All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Wednesday, 29 January 2014

Rovena Stefa, ne top-forme fale fitnesit me trajnier personal

 Nga Maksim Gjokaj

Sic e shihni edhe në këto foto eskuzive vetëm për gazetën tonë, këngëtarja Rovena Stefa është duke u stërvitur shumë seriozisht nga trajneri i saj personal në ‘Fit-In Gym’ Prishtinë.

E veshur sic ne nuk jemi mësuar ta shohim Rovin ndonjëherë, me kostum sportiv të rehatshem gati për "zjarrrr" sportiv, me flokët e kapura bisht dhe natyrale, pra pa fustanet e saj "glamour" në skenë. Nuk arrijme t'ia tërheqim vemëndjen edhe pse fotografja jonë (Festa) shkrep pareshtur blicin e aparatit gjigand. Ne e shfrytëzuam një moment pushimi për të bërë disa pyetje mbi këtë pjesë të jetës së saj.

Ajo na tregoi që ushtrohet prej më shumë se një vit në mënyrë profesionale, trajnuar nga Blerim Demukaj, i cili është profesionist në fushën e edukimit fizik, shumë i kërkuar nga personazhet publike këto 10 vitet e fundit. Ajo tregon se përvec ushtrimeve të organizuara sipas një plani mujor, trajneri i saj harton edhe planin ushqimor të nevojshëm për ruajtjen e peshës, muskujve dhe forcimin e shëndetit në përgjithësi.

Kur e pyesim Rovenën se mos ndoshta do ta shohim në ndonje gare "bodybuild-erash", ajo qesh dhe thotë : " Mos u frikësoni se nuk do të më shikoni me aq muskuj ndonjëherë, por tashmë sporti, fitnesi është bërë jeta ime, pa të cilin nuk do të mund të jetoja dot. Shkurt, më ka hyrë në gjak! " Këtë fillim viti Rovena ka promovuar dhe videon e saj më të re "E more për letra", në të cilën ka realizuar skena mjaft të nxehta, pikërisht me trajnerin e saj Blerimin, një video kjo nga produksioni i saj "Te Rovi".

Lidhur me pyetjen se pse për këtë video Rovena ka zgjedhur trajnerin e saj, ajo na thotë "Pse të kërkosh në qiell, kur e ke në tokë" Ajo shton se Blerimi është një djalë me talent aktrimi, i shkolluar dhe me trup tepër të formuar bukur, kështu që natyrisht që ishte zgjedhja ideale për këtë video. Ai është një model i bukurisë mashkullore, por tërësisht natyral, i pasforcuar, ashtu sic shpesh ekranet tona na servirin meshkuj që pozojne me tepri ato hire që natyra iu ka falur. Dhe për fund të kesaj ajo shton duke qeshur "Fshati që duket, s'do kallauz, ndërsa ai s'duket, me siguri e do kallauzin hahahah ".

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online