All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label 60 Sekonda. Show all posts
Showing posts with label 60 Sekonda. Show all posts

Friday, 28 December 2012

60 sekonda me Gilin [VIDEO]

Kengetarja 46 vjecare, shume e dashur e skenes, Fevzije Berani e njohur me mire me emrin e saj artistik Gili, ka ndertuar nje karriere te bujshme muzikore per me shume se dy dekada dhe mbahet gjithmone ne mend per paraqitjet e saja elegante dhe pa zhveshje skenike. Ne nje interviste te shkurter prej 60 sekondash, Gili ka rrefyer per "Prive" disa gjera interesante nga jeta e saj.

Mbrapa saj qendron nje familje e lumtur, burri dhe dy djemte, qe ajo i konsideron gjejen me te rendesishme ne jeten e saj, nga e cila nuk do hiqte dore kurre. Eshte tejet nostalgjike per koherat kur i kishte djemte ende te vegjel ndersa shpesh e merr malli per pushimet e perbashketa qe kaluan.

Monday, 10 December 2012

60 sekonda me Rona Nishliun

Kengetarja me zerin e saj qiellor, Rona Nishliu, qe perfaqesoi Shqiperine denjesisht vitin e kaluar duke arritur deri tani suksesin me te madh shqiptar ne Eurovizion, ne nje interviste te shkurter prej 60 sekondash per emisionin "Prive", ka rrefyer disa gjera interesante per veten.

Bie ne sy me stilin e vecante te flokeve qe e kultivon prej rreth 9 vitesh. Ka shtuar pak peshe, por ka filluar te jete me kujdesshme ne ushqim, madje ka kohe te gjate qe nuk ka futur ne goje ndonje cokollate, ama, nuk rrin dot pa fara luledielli.

Per dashuri nuk flet shume, por nuk i ka ndodhur te puthe dike e me pas te pendohet. Megjithate ka zbuluar se ne emer te dashurise eshte ne gjendje te arratiset pa ditur destinimin. Si person eshte e dashur me te gjithe dhe nuk urren askend. Por, kjo gjendje mund te ndryshoj shpejt, nese i telefoni shpesh.

Shopeni eshte kompozitori i preferuar i saj dhe nese keni menduar se deri tani kjo vajze tingellon ok, degjoni me tutje: Ajo fle me corape dhe ka deshire te notoj me peshkaqene!

Per me shume, ndiqni videon me poshte:


Friday, 7 December 2012

60 Sekonda me Edona Llalloshin [VIDEO]

E njohur per modestine e saj, veshjen jo ekstravagante dhe muziken e bukur qe kultivon, kengetarja Edona Llalloshi, ne nje interviste te shkurter prej 60 sekondash per emisionin "Prive" ka zbuluar disa gjera interesante per veten.

Sic dihet, ajo eshte nene e nje vajze te bukur me emrin Doa, dhe pikerisht ajo eshte gjeja me e mire ne jeten e saj. Eshte besimtare e madhe ne zot dhe nuk pelqen as dyfytyresine e as egoizmin. E sakte sa i perket kohes, urren tek vetja vesin e pastertise gjersa shume pak kohe kalon duke u rregulluar para pasqyres.

Keni kujdes, ajo nervozohet shpejt dhe nganjehere ne stres e kall edhe duhanin. Nuk ia ka friken te kendoj live, pasi ajo jeton me te kenduarit live. Adi Krasta eshte emri i prezantuesit shqiptar qe ajo pelqen me shume dhe per me teper, ndiqni videon me poshte:



Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online