All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Friday, 3 January 2014

Bedri Asani, artisti shqiptar që i bën Vipat të duken Yje (Video)

Quhet Bedri Asani, e njohin të gjithë sidomos VIP-at e huaj, pasi ai i bën ata të duket më bukur se asnjëherë tjetër falë punës së tij si Hair-artist.

E kuptuat tashmë se bëhet fjalë për një shqiptar i cili ka 20 vjet që jeton në Zvicër por është nga Tetova e Maqedonisë, dhe profesioni i tij ka bërë që të fusë në dorë emrat e njohur të shoë-bizit botëror, por edhe ata shqiptarë.

Bedriu për ne ka treguar se ka 12 vjet që merret me këtë profesion, e kur ne e pyesim se cilët pesonazhë të show-bizit shqiptar janë më intersant, ai ka këtë përgjigje: “Sa u përket Vipave shqiptarë kam punuar me shumicën e tyre si me : Nrg Band, Ciljetën, Tunën, Mentor Kurtishin, Sabri Fejzullahun, Naser Rafuna, Bekim Kumanovë e shumë e shumë të tjerë. Të gjithë janë shumë intersant dhe nuk mund të bëj dallime”.

Artisti i flokëve tregon se nuk ka dëshirë të bëjë shumë dallime a është një Vip i huaj apo është shqiptar, pasi puna e tij i shikon të gjithë shumë të vecantë, ndërsa vecon se mes shumë femrave të bukura që ai ka punuar te flokët e saj ka qenë Zajmina Vasjari, duke u ndjerë pak i ngushtuar në këtë përgjigje.

I pyetur nga ne se a do të kthehet në vendlindje për të hapur një biznes të tillë ndonjë të ardhme ai na tregon se:”Në vendlindje nuk kam ende asnjë mendim të tillë për tu kthyer, por nuk i dihet të ardhmes”. Ndërsa frizeri i njohur Asani ka këtë vlerësim për dukjen e shqiptarëve: “Shqiptarët me të vërtetë sa i përket dukjes apo lukut duken shumë mirë edhe kanë dallim shumë të madh ndaj popujve të tjerë, e kuptojnë modën dhe e dojën atë”.

Nëse do tju bie rruga andej nga Zvicra sidomos ju VIP e doni të dukeni ende më yje atëherë vizitoni sallonin “ Vip Coiffeur” në Landstrasse 107 5430 Wettingen AG e duart e arta të Bedriut do tju presin./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Bedri Asani , Albanian artist makes VIPs seem Stars

Sunday, 29 December 2013

Besa Istrefi dhe Albin Muqa triumfojne ne "Top Model Dukagjini 2013"

Edhe kete vit agjensioni i modës “Top Model Agency” që aktivitetin e tij e zhvillon në rajonin e Dukagjinit ka mbajtur edicionin e 8-të me nje super organizim  te spektaklit “TOP MODEL DUKAGJINI 2013”.

Ashtu sikurse edhe vitet e mëparshme ky spektakël është mbajtur në qytetin e Klinës nën patronatin e kryetarit të Komunës së Klinës, Z. Sokol Bashota ndërsa organizator ishte Vilson Gecaj. Ky event ka ndarë 5 çmime të cilat i fituan:

Top Model Dukagjini 2013 Vendi i parë: Besa Istrefi dhe Albin Muqa.
Top Fotogjenia: Duresa Muharremaj

Top Press: Herolind Krasniqi, Duresa Muhharemaj.
Top Face: Lirije Sejda dhe Deni Muriqi

Çmimi i publikut: Aulona Muhadri
Top Stili: Ilda Kroni dhe Almir Suhudolli.
Juria e spektaklit ishte e përberë nga njerëz profesionaliste nga Kosova, Shqiperia dhe Turqia.Spektakli u transmetua nga RTK, RTV 21, KTV kurse prezantua ishte Labi, ndërkaq aty morën pjesë edhe këngëtarët; Gold Ag, Xhela Etj.

Organizatori i spektaklit Vilson Gecaj ka thënë se ndihet shumë i kënaqur për ecurinë e këtij spektakli përderisa ka falënderuar më së shumti kryetarin e Komunës së Klinës Sokol Bashota. Ndersa spektakli eshte ndjekur nga qindra te pranishem qe kishin mbushur qendren e Kuluteres ne Kline./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Besa Istrefi and Albin Muqa triumph in "Top Model 2013 Dukagjini "

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online