All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 3 May 2014

Meti Berbartovci bashkëpunon me produksion të huaj

Nuk është emër i pa dëgjuar në tregun muzikor shqiptar, pasi ka disa këngë të bukura dhe videoklipe, por këtë herë mësojmë për artistin një sukses dhe bashkëpunim interesant që po e pret.

Është fjala për këngëtarin nga Kosova që jeton në Zvicër, Meti Berbatovci, ku mësojmë se ka nisur bisedimet me një produksion zvicran dhe ka arritur atë cfarë dëshironte. Ky produksion i ka ofruar këngëtarit menaxhimin e videove dhe këngëve dhe cdo gjë që ka të bëjë me punën e tij si artist, madje sapo i ka realizuar dhe disa foto të bukura Metit, foto të cilat vijnë edhe te ne.

Këngëtari është ndjerë shumë i lumtur për këtë bashkëpunim dhe mundësi që kishte kohë që e ëndërronte, pasi produksioni www.deeprod.ch ka në shtëpinë e tyre disa artistë dhe përsonazhë shumë të njohur ballkanik, e që nga sot e tutje do të figurojë edhe emri i artistit shqiptar Meti Berbartovci.

Ne nuk mund të zbulojmë më, por duhet të presim pasi artisti është duke punuar me këtë produksion të huaj këngën e tij të parë, madje nuk mundemi të zbulojmë nëse kjo këngë që do të vijë me një video më ndryshe e të bukur, do të jetë në gjuhën e huaj apo jo, por gjithsesi gëzohemi për një arritje të artistit shqiptar./Maksim Gjokaj/

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Meti Berbartovci cooperates with foreign production

Wednesday, 30 April 2014

‘S’ka kufi kur flet dashnia’ shumë shpejt në treg nga Blerim Gashi

Ka filluar të këndojë që në moshë të vogël, madje kur ishte fëmijë në cdo moment këndonte e ishin prindërit ata që e inkurajonin e që i thonin se ka talent.

Ky është përsonazhi ynë këngëtari dhe artisti Blerim Gashi, që nisi muzikën që në moshën 7 vjecare duke marrë pjesë në shoqërinë kulturore-artistike e që atëhërë e deri më sot nuk ndalet së kënduari dhe krijuari këngë të bukura të cilat po  priten shumë mirë në treguan muzikor. Blerimi është një artist shumë i dashur dhe bashkëpunëtor me të gjithë.

Ne e takuam në Prishtinë kur zbuluam se është duke menduar të sjellë një duet fantastik me këngëtaren e njohur të muzikës së Shqipërisë se Mesme, Valbana Halili, këngë që padyshim se do të jeytë një hit i muzikës popullore dhe që sapo i kanë realizuar një klip të bukur e kjo këngë do ti bashkohen hiteve të tjera të realizuara nga këngëatari së bashku edhe me një CD që më parë e kishte lansuar me këngë të përzgjedhura e të kënduara ‘live’ nga ai, si dhe ka në treg shtatë videoklipe të pritura mirë.

Blerimit i pëlqen të këndojë nëpër festivale, por ka shumë angazhime edhe në punën e tij, e ai ka realizuar një video të këngës me titull ‘Nikotina’ në Musical TV, ku më pas mori ftesë për të qenë në festivalin ‘Musical Fest’ ku këndoi këngën ‘Nafaka’ e cila u prit shumë mirë dhe ishte një nga hitet e këtij festivali.

Këngëtari me një zë shumë të vecantë mësojmë se që në vitin 1996 jeton në Zurich të Zvicrës ku jeton me bashkëshorten dhe dy djemtë e tij të mrekullueshëm, ndërsa me origjinë është nga Kosova nga fshati Llugaxhi i Lipjanit.

Kur ne e pyesim Blerimin se a këndon ai edhe në ndonjë gjuhë tjetër ai ka këtë përgjigje: ‘Unë dëgjoj dhe këndoj edhe muzikë të huaj dhe më pëlqen padyshim, por kontributin tim si këngëtar e shoh duke kënduar shqip dhe nuk e kam menduar ndonjëherë të këndoj në ndonjë gjuhë tjetër’.

Ndjehet mirë kur dëgjon muzikë shqipe, por nuk vecon ndonjë këngë apo artist pasi secili ka fansat e tij, ndërsa ndonjëherë ai është i ftuar kur i premton koha nëpër ahengje dhe dasmat familjare, pasi ai përvec se muzikës që e ka për zemër ka edhe profesionin e tij.

Ne duam të dimë nga artisti se nëse ka menduar së mund të kthehet për të jetuar në Kosovë, dhe marrim këtë përgjigje: ‘Gurbeti ndoshta të krijon kushte të mira të jetesës, shkollimit etj, mirëpo ngrohtësinë e shpirtit e ndjej vetëm në vendin ku kam lindur, e kjo është Kosova e dashur në të cilën do të kthehem së shpejti’.

Sunday, 27 April 2014

Valmir Gashi synon natën finale në CM8 (Video)

‘My Barbie girl’ quhet kënga e këngëtarit Valmir Gashi prezatuar në festivalin ‘Celësi Muzikor 8’.

Kënga është punuar me muzikë dhe orkestrim nga Cekic e për tekstin e saj është kujdesuar vetë artisti dhe SNUPA dhe ka nisur të pëlqehet që në momentin që është lancuar në Zico TV dhe në kanalit Youtube, pasi është një këngë shumë ritmike dhe e kapshme e ku Valmiri e ka interpretuar mjaft bukur.

Djaloshi simpatik ka marrë pjesë për herë të parë në këtë festival dhe sic ka thënë pse jo synon edhe finalen dhe me ndonjë cmim, ndërsa pas suksesit që dëshiron ti sjellë edhe nata finale e këtij festivali, artisti po mendon për një këngë të re, një baladë të bukur ku do ti realizojë edhe videoklipin./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Gashi aims valmir final night in CM8


'My Barbie Girl' singer song called Valmir Gashi prezatuar Festival 'The key Music 8'.

The song is working with music and instrumentation to hammer out its text is kujdesuar artist and rappers themselves and be accepted starting from the moment it was launched in Zico TV and Youtube channel, because it is a very rhythmic song and accessible where Valmiri interpreted quite nicely.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online