e më pas të nesërmen do të udhëtojë për në Gjilan një tjetër koncert atje e të enjten në Mitrovicë.

Ky është i palodhshmi dhe këngëtari më i kërkuar për festën e Bajramit , Meda. Si duket të gjithë shqiptarët për këtë festë duan të dëgjojnë zërin e Medës dhe të jenë aty ku ai këndon./Maksim Gjokaj/

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
We all want to Bajram Medea

Hysen Sallauka, zeri i vecante erdhi (Video)

Një baladë e bukur e stilit mix-rock dhe me një zë të vecantë po dëgjohet këto ditë. Ne zbulojmë se këngëtari i ri që e këndon këtë këngë që ka ardhur me një video cilësore nga “Urban Graphics”, quhet Hysen Sallauka dhe është vetëm 18 vjec.

Djaloshi simpatik që ka marrë tashmë me këtë këngë edhe zemrat e vajzave është me origjinë nga Prizreni, por që ka lindur dhe jeton në Zvicër.

Zëri i tij tashmë është pjekur mirë falë edhe shkollës së muzikës që ai ka bërë kur ishte i vogël, e ndërsa nesër mund të jetë një artist i madh falë këtij zëri dhe stilit të vecantë të të kënduarit.

Këngëtarit kosovar i pëlqen shumë muzika që bën Usher, e ndërsa nga shqiptarët vecon dhe dëgjon shumë rokerin Shkumbin Ismajli.

Kënga që sapo ka dalë në treg me video mban titulin “ Për një puthje” dhe ka marrë shumë komente të mira dhe por pritet shumë mirë nga dëgjuesit.

Ne mësojmë gjithashtu se Hyseni një ditë duke i pëlqyer kaq shumë këngëtarja Dafina Zeqiri, pse jo mund të ketë një duet me të, kur i referohemi femrat artiste shqiptare, pasi edhe vetë këngëtari dëgjon dhe i pëlqen shumë muzika RnB.

I ri dhe shumë i talentuar e kjo mos harroni është vetëm në këngën e parë, imagjinoni nesër me këngë dhe klipe të tjera, duhet artistët meshkuj ti tremben pak këtij talenti./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Hysen Sallauka , special voice came

Leonora, e bukur ne cdo cast...

Leonora Jakupi ne "Zhurma Show" by Festa Krasniqi
foto: festa krasniqi
...vanitoze, “make up” gjate gjithe spektaklit

Eshte dukur dhe komentuar nga te gjithe si mbreteresha e mbremjes gjate spektaklit “Zhurma Show Awards 2013”. E, ne fakt, ka qene edhe cmimi si femra me e bukur e ketij viti qe ka shkuar per te, pervec cmimit per dukjen me te mire ne klipin e saj te fundit. Por ne aty kemi pasur nje miken tone paparazze, dhe ja ku na sjell keto foto ekskluzive ku duket kengetarja Leonora Jakupi duke u rregulluar edhe gjate spektaklit, ndersa koleget e saj dilnin ne skene, performonin apo merrnin cmime. Madje, per pasqyre ajo ka perdorur telefonin e saj. Por Leonora ka shkelqyer ate nate dhe te gjithe shkonin e benin foto me te e per kete edhe dalja saj dy here per te marre cmim ka bere qe te jete e kujdesshme qe te duket e bukur.

Anaidi, aventurat ne Milano me modelen shqiptare...

Anaidi i “BB 6”: Pushimet e cmendura ne Milano me modelen shqiptare

“Arratisja kushton gjithmone”, por fituesi i “Big Brother 6”, Anaid Kaloti, i ka hobi udhetimet ndaj dhe i kishte rezervuar vetes nje “Road trip” ne shume vende te Europes, per here te pare me makinen e tij “Peugeot” qe mori si fitues. Ka menduar qe pushimet per kete vit t’i shijoje ne kete menyre, ne nje udhetim qe e nisi nga Budva, per te qendruar me gjate ne Milano, ku ka shijuar ne maksimum ditet e javes se modes, pranvere/vere 2014. Ka zgjedhur te argetohet diku larg vemendjes mediatike, pas zhurmes se krijuar per te, kur u shpall fituesi i “Big Brother 6”. Dhe natyrisht qe nje nga kuriozitetet me te medha rreth tij, ka qene se cila eshte vajza me te cilen po shoqerohet ai keto kohe, edhe pse gjithmone ka pohuar se statusi i tij ka qene “single”.


Sunday, 13 October 2013

Fatma: Nuk e ofendova Adelinen, e krahasova me Britney-in...

Fatma Haxhialiu
DEBATI NE EMISION, Adelina shperthen ne lot, pas ngacmimeve te Fatmes

Gjate emisionit “Top Show Magazine”, u be nje diskutim mbi kategorite e “artisteve” qe kemi ne Shqiperi, dhe qendra e bisedes ishte kengetarja Adelina Tahiri. Vajzat e “Thumb”, Aulona dhe Fatma, pas nje kritike te gjate mbi kengetaret qe kendojne ‘live’ dhe ata qe vetem performojne ne skene, vetem duke levizur buzet, kane shkaktuar lot tek Adelina. Ajo qe e ka ngacmuar me shume, duket se ka qene Fatma, e cila i tha Adelines se ne fakt ajo nuk eshte kengetare e mirefillte, duke qene se edhe ne studio kendoi me ‘playback’, por eshte se pari performuese. Fatma u drejtua me fjalet “ti nuk je kengetare, ti je performuese, sepse nuk kendon ‘live’”, ndersa Adelina Tahiri u pergjigj se ajo vjen nga nje familje artistesh dhe se media nuk merret me karrieren e saj, por me gjoksin. Ndersa Fatma ka shkuar me tej, duke e vene ne nje pozicion te veshtire vajzen bukuroshe: “Ti ke nje ze te mesem, medioker, dhe, kur vjen e veshur me pantallona lekure dhe nje rrip ne studio, nuk kendon ‘live’ dhe vetem kercen, normale qe me gjoksin do merren”. Kjo ka bere qe ne kohen e publicitetit kengetarja te qante. Ne nje interviste per “Bluetooth”, prezantuesja Fatma Haxhialiu sqaron situaten dhe “shton” te tjera kritika...

Adelina Ismajli: Kush tha qe s'jam martuar! [VIDEO]

Adelina Ismajli te "Prive"
...Jam martuar, mezi pres te behem nene

Intervista qe do te lexoni me poshte, do t’ju lere pa fjale, sepse kjo eshte gjeja qe di te beje me mire Adelina Ismaili. Befason gjithmone, me performanca, kenge e pergjigje... Pergjigje keto, qe ne kete interviste te shkurter per “Prive” jane thene me troc se kurre. Sic shprehu po ne te njejten menyre perpara disa javesh deshiren e madhe qe ka per t’u bere nene... “Prioriteti im per momentin eshte krijimi i nje familjeje, lindja e nje femije”, - pohoi Adelina, e cila, ne kete interviste rrefen edhe sakrificen qe do te beje kur te mbese shtatzene...

Nje balade prekese dhe e bukur nga Astrit Mulaj (Video)

Një këngë që të emocionon, por që tregon edhe një realitet vërtetë të dhimshur. Kjo është kënga më e re ardhur me një video të bukur nga këngëtari i njohur Astrit Mulaj.

Kënga mban titullin “Një jetim” dhe po pritet shumë mirë duke u komentuar jo vetëm për tesktin por edhe mënyrën e të kënduarit nga ana e artistit shqiptar.

Teskti dhe muzika e kësaj këngë është krijuar nga kompozitori Ilir Berani, ndërsa video është xhiruar bukur nga produksioni “Max Production”.

Pas super suksesit me baladën e bukur me këngëtaren Gili, tashmë Astriti na ka sjellë këtë këngë që padyshim do të jetë një hit i radhës ku ka nisur të marrë vlerësimet më të mira nga ana e shumë fansave që e duan muzikën e tij./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
A touching and beautiful ballad by Astrit Mulaj

A song that excites, but also showing a real reality thee mercy. This is the newest song came with a nice video of celebrity Astrit Mulaj. The song is entitled "An orphan" and I expected a lot better by not only commented text: but the way of singing by Albanian artist.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online