All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Wednesday, 30 July 2014

Nora Ndreu në pritje të kacurrelës së saj

Atë e sheh kudo në koncerte e sidomos në dasmat shqiptare. Është një nga zërat më të ëmbël të Shqipërisë së veriut.

Quhet Nora Ndreu, këngëtarja lezhjane e cila na zbulon për ne se ka gati klipin e saj të dytë që pritet të jetë më i fortë dhe një hit në muzikën shqiptare.

Për këtë këngë që do të mbajë titullin ‘Kacurrelja’, Nora i është përkushtuar shumë duke nisur nga përzgjedhja e këngës ku është realizuar nga ‘White House Production’, e deri të dukja e saj që është kujdesur për veshjen e saj edhe një nga stilistët më me famë sic është Joni Peci.

Ka provuar që në moshën e vogël të eksperimentojë rryma të ndryshme, por më e sigurt ndjehet te muzika popullore, ndërsa miqtë dhe familja e saj e mbështesin shumë dhe janë fansat e saj më të zjarrtë.

Artistja ka qënë në shumë dasma por ku janë më interesantet ajo ka këtë përgjigje : ‘Ka shumë dhe dasmat në fakt janë të tila të bukura, por do të vecoja që dasmat më të vecanta më janë dukur në Kosovë’.

Nora do të ketë të tjera këngë dhe bashkëpunime, por një dëshirë që do të donte të realizonte është të ketë një duet me këngëtarin Gena që e vlerëson shumë nga të tjerët, ndërsa ka marrëdhënie shumë të mira me kolegë të esdradës muzikore, por personi që i ka qëndruar më pranë dhe e ka ndihmuar shumë është Soni i ish grupit ‘The Dreams’.

Tuesday, 29 July 2014

Lorena Malshi Dr. e ‘Euromode School’: ‘Gati për ‘Moda në Fokus 6’

Energjike me plot pasion dhe gjithmonë për të arritur më të mirën. Kjo është Lorena Malshi, stilistja e njohur shqiptare e cila ka vite që drejton shkollën e modës në Lezhe ‘Euromode School’, dhe gjatë intervistës sonë e ndërpresim pak mes angazhimit të madh që ajo ka, pasi po finalizon gjërat e fundit para 5 gushtit.

Lori sic e njohin të gjithë tashmë lakohet për seriozitetin e saj dhe suksesit që ka arritur duke treguar punën e saj cdo vit në një finale të bukur që e ka kurorëzuar me emrin ‘Moda në Fokus’ ku këtë vit do të jetë i gjashti më rradhë. Lori rrëfen për ne disa nga suprizat që do të ofrojë ky shoë.

Lorena a jemi gati për ‘Moda në Fokus 6’?
-Ka muaj që kemi nisur dhe besoj se jemi në përfundimin e fundit të gjërave të vogla. Di tju them se ‘Moda në Fokus 6’ do të jetë një super shoë.

Sa stiliste dhe stundente do të tregojnë punën e tyre këtë herë?
- Do të jenë disa që sic do vit tregojnë punën e tyre dhe idetë e tyre. Janë vajza dhe gra të cilat e duan shumë këtë profesion dhe natyrisht do të vlerësohen atë natë.

Lorena edhe këtë herë shtylla kryesore je ti, do të ofrojë ku event edhe shoë, cfarë mund të zbulojmë?
-Po besoj se me disa bashkëpunëtorë të mirë që më mbështesin duke nisur nga miqtë e mi më të mirë që  e duan artin, të bukurën e deri te fotografët, mediat, apo edhe një nga prezantuesit më të mirë që sërisht do të jetë këtë vit bashkë me disa artistë më me zë që duhen shumë dhe do të krijojnë atë atmosferën më të bukur të këtij shoë në këtë sfilatë mode. Dhe do të doja të thoja se kam një super mbështetje nga familja ime e mrekullueshme, bashkëshorti im Landi dhe dy vajzat e mia kukulla, dhe gjithmonë gjej kohë mes punës së shumtë që ti përkushtohem atyre.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online