All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Adrian Kamberi. Show all posts
Showing posts with label Adrian Kamberi. Show all posts

Friday, 26 December 2008

Modeli Adrian Kamberi: Pese Oferta Brenda Vitit!

Adrian Kamberi
/photo fadil berisha/

BISEDE ME ADRIAN KAMBERIN
Pejani ne Fashion Albans Models

“Suksesi im me i madh eshte bashkepunimi me fotografet e njohur, Fadil Berisha dhe Nderim Neziri. Jam ne kontakt me agjencine e njohur “Time Models Agency” nga Zvicra, ku ne fund te ketij viti pres qe te jem atje dhe shpresoj te kem sukses ne kete pjesemarrje”, thote Adriani.

Adrian Kamberi eshte pejani qe po arrin suksese ne fushen e modelimit. Kete profesion thote se e nisi shume shpejt dhe brenda nje kohe te shkurter pati shume oferta. “Modelimi e kam dashur gjithnje. Gradualisht fillova te merrem me te dhe perkrahjen me te madhe e kisha nga familja dhe shoqeria, te cilat me shtyne qe te merrem me modelim”, shprehet ai. Sfilatat e pare me te cilen u paraqit Adriani eshte “Best Models of Kosova 2007” dhe pas saj pasuan edhe shume te tjera si “New Fashion Samer 2007”, Miss & Mister Kosova 2007, “New Fashion Samer 2008”, “Fashion Albans Models” dhe pjesemarres ne spote te ndryshme.

Adrian Kamberi
/photo nderim neziri/

BRENDA VITIT, PESE OFERTA PER SFILATE

Per te depertuar deri ketu, Adriani thote se nuk ka pasur veshtiresi. Cdo gje i ka shkuar mire. "Veshtiresi per te depertuar nuk kam pasur, sepse deri me tash aty ku kam konkurruar jam pranuar, pra fjalen e kam per cdo sfilate. Dhe gjithashtu per kete vit kam marre edhe 5 oferta te tjera per sfilata brenda dhe jashte vendit. Atehere lirisht mund te them se nuk kam pasur edhe aq problem deri me tani", shton ai. Me gjithe sukseset qe i ka pasur Adriai, ka pasur edhe nje zhgenjim gjate pjesemarrjes se tij te deritashme. "Ka qene 'Miss dhe Mister Kosova 2007', sic eshte folur edhe aty ndodhi sikur ne disa spektakle te bukurise ne vendin tone, ku padrejtesisht me eshte marre Cmimi i Pare qe me kishte dhene juria. Por, keto jane gjera qe ndodhin ne Kosove dhe tashme jemi 'mesuar' me keto gjera", thote ai. Gjate ketij viti pret te kete nje sukses te mire, me pjesemarrjen e tij ne Zvicer. "Suksesi im me i madh eshte bashkepunimi me fotografet e njohur, Fadil Berisha dhe Nderim Neziri. Jam ne kontakt me agjencine e njohur "Time Models Agency" nga Zvicra, ku ne fund te vitit besoj qe do te jem atje".

Adrian Kamberi

PROFESION JO PROFITABIL

Sipas Adrianit, modelimi ne Kosove nuk ka shume perspektive per shkak te kushteve te veshtira materiale. "Modelimi ne Kosove eshte nje profesion joprofitabil, por i lezetshem. Mjerisht shume njerez merren me kete profesion, edhe pse nuk kane lidhje me te, ashtu sic ndodhin shume gjera ne vendin tone. Keto gjera i kane dhene nje hije shume te keqe ketij profesioni shume te cmuar ne vendet tjera. Prandaj, edhe modelet nuk kane shume perkrahje ne vendin tone".

Adrian Kamberi

I DHENE PAS GAZETARISE

Adriani, jashte modelimit, merret me studime. Eshte ne vitin e 3-te ne Universitetin AAB, dega Komunikim Masiv dhe Gazetari. Gjithashtu merret me projekte te ndryshme. "Momentalisht, jam duke e pergaditur nje projekt qe ka te beje me nje emision televiziv, qe se shpejti pres qe te shfaqet ne njerin nga televizionet tona", shprehet ai. Kohen e lire e kalon duke shetitur me shoqerine. "Jam nje njeri i thjeshte, shume i shoqerueshem dhe gjumash, hahahaha... Kohen e lire mundohem ta shfrytezoj duke mesuar, por nuk le anash shoqerine dhe familjen, te cilet jane nje gje e cmuar per mua", theksoi ai. Adriani ne te ardhmen nuk e sheh veten ne kete profesio, me shume thote se eshte i dhene pas gazetarise gjegjesisht moderimit. "Une studioj gazetarine dhe ne te ardhmen e shoh veten si nje moderator te zotin, po punoi shume ne kete drejtim dhe shpresoi qe do t'ia dale mbane", perfundoi ai./k.bajrami/kosova sot/shtator 2008/
- - - - - - - - - - - - - - - -
Skeda personale e Adrian Kamberit:

Emri - Adrian
Mbiemri - Kamberi
Datelindja - 01.03.1988, 20 vjec
Vendlindja - Peje
Vendbanimi - Prishtine
Shtetësia - Kosovar
Gjatësia - 188 cm
Pesha - 76 kg
Hobi - Sporti
Profesioni - Gazetar dhe Model
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: adriano
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online