All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Tuesday, 13 May 2014

Doruntina Bega, këngëtarja e re që po pëlqehet me ‘E boj’ (Video)

Ka vetëm pak ditë që ka ardhur me një këngë e cila po pritet shumë mirë dhe ka marrë shumë pëlqime, e kjo për këngëtaren e re është kënga e dytë por e para me një video.

E kemi fjalën për Doruntina Bega, këngëtaren e cila jeton në Heidelberg të Gjermanisë por është nga Ferizaji, dhe duke qenë se shkurt e kanë quajtur Tina ajo mban këtë emër edhe në muzikë.

Kënga e saj që tashmë është kthyer në një hit me titull ‘E boj’, me video realizuar nga ‘Genton Studio’ dhe ‘XL Provideo Lux’ dhe suksesi i saj po e bën të ndjehet shumë mirë Tinën, por ajo është e njohur edhe për prezantimin e saj me këngën e parë në show-n ‘Odeon’ të Naim Abazit.

Ne mësojmë se muzikën e ka nisur si hobi, por kjo nuk do të thotë se s’mund të kthehet për të edhe në një profesion pasi e don shumë atë dhe shquhet për një stil shumë interesant. Artistja e re ka në plan edhe këngë të tjera madje edhe një bashkëpunim me një emër të njohur të skenës shqiptare që nuk e zbulon ende se cili, por mësojmë se projekte të reja edhe me producentët e suksesshëm Zzap&Chriss do të vijnë nga vajza simpatike.

Sunday, 11 May 2014

Zana Paloja, drejt finales së ‘Celësit Muzikor 8’ për cmim (Video)

Ka vite që merret me muzikë, madje që kur ishte e vogël atëherë kur shkonte në klasën e katërt fillore e më tej në moshën 15 vjecare ishte anëtare e Ansamblit ‘Dëshmorët e Kombit’.

Është kjo artistja me një zë shumë të vecantë Zana Paloja, e cila ka konkuruar me një këngë shumë të bukur në Festivalin ‘Celësi Muzikor 8’ ku ne mësojmë se do të jetë në finale dhe shpreson një cmim në 15 Maj kur do të mbahet ky event në Teatrin e Gjilanit.

Zana ka lindur në qytezen e Obiliqit, por tashmë jeton me bashkëshortin dhe fëmijët në Ferizaj, ndërsa është shumë e angazhuar gjatë gjithë vitit nëpër ahengje të ndryshme familjare, sidomos shumë e kërkuar gjatë verës.

Për këngëtaren kudo që është e ftuar ajo e kalon jashtëzakonisht mirë, por kur i referohemi dasmave shqiptare ajo thotë se ato janë shumë të mira, pa bërë dallime se ku, por më së shumti ajo është e ftuar në Maqedoni, konkretisht në Tetovë, ndërsa është shumë e dashur dhe bashkëpunëtore e mirë me shumë artistë. Është një nënë shumë e mirë që i duhet kujdesja e madhe ndaj fëmijëve Aldiorit 5 vjec dhe Leas 1 vjece, por muzikën që ajo e bën e ka pasion, profesion dhe cdo gjë sidomos kur i referohet muzikës popullore.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online