All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Adelina Tahiri. Show all posts
Showing posts with label Adelina Tahiri. Show all posts

Saturday, 30 August 2014

Adelina Tahiri ia merr te dashurin Anjezes...

Adelina Tahiri vs Anjeza BrankaAnjeza le te dashurin, e merr Adelina Tahiri

Kengetarja e njohur Anjeza Branka eshte zyrtarisht singell. Pas nje lidhjeje 5-vjecare me te dashurin, kemi zbuluar se kengetarja eshte serish beqare. Mesohet se ky ka qene nje vendim i vete Anjezes.

Burime prane kengetares bejne me dije se Anjeza nuk deshironte angazhime te metejshme familjare, duke zgjedhur t'i perkushtohej vetem djalit qe ka nga martesa e saj e pare dhe kjo eshte bere shkak per ndarje. Me sa duket, ai nuk ka qene mashkulli i duhur per Anjezen qe ajo te krijonte nje familje te re...

Sunday, 13 October 2013

Fatma: Nuk e ofendova Adelinen, e krahasova me Britney-in...

Fatma Haxhialiu
DEBATI NE EMISION, Adelina shperthen ne lot, pas ngacmimeve te Fatmes

Gjate emisionit “Top Show Magazine”, u be nje diskutim mbi kategorite e “artisteve” qe kemi ne Shqiperi, dhe qendra e bisedes ishte kengetarja Adelina Tahiri. Vajzat e “Thumb”, Aulona dhe Fatma, pas nje kritike te gjate mbi kengetaret qe kendojne ‘live’ dhe ata qe vetem performojne ne skene, vetem duke levizur buzet, kane shkaktuar lot tek Adelina. Ajo qe e ka ngacmuar me shume, duket se ka qene Fatma, e cila i tha Adelines se ne fakt ajo nuk eshte kengetare e mirefillte, duke qene se edhe ne studio kendoi me ‘playback’, por eshte se pari performuese. Fatma u drejtua me fjalet “ti nuk je kengetare, ti je performuese, sepse nuk kendon ‘live’”, ndersa Adelina Tahiri u pergjigj se ajo vjen nga nje familje artistesh dhe se media nuk merret me karrieren e saj, por me gjoksin. Ndersa Fatma ka shkuar me tej, duke e vene ne nje pozicion te veshtire vajzen bukuroshe: “Ti ke nje ze te mesem, medioker, dhe, kur vjen e veshur me pantallona lekure dhe nje rrip ne studio, nuk kendon ‘live’ dhe vetem kercen, normale qe me gjoksin do merren”. Kjo ka bere qe ne kohen e publicitetit kengetarja te qante. Ne nje interviste per “Bluetooth”, prezantuesja Fatma Haxhialiu sqaron situaten dhe “shton” te tjera kritika...

Monday, 7 October 2013

Adelina Tahiri, inauguron gjoksin e ri XL...

Adelina Tahiri by Festa Krasniqi
foto: festa krasniqi
... zmadhon gjoksin disa numra me operacion

E ka mbajtur te fshehte deshiren per te pasur nje gjoks te madh dhe, sic shohim, tashme e ka bere realitet. Kengetarja 19-vjecare nga Maqedonia, Adelina Tahiri, e ka inauguruar gjoksin e saj me te madh ne mbremjen gala te “Zhurma show”. Adelina e kishte nxjerre ne pah kete ndryshim te dukshem ne trupin e saj pas nje nderhyrjeje estetike qe ka bere. Ajo kishte veshur nje fustan te bardhe bust, ndersa shoqerohej nga nena e saj, e cila po ashtu u shfaq me nje fustan shume seksi, te zi, ne krah te se bijes. Ne kete mbremje me shume personazhe VIP te “Zhurma Show”, qe per here te dyte u organizua ne Prishtine, Adelina ishte nje nder kengetaret e tjere nga Maqedonia, qe moren cmime, si: Adrian Gaxha, Tuna dhe Big Mama. Tahiri u vleresua me cmimin special te dhene nga “Alsat-M” per klipin “S’je i pari”. Ne kete klip ajo u shfaq provokuese, se bashku me nje set te nxehte fotografish te realizuara per nje reviste maqedonase. E, nese krahasojme Adelinen ne klipin me muzike orientale, me ate ne fotot e nates “gala”, vihet re ndryshimi. Keshtu, Adelina i shtohet listes se kengetareve te njohura qe kane bere nderhyrje estetike per te zmadhuar gjoksin. Por le te shohim nese ajo nuk do kete komplekse per ta pranuar publikisht kete ndryshim.

Sunday, 4 August 2013

Adelina Tahiri, harrohet ne Kosove

Ku mbeti këngëtarja Adelina Tahiri? Keni pyetur ndonjëherë, e sidomos meshkujt që duan të shohin atë më shumë aktive në rrjetin social ashtu si vitin e kaluar që tregonte trupin e saj sexy, edhe nga këto foto këtë verë jemi të rezervuar.

Por këngëtares nuk është se këtë verë po i ecën ashtu sic ajo e kishte menduar për sa i përket koncerteve, madje në Kosovë ku gjatë verës organizohen me qindra koncerte dhe një këngëtar ‘in’ të paktën duhet ti ketë 30 koncerte gjatë këtij sezoni, ajo sa është parë vetëm një herë ka qenë e ftuar në një disko në Prishtinë.

Ndoshta se Adelina Tahiri nuk ka pasur ndonjë hit këtë verë dhe ska oferta, apo menaxhimi i saj familjar, ose ose ndonjë dashuri e fshehur shumë xheloze?./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Adelina Tahiri, Kosovo forgotten

Thursday, 1 August 2013

Adelina, pa te dashur kete vere, por jo dhe pa projekte te reja...

Edhe keto pushime pa te dashur

Adelina Tahiri vazhdon te jete mjaft e perfolur per jeten e saj private, por koheve te fundit ajo thote se keto thashetheme nuk cojne peshe, ngase eshte mesuar me to. E verteta, sipas Adelines, qendron ne ate se ende nuk e ka takuar djaloshin ideal dhe se tani aktualisht eshte e perqendruar vetem ne krijimtarine muzikore.

Adelina tani ne kete sezon vere na ben te ditur se eshte e angazhuar ne shume koncerte e mbremje te ndryshme muzikore, dhe per shkak te ketyre angazhimeve nuk do te kete mundesi te beje ndonje pushim me familjen e saj.

“Fillimisht ju bej te ditur se pushimet verore gjithnje i kaloj me familjen dhe shoqerine time, per shkak se jam ende vetem. Ndersa tani ne kete vit jam mese e angazhuar me koncerte e mbremje te shumta muzikore dhe kjo me ka shtyre qe tani per tani mos te mendoje se ku do t’i kaloje pushimet. Ndoshta do te mund te gjeje kohe kah muaji shtator, sepse ne muajin gusht jam shume e angazhuar si brenda ashtu edhe jashte vendit. Ndersa sa i perket thashethemeve qe behen per jeten time private tani me kalimin e kohes jam mesuar me to dhe fare nuk po shqetesohem per to”, ka thene ajo per “Zeri”.

Sunday, 7 July 2013

Revista PALOMA - 6 Korrik 2013

Revista PALOMA, 6 Korrik 2013
  • Aferdita Dreshaj: Zemra me eshte thyer disa here! Djali ne klip nuk eshte i dashuri im!
  • Enca Haxhia: Ku ka me mire se t'i kesh te gjitha!
  • Linda Halimi, pjese e "Playboy"
  • Adelina Tahiri i ve kusht Arian Canit: Mua ose Aferditen ne emision! Cani zgjedh Aferditen!
  • Dren Abazi: Jam nje shpirt i lire!
  • Gili: Pse nuk bej nderhyrje estetike. Nuk dua qe ne jeten e perditshme te dukem si ne ekran
  • Big Brother; Ditet e Elones ne France...
  • Alban Skenderaj i propozon per martese Miriam nen uje
  • Dajana Shabani, seksi ne plazh
  • Dafina nuk rruan sqetullat!
  • Dhurata Dora: Nuk jam kopje e Tunes dhe Dafines! Me pelqen shume vetja!
  • Nga Niko Komani: Vera ne Plazh 2013

Tuesday, 25 June 2013

Adelina Tahiri, "infektohet" me tinguj te muzikes orientale [VIDEO]

Si nje diva seksi

Kengetarja atraktive Adelina Tahiri, sapo ka lancuar videoklipin e saj me te ri me titull "S'je i pari" te realizuar nga produksioni Videos Art. Ende i kemi te fresketa pamjet e nxehta dhe provokative te kengetares nga nje set i fundit fotografik per nje magazine maqedonase, ku tani ne kete video vjen serish shume hot, duke konfirmuar statusin e nje dive seksi.

Por, ajo qe habit eshte melodia e kenges, qe gjason ne kenget orientale dhe refreni i kenges nuk kuptohet aspak pasi nuk kendohet ne gjuhen shqipe. Te pakten keshtu kane komentuar fansat te cilet kane shikuar videon e sapo publikuar ne Youtube.

Fakti me interesant eshte se kenga eshte punuar nga kompozitori i ri Elgit Doda, i cili duket se pas "Malagates", po eksperimenton me prurje te ketij lloji, ndoshta ne kerkim te suksesit qe ka perjetuar fenomeni "tallava". Se orientalja si trend i ri po troket ne skenen muzikore shqiptare deshmon edhe projekti i fundit i Sinan Hoxhes "Gili Gili", ku ai solli komplet "Bollywood"-in ne Tirane. /Albavipnews/


Sunday, 23 June 2013

Revista PANORAMA PLUS - 22 Qershor 2013

Revista PANORAMA PLUS - 22 Qershor 2013
Revista PANORAMA PLUS, 22 Qershor 2013
  • Ciljeta, linja seksi ne plazh edhe pas lindjes se djalit
  • Sheila zhvishet per here te pare
  • Anaidi: Gati per te filluar pune ne Bashkine e Tiranes. Me femren e duhur afeksionohem qe ne momentin qe fillon te flase
  • Anaidi dhe Elona priten nga shume fansa ne Prishtine
  • Franceska e "BB5", e dashuruar me djalin e nje politikani biznesmen
  • Rike e "BB6" pas aventurave ne Tirane, rikthehet ne krahet e Lukes
  • Shpendi, pushime ne mal dhe pishina, pa Eldoren
  • Netet e cmendura te Bjordit dhe Joanes
  • Tirana i sjell fat, Olta Leka e BB6 ze te dashur nje djal simpatik
  • Iliri dhe Anisa ndajne me fansat edhe dhomen e gjumit
  • Blero e quan veten edhe yll futbolli
  • Adelina Tahiri transformohet ne nje Kim Kardashian
  • Ertemiona Mejdani, konkurron serish per miss
  • Zajmina Vasjari, fishekzjarre dhe brohoritje ne rruge per 26-vjetor

Monday, 17 June 2013

Revista PALOMA - 15 Qershor 2013

Revista PALOMA, 15 Qershor 2013
Revista PALOMA, 15 Qershor 2013
  • Vildane Zeneli: Po te me njihni nga afer, do dashuroheni me mua!
  • Bjordi dhe Joana me shume se vetem miq?
  • Klajdi Haruni: Sa mire kur je beqar!
  • Alberie Hadergjonaj: Cmimin e doja, por nuk shqetesohem...
  • Kush eshte i dashuri i Oltes se Big Brother?
  • Fituesja e Gjeniut te Vogel 5, Inis Neziri: E dija qe do fitoja! Enderroj skenat boterore!
  • Anet e buta te djemve te forte; Kastro Zizo: Me pelqejne femrat qe nenshtrohen!
  • Jonida Maliqi arratiset me djalin
  • Post Big Brother: Cilat jane miqesite qe i rezistuan lojes?
  • Pese vjet "AS": Ciljeta sfilon bashke me djalin
  • Mc Kresha falenderohet nga lojtari i Liverpool-it
  • Adelina Tahiri pushton Maqedonine
  • Nga Niko Komani: Tendencat e thonjeve vere 2013
  • 1 Minute me Adela Mansakun dhe Rudi Hizmon

Sunday, 19 May 2013

Revista PALOMA - 18 Maj 2013

Revista PALOMA
Revista PALOMA, 18 Maj 2013
  • Adela Xhamani: Ndihem e qete dhe e lumtur!
  • Elton Deda: Kengetaret tona te marrin shembull nga Hoxha
  • Joana pas daljes nga Big Brother
  • Edberi: Jashte shtepise vajzat duan te kene kontakt me mua! Dua vetem Arbeniten!
  • Kengetarja serbe ne Eurovizion fyen Sejkon dhe Lulgjuraj
  • Ermal Mamaqi: Verioret me kane sulmuar pa te drejte!
  • Cubi Metka: Jam aktore ne skene dhe ne jete!
  • Madona zgjedh Rita Oren
  • Ne ditelindjen e Vesa Lumes
  • U2 vijne ne Tirane?
  • Adelina Tahiri, imazh i kompanise me te madhe maqedonase
  • Martohet Adrola Dushi
  • Adrian Gaxha sulmon Flori Mumajesin
  • Kristo: Kam deshtuar shpesh ne dashuri
  • Nga Niko Komani: Si duhen te vishen femijet ne 2013-n

Saturday, 11 May 2013

Adelina Tahiri, fotot erotike ne tualet

Adelina Tahiri
Zbulohen fotot erotike te kengetares Adelina Tahiri

Ajo eshte perpjekur gjithmone te shfaqet ne publik me imazhin e vajzes se mire, por ja qe jo gjithmone ajo qe ne shohim apo mendojme eshte e vertete. Disa foto erotike te Adelina Tahirit jane hedhur kete jave ne rrjet. Ne to, kengetarja maqedonase shfaqet tejet provokuese. E veshur me intimo, Adelina ka treguar me shume se c’duhet nga trupi i saj. E veshur me tanga dhe gati topless, si kurre me pare.

Keto jane imazhet me te reja te saj. Thuhet se fotot jane publikuar nga ish-i dashuri i kengetares dhe se ato jane realizuar ne shtepine e Adelines... Pasi beme nje investigim te vogel, edhe neve na rezultoi keshtu.

Fotot jane shkrepur ne tualetin dhe dhomen e kengetares. Vertet ajo na shfaqet ne te katerta fotot me portret, por arredimi i shtepise dhe pllakat e banjos e bejne te dallueshem ambientin. Adelina i ka fiksim fotot para pasqyres dhe shpeshhere ajo ka publikuar edhe ne “Facebook” foto ne tualet, vecse ne ndryshim nga keto te sotmet, ne to shfaqet e veshur. Nga ana tjeter, dhoma e saj eshte e pangaterrueshme. E lyer ne ngjyre te kuqe, me zemra ngado, veshtire se mund te ekzistoje nje tjeter e ngjashme.

Revista BLUETOOTH - 11 Maj 2013

Revista BLUETOOTH
Revista BLUETOOTH, 11 Maj 2013
  • Miss Durresi: Lidhja ime me Noizy-n! Takohemi ne fshehtesi. Shume njerez jane xheloze per marredhenien tone. Daniela Pajaziti rrefen marredhenien me reperin: Ai eshte shume i kujdesshem dhe i embel
  • Zbulohen fotot erotike te Adelina Tahirit
  • Ambasadori amerikan, fans i Aurela Gaces. Fotot e Aleksander Arvizu ne pub, duke shijuar muziken shqiptare.
  • Ola Bruko, brenda dhe jashte studios se lajmeve
  • Miss-i Arnida Capi, kandidate ne Tirane, pas Ngjeles
  • Algen Nikolla: Ju rrefej dasmen e Valeria Marinit. Si i lashe jashte Cinzia Leonen dhe Bobo Vierin
  • Elvana Gjata "djeg" Tiranen
  • "Eurosong", feste e madhe per Lulgjurajn dhe Sejkon
  • Valbona Mema dhe Shpat Kasapi, turne ne Australi
  • Te rejat e "BB6": Elona-Rikes: Ti ndjen per Ilirin; Anaidi-Joanes: S'kam hyre ne "BB" per te gjetur te dashur; Joana: Rikja eshte lesbike. Genjen, s'ka punuar per nje firme te njohur; Elona rrefen per vuajtjet e saj; Iliri i shpreh ndenjat Rikes: Nuk rri dot pa ta ndjere aromen; Shpendi: Joana eshte zero.

Saturday, 4 May 2013

Revista BLUETOOTH - 4 Maj 2013

Revista BLUETOOTH
Revista BLUETOOTH, 4 Maj 2013
  • Festa 48-oreshe e Nines, vajzes se Inves e Hetemit
  • Mendoni se e njihni Elvanen? Mendojeni serish! "Jam e rezervuar per njohje te reja". Ylli i muzikes shqiptare performoi dje pas tri vitesh per publikun e Tiranes
  • Rudina Xhunga, fotot e para te se bijes, Alana
  • Adelina Tahiri i futet "rendshem" palestres
  • Femrat VIP ne konventen e PD-se
  • Shpati anulon ditelindjen ne Tirane, semuret e ema
  • Rezarta Shkurta pret vajze: Na u plotesua deshira mua dhe Ermalit! Kengetarja pozon shtatzene, ne breg te detit me bashkeshortin
  • VIP-at njihen me Dahlia Noir. Parfumi me i ri nga "Givenchy"
  • Te rejat e BB6; Vigani dhe Edberi: Ta mbajme mire me ciftin Anaid-Joana; Rike: Babi me porositi te bej kujdes qe te mos lendoj te dashurin; Anaidi: Jani eshte djal xhentil; Elona: Anaidi do qe ta respektojme me zor Joanen; Rikja: Nuk fle me ty, Edberi: Je hipokrite!; Anaidi: Elona eshte paragjykyese; 

Sunday, 28 April 2013

Adelina Tahiri: "Dancing" ne Maqedoni, joprofesional....

Adelina Tahiri
Adelina Tahiri: Ne garen e kercimit, juria favorizonte balerinet e shkolles se tyre

Pas akuzave qe regjisori i gares se kercimit ne Maqedoni, beri ndaj kengetares se njohur, Adelina Tahiri, kjo e fundit ka vendosur te rrefehet: “Vasil Zafircev eshte favoriti im. Me te vertete jam e magjepsur nga ai dhe i uroj gjitha te mirat ne garen ne vazhdim”, eshte shprehur Adelina. Kengetarja e njohur, e cila garen e kercimit e ka lene vetem pak jave me pare per shkak te votave te pakta nga publiku, ka qene shume e revoltuar per shkak te trajtimit qe i eshte bere ne gare dhe ka theksuar se kjo gare eshte e montuar, pasi tashme fituesi i gares dihet zyrtarisht. “Te ne gjerat gjithmone kalojne ne afera dhe skandale, dhe ja, edhe kjo doli ashtu. Me te vertete jam shume e revoltuar nga joprofesionaliteti nga ana e jurise dhe drejtuesve te gares. Kjo gare eshte e montuar dhe, para se te perfundoje, dihet fituesi”, thekson Adelina, e cila ka thene se juria nuk e ka vleresuar ate si duhet.


Saturday, 27 April 2013

Revista PANORAMA PLUS - 27 Prill 2013

Revista Panorama Plus
Revista PANORAMA PLUS, 27 Prill 2013
  • Ingridi, feste per 1-vjetorin e djalit, Paridit. 
  • Joana dyshon per shtatzeni, publikohen pamjet duke bere seks me Anaidin
  • Zbulohet nje foto super erotike e Rikes!
  • Olta: Kur degjova se jane binjake shtanga, Fabi qeshi...
  • Big Brother; Semundja e Eldores dhe divorci i Shpendit, si mund te influencojne nje lidhje. Flet miku i Shpendit, Zgjim Sojeva: Ai e sheh vetem si shoqe Eldoren, ia njoh mire shijet; Rikja-Viganit: A do ta lije Elenen per mua?; Zgjimi: Ish-bashkeshortja e ka vuajtur ndarjen.
  • Lista e te preferuareve, me e votuara Elona
  • Rremuje me ciftet e shtepise, Elena afrohet me Anaidin, Joana me Viganin
  • Xhimi: Si i kam pare ciftet e shtepise, per mua Elona eshte lesbike. Jam penduar per sekretin qe zgjodha, e veshtire te mos flasesh per familjen, kam humbur 5 kile. Xhimi: Ja banoret me maska, te keqinjte dhe te vertetet
  • Bien dyshimet per lidhjen e Oltes me Arsimin

Saturday, 20 April 2013

Adelina Tahiri pas eliminimit, sherr me produksionin maqedonas te "Dancing"...

Adelina Tahiri
Kengetarja, pas skualifikimit, deklaroi se spektakli eshte i montuar

Adelina Tahiri do perballet me drejtesine per akuzat ndaj produksionit te “DWS”

"Adelina Tahiri per komentet dhe spekulimet te cilat i ka dhene dhe ka deklaruar ne publik dhe ne media, ne lidhje me montimet te cilat mendon se jane bere ne garen e kercimit, do te duhet te pergjigjet perpara organeve te drejtesise", keshtu ka deklaruar per mediat maqedonase Stojan Vujicic, regjisori i “Dancing with the stars Macedonia” ne konferencen per shtyp te para dy diteve, ku me kete rast ka sqaruar edhe dilemat apo thashethemet te cilat kane pasur lidhje me garen e kercimit nen drejtimin e tij. Vetem pak dite pas eleminimit, kengetarja e njohur Tahiri ka komentuar ne media se spektakli i kercimit eshte nje show-program, i cili eshte i montuar, ndersa per keto deklarata, sic duket ajo do te duhet te perballet edhe me organet e Drejtesise, pasi, para se te behet pjese e gares, ajo ka nenshkruar nje kontrate sipas se ciles, personazheve pjesemarres ne gare nuk u lejehet te ndajne asnje lloj informacioni me publikun. Kengetarja Tahiri ende nuk ka komentuar deklaratat e regjisorit maqedonas ne lidhje me padite qe pergatiten ndaj saj.

Revista PANORAMA PLUS - 20 Prill 2013

Revista PANORAMA PLUS, 20 Prill 2013
  • Rike, te gjithe meshkujt e banores se re te "Big Brother". Nderkohe qe flitej se eshte e lidhur me nje italian, paparaci yne e ka kapur me Erion Zeqirajn. Lidhja pasionante me Dj-in italian. Klodi Cela: Si e njoh Riken, mund te quhet Monica Bellucci shqiptare
  • Flet Anisa, e dashura e Ilirit te "Big Brother": Ju rrefej anen e tij te panjohur!
  • Drejtori i "Portokalli", Erdit Asllani: Me mire drejtor te Berisha se te Jozefina, kam frike prej saj. Si drejtor dua te punoj me bionde
  • Adelina Tahiri perfundon ne gjyq me produksionin e "Dancing", pas akuzave publike
  • Motra e Shpendit: Ariana ishte e semure nga xhelozia, prandaj eshte ndare nga vellai im
  • Elona, pranje nje djali simpatik
  • Meti i BB: Sekreti tjeter i Viganit dhe Edberit eshte se kane shkuar shpesh me te njejtat femra

Saturday, 13 April 2013

Revista PANORAMA PLUS - 13 Prill 2013

Revista Panorama Plus
Revista PANORAMA PLUS, 13 Prill 2013
  • Rezarta Shkurta, pas 7 vitesh martese pret femijen e pare. Kengetarja konfirmon lajmin: Me Ermalin po perjetojme nje emocion te vecante
  • Big Brother; Zbulohet Jani, i dashuri i Joanes, shpenzoi mbi 10 mije euro per te, edhe pas skenave intime me Anaidin.
  • Paparazzi; Kledi Kadiu ne Tirane, kapet nga paparaci me nje balerine seksi
  • Merr fund miqesia e Noizy-t me Eni Kocin, nuk i kursejne sharjet dhe fyerjet ne publik
  • Franceska: Ja pse nuk zgjasin lidhjet e "Big Brother". 10 keshillat e Franceskes, per te mos humbur lidhjen.
  • Big Brother; Fansat cuditen pse Xhimi nuk pyeti fare per te birin; Debat i forte per Xhimin: Ai po abuzon me ushqimin tone; Shpendi: Ish-gruaja me tha, nese futesh ne "Big Brother", nuk do ta shohesh me vajzen; Elena dhe Joana te merzitura per faktin se do hyjne vajza seksi ne shtepi; Iliri: Po te doja, do ta beja Olten te binte ne dashuri me mua;

Saturday, 6 April 2013

Revista BLUETOOTH - 6 Prill 2013

Revista BLUETOOTHRevista BLUETOOTH, 6 Prill 2013
  • Valbona Coba: Ju rrefej ditet e para me Aiden! Simboli i bukurise shqiptare rrefen nga SHBA, gjithcka, qe nga momentet kur e mori te voglin per here te pare ne krahe e deri tek netet pa gjume
  • "Big Brother": Pas Elenes, edhe Joana e nxjerr ne shesh. Mamaja: Anaidi vendos vete, s'bej asnje koment per Joanen. Vigani: Elena me ka dale nga qejfi, kam ulur veten!
  • Bleona "cmend" publikun gay! Fotot e kengetares mes komunitetit LGBT ne Palm Springs
  • Intervista; Ilda, vajza qe ju ben ta doni sportin!
  • Performancat e kopjuara ne "X Factor"
  • Zhvishet edhe Elvana!
  • Rikthehet "Produkt 28"
  • Big Mama behet serish "BIG"
  • Te rejat e BB6; Joana: Elona, histerike, injorante, katundare e shkrete; Anaidi-Joanes: Me kete sjellje do dalesh nga shtepia; Olta: Nuk ndjej per Ilirin, e shoh si shok; Marselini-Ilirit: S'ke per te fituar kurre!

Thursday, 4 April 2013

Adelina Tahiri, shqiptarja e suksesshme ne "DWS" te Maqedonise... [VIDEO]

Adelina Tahiri
Edhe njehere ne “Dancing With Stars”

Kishte menduar te festoj pak me ndryshe dhe si duket keshtu edhe ndodhi, pasi qe kengetarja Adelina Tahiri ditelindjen e 21-te e festoi ne oren 12:00 pas mesnate. Mirepo me kete ceremoni ajo po feston edhe suksesin e saj qe po e arrin ne “Dancing with the Stars”, qe per here te pare po organizohet ne Maqedoni dhe eshte e vetmja femer shqiptare qe po merr pjese ne kete gare dhe qe po rezulton mjafte e suksesshme. “Jam shume e lumtur qe me kete ditelindje time po festoj edhe suksesin ne ‘Dancing With the Stars’ ne Maqedoni.

Tani kane mbetur edhe 8 jave dhe uroj qe te vazhdoj deri ne fund”, ka thene ajo per “Zeri”. “Dancing With the Stars” organizohet nga pala maqedonase, mirepo edhe pse e vetmja femer shqiptare, Adelina mundohet qe ne cdo jave te paraqitet sa me mire, prandaj sipas konkludimeve ne kete gare del se Adelina ka piket me maksimale dhe gjithnje po shkon ne epersi. Pervec angazhimeve ne kete gare te vallezimit, Adelina nuk rresht se punuari edhe projekte te reja muzikore. Shume shpejt ajo do te sjelle per adhuruesit e saj edhe nje kenge te re te shoqeruar bashke me videoklipin.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online