All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Wednesday, 2 July 2014

Florim Gega, artisti me pasionin e këngës në zemër (Shiko Videon)

Një tjetër artist shqiptar i cili jeton në Munich të Gjermanisë por ka lindur në Therandë, është kudo i ndodhur ku muzika dhe kënga është ‘Live’.

Është fjala për këngëtarin Florim Gega, i cili me muzikë mësojmë se merret që nga fëmijëria, dhe ka 5 vjet që e ka shdërruar në një pasion duke e futur muzikën në zemrën e tij.

Por në pyetjen tonë se deri tani sa këngë dhe albume ka ai na jep këtë përgjigje: ‘Unë kam 3 albume, dhe shumë shpejt do të del një album i ri, shumë këngë në tregun mzuikor shqiptar, ndërsa kam edhe dy videoklipe dhe pritet një tjetër video e re’.

Florit i pëlqen të këndojë gjithmonë ‘live’ por shpesh duhet të respektojë eventin dhe kur është nevoja edhe play-back. Por si i ka ai raportet me kolëgët dhe artistët e tjerë, me kë ai këndon më tepër, Florin na thotë kështu : ‘Njoh shumë dhe kam shumë respect për të gjithë dhe bashkëpunime nëpr koncerte. Kam kënduar me Sabri Fejzullahun, Afrim Muciqin e shumë të tjerë’.

Artisti shqiptar së shpejti do të ketë një bashkëpunim me reperin MC Qopa, ndërsa ky bashkëpunim do të vij edhe me një videoklip shumë intersant.

Albo-Style thotë ‘I love You’ (Audio-Video)

Rikthehet me një baladë të zhanrit hip-hop këngëtari Arbër Kurtaj, i cili në muzikë njihet si Albo-Style.

Ne mësojmë se artisti nga Prizreni i ka vetë meritat e kësaj këngë që ka dashur ta sjellë vetëm në versionin audio për fansat e tij, pasi ai e ka krijuar nga teksti e deri te orkestrimi në studion e tij që njihet si ‘Sp3 Entertainment’.

Por nuk do të jetë vetëm kjo këngë projekti i tij i verës, shumë shpejt pritet të sjellë një tjetër këngë ku do të ketë edhe një videoklip intersant, por gjithashtu është duke punuar këngë edhe për artistë të rinj./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Albo-Style says 'I love You'

Back with a ballad genre hip-hop singer Kurtaj Arber, who in music known as Albo-Style. We learn that the artist himself from Prizren has merits of this song that wanted to bring the audio version only for his fans, as he has created from the text to the orchestration in his studio known as 'SP3 Entertainment'.

But would not it be just his songs summer project, expected soon bring another song where there will be a an interesting video, but the song is also working well for young artists. / Maxim Gjokaj /

Sunday, 29 June 2014

Një sekret nga Koda (Video)

Ka një zë shumë të vecantë dhe një pseundonim që e njohin të gjithë në art si Koda.

Këngëtari i cili emri i tij i vërtetë është Shkodran Dërmaku sapo ka sjellë një këngë shumë interesante që po pritet shumë mirë së bashku edhe me klipin që e ka realizuar në Kosovë nga produksioni ‘Video Art’.

Koda i është rikthyer muzikës duke ardhur me ‘Një sekret’, e sekreti i suksesit të tij është zëri që Zoti ia ka dhuruar. Artisti jeton në Gjermani por është me origjinë nga Kamenica e Kosovës, dhe shpesh herë është i pranishëm edhe nëpër dasmat dhe gëzimet familjare dhe i kërkuar shumë në Diaspora.

Djaloshi simpatik për revistën tonë ka treguar se është i kënaqur se si po pritet kënga e re, ndërsa tha se ka në plan të tjëra projekte shumë interesante për adhuruesit e tij./Kosovarja/Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
A secret from Koda

‘Ideale’ thotë Shkelzen Iberhysaj (Video)

I ri dhe me një zë shumë të vecantë. Ky është këngëtari me origjinë nga Decani i Kosovës por që jeton në Engelberg të Zvicrës, Shkelzen Iberhysaj, ku pak ditë më parë ka sjellë një klip interesant të këngës së tij më të re që titullohet ‘Ideale’. Muzikën e ka shumë pasion, madje edhe kur ishte fare i vogël këndonte në grupin e fëmijëve në Zvicër, por në tregun muzikor shqiptar njihet deri tani me tre këngë dhe klipe.

Kënga e parë quhet ‘Lojë me hile’ me tekst nga Dardan Shkreli dhe me muzikë dhe orkestrim nga Florent Boshnjaku dhe video realizar nga ‘EMF Creative’, ndërsa pas një viti Shkelzeni realizoi një tjeëtr këngë, këtë herë një baladë të bukur me titull ‘Treni i lumturisë’ me tekst-muzikë nga Ilir Berani dhe orkestrimi nga Florent Boshnjaku, video u punua sërisht nga ‘‘EMF Creative’.

Artisti i ri megjithëse jeton larg vendlidjes, dëgjon shumë muzikë shqiptare, e nuk ka menduar për ndojë duet me ndonjë femër shqiptare, por pëlqen shumë artistin Sinan Vllasaliu.

Këngëtarin e gjen shpesh herë edhe duke kënduar në Diasporë në gëzime dhe festa familjare dhe private. Këngën më të re’ Ideale’ punuar me klip nga ‘MusicBox’e ‘MProduction’ mund ta dëgjoni në kanalin youtube ku është duke u pëlqyer shumë, ndërsa Shkëlzeni pëlqen të vijë me hapa të sigurt në tregun muzikor shqiptar, duke sjellë herë pas herë nga ndonjë këngë dhe video së bashku./Maksim Gjokaj/

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
'Ideal' says Shkelzen Iberhysaj

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online