All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Thursday, 9 October 2014

Leonida Marjakaj, pas cmimit në ZHSHA’14 këndon para fitores së boksierit shqiptar

E veshur me një fustan me lule të kuqe me mjaft shije dhe që është dukur si një ‘Borëbardhë’ ka kaluar përkrah bashkëshortit të saj në tapetin e kuq gjatë spektaklit ‘Zhurma Show Awards 2014’.

Po flasim për këngëtaren Leonida Marjakaj e cila nga ky event jo vetëm është ndjerë shumë mirë nga ftesa që kishte marrë por ardhja e saj dhe puna dhe zëri i saj është shpërblyer me një cmim duke u vlerësuar si më e mira këngëtare e Diasporës me ‘Best Artist Diaspora Female’.

Këngëtarja e ëmbël e ka shijuar këtë mbrëmje por nuk ka harruar të falendererojë edhe ata që i rrinë gjithmonë pranë dhe e ndihmojnë dhe e përkrahin, Martinin, muzikantin që është bashkëshorti i saj dhe njëkohësisht edhe Robert Ukaj, një nga mbështëtësit kryesor, organizatori i njohur i ‘MegaEvent’.

Edhe artistja si shumë të tjerë ka udhëtuar për në Zvicër pas spektaklit, pasi atje e priste një moment shumë i vecantë, ajo do të këndonte në një ring ku do të ndeshej për të fituar boksieri shqiptar Arnold Gjergja në ‘Boxeo European Heaëy Weight Champion’.

Leonida ka kënduar këtu në fillim të machit para mbi 4 mijë personave që kishin ardhur për të parë ndeshjen. Vetëm pak ditë më parë këngëtarja ka realizuar edhe disa foto të bukura nën aparatin e fotografit Visar Sopi, ku duket mjaft fashion, gjithashtu është një nga këngëtaret më të kërkuara sidomos në Diasporë dhe nuk ndalet së kënduari në cdo gëzim familjar./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Leonida Marjakaj after ZHSHA'14 sings first prize in winning the Albanian boxer

Wednesday, 8 October 2014

Mergim Mjeku në ‘Zhurma Show’ rrëmben cmim

‘Best New Artist’- ky ka qenë cmimi i cili me meritë i ka takuar këngëtarit simpatik Mergim Mjeku gjatë eventin ‘Zhurma Show Awards 2014’, i cili u mbajt pak ditë më parë në Gjilan.

Këngëtari ka qenë i nominuar mes shumë artistëve për klipin e këngës së tij ‘Pikë me zemër’, një këngë e cila erdhi gjatë muajit qershor dhe u dëgjua shumë dhe ku në fund u shpërblye me cmim nga ky event.

Mërgimi është shoqëruar edhe në tapetin e kuq me të afërmit e tij dhe pranë babain e tij i cili e mbështet shumë atë, dhe ka qenë shumë i lumtur pas marrjes së cmimit, pasi për të ky ishte eventi i parë që merrte pjesë.

Menjëhere me cmim në dorë Mergimi është kthyer të nesërmen në Gjermani ku jeton,  pasi ka pasur shumë angazhime në koncerte dhe dasma që është i ftuar, ndërsa ka në plan këngë të reja të cilat do të vijnë edhe gjatë këtij fundviti.

Por e vecanta e djaloshit artist është se megjithëse është lindur dhe rritur në Gjermani në një vend ku kultura dhe gjuha është ndryshe nga ajo shqipe, ai nëpërmjet artit dhe këngës i ka ruajtur bukur vlerat kombëtare, gjuhën e pastër, kulturën e atdheut, dhe si rezultat i kësaj është edhe mbështetja e prindërve, pasi babai i Mergimit është marrë me aktivitet kulturore-artistike e kombëtare që kur këngëtari ishte i vogël 5 vjec, duke marrë pjesë në shumë festivale e koncerte dhe organizime familjare./Mkasim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Mergim Mjeku in exile 'Noise Show' hijacks price

Mira Janji shkëlqen në ‘Zhurma Show Awards’, fiton cmimin ‘Best Dance’

Edhe këtë herë jo vetëm ka shkëlqyer në dukjen e saj por edhe është vlerësuar me cmimin ‘Best Dance’ në eventin më të madh muzikor në Kosovë në ‘Zhurma Show Awards 2014’.

E kemi fjalën për biondinën simpatike të estradës muzikore shqiptare Mira Janji, këngëtarja e cila vitet e fundit është duke korrur vetëm suksese, ndërsa në këtë event që u mbajt në teatrin e Gjilanit është vlerësuar me cmim për këngën dhe klipin e saj ‘Dancing all night’ si kënga më e mirë dance duke lënë pas artistë të tjerë.

Këngëtarja nga Shqipëria është vënë re duke u pritur shumë mirë dhe me duartrokitje që nga momenti kur këmba e saj preku tapetin e kuq nga limuzina ku i sillte artistët.

Por një grup adhuruesish të rinj atë e kanë gëzuar më së shumti kur e kanë takuar, e ndërsa kishin veshur bluza me fotot e saj e për të edhe në bazë të fotos që ka realizuar ka qenë një emocion shumë i bukur.

Artistja vetëm pak muaj më parë nga kjo skenë e bukur e teatrit të Gjilanit kishte dalë sërish fituese potenciale nga festivali ‘Celësi Muzikor’ duke fituar cmimin e parë me një super baladë.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online