All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Aida Baraku. Show all posts
Showing posts with label Aida Baraku. Show all posts

Saturday, 31 December 2011

Yjet e estradës që ishin in&out


Viti 2011 shënoi ngritjen dhe rënien e shumë këngëtarëve tanë. Disa prej tyre arritën që të depërtojnë dukshëm në skenën muzikore, ku me këngët dhe videoklipet e tyre tërhoqën vëmendjen e shikuesve dhe arritën të rrëmbejnë zemra të shumë artdashësve.

Për fat të mirë më shumë numërojmë ngritje se sa rënie të këngëtarëve tanë të njohur të estradës. Janë disa nga këngëtarët e rinjë që arritën mjaftë shumë sukses me projektet e tyre muzikore dhe njëra ndër to është Dafina Zeqiri e cila gjatë këtij viti solli në treg disa këngë dhe videoklipe të cilat u bënë hite.

E sukseshme në këtë vit ishte edhe këngëtarja nga Maqedonia Adelina Tahiri e cila përveç projekteve të reja që solli tek adhuruesit e saj, për herë të parë performoi në festivalin “Kënga Magjike”, ku arriti të shpërblehet me çmimin “Magjia e parë”. Një ngritje mjaftë të madhe në vitin 2011 pati edhe reperi i njohur Mc Kresha, i cili me shumë bashkëpunime realizoi shumë hite të cilat ende vazhdojnë të pëlqehen në publik.

Tuesday, 6 December 2011

"E Diell" Pa Autore, Por Ndryshimet nuk Ndalen...

“E Diell” pa autore, por prape me ndryshime

Tani qe Armendi dhe Aida, cifti autor i programit “E diell” qe transmetohet ne “Top Channel” jane larguar perfundimisht, shikuesit jane ne merak se kush do te merret me programin. Aludimet jane te shumta, por emra konkrete akoma nuk kane dale. Nje thashethem qe qarkullon lart e poshte eshte ai i rikthimit te autores italiane Alessia Vessicchio, por deri tani asgje nuk eshte e sigurte. Zera te tjere thone se deri ne fund te ketij sezoni spektakli i te dieles ne “Top” do te jete pa autor dhe me fillimin e vitit, drejtimi dhe skenari do t’i besohen prezantuesit te njohur Alban Dudushi. Edhe pse pa nje autor organizatoret dhe regjia e “E diell” nuk dorezohen, perkundrazi ata po bejne edhe ndryshime ne skalete. Duke filluar nga kjo jave deri te mbyllje te sezonit dimeror ne pjesen e fundit te programit, me saktesisht dy oreshin e fundit ne do te shohim nje gare te vertete kercimi dhe kenge. Gara do te zhvillohet midis pese grupeve ku ne krye te secilit grup qendron njeri prej moderatoreve. posted at albavipnews.blogspot.com. Albana, Marina, Luana, Adi dhe Flori do te kercejne dhe kendojne me pjesetaret e tjere te grupit te tyre qe do te jene nje kengetar, nje tjeter personazh i njohur i botes se spektaklit shoqeruar dhe nga trupa e baletit. Disa prej te ftuarve do te jene vellezerit Endri dhe Stefi, Teuta Kurti, Flaka Krelani, Ermela Mezuraj, etj. Jo gjithmone keto levizje dhe shpikje ne “E diell” kane rezultuar te sukseshme keshtu qe jemi pak dyshues, megjithate do te presim te shohim performancat perpara se te japim nje gjykim...

Saturday, 26 November 2011

Armendi dhe Aida Perfundimisht Largohen nga "E Diell"...

Largohen Rexhepagiqet nga e “E diell”

Krejt papritur, pa perfunduar kontrata me Top Channel cifti Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku largohen nga spektakli i madh i te dieles ne Top Channel. Sipas burimeve ne Top Channel pas dhjetorit, nje tjeter autor do te marre ne dore spektaklin. Nderkohe, mesohet se spektakli do te vazhdoje me disa ndryshime te rendesishme ne strukture. Mes rubrikave do te zhduken rubrika e intervistes me peshqir e drejtuar nga moderatorja Albana Osmani. Nuk do te jene me as kengetaret, te cilet ne kete menyre dalin pa pune pa perfunduar ende kontraten me Top Channel. Gjithashtu do te hiqet edhe rubrika e gatimit e drejtuar nga Marina Vjollca. Marina do ti bashkohet ne prezantim pjeses se drejtuar nga e motra e saj me e vogel. Mesohet se figura kryesore qe do te drejtoje spektaklin do te jete Xhemi Shehu. Keto ndryshime parashikohen te behen qe ne javen e pare te muajit dhjetor. /bluetooth/nentor 2011/
- - - - - - - - - - - - - - - -

Monday, 7 November 2011

Armendi dhe Aida Largohen nga "E Diell"...?

Aida dhe Armendi ndeshen probleme me “E diell” qe ne maj

Por ndryshimet qe ndodhen te programi “E diell” pas largimit te autores italiane Alessia, dhe riformatimit nga Armendi dhe Aida, duket se u shoqerua me telashet e para ne maj te ketij viti. Pas ndryshimit rrenjesor qe i ben formatit te te dielave ne “Top Channel”, ata u perballen me mosperputhje idesh me drejtuesit, aq sa mediat kosovare shkruan per nje mbyllje te kontrates se tyre me televizionin dhe rikthimin e tyre ne Prishtine. Por me pas keto zera u shuan, dhe cifti kosovar mori persiper sezonin e ri te programit. Tashme duket se eshte perseritur e njejta situate, nderkohe qe vendimi qe ata te mos jene me autore te programit duke filluar nga janari, tashme eshte marre. Pasi mbylli eksperiencen e tij ne jurine e spektaklit “Albanians got talent”, Armendi filloi pune tek “E diell” dhe, se bashku me Aiden, ata u zhvendosen ne janar me banim ne Tirane. Ata do te rikthehen serish ne Prishtine po ne janar, per t’iu perkushtuar punes se tyre krijuese, ai si kompozitor dhe ajo si tekstshkruese e kengeve per artiste te ndryshem nga Prishtina e Tirana. /panorama/nentor 2011/

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online