All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Wednesday, 18 June 2014

Vëllezërit Ibraj së shpejti një bashkëpunim me reperin e huaj Massiv (Video-Foto)

Janë që të dy vëllezër dhe kanë të njëjtin pasion atë për muzikën.

Quhen Enver dhe Tahir Ibraj, djemtë me plot talent të cilët kanë lindur dhe jetojnë në Gjermani, por origjina e tyre është Rugova e Pejës.

Artistët e rinj dëgjojnë edhe ndjekin cdo hap të muzikës shqiptare ndërsa a e bëjnë muzikën e tyre për hobi apo e kanë edhe profesion vëllëzërit kanë këtë përgjigje për ne : ‘Muzikën e bëjmë për hobi,  por dëshirojmë të kemi dhe si profesion.  Deri më tani  kemi realizuar 2 albume dhe 4 videoklipe në kanalin Youtube,  Tahiri dhe unë (Lako) ja filluam me albumin e ri ku kemi disa këngë të reja.

Duam të themi se  e kemi bërë një këngë në kryqytetin e Gjermanisë në Berlin, në bashkëpunim  me Gangster Rapper MASSIV. Ky reper  është arab,  dhe është shumë i dëgjuar dhe ka disa milliona klikime në Youtube, ai është shumë i famshëm në Gjermani. Kujtojmë që  videoklipi është në punim e do të përfundojë për të qenë në treg nga shtatori’.

Artistët pëlqejnë nga tregu muzikor shqiptar emra si : Unikkatili, Mc kresha, Butch, Azem Lukaj, Geti, 2ton, Arbasound, Arta Bajrami, Genta, Elvana Gjata, Dafina Zeqiri dhe shumë të tjerë, ndërsa dëshira e tyre është që të kenë një duet me reperin Unikatili si primar e më pas pse jo me të gjithë ata që i përmendëm më lart si të preferuarit e tyre, megjithëse do të jetë ndonjë duet në planet e tyre pasi deri më tash nuk kanë mundësi.

Tahiri dhe Lako(Enveri) janë të ftuar edhe atje ku jetojnë nëpër shumë mbrëmje muzikore rinore, ndërsa edhe do ta braktisnin Gjermaninë për shkak të karrierës së tyre muzikore më të sigurt në Kosovë, megjithësë djemtë simpatikë nuk e quajnë Diasporë, pasi thonë se atje kanë lindur.

Ata nuk e harrojnë kurrë të vizitojnë Kosovën dhe këtë e bëjnë shpesh herë thuajse 3-4 herë në vit, ndërsa në fund duan të falenderojnë të gjithë ata që i dëgjojnë dhe i përkrahin dhe duke na falenderuar edhe neve që donim ti njihnim vëllezërit Ibraj, ndërsa presim me padurim të tjera këngë nga ata dhe pse jo të na nderojnë me talentin e tyre edhe atje ku ata jetojnë.

E për të gjithë ata që duan ti njohin më shumë djemtë ata kanë një adresë në FB, pikërisht i gjeni në këtë link https://www.facebook.com/TAHIRLAKO?fref=ts Maksim Gjokaj/

Monday, 16 June 2014

‘Moj zeshkane’ nga Tooni, një super këngë (Video)

Një tjetër këngë dhe video shumë të bukur me një ritëm plot ngjyra dhe veror ka sjellë këngëtari Tooni, apo sic quhet në të vërtetë Dritoni.

Kënga mban titullin ‘Moj zeshkane’ dhe ka për muzikë dhe tekst emrin e madh të Ilir Beranit, ndërsa orkestrimin e ka realizuar Miti.

Tooni i cili jeton dhe punon në Zvicër, por vendlindja e tij është Drenica ka dashur të vijë më këtë projekt duke ia përshtatur shumë mirë verës, por ai po mendon për plane të reja i cili do ti sjellë në kohën e duhur dhe duke ndjekur hapa të sigurt në muzikën shqiptare.

Klipi i këngës edhe në kanalin Youtube është duke u pritur shumë mirë dhe ka arritur mjaft shikime./Maksim Gjokaj/

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
'Baby brunette' by Tooni, a super song

Another song and video more beautiful with a colorful swing and summer has brought Tooni singer, or as Bodybuilding is actually called. Holds the title song 'Baby brunette' and has for music and text great name Ilir Berane, while orchestrating realized Myth.

Tooni who lives and works in Switzerland, but his birthplace is Drenica wanted to come on this project very well adapting summer, but he is thinking of new plans which will bring in the right time and following the steps safe in Albanian music. Clip of the song in Youtube channel is being received very well and achieved enough have views. / Maxim Gjokaj /

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online