All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 26 October 2013

Mark Marku, ne kerkim te bukurosheve per klip (Video)

Do të jetë një këngë e bukur, këtë nuk e diskutojmë kur i referohemi një ylli sic është artisti, i cili falë zërit të tij shkëlqeu në Kroaci, Mark Marku.

Ai në programin ‘Prive’ mes tjerash ka treguar se është duke u përgaditur të vijë me disa këngë në tregun shqiptar, dhe një tashmë është duke e menduar ta sjellë me një videoklip e për këtë është në kërkim të vajzave bukuroshe që do të marrin pjesë në videoklipin e tij.

Fama dhe talenti i tij tashmë mezi priten edhe nga shqiptarët ku duan ta shohin Markun me hite në tregun muzikor shqiptar. Ai për momentin e ka lënë Kroacinë dhe është duke studiuar për kanto në Akademinë e Arteve në Kosovë./Maksim Gjokaj/

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Mark Mark, looking for clips beauties

Egzona Gurguri, plot angazhime ne Diaspore

E bukur, capkëne dhe shumë punëtore. Kjo është këngëtarja nga Mitrovica Egzona Gurguri, e cila vazhdon udhëtimet e saj për të kënduar në shumë vende të ndryshme në Diasporë.

E nëse doni të dini se ku do të jetë këtë mbrëmje të së shtunës ku ne jemi duke shkruar, ajo do të jetë me reperin Noizy dhe kolegen e saj Nora Muqaj në Zvicër e konkretisht në diskon ‘Star Club’.

Egzona vazhdon të jetë një nga këngëtaret më të kërkuara për të kënduar në Diasporë dhe ka javë që është shpërngulur në disa vende të evropës duke qenë pranë shqiptarëve me repertorin e saj.

Pak javë më parë Egzona ishte e ftuar speciale ne spektaklin ‘Zhurma Show Awards 2013’ duke kënduar një baladë të bukur, ndërsa shumë shpejt pritet klipi i saj më i ri./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Gurguri exon, full engagement in the Diaspora

Thursday, 24 October 2013

Rovena Stefa, gati per programet festive

Këngëtarja e shumë hiteve shqiptare Rovena Stefa mes shumë angazhimeve të këtij fundviti do të jetë edhe në disa nga programet festive të Vitit të Ri që po vjen.

Ne zbulojmë këtë foto ku mësojmë se artistja ka qenë në xhirimet e një programi që do të trasmtohet në Amol Tv, dhe ka dashur të ketë këtë foto me vajzat dhe djemtë të cilët ishin të pranishëm në skenë.

E veshur me një fustan nga dyqani më i mirë në Prishtinë, kontretisht “Meri Butik”, ajo është dukur si një princeshë e mbrëmjes.

Rovena shumë shpejt do të sjellë edhe projekte të reja muzikore të cilat do të kemi mundësi ti zbulojmë edhe ne sa më parë./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Rovena Stefa, ready for holiday programs

Wednesday, 23 October 2013

Rita Ora, permbush amanetin e gjyshit...

Rita: Gjyshi, Besim Sahatciu, me beri te famshme!

“Me mungon gjysh…Te dua shume...Ti me bere te besoj se kjo eshte e mundshme. Ti besove te une, para se une vet[ te besoja ne veten time. Te do Rita Pita! Rita (Sahatciu Ora)” . Ky eshte dedikimi i vetem qe ka bere Rita Ora ne librin monografik kushtuar gjyshit te saj Besim Sahatciu, por pak vet e dine se ajo u ngjit aq lart duke plotesuar nje amanet te gjyshit, endrren e hershme te femijerise se tij.

Monografia “Besim Sahatciu. Nje jete per ekranin dhe skenen” eshte shkruar nga autori Kopi Kycyku ne bashkepunim me familjen Sahatciu dhe prinderit e Rita Ores, shkruan Shqiptarja. Monografia per regjisorin e mirenjohur te Kosoves eshte promovuar me rastin e 8-vjetorit te largimit nga jeta te Besim Sahatciut (2 tetor 2005). Te pranishem ishin dhjetera intelektuale kosovare dhe prinderit e Rita Ores, kengetares me fame boterore. Autori i librit Kopi Kycyku shprehet se “regjisori Sahatciu ka lene gjurme te medha ne kinematografine shqiptare, ne perpjekje titanike per ta afirmuar kombin permes artit”.

Tuesday, 22 October 2013

Saimiri i "Agon Channel": "Fiks Fare" do mbetet edhe pa Doktorin...

Saimir Kodra
Saimir Kodra: Edhe Doktori do largohet nga “Fiks Fare”, nuk i rezistoi dot ofertes

“Doktori, ashtu si une, nuk i rezistoi dot ofertes dhe firmosi kontraten me tv-ne e re”

Si natyre sportive qe eshte, ai ndryshimet ne jete i ben me pasion. Saimir Kodra na fton te qeshim me lot, me te gjitha ngjyrat e humorit te prodhuara nga ai, ne programin me te ri ne “Agon Channel”. Pas zhurmes se krijuar ne publik dhe komenteve te shumta per arsyen e vertete te largimit nga “Fiks Fare” e “Top Channel” pas 12 vitesh, Saimiri jep kete interviste per gazeten “Panorama” per te na sqaruar gjithcka ne detaje. Nuk e mohon qe paga e mire e joshi, por edhe ambicia per te nisur dicka te re nga e para ishte arsye e forte per te marre kete vendim. Ne programin qe pritet se shpejti, ku do te behet opozite per kedo dhe gjithcka qe nuk shkon mire ne kete vend, shpesh do te prodhohet humor i zi dhe humor politik, qe do i shkoje per shtat realitetit tone. Saimiri zbulon te rejat dhe pritshmerite.

Besa Gashi, nje mama "miss" qe rikthehet ne pasarele...

Besa Gashi
Mbahet mend si nje nga vajzat me te bukura te Kosoves, pasi ajo eshte kurorezuar ne 2006-n si “Miss Kosova”.

Eshte fjala per Besa Gashin, tashme me nje tjeter mbiemer, Krasniqi, pasi ajo eshte e martuar dhe nga kjo martese me Albertin kane nje vajze engjell qe quhet Kjara.

Por vetem pak dite me pare, ne sfilaten e organizuar nga “Prishtina Fashion Night” ne Prishtine, ajo eshte ngjitur ne pasarele duke u dukur si nje princeshe e mbremjes me fustan qe tregonte bukur linjat e saj te ruajtura ende prej missi.

Kishte kohe qe Besa nuk ishte shfaqur neper evente te tilla, e aq me teper per te sfiluar ne skene, tashme si nje mama miss.

Kur do behet nuse Ryva Kajtazi?

Ryva Kajtazi by Veton Osmani
Deshiron dasme tradicionale

I dha fund beqarise duke e kurorezuar dashurine e saj me fejese. E sic e kerkon tradita, Ryva Kajtazit i takon tani te mendoje per diten e marteses. Mirepo angazhimet e shumta dhe bashkejetesa me te perzgjedhurin e saj e kane bere qe kengetarja nje here per njehere te mos e kete ne plan kete ceremoni.

“Nuk e kemi planifikuar ende diten e dasmes. Une dhe i fejuari im bashkejetojme dhe nuk po na duket interesant njehere per njehere te flasim per dasme. Pastaj aty jane edhe angazhimet tona te shumta qe pak po e shtyjne kete gje”, ka thene ne fillim te bisedes kengetarja. Por Ryva nuk e ka perjashtuar deshiren qe nje dite edhe ajo te vishet me fustanin e nuserise.

“Sigurisht qe kam deshire ta shenoje dashurine time edhe me dasme dhe sigurisht qe si cdo vajze tjeter edhe une kam qejf te behem nuse. Mirepo tani per tani nuk e kemi planifikuar kete gje. Une pelqej spontanitetin dhe besoj qe edhe planifikimi i dites sone do te behet ne menyre spontane”, ka shtuar kengetarja, duke theksuar se pelqen qe dasma e saj te kete nje doze te zakoneve tona tradicionale. /nita brisku/

Sunday, 20 October 2013

S'ka me "Sinani dhe Seldi"...!

Sinani dhe Seldi
“Rruget tona me Sinanin jane ndare perfundimisht”

“Nuk na u perputhen interesat”

Ka hapur nje studio te tijen ne Tirane dhe tashme po krijon kenge per vete dhe te tjeret. Ndihet i suksesshem si kantautor, pasi vetem ne pese dite ka mundur te marre 150 mije klikime ne youtube, per klipin e ri “Weli Weli”, nje kenge me nota romantike ku mund te gjejne veten te gjithe. Nderkohe ky eshte klipi i dyte qe Seldi Qalliu kendon vetem, jo ne duet me Sinanin. Pas ribashkimit te tyre vitin e kaluar ne nje tur koncertesh te bujshme ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, dy kengetaret kendojne serish te ndare. Seldi tregon se si kete here ne kryqezimin e karrieres se tyre, secili mori drejtimin e tij.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online