All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 7 December 2013

Skandal, Papushit i vidhet kënga dhe imitohet me zërin e tij (Video)

Kemi parë që shumë artistë të këndojnë këngë duke i përshtatur në gjuhën shqipe e duke i marrë edhe nga muzika e huaj.

Por nuk kishim dëgjuar dhe parë kurrë që dikush i merr këngën një artisti shqiptar dhe ia këndon me zërin e këngëtarit duke lëvizur buzën sikur po këndon ai, e këtë të tjerët e regjistronë dhe e fusin në program. Kjo ka ndodhur këto ditë me një i ashtëquajtur këngëtar Trim Jakupi ku ka kënduar në një produksion filmik për vit të ri këngën e Papush Sadikut “ A më le pak”.

Papushi pak kohë më parë në Zico TV kishte treguar se muzika ishte e huazuar dhe me leje pasi është e njëjtë me këngën e këngëtarit bullgar, por ai është skandalizuar kur e ka parë Trimin duke bërë sikur e këndonte ne këtë xhirim i cili është hedhur në Youtube.


Për ne Papushi ka thënë : “Eshtë turp se si merret kënga e gatshme pa lejen time e bëjnë marrëzira e inqizime e shpërndarje në Youtube”. Ndërsa në fund Papushi shumë i indinjuar ka treguar për ne se ka qindra mesazhe nga miq se si ai ka lejuar një gjë të tillë./Albavipnews/

Tuesday, 3 December 2013

Gazmend Rama-Gazi edhe mjeshtër i folkut

Ka një zë fantastik dhe të pakrahasueshëm e ku është ai muzika nis dhe nuk ndalet pasi zëri i tij është i fuqishëm. Është fjala për artistit Gazmend Rama që të gjithë  e njohin si Gazi i cili ka vite që jeton në Zvicër por prania e tij është kudo ku ka festa dhe shqiptarë.

Ia thotë bukur muzikës që të gjithë shqiptarët  e duan dhe e kërcejnë asaj argëtuese, dhe është një nga këngëtarët më të kërkuar sidomos në dasmat shqiptare.

Ne mësojmë se Gazi ia thotë bukur edhe muzikës së folkut shqiptar sic e shihni edhe në këtë foto përkrah këngëtarit Mahmut Ferati ai ka qenë në një program ku është kënduar bukur muzika e pastër burimore shqiptare, ajo folk, ndërsa me të duket edhe prania e artistit Isuf Berisha që të gjithë e njohin si  një veteran  folkut nga Peja.

Ne mësojmë se dy artistët  Gazi dhe Isufi kanë kënduar në programin e vitit të ri një këngë të bukur me titull “Bashkojmë trojet”, këngë që është regjistruar në Tiranë dhe do të jete në DVD-të festive të Vitit të Ri.

Gazi është nga qyteti i bukur i Pejës, por duke jetuar në Diasporë ai shihet më tepër i angazhuar andej, por nuk e harron të vizitojë dhe të jetë i ftuar në shumë koncerte edhe në origjinën e tij.

Është gjithashtu një nga këngëatarët me një agjendë shumë të ngjeshur sidomos kur i referohet dasmave shqiptare ku shumë të rinj që martohen dhe duan ta kenë atë në dasëm e tyre./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Gazmend Rama - the master of folk Gas

Sunday, 1 December 2013

Besa, ngadhjen ne "Kenga Magjike 2013"

Këngëtarja Besa Kokëdhima fiton trofeun e Këngës Magjike

Këngëtarja e mirënjohur Besa Kokëdhima ka fituar me meritë edicionin e 15-të të “Këngës Magjike“, mes 20 konkurrentëve.

Festivali “Kënga Magjike 2013”, përmbylli mbrëmjen e tij finale, nën udhëheqjen e Ardit Gjebreas, Ermal Mamaqit, Ervin Bejlerit dhe dy vajzave të përzgjedhura rastësisht nga vetë Arditi, Marjela dhe Evisi.

Fituesja e çmimit të madh të festivalit, në bazë të votave të këngëtarëve pjesëmarrës, u shpall këngëtarja Besa Kokëdhima me këngën e titulluar “Tatuazh në zemër”, me muzikë të kompozuar nga Darko Dimitrov dhe tekst të shkruar nga Alban Skënderaj, i cili i ka dorëzuar edhe çmimin që mbante prej vitit të kaluar. Këngëtarja ka marrë komente pozitive që në momentin e parë që ka prezantuar këngën dhe është cilësuar edhe si favorite për ta fituar këtë çmim.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online