All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Agron Llakaj. Show all posts
Showing posts with label Agron Llakaj. Show all posts

Monday, 8 July 2013

S'eshte shaka, Agron Llakaj ben nderhyrje estetike ne fytyre...

Agron Llakaj, pasi ka kaluar te 50-at u nenshtrohet trajtimeve estetike per fytyren

Si nje personazh i njohur i humorit prej vitesh ne ekran, duket se moderatori i spektaklit “Al Pazar” ne “Vizion Plus” ka filluar t’i kushtoje me shume vemendje pamjes e tij, tani qe eshte 53 vjec. Vitet bejne punen e tyre, por edhe Llakaj ka menduar si t’u shkoje ndesh gjurmeve te moshes ne lekure, duke nisur nje seance trajtimesh intensive ne mbyllje te sezonit televiziv dhe pak dite para fillimit te pushimeve, qe ai si cdo vit i ben ne plazhet e Greqise. Kete trajtim ai madje nuk e fsheh, duke pranuar te pozoje se bashku me estetisten e qendres “Kleopatra”, ku ai eshte klient i saj. Nderkohe nuk e dime se sa do te kujdeset Agroni per peshen, per te humbur kilet e teperta qe ka vendosur keto vitet e fundit. Moderatori i njohur i spektaklit “Portokalli” u rikthye vitin e kaluar pas dy vitesh ne rolin e moderatorit te humorit, ku si shoeman i nje “pazari televiziv” me te ftuar solli nje spektakel ndryshe.


Saturday, 6 July 2013

Revista PANORAMA PLUS - 6 Korrik 2013

Revista PANORAMA PLUS - 6 Korrik 2013
Revista PANORAMA PLUS, 6 Korrik 2013
  • Tuna super-hot, tani josh edhe femrat
  • Vijne oferta nga politika per Riken e "BB6", tundohet per t'u rikthyer ne Tirane. Zhvendoset ne Spanje me te dashurin dhe reflekton per alternativat edhe ne boten e televizionit
  • Momente pikante nga festa e 22-vjetorit te PS-se
  • Pushimet e cmendura te Arbana Osmanit ne Europe
  • Agron Llakaj, pasi ka kaluar te 50-at u nenshtrohet trajtimeve estetike per fytyren
  • Aferdita ben superstaren, Shpati fotografohet si mashkull superseksi
  • Nuk i shpeton tundimit, edhe Rita Ora zhvishet e gjitha per kopertinen e "GQ"
  • Anaidi, me i suksesshem me femra me kabrion qe fitoi ne "BB"
  • Ami, javet e fundit te pritjes
  • Pushime dhe pune per Elenen dhe Endritin
  • Vesa Luma shume seksi e shtrire, por zhgenjen pak ne kembe
  • Aleksander Gjoka behet gjysh, vjen ne jete mbesa e tij ne Itali

Sunday, 14 October 2012

Revista PALOMA - 13 Tetor 2012

Revista PALOMA, 13 Tetor 2012
  • Xhemi Shehu, e lumtur ne kete marredhenie te re!
  • Soni Malaj: Forma ime me e mire fizike? Merite e bashkeshortit
  • Albana Osmani, prezantuesja e "VIP Shpija"?
  • Nje histori dashurie si ne perralla. Floriana: Miresia e tij te carmatos! Tedi: Tek ajo shoh princeshen cdo dite!
  • Genta Ismajli: Nuk i kam false klikimet dhe like-t. Kam shume fansa!
  • Noizy: "Hapa nje pasticeri qe te tregoj anen time te embel!"
  • Revoltohet Agron Llakaj: Njerez, behuni zoter te fateve tuaja!
  • Adelina Tahiri flirton me Blerimin. Blerimi zgjedh Albanen.
  • Enca Haxhia ben endrren realitet, takon Lady Gaga-n
  • Xherdan Shaqiri feston ditelindjen e 21-te
  • Drita D'Avanzo, shqiptarja - mike e ngushte e Chris Brown
  • Vali Korleone i futet politikes, do e beje Gjilanin si Milano
  • Te veshurit me mire dhe me keq te eventeve... nga Niko Komani
  • I dashuri ideal: Adrian Gaxha

Saturday, 6 October 2012

Revista PANORAMA PLUS - 6 Tetor 2012

Revista PANORAMA PLUS, 6 Tetor 2012
  • Bombaj: Fitova, por e ndjej se kam humbur. Stresi apelon denimin: Ja pse jam i pafajshem!
  • Intervista, Rozana Radi: "Ju rrefej ndarjen me Mc Kreshen, burrat jane genjeshtare"
  • Kenan (Ezel) flet per here te pare mbi homoseksualitetin
  • Olta Gixhari drejt Oscar-it me filmin "Pharmakon"
  • Zbulohen personazhet e pare VIP te spektaklit "E dua vendin tim". Xhemi Shehu do te perballe ne ekran kulturen e tyre patriotike.
  • Shtatzenia e pameshirshme me linjat e Vikena Kamenices
  • Genta e BB5 perseri nudo
  • Adrian Gaxha provon per here te dyte te "Kenga Magjike" ne duet
  • Tom Doshi dhe Nikolle Lesi, te perfshire ne debate te nxehta
  • Bledar Laco: "100 vjet muzike" sjell 200 kenget me te famshme shqiptare
  • Jehona Sopi: Si ka ndryshuar jeta ime pasi jam bere nene

Sunday, 15 July 2012

Revista PALOMA - 14 Qershor 2012

Revista PALOMA, 14 Qershor 2012
  • Nje vere seksi me Aurela Hoxhen
  • Shota Baraliu: U putha me nje femer. E cfare pastaj? Jam artiste!
  • Ne pazar me Agron Llakaj
  • Lori: I kam hallall leket qe marre!
  • Big Mama aksidentohet me motor, i vdes shoku i ngushte
  • Rozana Radi pergenjeshtron ndarjen me Mc Kreshen: Pse doni te na ndani? Jemi te dashuruar!
  • Fama ne adoleshence, shkaterrim apo privilegj? Flasin: Elia Shena, Laura Nezha, Madalena Xhilaga, Lira Gjika
  • Me ke puthet Ervini?
  • Ori e "Vila 24": Meshkujt tremben nga femrat e bukura dhe inteligjente
  • Ish-burri i Tunes martohet per se dyti... me te njejtin kostum
  • Rita Ora ia merr doren... e nxjerr serish
  • Erleta dhe Nia, dy dashurite e Kastros

Revista BLUETOOTH - 14 Qershor 2012

Revista BLUETOOTH, 14 Qershor 2012
  • Shperthejne VIP-at, parada e personazheve publike me bikini. Anjeza Branka: Vera ime spektakolare; Aurela Hoxha ne topforme;
  • Big Basta, prezanton albumin dhe Vesa Lumen si te dashur
  • Bleona Qereti: I genjeva prinderit, te dashur per here te pare kur isha 18 vjec
  • Detajet e spektaklit te Agron Llakajt ne "Vizion Plus"
  • Skandali ne internet. Eni Koci sulmon hajdutet!
  • Percahet "Baba Stars", iken Ledri. Ndahet edhe grupi "Burn"
  • Spartak Ngjela feston ditelindjen me Miss-in
  • Ndahen Rozana dhe Mc Kresha?! Cifti e mohon
  • Seldi rikthehet tek Sinani
  • "Paraprakisht" me Aurela Gacen
  • Ronela Hajati "bashkohet" me Florin
  • Gena me nje model te ri flokesh?!
  • Kur tundet seksi Nora
  • Tuna tymos hashash

Tuesday, 12 June 2012

Agron Llakaj le "Klanin", del ne "Vizion Plus"

Agron Llakaj le “Klanin” per “Vizionin”...

Moderatori dhe humoristi i njohur Agron Llakaj pritet te mbylle keto dite kontraten me televizionin “Klan” ku prej thuajse nje viti e gjysme shfaqet ne ekran me showquiz-in “Kush do te behet milioner”. Ndonese roli i tij si prezantues eshte perqafuar nga te gjithe fansat, Agroni duket se ka vendosur te ndryshoje, ndoshta per te shkuar me prane zhanrit te tij, humorit. Ai eshte ne prag te firmosjes se nje kontrate me “Vizion Plus”, ndonese per formatin e ri nuk jane bere te ditur ende detaje. Lajmi eshte konfirmuar nga burime konfidenciale prane “Vizion Plus” dhe levizja e tij eshte tashme e sigurte. Shpresojme qe ai te rikthehet serish ne rolin e humoristit, e te na kenaqe me rolet e jashtezakonshme. Levizjet e Agron Llakajt jane gjithmone shume te komentuara ne media, ashtu sic ndodhi edhe ne rastin e largimit nga “Top Channel”. /bluetooth/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Agron Llakaj leaves "Clan" for "Vision" ...
Moderator and humorist known Agron Llakaj expected to close these days television contract "Klan" where for almost a year and a half appears on the screen with showquiz-in "Who wants to be a millionaire." Although his role as presenter is embraced by all fans, Agron seems set to change, possibly to move closer to his genre, humor. He is on the verge of signing a contract with "Vision Plus", although the new format are not yet announced details. The news was confirmed by confidential sources close to the "Vision Plus" and his movement is already secure. Hopefully he will return again in the role of comedian, and satisfy us with extraordinary roles. Llakaj Agron movements are always very commented in the media, as was the case of departure from "Top Channel". / bluetooth / ]]

Sunday, 10 June 2012

Revista BLUETOOTH - 9 Qershor 2012

Revista BLUETOOTH, 9 Qershor 2012
  • Rudina Magjistari nuse. "Ndjesite e fustanit te bardhe"
  • Agron Llakaj, braktis "Klanin" per "Vizionin"
  • Genta Ismajli shfaqet ne festival pa te brendshme?!
  • Zbulohet lidhja e Dren Abazit dhe Armina Mevlanit
  • Ish-i dashuri i Dafines rreh Ledrin, Noizy ironizon ne vargje reperin rival. Krenar Cocaj i ben prite Ledrit, shkaku xhelozia.
  • Vedat Ademi: Kengen ia dedikova gruas, enderroj te behem baba!
  • "Dancing With The Stars", gjysemfinalja i kushtohet 100-vjetorit te Pavaresise, fituesi i ketij edicioni merr nje apartament. Performance surprize e Argjentina Ramosaj. Arjan Konomi dhe Bertina spektaktoret "VIP".Kurioziteti i Elvanes!
  • Ornela Bregu mbledh miqte e "Dancing"
  • Ermal Mamaqi fiton ndeshjen perballe Strakoshes dhe Shaqirit
  • Aurela Gace fiton cmimin e madh te "Neteve te Klipit"

Tuesday, 27 March 2012

Agron Llakaj: Projekti im i ri satiro-humoristik...

Agron Llakaj: Ju rrefej projektin tim te ri satiriko-humoristik

Jeton ne Tirane prej me shume se 16 vitesh, por ka vetem nje muaj qe ndihet sikur jeton ne kryeqytet. Gjithcka qe ka deshiruar, eshte nje apartament prane Liqenit Artificial te Tiranes, per te cilin thote se ka sakrifikuar shume. Ai eshte po aq capken dhe llafazan, pasi asgje nuk e ka mposhtur per te arritur deri ketu ku eshte, si nje nga prezantuesit me te mire shqiptare. Goni, sic e therrasin te gjithe, ben nje jete luksoze, por rrugetimi per te arritur deri ketu ka qene i veshtire dhe shpeshhere i dhimbshem.

I ke kaluar te 50-tat, ke nje familje te bukur, nje mbese, je i suksesshem. A eshte kjo gjithcka qe ke dashur ne jete?
Po shkoj per 52 vjec, endrrat e nje njeriu mbarojne kur Zoti t’i mbyll syte. Keshtu qe endrrat e mia jane akoma me te medha. Nese kisha enderr te kisha nje familje te bukur, sot Zoti me ka sjelle dhe nje mbese, por mbase do me sjelle dhe plot te tjere. Eshte nje kontradikte tek une ne keto moment, pasi jam gjysh por jo ne pamje. Nuk kam thinja dhe as rrudha. Megjithese do me pelqente te isha nje gjysh i thinjur me shume niper dhe mbesa.

Sunday, 25 March 2012

VIP Ballina: Revista PANORAMA PLUS - 24 Mars 2012

Revista PANORAMA PLUS, 24 Mars 2012
  • Elton Deda, kengetari nis procedurat e divorcit nga Jola, pas 7 vitesh martese
  • Krize ne lidhjen e Getit, reperi ndahet nga e fejuara Florenta
  • Hana Cakuli, nga muzika ne prezantim
  • Eranda Libohova, konkurrentja e re ne listen e femrave VIP te "Dancing"
  • Emina Cunmulaj, pas vendeve perendimore, tani karriere edhe ne Indi
  • Eni Vasili, studime ne Milano
  • Flet biznesmeni Besim Mehmeti: Per 10 vite kam ndihmuar financiarisht Dafina Zeqirin, ajo eshte mosmirenjohese
  • Adelina Ismaili hyn ne Festivalin Internacional te Klipit ne France
  • Agron Llakaj: Ju rrefej projektin tim te ri satiriko - humoristik
  • Tronditen ciftet e BB, seks pa dashuri dhe shume te dashur jashte shtepise. Zbulohen nga vete rrefimet e tyre se cilet jane partneret e vertete dhe per ke u rreh zemra

Saturday, 11 February 2012

VIP Ballina: Revista PANORAMA PLUS - 11 Shkurt 2012

Revista PANORAMA PLUS, 11 Shkurt 2012
  • Leonora: "Adelinen e ftoj ne debat publik me fakte, jo me fjale rruge"
  • Ledina Celo e feston 35-vjetorin si mama
  • Me iniciativen e Bleones, kengetaret krijojne levizjen "I love Berisha"
  • Shpat Kasapi dhe Sabri Fejzullahu ndalohen te shkojne ne Angli per nje vit. Kengetaret kane perdorur vizat turistike per koncerte dhe ky quhet perfitim ilegal
  • Olsi i BB: Ka ardhur momenti te gjej partnere dhe te krijoj familjen time
  • Klodi Cela "BB3": Darka ime elegante me kryeministrin belg, jam i dashuruar. Ish banori i BB3 rrefen jeten njevjecare ne Itali dhe takimin me Elio di Rupo, nje gay i deklaruar. Klodi: "BB5" pse te mos fitoj nje gay apo lesbike?
  • Denohet me burg motra e Ermeles se "BB4". 3 vjet e 4 muaj burg dhe 27 mije euro demshperblim eshte vendimi i Gjykates per Gerta Mezurajn

Wednesday, 28 December 2011

Kush Mungoi ne 10-Vjetorin e Top Channel...?

Krasta, Llakaj, Ami dhe djemte e “The SHBLSH” munguan ne 10-vjetorin e “TCH”

Ishte nje nate “gala”, qe per shume te pranishem atje mund te konsiderohej nata e nostalgjise dhe e kujtimeve. Ishte data 20 dhjetor e vitit 2001, kur ne ekranin me te ri shqiptar, “Top Channel”, u dhane lajmet e para.

Ishte denoncimi i nje marreveshjeje qeveritare, qe lejonte marrjen e reres nga gjiri i Gjipese ne bregdetin e Jonit, per ta derguar ne ishullin e Korfuzit. Nje lajm ky qe do te ndiqej nga shume te tjere. Po keshtu moren jete njeri pas tjetrit edhe programe e emisione, si: “Shqip”, “Fiks fare”, “Top Show”, “Top Story”, “Portokalli”, “Big Brother Albania”, “Top Fest” etj. Te gjitha keto erdhen ne festen jubile te “Top Channel” permes nje retrospektive, ku u shfaqen disa nga momentet me pikante qe ka kaluar ky televizion, qe nga skepticizmi i fillimit deri ne ditet tona.

Thursday, 29 April 2010

Agron Llakaj Dekorohet me Urdherin "Mjeshter i Madh"

Presidenti dekoron me “Mjeshtër i Madh” Agron Llakaj

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, nderoi sot me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”, aktorin e mirënjohur të humorit shqiptar, Agron Llakaj, në një ceremoni zyrtare të organizuar në mjediset e Presidencës. Kryetari i Shtetit i dorëzoi artistit Agron Llakaj urdhrin e lartë dhe dekretin përkatës të dekorimit me motivacionin “Për kontribut të shquar dhe nivel të lartë interpretativ në krijimin e shumë personazheve artistikë të realitetit shqiptar, të krijuara falë talentit dhe mjeshtërisë së spikatur të këtij autori.” Pasi shprehu mirënjohjen e veçantë për Presidentin e Republikës për vlerësimin e lartë, Agron Llakaj tha se “ky titull vjen për mua në një moment të veçantë të karrierës sime artistike dhe besoj se do të jetë pjesë e atij angazhimi tim të ardhshëm, jo vetëm timin, por edhe të gjithë artistëve shqiptarë në rrugëtimin e përbashkët sa artistik, por edhe qytetar për të gjithë popullin tone”. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Zëvendësministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Nikollë Lesi, personalitete të fushës së artit e të humorit, miq, kolegë, familjarë të aktorit, etj. Agron Llakaj ka lindur në qytetin Memaliaj të rrethit Tepelenë, në 24 prill 1960. Studimet e Larta në Akademinë e Arteve i kreu në vitet 1987 -1991. Aktivizimet e tij kanë qënë intensive si i ftuar special në programet e "12 në Hollivud ", "12 vallëzime pa një të shtune " dhe "12 jave rreth fatit" etj. Në transmetimet e spektakleve televizive më të shikuara si ajo e "Telebingo", Llakaj ka qënë prezent prej viteve 1996 -2002. Ai ka bashkërealizuar filmin "Titaniku'' me TV Klan në vitin 1998 dhe aktualisht është drejtor artistik, prezantues, moderator dhe aktor i spektakëlit të humorit Portokalli ". /d.b./balkanweb/prill 2010/
- - - - - - - - - - - - - - - -
albavipnews.blogspot.com
- - - - - - - - - - - - - - - -

[[ translation by google:

President decorates the "Grand Master" Agron Llakaj

President of the Republic, Bamir Topi, honored today with the Order "Great Master", the actor known of humor Albanian, Agron Llakaj, in a ceremony organized at the premises of the Presidency. Head of State handed artist Agron Llakaj high command and the relevant decree of decoration with the motivation "For outstanding contribution to the high level of interpretative and the creation of many artistic personalities of the Albanian reality, created thanks to the outstanding talent and skills of the author. "Having expressed particular gratitude to the President of the Republic for the evaluation of high Llakaj Agron said that" the title comes to me at a particular moment of my artistic career and believe that will be part of my commitment to him next, not only tion, but also all Albanian artists as artistic journey shared, but all citizens to our nation. " This ceremony was attended by Deputy Minister of Tourism, Culture, Youth and Sports, Nikole Lesi, personalities in the field of art and humor, friends, colleagues, relatives of actor, etc.. Agron Llakaj was born in the town district Memaliaj Tepelene on April 24, 1960. Studies in the Academy of Art 1987 -1991 head. Its activation have been invited as special intensive programs "Hollywood 12", "12 dancing without a Saturday" and "12th week on the fate", etc.. In broadcasts on television shows viewed as the "Telebingo" Llakaj has been present from 1996 -2002. He bashkërealizuar movie "Titaniku''with TV Klan in 1998 and is currently artistic director, presenter, moderator and actor Orange spektakelit of humor."
]]

Sunday, 25 January 2009

Agron Llakaj, Letrat e Fshehta te Dashurise

Agron Llakaj

Agron Llakaj, Letrat e Fshehta te Dashurise

Dashurine e zevendeson dashuria. Pas nje dashurie dy vjecare, tek ne erdhi nje tjeter dashuri, femija... Nuk jam as i pari as i fundit, qe them se, ne kete kohe, dashuria u drejtohet femijeve... Sakaq, lind nje dashuri pak me e gjere, nje dashuri ne familje, per te cilen, qe te dy, burri dhe gruaja, investojne fuqishem

Tashme identifikohet me spektaklin e njohur te humorit, Portokalline. Por figura e tij u be publike shume me pare se spektakli qe drejton. Imitimet e tij te fillimit te viteve ’90, nuk kaluan tangent vemendjes se publikut. Dhe emri i Agron Llakajt filloi te kalonte goje me goje. Ka te ngjare jo thjesht dhe vetem per shkak te profesionalizmit. Nje arsye duhet te kete qene edhe karakteri i tij afrues dhe plot humor... Madje humori i tij nuk mund te mos shoqeroje as edhe nje bisede me pyetje tejet serioze... keshtu edhe kur flet per gruan...

A mund te jepni nje perkufizim: c’eshte gruaja, sipas jush?
Gruaja eshte absolutisht qenia me e rendesishme dhe madhore, e kuptimit te jetes, qe nga lindja e deri te ndertimi e zhvillimi i saj. Brenda familjes, gruaja eshte shtylla, njekohesisht djepi.

E bukur apo inteligjente?
Varet si e sheh bukurine. Pertej konceptit fizik te bukurise, gruaja serish eshte e bukur, eshte fisnike. Mjafton te permendim faktin se nje vajze do te behet nene... dhe nuk ka gje me te bukur sesa nena.

Le te kthehemi pas ne kohe, ne fillimet e lidhjes me gruan tuaj te ardhshme... C’ishte ai detaj, apo ato detaje te vecanta qe ju bene te dashuroheshit me bashkeshorten tuaj?
Sivjet festoj 25 vjetorin e marteses. Pra duhet te kthehem prapa ne kohe, 25 vjet. Koha i ndryshon gjerat, kohet e reja sjellin koncepte te reja, shije te reja. Edhe dashurite, tani jane ndryshe e dikur ishin ndryshe. Dashuria ime me Kostandinen lindi qysh kur ne ishim ne shkolle, ne klasa paralele. Une e pelqeja ate, por ajo mua jo. Ngase nuk kam qene i bukur. Madje, kur u lidhem, asaj i thoshin: ku e gjete ate shemtiren. Tani mendoj se ajo ka qene largpamese, dhe ka menduar se dikur une do te ndryshoja. Nejse, nga momenti i njohjes, dashurise, e deri tek pjesa qe dashurine e beme ekzekutive dhe fizike, ishte kohe e gjate dhe kjo pjesa e romances ishte me e bukur, kishte dite brenda, letra te shkembyera fshehurazi, kishte dicka te vecante... Sot lidhjet jane dixhitalizuar.

Agron Llakaj me bashkeshorten Konstandina

I ruani letrat?
Fatkeqesisht jo. Dhe kjo eshte pjese e kultures... Me vjen keq qe nuk i kam ruajtur pasi sot, do ishin pjese e bukur e kujtimeve. Por gjithsesi i ruajme ne memorien tone. Ndaj dhe vazhdojme te jemi serish bashke.

Koha e shuan pasionin. Pas 25 vitesh, c’e zevendeson ate?
Dashurine e zevendeson dashuria. Pas nje dashurie dy vjecare, tek ne erdhi nje tjeter dashuri, femija... Nuk jam as i pari as i fundit, qe them se, ne kete kohe, dashuria u drejtohet femijeve... Sakaq, lind nje dashuri pak me e gjere, nje dashuri ne familje, per te cilen, qe te dy, burri dhe gruaja, investojne fuqishem. Njeriu fillon te dashuroje familjen e tij dhe brenda saj, pa diskutim eshte dhe dashuria per gruan. Ama, pasioni kalon te dashuria e re, qe i drejtohet pikerisht qenies qe ka me shume nevoje per ty, qe ka nevoje per ngrohtesine tende, por edhe per gjera me konkrete sic eshte nevoja per tu veshur, ushqyer, shkolluar... Kur behesh prind fillon e dashurohesh me rrugen qe do t’i ndertosh femijes tend. Eshte nje rruge e gjate... Me vone pastaj, kur ti fillon te mendosh se i ke ngritur femijet ne fluturim, lind nje dashuri e re. Sepse femija yt martohet, krijon familjen e vet dhe sjell nje femije ne jete. Ripasionohesh perseri, kjo eshte pjese e ndjenjes sime ne keto momente. E neper te gjitha keto faza neper te cilat ka kaluar jeta ime (nuk ka qene teresisht nje rrugetim lumturie, sepse ne familjen time, si kudo, ka pasur edhe perplasje, debate...), ka triumfuar dashuria per te qene bashke dhe kjo eshte gje shume me e mire. Me ka pelqyer shume filozofia e nje filmi hollivudian: Nje gjyshe i le amanet nipit te vet, ne momentin qe po vdiste: “mos harroni tavolinen e se dieles”. E kishte fjalen per tavolinen qe bashkon familjen. Kjo eshte pjese e investimit tim ne keto momente.

Ju mblidheni te dielen?
Jo vetem te dielen. Une kam deshire qe te jemi gjithnje bashke.

Ekziston nje mendim sipas te cilit, nje burre nuk mundet ta njohe deri ne fund, shpirtin, natyren, karakterin e nje gruaje. C’mendoni ju?
Ne, tani, e kemi zberthyer njeri-tjetrin. Brezi im, mberthen dhe zberthen karabinen vetembushese, model 56, per tre minuta. Ma ha mendja se per tre minuta, edhe une e zberthej Kostandinen. Edhe ajo mua, qofte ne konceptin karakterial, qofte dhe ne ate fizik... nuk behet fjale.

E konceptoni dot qe Kostandina juaj te mos ishte Llakaj?
Ne kohen kur ne jemi martuar, ka qene tradita, qe ne momentin kur fejoheshe dhe martoheshe, patjeter qe do te merrje mbiemrin e burrit. Ndaj ndodhi keshtu ne rastin tone. Sot, jam i sigurt, sime shoqeje, po ti therrasesh Kostandina Gerxhi, do ti duket nje emer i panjohur. Sikur nuk ka lidhje me te. . Prandaj dhe une njehere i kam thene: Emrin Kostandina ta kane cuar por per mua je Agronizuar... Kurse sot shoqeria ka evoluar. Pershembull, vajza ime, Alkida, nuk ka mbiemrin e burrit, ka mbiemrin e vet.

Ne familjen tuaj si jane pozicionuar dy gjysmat e se teres. C’rol luan gjithsecili?
Kemi nje lloj uniteti. Por kuptohet, produkti financiar baze jam une. Edhe Kostandina ka personalitetin e vet, me rrogen qe ka.

Agron Llakaj me familjeCili jeni ju, ne rolin e bashkeshortit dhe babait?
...Une hekuros vete, edhe pantallonat edhe kemishen. Ama, kur shkoj ne shtepi, patjeter qe duhet te gjej dicka gati per te ngrene. Nuk kam naze, por dicka e dua dhe natyrisht, kur e gjej gati, me shijon... Dhe per vete profesionin qe kam, gruaja por edhe femijet, ne nje fare menyre, jane kthyer ne nje suport shpirteror per mua. Puna qe une bej ka stres, por ndonjehere edhe dhune psikologjike... Ne raport me femijet, nuk kam luajtur 1-shin ose prindin autoritar. Jam mundur gjithnje te isha shoku te ta. Por kjo nuk e ngaterroi marredhenien tone. Femijet e dine mire qe une jam babai... Kurse tani, per vete moshen qe kane, jane bere partnere. Nese s’u pelqen dicka tek une, bejne opoziten reale, jane kritike. Madje, edhe ne pikepamjen profesionale, ata jane spektatoret e pare te mite. Jo cdo gje qe bej une eshte shume e mire per ta. Ka dhe gjera qe s’ju pelqejne.

Per te ndertuar figuren tuaj ne familje, a keni pasur, qofte edhe ne menyre te pandergjegjshme, nje model?
Une vij nga nje familje, mesatarisht e madhe me shtate femije. Nenen dhe babane i kam gjalle dhe natyrisht i dua shume. Vete jeta bie qe te largohesh, si puna e zogjve qe largohen nga foleja. Por une pergjithesisht hyj tek zogjte qe nuk e harrojne folene nga kam ardhur. Gjithsesi, njeriu ideal, idhulli i dashurise dhe heroi im, ka qene gjyshi im, Haseni. Me shume kete e kuptova ne momentin kur me erdhi mbesa ne jete. Isha i lumtur brenda vetes dhe thashe kjo mbese do te jete e lumtur, dhe kushdo qe do te vije pas saj. Sepse une duke patur si etalon pikerisht gjyshin tim, do ti bej niperit e mi po aq te lumtur sa me beri mua im gjysh.

Atehere, si jeni ju si gjysh?
Pretendoj se jam nje gjysh shume i mire. Adea ime nuk fle po s’e coi gjyshi ne shtrat. Ne dhjete shkurt ben 2 vjec. Dhe nuk e mbajne prinderit e vet, se ka nje gjysh pak agresiv, qe nuk ua le.

Tani jeni burri i tre grave ne familjen tuaj: gruaja, vajza, mbesa... A jeni i kujdesshem ndaj vogelsirave te cilat grate as sa dhe femijet i vleresojne... Le te themi, ndaj dhuratave?
Te kuptohemi, goca eshte ne shtepine e vet... Megjithate, mundohem te jem i vemendshem. Jam i kujdesshem qe qofte gruaja qofte vajza te ndjejne, te gjithe gjatesine dhe gjeresine e fjales dashuri. Por privilegjin natyrisht e ka mbesa. Por po qe per Adean, me erren syte.

Agron Llakaj me KonstandinenDhe per ta mbyllur serish me gruan tuaj. Eshte historia e nje burri te njohur dhe nje gruaje te panjohur publikisht... Si ka ndikuar ky element ne marredhenien tuaj?
Ne te dy me Kostandinen, kemi nisur rrugen njesoj. Rruges ndryshuam. Kur u fejuam i premtova se do te vazhdoja shkollen e larte dhe se do te behesha aktor i njohur. Dhe e mbajta premtimin. Ama rruga neper te cilen eca ishte nje kalvar, i cili padyshim do te shoqerohej me probleme ne cift, duke filluar qe nga xhelozia dhe pakenaqesite qe mund te prodhoje, etj, etj. Natyrisht nese dashuron dike, duhet ta bindesh dhe ti lesh te kuptoje, se krahasimet nganjehere nuk kane vlere. Nuk duhen bere. Kohe me pare, ishim dy avione ne te njejten piste. Une u ngrita, levizja e saj nuk funksionoi. Ama nuk mbaron ketu logjika. Sepse nje avion qe fluturon, ka nevoje per pisten ku ulet dhe nje servis te mire. Ky eshte roli i sime shoqeje, per te cilin une kisha dhe kam nevoje. Natyrisht nga ai moment e me pas ne u kuptuam. Pavaresisht se une jam artisti, ne gjithnje “fluturojme” bashke. /anila mema/panorama/25.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Monday, 10 November 2008

Agron Llakaj: Humori Na Bashkon!

Agron Llakaj
/photo public domain/

INTERVISTE E AGRON LLAKAJT
Humori na bashkon

Agron Llakaj eshte pa dyshim nder aktoret me te mire te humorit ne mbare trojet shqiptare. Rolet e tij pelqehen nga te gjithe. Ai, ne nje interviste dhene "Kosoves Sot", flet edhe per largimin e grupit te mirenjohur "THE SHBLSH", per "Portokalline", per aktoret e Kosoves, si dhe per shume gjera te tjera interesante

"Kosova Sot": Ne fillim te kesaj interviste do te donim te na flisnit dicka per edicionin e sivjetshem te "Portokallise". Sa ka ndryshuar "Portokallia" nga edicioni i kaluar?
Agron Llakaj: Duke bere nje retrospektive te asaj cka ka qene "Portokallia" dhe te asaj cka eshte, lirisht mund te them se eshte kthyer ne akademi te humorit per gjithe shqiptaret. "Portokallia" ndryshon nga sezoni ne sezon, per te qene gjithmone e kerkuar dhe gjithmone e re dhe e fresket. Sezoni i ri ka filluar fuqishem, me nje riformatim te ri te te gjithe elementeve perberese te spektaklit. Besoj se jemi aty ku duhet dhe do te mberrijme patjeter qellimin tone qe "Portokallia" te jete e kerkuar cdo te diel dhe te percjelle te qeshuren ne cdo familje shqiptare.

"Kosova Sot": U be shume zhurme per treshen e humoristeve tanime ish-"THE SHBLSH-at" e "Portokallise". Edhe ne Kosove eshte shkruar dhe eshte folur mjaft per kete rast. Cila eshte e verteta e largimit te tyre nga "Portokallia"?
Agron Llakaj: Per kete do te ishte me mire te pyesnit vete te larguarit. Nuk besoj se meritojne aq vemendje sa une te merrem me ata.

"Kosova Sot": Tani, ata do ta bejne nje emision te tyrin humoristik ne "TV Klan". Ndjeni ndonje "rrezik" nga ky spektakel i ri?
Agron Llakaj: "Portokallia" nuk eshte nje spektakel qe garon me dike. "Portokallia", te vetmin rival qe ka eshte vetvetja.

Aktoret nga Kosova

"Kosova Sot": Ne "Portokalli" vazhdimisht merrni aktore nga Kosova. Deri sot kane aktruar ne skenen e "Portokallise" disa aktore nga Kosova. Jeni te kenaqur me ta?
Agron Llakaj: Natyrisht qe "Portokalline" e kemi konceptuar si spektakel te te gjithe shqiptareve, andaj ka qene pjesemarrja e aktoreve nga te gjitha trojet shqiptare, vecanerisht nga Kosova. Pjese e "Portokallise" kane qene "Stupcat", qe i dhane "Portokallise", por une mendoj se "Portokallia" u dha me shume atyre, Qumili ( Sevdai Radogoshi), i cili me pjesemarrjen ne "Portokalli" zgjeroi gamen e aktiviteteve te tij artistike e te tjere. Sot kemi tre djem te talentuar dhe shpresoj qe me kalimin e kohes ata te rriten artistikisht dhe te behen pjese e pandashme e ketij programi.

"Kosova Sot": Ju jeni mjaft i angazhuar, sa ju del kohe qe t'i ndiqni emisionet e ngjashme sikur te "Portokallise", qe behen ne Kosove. Cfare mendoni per emisionet e ketilla humoristike qe mbahen ne Kosove?
Agron Llakaj: Nuk kam pasur asnjehere rastin qe te shikoj emisione apo programe te peraferta me "Portokalline", qe zhvillohen ne Kosove. Kam degjuar qe zhvillohet nje spektakel i ngjashem me "Portokalline", "Perralle me tupan". Une i uroj sukses dhe si pjese e investimit tone artistik shpresoj qe shume shpejt te behet njesimi i humorit. Sepse vazhdojme akoma te mos iu kuptojme dhe te mos na kuptoni.

"Kosova Sot": Meqenese keni punuar edhe me aktore nga Kosova, mund te na thoni se a ka dallim midis aktoreve te humorit te Shqiperise dhe atyre te Kosoves?
Agron Llakaj: Publiku i Kosoves eshte ushqyer me nje humor te krijuar brenda kushteve historike dhe gjeografike te imponuara nga nje realitet qindravjecar larg nesh. Pra, kemi te bejme me dy mentalitete humori, si ne konceptim ashtu edhe ne formatim dhe loje. Pjesemarrja e talenteve nga Kosova ne "Portokalli" eshte brenda kontekstit te njesimit te ketyre mentaliteteve humoristike.

"Kosova Sot": Ne Kosove njiheni jashtezakonisht shume. Humori juaj pelqehet nga te gjithe. Mendoni qe ndonjehere mund ta beni ndonje seri te "Portokallise" ne Kosove?
Agron Llakaj: Faleminderit per vleresimin. Shpresoj te jete keshtu, por qe te nxjerr tamam nje konkluzion se sa pelqehet humori im ne Kosove ne datat 1 dhe 2 janar do te jem i ftuar ne Prizren ne Hotel "Estrada". Kurse per sa i takon ardhjes se "Portokallise" ne Kosove kjo ka qene nje deshire e kahershme jona, qe ne momentet e krijimit. Shpresojme qe ta realizojme se shpejti.

Agron Llakaj

"Kosova Sot": Luani disa personazhe. Cilin nga personazhet i interpretoni me me qejf?
Agron Llakaj: Te gjitha personazhet i interpretoj me te njejtin pasion dhe me te njejten rendesi. Natyrisht qe eshte publiku ai qe ben perzgjedhjen e vet.

Roli i Sali Berishes ne "Portokalli"

"Kosova Sot": Kohet e fundit i imitoni figurat e njohura politike. Por me shume mjeshtri e imitoni Sali Berishen. Cka ju ka pelqyer e cka nuk ju ka pelqyer te figura e tij qe e imitoni kaq shpesh?
Agron Llakaj: Ne pergjithesi, nuk i imitoj vetem personazhet politike, por ne varesi te asaj qe me pelqen apo nuk me pelqen dicka tek ai. Sali Berisha eshte ze i rendesishem i politikes shqiptare, tashme kryeministri i Shqiperise dhe imitimi im nuk ka qellim tjeter vec atij te mirefillte artistik. Kush e kupton ndryshe gabon. Jam shume miqesor dhe shpresoj qe te kuptohet i tille qe nga Sali Berisha, e deri te te gjithe ata qe mendojne se preken nga imitimi i figures se Berishes. Vleresoj cdo lloj kontributi te tijin per zhvillimin e vendit, per mireqenien e popullit tim, ashtu sikurse kundershtoj dhe reagoj artistikisht kunder cdo lloj qendrimi tjeter. E kam ftuar te vije ne spektaklin "Portokalli" qe ta shijoje humorin nga afer, por e kam mirekuptuar edhe mosardhjen e tij. Nje nate e bukur e "Portokallise" do te jete kur Berisha te ngjitet me mua ne skene. Ai te flase per "Portokalline", une per Qeverine.

"Kosova Sot": Perpos "Portokallise", me cka merret tjeter Agron Llakaj?
Agron Llakaj: Per nje jave nje spektakel, a mbetet kohe valle per t'u marre me dicka tjeter?! Pjesen tjeter te kohes e kaloj me shoqerine dhe kryesisht me familjen time. Me mbesen time te vogel Adea, te cilen edhe per kenaqesi te lexuesit te gazetes suaj e kam me origjine kosovare, babai i Adeas, Elvisi (dhenderi), eshte nipi i nje emri te respektuar ne Kosove dhe Shqiperi, Iljaz Agushi, i cili per mua ka qene nje patriot i madh.

"Kosova Sot": Ne shume emisione te "Portokallise" keni treguar barsoleta shume interesante. Per fund, per lexuesit e gazetes "Kosova Sot" mund te tregoni nje barcolete te shkurter?
Agron Llakaj: Une barsoletat nuk i krijoj vete, por vijne si prurje te postes sone elektronike ose te perkthimeve ne "Portokalli". Nje grua dhe nje femije ishin te pediatri. Doktori mori ne krahe femijen dhe filloi ta vizitonte. Pas vizites vuri re se femija ishte nen peshe. - Me cfare e ushqeni femijen zonje?- me qumesht gjiri apo farmacie? - Me qumesht gjiri - u pergjigj gruaja. - Mire, zonje, zhvishuni dhe shtrihuni pak. Ai filloi ta kapte nga gjoksi, ta ferkonte, ta shtypte, ta terhiqte per nje ekzaminim te detajuar. Me ne fund tha: - Nuk habitem qe femija eshte nen peshe, ju nuk keni asnje pike qumesht. - E di - i thote gruaja - une ne fakt jam beby-sitteri i femijes, por me behet shume qejfi qe erdha. /b.zyberi/kosova sot/10.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online