All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Thursday, 10 April 2014

Lulzim Jashari, modeli shqiptar që synon larg

Një tjetër djalosh simpatik që ka vite që merret me pasarelat është edhe modeli me origjinë nga Ferizaji, Lulzim Jashari.

Ai është vetëm 22 vjec dhe ka provuar shumë pista të modës në vend, por dëshira e tij dhe ftesa mësojmë se ka edhe në Paris në Francë ku është duke jetuar.

Ai është 1. 88 i gjatë, dhe peshon 85 kg dhe shquhet për dukjen e tij dhe stilin mjaft të vecantë, ndërsa kërkohet që te jetë imazh i shumë bizneseve, por që zgjedh më të mirët. Lulzimi është tip sportiv, por ëndrra e tij vazhdon ende më larg për botën e modelizmit./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Lulzim Jashari, Albanian model aimed away

Tuesday, 8 April 2014

Kompania e rregullt që jep ‘viza-pune’ për artistët në Diasporë

Ka disa kohë që po dëgjojmë që disa artistë shqiptarë të cilët po shkojnë për të kënduar në Diasporë e kontretisht në Zvicër janë duke u pezulluar, arsyeja është e thjesht pasi nuk kanë ‘leje pune’.

Vetëm pak javë më parë një lajm që ne e sollëm ishte ai i këngëtarit Gena, i cili u pezullua të shkonte nga ana e Zvicrës për të udhëtuar në një tjetër vend fqinj e për të kënduar, por lajmi tjetër vjen vetëm pak ditë më pas se ai tashmë këtë pezullim e ka rregulluar, apo disa njerëz që i dinë rregullat dhe kanë licensa dhe punojnë drejt e kanë rregulluar.

Ne e marrim vesh se ka qenë pikërisht firma ‘ASS Künstlervermittlungen & Canaj Artistmanagement’ ajo që e ka zgjidhur këtë problem dhe për të sqaruar dhe për të ndihmuar të tjerë këngëtarë dhe njerëz të artit që të mos kenë probleme mësojmë nga Jeton dhe Shkelzen Canaj më shumë.

Ata na tregojnë se për të mos pasur probleme artistët shqiptarë duhet të kenë vize pune dhe atëhëre janë të sigurt dhe paguajnë taksa për shtetin, e këto viza dhe lejeqendrime i ka kompania e tyre, dhe nga shqiptarët janë të parët dhe të vetmit që kanë një firmë të tillë të licensuar, në mbrotje të artistëve.

Valmir Gashi në ‘Celësin Muzikor 8’ me një këngë ritmike

Simpatik dhe plot talent për muzikën. Ky është djaloshi nga Rahoveci Valmir Gashi, të cilin nëse deri më sot nuk ia keni dëgjuar zërin tashmë bëhuni gati, pasi këngëtari i ri do të prezantohet me një këngë të bukur dhe ritmike në festivalin muzikor ‘Celësi Muzikor 8’.

Kënga mban titullin ‘ My Barbie girl’ dhe është punuar nga Cekic me tekst nga Snupa dhe Valmiri pse jo megjithëse është hera e parë në një festival për të rritur, ai dëshiron që kënga të vlerësohet dhe të ketë ndojë cmim.

Valmiri ka një zë shumë të vecantë dhe që në fëmijërinë e tij merret me muzikë, madje ka provuar kur ishte fëmijë edhe skenat e huaja, kur ai jetonte në Austri, ndërsa vazhdon ta shkollojë mirë zërin pasi është në fakultetin e muzikës për ‘Solokëndim’.

Megjithëse festivali që po vjen do të jetë paraqitja e tij e parë për tu njohur më mirë për publikun shqiptar, ne mësojmë se Valmiri ka pasur edhe më parë disa këngë, por që nuk i ka të publikuara e me kalimin e kohës ai do të sjellë një album ku do ti përfshijë ato si dhe këngë të reja.

 Një ditë do të ketë edhe bashkëpunime edhe me femrat e estradës shqiptare por këto do t’i lerë suprizë, ndërsa në koncerte ka nisur të këndojë e të ftohet sidomos nëpr ‘Party’.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online