All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Friday, 14 March 2014

Pajtim Demaj, një mik i mirë i artistëve në Diasporë

Atë e sheh ku janë artistët shqiptarë më të mirë, pasi është një mik shumë i mirë i tyre, por edhe shpesh herë për të kënaqur të rinjtë shqiptarë organizon mbrëmje atje ku ai jeton në Diasporë.

Ky është Pajtim Demaj i cili me origjinë është nga Rugova e bukur e Pejës, por që ka vite që jeton jashtë në Gjermani, dhe që rrjedh nga një familje me shumë autorit dhe plot veprimtari që gjithë jetën kontribuan për të mirën e Kosovës.

Ne mësojmë  se Pajtimi është i dashuruar shumë pas makinave, sidomos ato të markave unike, ai konkretisht punon edhe si inxhinier në fabrikën e markës Porche. Megjithëse angazhimet e shumta të djaloshit rugovas në Gjermani, ai mundohet që edhe qoftë për një apo dy ditë të vizitojë Kosovën, e konkretisht vendlindjen e tij.

Por ai jo vetëm ka miqësi të mirë me artistët, sidomos këngëtaret, por edhe vetë është artist, pasi ne zbulojmë se ai ka qenë protagonist në filmin ‘One Way’, film ky që është shfaqur në Festivalin ‘Nine Eleven’ në Prishtinë në shtator në vitin 2012, i cili kishte si producent Blerim Gjocin dhe Pajtimi ishte në mesin e aktorëve si:Ismet Azemi, Teuta Krasniqi, Igballe Qena etj.

Pajtimi ka shëtitur shumë nëpër botë, por me Kosovën dhe Shqipërinë asnjë vend nuk do ta krahasonte, pasi ai gjithmonë thotë ‘S’ka më mirë se Shqipëria dhe Kosova’./Maksim Gjokaj/

Wednesday, 12 March 2014

Noa Nikolla, një artist me shumë dimensione (Video)

Është i gjithëanshëm, me një fjalë një artist i kompletuar. Quhet Noa Nikolla personazhi ynë i cili e ka origjinën e lindjes nga fshati Stublla e Epërme e komunës së Vitisë por ka emigruar që në vitin 1995 në Zvicër ku edhe jeton.

E cfarë nuk është Noa, letrar, kompozitor, këngëtar, ku nisi të shkruante poezi në shoqërinë Kulturore Artistike ‘Zëri i Karadakut’ ndërsa studimet e sapo nisura në Prishtinë iu desh ti ndërpriste për shkak të situatës politike.

Artisti e kujton këtë situatë edhe se ishte duke luajtur si actor në dramën me temë ‘Qendresa’, premiera e së cilës u shfaq në teatrin Dodona në atë kohë. Noa në Zviër do të krijonte qendrën kultutore ‘Qendresa’ ku shumë breza do të mësonin, recitonin, vallzonin, cdo gjë pa asnjë lloj përfitime, e vetëm me qëllimin që të rinjtë që jetojnë në Diasporë të kishin orientimin e duhur në kulturën shqiptare, e duke organizar për vite me rradhë mbrëmje të paharruara.
)
Në vitin 1998 nga po ky artist është shkruar drama ‘Më mirë në varr të Kosovës, se sa në shkollë të Serbisë’, ku kjo vepër ka zgjuar shumë kureshtje të madhe, pasi në rolin kryesor ishte figura e legjendës Adem Jashari.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online