All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Adelina Emini. Show all posts
Showing posts with label Adelina Emini. Show all posts

Friday, 5 July 2013

Adelina, se shpejti me nje kenge shume te bukur...

Adelina Emini
Realizon “Ai Moment”

Nese dikush mendoi se kengetarja simpatike Adelina Emini nuk mendoi asgje per fansat ne kete vere e ka gabim.

Ne mesojme se Adelina sapo ka realizuar nje kenge te bukur e ritmike me titull ‘Ai moment”, krijuar nga Darko Dimitrov dhe madje eshte xhiruar edhe videoklipi i kesaj kenge ku pritet te vije brenda pak diteve.

Adelina kete kenge per here te pare do ta prezantoje edhe gjate mbremjes se enjte ne koncertin e mbajtur ne Prishtine ‘Hello USA’.

E moret vesh fansa te artistes, ajo nuk ju ka harruar edhe kete vere te nxehte por do te vij me nje kenge shume te bukur. /maksim gjokaj/

Monday, 18 March 2013

Adelina Emini provon skenen si modele

Këngëtarja e hitit “Në përvjetor”, Adelina Emini, këtë herë do të vijë në skenë jo si këngëtare, por si modele.

E vërtetë, ne mësojmë se duke qenë se shpeshherë vajza e këngës është veshur me fustanet e stilistes Teuta Matoshi, kjo e fundit e ka ftuar Adelinën që të sfilojë për të në mbrëmjen e së enjtes në sfilatë.

Sfilata me punën e stilistes do të mbahet më 25 mars, ku përveç Adelinës, do të jenë të pranishme edhe modelet Diellza Kolgeci dhe Agnesa Vuthaj. Urojmë që Adelinës të mos i pëlqejë shumë puna e modeles, pasi e duam më shumë  muzikën e saj./Maksim Gjokaj/.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Adelina Emini proves scene as models

Monday, 18 February 2013

Emocionet dhe lotet e artisteve para 5 vjetesh

Të ftohtët e 17 shkurtit të 2008-s për të gjithë shqiptarët e sidomos për ata që jetonin në Kosovë nuk është ndier, pasi gëzimi për shpalljen e shtetit më të ri ka bërë që e diela para pesë vjetëve të jetë dita më e paharruar për ta.

Por, edhe personazhet publike tregojmë me emocion se ku ishin dhe si e pritën shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Ja sesi e kujtojnë ata atë ditë:

Leonora Jakupi: Kam qenë në atë datë në një manifestim në Drenicë, në Skenderaj e më pas po dëgjonin në makinë me nënën dhe familjen time deklaratën e shpalljes së pavarësisë direkt nga Parlamenti. Kemi qarë të gjithë që ishim aty, më shumë nëna. Përjetim emocionues shumë.

Gena: Po më kujtohet, kam qenë në një mbrëmje duke kënduar dhe si gjithmonë shpallja e pavarësisë festohet në maksimum nga të gjithë, ashtu dhe nga unë.

Te vishesh me ngjyrat e flamurit te Kosoves

Të gjitha femrat VIP-a, sidomos ato që merren me muzikë, e kanë veshur të paktën një herë një fustan kuq e zi, e dikush disa herë. Por, ne u interesuam në këtë 5-vjetor t’i pyesim femrat e njohura se a kanë veshur ndonjëherë një fustan ku tregohet flamuri i Kosovës.

Këngëtarja Bleona Qereti, vitin e kaluar në turin e saj tregoi veten patriote edhe me një veshje ku tregohej ngjyra e kaltër dhe yjet, e cila u komentua shumë.

Ndërsa, miset e Kosovës që e kanë përfaqësuar vendin tonë në kompeticione të ndryshme botërore, e kanë veshur një fustan të tillë, siç ishte rasti i Arbnora Ademajt më 2009. Ndërsa, vitin që kaloi ‘Miss’ Diaspora, Loreta Abdyli, e mori pikërisht çmimin “Miss Pavarësia”, ku e përfaqësoi Kosovën në “Miss Globe”.

Por nga këngëtaret tona dikush do të donte ta vishte një fustan me ngjyrat e flamurit të Kosovës, nëse do t’u jepej rasti, e dikush tjetër nuk është mësuar shumë me një flamur të tillë.

Rovena Stefa: Nuk kam veshur ndonjëherë një fustan me flamurin e Kosovës, pasi nuk kam pasur ndonjë ide që lidhet me të, ndonjë tekst apo video.

Artistet shqiptare me dy flamuj

Kosova tashmë ka pesë vjet që e ka simbolin e vet, edhe kur i referohet flamurit të një shteti.

Por sa po mësohen më këtë flamur VIP-at dhe a kanë ata vetëm një flamur kuqezi apo edhe flamurin e Kosovës.

Dikush thotë se flamuri kombëtar është i pazëvendësueshëm, e dikush tjetër thotë që po mësohen edhe me flamurin tonë. Për më tej, artistët janë rrëfyer për gazetën tonë.

Gena: Po i kam të 2 flamujt, madje m’i kanë dhuruar fansat nëpër koncerte dhe për këtë arsye i mbaj, sepse kanë vlerë të dyfishtë për mua.... Një, sepse është flamuri i vendit tim dhe jam krenar për të dhe tjetra sepse janë dhuratë nga fansat e mi që dhe kjo ka vlerë të veçantë për mua.

Thursday, 3 January 2013

Kengetaret, asnje peng te madh ne 2012-n

Kaloi edhe një vit, ku artistët kanë qenë të organizuar në forma dhe mënyra të ndryshme, sidomos këngëtarët dhe me ta ne kemi biseduar për të kuptuar nëse në vitin që kaloi kanë pasur ndonjë peng që e kujtojnë dhe për arsye të ndryshme nuk e kanë realizuar.

Por, shprehja më e shpeshtë e tyre gjatë prononcimit për gazetën tonë ka qenë kjo: “Asnjë peng nuk më ka mbetur”.

Megjithëse këngëtarët e njohur shqiptarë të rinj dhe të vjetër në karrierën e tyre muzikore janë treguar paksa diplomatikë duke na kujtuar se pengje nuk kanë pasur, për shkak se albumet, këngët dhe videot kanë rezultuar të suksesshme, por e gjitha kjo falë fansave të tyre të shumtë. E dikush shkurt e dikush më gjatë flasin për këtë temë.

Aurela Gaçe: “Asnjë peng nuk më ka ngelur. I kam realizuar të gjitha ato që ia kisha vënë qëllim vetes. Nga ana profesionale arrita  të  “promovoja albumin e ri që kisha 2 vjet që punoja, nxora në treg video të reja, këngë të reja. Realizova koncert recital në Tiranë, ku çdo gjë ishte “live”. Pata mundësinë të isha në USA, Itali e Vlorë për festën e Pavarësisë dhe  të merrja një emocion të papërshkrueshëm. Nga ana humane, këtë vit ndiej se jam njeri shumë i lumtur dhe e plotësuar si femër. Jam nënë e një vajze 1-vjeçare dhe kjo është lumturia dhe arritja më e madhe e jetës.”

Monday, 24 December 2012

ALBA FLASH NEWS: 24 Dhjetor 2012

C'ka po shkruhet dhe c'ka po flitet kete jave:
  • Alban Skenderaj dhe Alketa Vejsiu acarohen ne "X Factor" ne naten e pare live.
  • Adelina Emini lancon klipin e shumepritur "Ne Pervjetor" te punuar nga produksioni "Entermedia"
  • Aferdita Paqarada lancon linjen "Aphrodite Couture" me sfilaten atraktive te miss-eve tullace
  • Nora Istrefin lancon baladen "Ne te 2" qe do te prezantohet gjate programeve festive te fundvitit.
  • Mihrije Braha per "Prive": "Nuk kam pasur asnje cik nderhyrjeje ne trupin tim", por ka thene se nuk perjashton nje gje te tille ne te ardhmen
  • Ripertrihen thashethemet per nje lidhje dashurie mes Dafina Zeqirit dhe Albin Gashit ne Amerike.

Saturday, 15 December 2012

Ja si na vijne femrat VIP per Vit te RI

Organizimeve, apo siç njihen ndryshe regjistrimet për të qenë në një program festiv, apo edhe në një kasetë CD festive të ndonjë produksioni këtë vit, jo të gjitha femrat VIP u kanë thënë Po.

Dëgjuam se këngëtarja Rona Nishliu i ka refuzuar këto xhirime, apo edhe Adelina Berisha, ku kjo e fundit kishte thënë se janë “maltretime” të jesh në këto.

 Por, femrat VIP të shumta kanë qenë ato që të paktën organizimet në një program festiv televiziv nuk i kanë refuzuar, por të gjithëve na intereson se si do të duken ato në këto net festive, dhe me çfarë dukje dhe veshje do të na vijnë para syve tanë si teleshikues.

 Ne siguruam këto foto ku na vijnë femrat VIP të veshura kështu. Dëgjuam se këtë vit në shumë organizime, pothuajse në të gjitha që mbahen për mbrëmjet festive, do të marrë pjesë Mihrie Braha së bashku me bashkëshortin e saj, madje edhe motrën e saj Lorën.

E veshur me të bardha ka bërë një përzgjedhje të bukur të paktën kështu duket Mihria që sapo ka mbushur 45 vjet. Edhe Rovena Stefa duket shumë bukur me fustanet e saja të preferuara, apo edhe Genta Ismajli, e cila e veshur me të zeza, ka preferuar stilin e të çarës së fustanit, për të treguar këmbën.

Monday, 10 December 2012

ALBA FLASH NEWS: 10 Dhjetor 2012

C'ka po shkruhet dhe c'ka po flitet kete jave
  • Bleona Qereti reagon ne facebook per lajmin se ka refuzuar dreken me Rita Oren dhe e klasifikon si lajm te rreme!
  • Rita Ora paralajmeron turin e saj britanik "Radioactive" qe fillon me 28 janar
  • Rob Kardashian akuzon Riten per tradhti. Rita nuk i eshte pergjigjur akuzave. Por, me vone ai poston se asnjehere nuk ka permendur emrin e Rita Ores dhe se ai respekton femrat!
  • Festivali i RTSH nise me 20 dhjetor!
  • Gjyste Vulaj zgjedhe Ameriken per te lindur djalin
  • Zanfina Ismajli xhiron klipin "Te kerkoj"

Sunday, 28 October 2012

Adelina, se shpejti videoklipi ‘Ne pervjetor’

Vajza e hitit “Në përvjetor” e prezantuar në festivalin e ‘Kënga Magjike 2012’, Adelina Emini, ka qenë e ftuar në programin ‘Pro Shqip’ në Top Kosova Radio, ku ka rrëfyer shumëçka.

E lumtur që ka fituar dy çmime në ‘Zhurma Show Awards 2012’, dhe është ndier shumë mirë pas një punë të madhe, kur ajo realizon një këngë dhe një video, thotë se secili këngëtar dëshiron të shpërblehet.

Adelina ka treguar edhe mënyrën se si ftohen dhe nderohen artistët nëpër evente të tilla, ku ajo me kënaqësi e ka pritur ftesën dhe duhet t’i nderohen këto spektakle, pasi është respekt i ndërsjellë.

Ndërsa për Tunën ka qenë dakord që të merrte çmimin kryesor në “Zhurma Show”. Për këngën ‘Në përvjetor’, ajo ka treguar se ka vendosur të këndojë një baladë, pasi ajo ndihet shumë mirë, dhe baladat janë të pavdekshme, ndërsa ndihet shumë mirë për vlerësimin në këtë festival për kualifikimin në gjysmë finale, dhe nga komentet shumë pozitive të miqve të saj.


Wednesday, 8 August 2012

Adelina Emini, ekonomistja qe e ka pasion muziken...

Adelina Emini

Me ritmin e Adelina Eminit

Adelina Emini lirisht mund te thuhet se e ka pushtuar jeten muzikore tek ne me albumin e ri “Tipsy”. Ky album perfshin 12 kenge , te cilat kane terhequr vemendjen e degjuesve qofte per tekstet e tyre, por edhe pamjen dhe paraqitjen dinjitoze, te vecante, e pse jo edhe ekstravagances.

Kenget e saja, sikur permbledhin nje moto: Jeta pa dashuri dhe muzike eshte nje hic i madh. Po cka don ne te vertete Adelina Emini? Ndiqni intervisten qe na dha ketyre diteve per portalin tone.

Friday, 20 July 2012

Bezdia e VIP-ave ne foto me fansat ne plazh

Nuk kanë shumë kohë për të bërë pushime dhe për të marrë rreze, sepse ata punojnë të paktën në ditët më të nxehta të verës.

Por artistët tanë ndonjë ditë para se të këndojnë në mbrëmje në një ambient veror, shfrytëzojnë ndonjë orë për të marrë disa rreze.

Por si reagojnë ata nëse ndonjë fans i tyre i takon afër pishinës apo detit dhe do të ketë një kujtim me artistin e preferuar. A janë këngëtarët tanë të ‘marrueshëm’ kur gjenden përballë fansit me rroba banje dhe u shmangen fotove të tilla? Ne i kemi pyetur disa prej tyre dhe ja se çfarë na tregojnë ata në këtë situatë.

Drenusha Latifi
Zakonisht po i shmangem se edhe munden ta keqpërdorin, unë kam shumë frikë dhe bezdi.

Grupi Aurora
Të jesh njeri i famshëm ngërthen me vete elemente pozitive dhe negative.

Thursday, 19 July 2012

Adelina Eminit nuk i pelqen t’i hekurose kemishat

Vajza e muzikës Adelina Emini, e cila sapo e ka sjellë albumin e saj në treg, me titull “Tipsy”, përveç muzikës, ka edhe gjëra të tjera që i pëlqen t’i bëjë.

Adelina thotë se i pëlqen të lexojë dhe të udhëtojë, por adhuron të bëjë edhe shooping, ndërsa kur është puna te hekurosja dhe kur bëhet fjalë për këmisha, ajo nuk di t’i hekurosë dhe i urren shumë.

Ndërsa, në asnjë mënyrë nuk do ta imagjinonte veten me flokë të shkurtra, ka treguar këngëtarja për gazetën tonë./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Adelina Emini dislikes them ironed shirt

Daughter Adelina Emini music, which has just brought to market her album, titled "Tipsy", besides music, there are other things that i like to do. Adele says she likes to read and travel, but also loves to do shooping, but when it comes to ironing and when it comes to shirts, she knows and hates to iron too.

Monday, 18 June 2012

Adelina Emini, se shpejti lanson albumin e pare...


Adelina se shpejti lanson albumin e pare

Adelina Emini, nje emer mjaft dominues ne skenen muzikore. Puna dhe suksesi i saj po bejne qe ajo cdo dite e me shume te rrembeje zemra te shume adhuruesve. Ajo tani eshte e angazhuar ne realizimin e albumit te saj i cili shume shpejt do te jete ne duar te adhuruesve.

Posa te lansoje albumin, ajo ka vendosur t’i beje disa jave pushim ne ndonje vend bregdetar jashte vendit, por edhe kete vit ajo do te jete bashke me familjen e saj, duke mos takuar ende personin e dashur. Rreth kenges, planeve per te ardhmen flet Adelina per “Zerin”.

Se fundi keni fituar cmimin e publikut ne “Video Fest-in Muzikor”, mendoni se ky cmim ju ka takuar me merite juve?

Sunday, 17 June 2012

Artistët, te ftuar ne mbremjen suprize

Ashtu siç ishte planifikuar në suprizën e bërë për nder të 40-vjetorit të martesës së botuesit të gazetës më të madhe në vend “Kosova Sot”, ashtu edhe ndodhi. Artistë të shumtë, jo vetëm kanë qenë të pranishëm në këtë mbrëmje madhështore, por kanë uruar me zërin e tyre.

E nisi Roderika Ukelli në duetin me Korab Shaqirin, e më pas Dani, i cili ishte nikoqir i mbrëmjes për të kënduar, por me zërin e tij të madh ka kënduar edhe Ismet Peja, e më pas atmosferën e kanë ngrohur këngëtarët: , e shumë e shumë të tjerë.

Disa prej tyre,  siç po i shihni në këto foto të siguruara nga miku ynë, fotografi i njohur Kastriot Zhugolli./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Artists, surprise guests on the evening

Friday, 8 June 2012

Femrat seksi qe shkelqyen ne Video Festin Muzikor

Tani është koha të merremi pak me femrat seksi, të cilat jo vetëm shkëlqyen me apo pa asnjë trofe, por që kishin investuar shumë për t’u dukur më seksi në ndarjet e çmimeve në “Video Festin Muzikor 2012”.

Mund të themi se në “top formë” u duken si gjithmonë Nora Istrefi dhe Genta Ismajli, apo shumë “hot” erdhi në këtë eveniment edhe Dafina Zeqiri.

Edhe këngëtarja Lori kishte sjellë një dukje shumë interesante dhe një veshje firmato, ku përkrah stilistes Llapashtica dukej shumë bukur. Këtë herë pak më ndryshe, por edhe shumë seksi dukej edhe këngëtarja Adelina Emini.

Monday, 13 February 2012

Shën Valentini i vajzave te shou-bizit shqiptar

Janë të bukura dhe mjaft seksi. Secili djalë do të donte t’i kishte në krahë Ditën e të Dashuruarve, por dhe mund të kenë rastin, pasi shumica e tyre janë beqare, të paktën kështu na tregojnë vajzat e skenës dhe bukuroshet shqiptare.

Dikush me shaka, apo me spec na thotë se edhe mund ta pranonin një dhuratë për 14 shkurt nga dikush, megjithëse nuk e njohin, por kujdesuni djem nëse e merrni seriozisht këtë gjest, dikush nga bukuroshet tona edhe mund ta refuzojë dhuratën, duke mos i besuar thënies “Dhuratën e pranon dhe mbreti”, arsyeja pasi është një ditë e veçantë, që e ka emrin Shën Valentin.

Beatrix Ramosaj – këngëtare
“Nuk e di a do ta pranoja, por varet se kush do ishte ai djalë”.

Adelina Emini- këngëtare
“Nuk marr dhuratë prej çfarëdo djali që do ta takoj, sepse në Ditën e të Dashuruarve dhurate duhet të merret vetëm nga i dashuri”.

Monday, 9 January 2012

Adelina Emini shume “In” në “Behu burre”

Vazhdon të punojë e qetë dhe në mënyrën e një këngë dhe një video, megjithëse ka gati dhe albumin e saj. Kjo është këngëtarja Adelina Emini e cila pak ditë parë vitit që lamë pas solli në treg një video dhe një këngë të bukur.

Adelina është dukur shumë “In” në veshjen e saj që ka përzgjedhur në këtë video që mban titullin “Bëhu burrë”.

Vajza njihet për statusin si single, urojmë që edhe djalit që i thotë kështu do ta gjejë së shpejti të ketë stil dhe shije në veshje si Adelina. Klipi është realizuar nga “Pulla” dhe kënga po pëlqehet shumë gjatë kësaj stinë të ftohtë, është një baladë që të ngrohë./Maksim GJokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Adelina Emini very "In" to "Be a man"

Continues to work comfortably and in the manner of a song and a video, although there ready and her album. This is singer Adelina Emini few days ago that the past year brought to market a video and a beautiful song. Adelina has seemed very "In" in her dress that has selected in the video entitled "Be a man".

Wednesday, 16 November 2011

Adelina Emini Fillon Xhirimet e Klipit te Ri...

Adelina Emini: Neser fillojne xhirimet e “Behu Burre”

Hitbersja e kengeve si: “As ti As une”,” Ca ta bon goja”,e se fundmi edhe bashkepunimit te saj tejet te suksesshem me Genc Prelvukaj “Tipsy”,nuk e ka ndermend te ndalet.Ajo se fundmi do nxjerr edhe videoklipin e saj me te ri te titulluar “Behu Burre”,videoklip ky qe do behet me Produksionin e njohur Kosovar,”Pulla”.Emini permes nje mesazhi telefonik derguar “Grazzi”-t konstaton se xhirimet e videoklipit do fillojne neser me date 16 nentor 2011. /grazzi/nentor 2011/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Adelina Emini: Tomorrow start filming the "Be a man"

Hitmaker of songs like: "As ti as une", "Ça to bon goja", and recently also its highly successful cooperation with Genc Prelvukaj "Tipsy," had no intention of stopping. She last will release her newest video clip titled "Be a man", a videoclip to be made with popular kosovar production "Pulla". Emini through a telephone message sent "Grazzi"-t finds that filming of the video clip will start tomorrow, on November 16 2011.
]]

Wednesday, 31 March 2010

Adelina Emini dhe Veturat, Intervista!

INTERVISTE ME KENGETAREN ADELINA EMINI

Rregullat ne trafik, te shenjta per mua!


Adelina Emini njihet si kengetare shume serioze. Ajo deri tash ka bere disa kenge, me te cilat ka arritur mjaft suksese. Ka marre pjese per disa vjet ne festivalin e njohur “Kenga Magjike”. Kesaj radhe ajo rrefen per veturen qe i pelqen dhe shume gjera te ndryshe qe lidhen me makinen dhe vozitjen.

“Kosova Sot”: Cilen veture e mbani mend nga femijeria juaj?

Adelina Emini: Isha shume e vogel dhe e mbaj mend veturen e babit ‘Wolksvagen buba’, me ngjyre te kuqe, te cilen e doja jashtezakonisht shume.

“Kosova Sot”: Kur keni filluar te interesoheni me seriozisht per veture?

Adelina Emini: Ne ate moment qe kam filluar te mesohem te vozis veturen, d.m.th. qe nga mosha 17- vjecare.

“Kosova Sot”: Kontakti i pare me timonin kur ka qene?

Adelina Emini: Ne moshen 13- vjecare. Atehere fillova te ngas nga pak veturen. Me mesonte vellai, te cilin e falenderoj shume per durimin qe ka pasur me mua.

“Kosova Sot”: A keni patente shoferi?

Adelina Emini: Patente shoferi kam qe gjashte vjet.

“Kosova Sot”: Cfare veture vozisni tani?

Adelina Emini: “Jeep Dihatsu”.

“Kosova Sot”: Cfare veture do te donit te vozisni?

Adelina Emini: I preferoj veturat klasike, me pelqejne jashtezakonisht shume.

“Kosova Sot”: Ju ka ngelur ndonje veture ne mendje nga ato qe keni pasur?

Adelina Emini: Po. Ajo vetura qe e ceka edhe me lart. Vetura e babit, “Wolksvagen”, me ngjyre te kuqe, te cilen e kujtoj gjithnje.

“Kosova Sot”: Cilin nga ngasesit boteror te veturave e preferoni?

Adelina Emini: E preferoj Sebastiel Loebin, i cili eshte kampion pese here radhazi.

“Kosova Sot”: A ndodh qe te vozisni edhe jashte vendit?

Adelina Emini: Nuk me ka ndodhur edhe aq shpesh, por kur me vjen rasti vozis, pa u hamendur dhe pa u lodhur fare.

“Kosova Sot”: Cilat vende i konsideroni me te pershtatshme per te vozitur dhe cilat me te rrezikshme?

Adelina Emini: Rruget magjistrale jane me te pershtatshme, sepse mund te ngasesh me shpejtesi me te medha.

“Kosova Sot”: Sa eshte shpejtesia me e larte, te cilen e keni arritur ndonjehere?

Adelina Emini: 160 km/h, ne Gjermani.

“Kosova Sot”: Cfare nuk pelqeni te shoferet ne Kosove?

Adelina Emini: Nuk me pelqen shpejtesia e madhe. Me kete shpejtesi vozisin edhe ne rruget lokale edhe ata te cilet nuk i respektojne rregullat e komunikacionit. Po ashtu, nuk me pelqejne shoferet te cilet nuk i respektojne kembesoret (vijat e bardha).

“Kosova Sot”: A keni probleme ne trafik dhe sa ju ndihmon fama qe te mos merrni gjoba?

Adelina Emini: Nuk me ndodh shpesh te kem probleme ne trafik. Por, nganjehere nervozohem kur jam duke vozitur. Deri tash nuk kam marre asnje gjobe. Nuk besoj qe fama te ndihmon ne trafik. Mendoj qe me shume te ndihmon momenti kur shoferi i respekton rregullat e komunikacionit. /b.zyberi/kosova sot/mars 2010/
- - - - - - - - - - - - - - - -
albavipnews.blogspot.com
- - - - - - - - - - - - - - - -

[[ translation by google:

INTERVIEW WITH singer Adelina Emini
Rules in traffic, are sacred to me!

Adelina Emini singer known as very serious. It so far has made some songs, which has achieved success. He participated for several years in the festival known "Magic song. This time it relates to a car that likes things very differently and related to car and drive.

"Kosova Sot": Which car remember from your childhood?

Adelina Emini: I was very small and remember babit car 'Wolksvagen buba', red color, which he like enormously.

"Kosova Sot": When you started to seriously interested in cars?

Adelina Emini: At that moment I started to get used to paddle the car, ie. that by age 17 - years.

"Kosova Sot": first contact with the wheel when there was?

Adelina Emini: At age 13 - years. Then I began to tease the little car. With teaching brother, whom I thank for much patience you had with me.

"Kosova Sot": Do you have a driving license?

Adelina Emini: driver's license I was six years.

"Kosova Sot": What car vozisni now?

Adelina Emini: "Jeep Dihatsu.

"Kosova Sot": What car would you like to vozisni?

Adelina Emini: I prefer classic cars, I like enormously.

"Kosova Sot": You have left any car in mind by those who have had?

Adelina Emini: Yes. The car was also mentioned above. Car of Dad, "Wolksvagen" color red, which always remember.

"Kosova Sot": Which car world by riders prefer?

Adelina Emini: The Sebastiel Loebin prefer, which is the champion five times in a row.

"Kosova Sot": A vozisni also happens to this place?

Adelina Emini: has not happened so often, but when the case comes paddle, without hamendur and without being tired at all.

"Kosova Sot": Which countries consider to be appropriate to that with vozitur and dangerous?

Adelina Emini: highway are appropriate, as it may be because the speed with large.

"Kosova Sot": What is the highest speed, which have been sometimes?

Adelina Emini: 160 km / h, in Germany.

"Kosova Sot": What Drivers do not like in Kosovo?

Adelina Emini: not with great speed like. With this speed we drive the local roads and those who do not respect traffic regulations. Also, I did not like the driver who does not respect pedestrians (white lines).

"Kosova Sot": Do you have problems in traffic and fame that it helps you not get a fine?

Adelina Emini: It happens often have problems in traffic. But, sometimes when nervozohem'm vozitur. So far I have not received any penalty. I do not think that fame to help the traffic. I think that the very moment when the driver helps respect the traffic regulations
]]

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online