All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Albavipnews. Show all posts
Showing posts with label Albavipnews. Show all posts

Sunday, 1 September 2013

Genta e BB: Une nuse e Dubai-t

Propozim konkret apo ndoshta vetem nje deshire e saj, martesa me nje sheik nga Dubai, e kthen Genten e "Big Brother" ne vemendjen e mediave roze.

"E verteta eshte se kam marre nje oferte pune nga Dubai. Bera nje aplikim online, sepse shoqja ime eshte larguar ne te njejten menyre perpara dy viteve. Tani ajo eshte martuar me nje sheik dhe une e publikova ne forme shakaje ne Facebook. Pati aq shume komente, saqe fillova ta besoj edhe vete", ka sqaruar Genta kete thashethem per revisten "Paloma".

Ka shume kohe qe eshte veteshpallur "single" por nuk eshte se nuk e ka konceptuar martesen, sidomos pas realizimit te nje seti fotografik me fustan te bardhe. Madje e ka te ndertuar ne mendje edhe nje vizion te familjes se saj se ardhshme qe do perbehej nga dy vajza dhe nje djale. Urojme qe endrrat e saja te realizohen, ndersa realisht, ajo koheve te fundit eshte e angazhuar si aktiviste e FRESH-it me shprese te filloj punen ne shtator. /Albavipnews/

Sunday, 4 August 2013

Adelina Tahiri, harrohet ne Kosove

Ku mbeti këngëtarja Adelina Tahiri? Keni pyetur ndonjëherë, e sidomos meshkujt që duan të shohin atë më shumë aktive në rrjetin social ashtu si vitin e kaluar që tregonte trupin e saj sexy, edhe nga këto foto këtë verë jemi të rezervuar.

Por këngëtares nuk është se këtë verë po i ecën ashtu sic ajo e kishte menduar për sa i përket koncerteve, madje në Kosovë ku gjatë verës organizohen me qindra koncerte dhe një këngëtar ‘in’ të paktën duhet ti ketë 30 koncerte gjatë këtij sezoni, ajo sa është parë vetëm një herë ka qenë e ftuar në një disko në Prishtinë.

Ndoshta se Adelina Tahiri nuk ka pasur ndonjë hit këtë verë dhe ska oferta, apo menaxhimi i saj familjar, ose ose ndonjë dashuri e fshehur shumë xheloze?./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Adelina Tahiri, Kosovo forgotten

Wednesday, 24 July 2013

E gjithe vemendja te te pasmet e Adelines

Nuk është se është ndonjë këngëtare shumë e gjatë, por gjithmonë lakohet për sensualitetin e saj, dhe format e mira sidomos kur shikon një foto të saj të cilën sigurisht që e ka treguar me dashje edhe të pasmen e saj.

Këngëtarja Adelina Berisha pak ditë më parë ka qenë e ftuar në Kerçovë ku ka kënduar për shumë të rinj atje ku shpesh është e ftuar, dhe sipas kësaj fotoje të gjithë djemtë e kanë pasur mendjen jo se cfarë po këndon Adelina, por tek të pasmet e saj seksi, ku falë edhe kësaj pjesë seksi, ajo ka ftesa në këtë verë nga organizatorë që mendojnë që në koncertet e tyre të ketë edhe meshkuj.

Adelina edhe pak ditë dhe xhiron një video të re, të një këngë shumë ritmike të punuar nga Don Arbas./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
All the attention to cutting a rug Adelina


Saturday, 20 July 2013

Mc Kreshes, pi hec repi edhe ner uj [VIDEO]

Klipi i shumepritur, padyshim, i dy nga reperave me te mire kosovare, Mc Kreshes dhe Lyrical Son, xhiruar ne Dubai eshte lancuar me nje premiere ne emisionin "Prive" dhe me pastaj edhe ne Youtube.

Vete titulli "Me ta pyl" dmth. 'me ta lyp' tregon sakte se fabula e kenges ka te bej me "at senin", dhe eshte i shoqeruar me imazhe te femrave seksi, te bardha dhe te zeza, qe dridhin "thoben" poshte e larte ne nje vile luksoze, te ndonje miku qe e do repin dhe fabulen ne fjale, apo ndoshta e huazuar me qira.

Sic edhe u komentua nga disa fansa, cdo gje duket super hot dhe verore, por ndoshta jo dhe aq e pershtatshme per kete muaj te Ramazanit.

Sidoqofte, neve na la pershtypje fakti qe Mc Kreshes po i ecen mire repi edhe nen uje. /Albavipnews/



Friday, 19 July 2013

Nora Istrefi, seksi bomba e Dubai-t

Nora ne Dubai... nxehet edhe Roberti

Dubai, nje vend ekzotik me temperatura te larta qe kalojne 40 grade celsius, eshte nxehur akoma me shume dhe po "vlon" keto dite me prezencen e seksi bombes shqiptare, Nora Istrefi.

Kartolinat "online" qe po vijne nga Dubai me fotot e kengetares, kane nxitur edhe komente te shumta nga fansat, shumica duke i dhene epitete te larta dukjes perfekte te kengetares.

Nora sapo kishte kaluar nje pushim ne bregdetin Adriatik me te fejuarin Robertin dhe, mesa duket, kesaj radhe ka udhetuar ne Dubai per pushime solo, vetem me shoqet e saj te ngushta. Megjithate, ajo e ka ndjere mungesen e tij dhe e ka bere publike kete ne njeren nga fotot me dicituren: "Robert, me mungon, puthje...".

Nora dhe Roberti, jane nje nder ciftet me te bukura te estrades qe, per momentin, u ka mbete vetem nje gje peng, e kjo eshte martesa! /Albavipnews/

Me shume foto te Nores ne Dubai

Arita Fejzulai, shqiptarja ne finalen e ‘Miss Norway 2013’

Eshtë në 14-të vajzat më të bukura për këtë vit në Norvegji, shqiptarja Arita Fejzulai.

Ajo është përzgjedhur në një konkurs të rreptë mes 200 vajzave pretendente për në finalen e spektaklit ’Miss Norway Univers 2013’, ku tashmë ne mësojmë se është drejt natës finale ku do të mbahet më 28 shtator, dhe ajo është e vetmja shqiptare.

Arita ka lindur dhe është rritur në Norvegji në qytetin Fredrikstad, dhe origjina e saj është nga Gostivari i Maqedonisë, me baba shqiptar dhe nënën e saj gjysëm boshnjake. Edhe më parë bukuroshja është mësuar me sfidat dhe pasarelat e bukurisë, ajo ka fituar në 2007 titullin ’Miss Albania in Skandinavia”, në Shqipëria ajo ka fituar “Miss Kinemaja”, si dhe shumë cmime në botën e modelizmit.

Ka qenë cmimi i saj i parë në një konkurs zhvilluar në gjimnazin ku ajo mësonte në Norvegji, si “Princess of the Ball”, ai që e shtyu bukuroshen shqiptare që të niste rrugën e konkurseve të bukurisë, e tani ajo pretendon kurorën si më e bukura e Norvegjisë, e nëse ky cmim i shkon shqiptares, atëherë ajo do të përfaqëojë këtë vend në Moskë në muajin nëntor./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Gold Fejzulai, Albanians in the finals of 'Miss Norway 2013'

Miss Durresi në krahet e nje modeli ne Zvicer

Bukuroshja Daniela Pajaziti, apo Miss Durrësi 2013, si duket udhëtimi që ka bërë një javë më parë në Zvicër ka pas një arsyeje.

Ajo është shoqëruar atje me një djalosh simpatik me origjinë nga Gjakova e Kosovës që jeton prej vitesh në Zvicër, dhe quhet Armando i njohur me këtë pseudonim si model, ose emrin e saktë Pashk.

Flitet se djaloshi ia ka marrë zemrën Danjelës dhe e ka ftuar në qytetin ku ai banon dhe ku kanë kaluar së bashku disa ditë fantastike.

Ndërsa ne zbulojmë edhe këtë foto ku duket ajo në liqenin e Cyrihut në Zvicër, dhe po në të njëjtën barkë është edhe modeli kosovar.

Gjithashtu mësojmë se Pashku dhe Daniela janë njohur për herë të parë në ditëlindjen e missit në Durrës, ndërsa edhe djaloshi kohët e fundit po e bën shumë rrugën Zvicër-Durrës./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Miss Durres in the arms of a model in Switzerland

Beauty Daniela Pajaziti, or Miss Durres in 2013, apparently has made ​​travel a few weeks ago in Switzerland had a reason. It is accompanied there by a charming young man originally from Gjakova Kosovo for years living in Switzerland, and called Armando familiar with this nickname as a model, or the exact name of Easter.

Thursday, 18 July 2013

Poni, si nje karafil mes trendafilave [VIDEO]

...me boom klipesh kete vere

Kengetarja shume e dashur vlonjate, Shqiponja Karafili, e njohur ne skene si Poni, se shpejti vjen jo me nje por me dy videoklipe verore, njera me titull "Xhan Xhan" ndersa tjetra "Dale, dale".

Te dyja klipet jane punuar nga produksioni shqiptar "Pro Video", ndersa keto dite jane publikuar edhe paraprezantimet e klipeve. Ne njerin nga klipet, ajo bie ne sy si nje karafil i bukur ne mesin e shume trendafilave.

Ndersa, mesojme se kengetarja nuk do perfundoj me kaq, pasi ka ne plan qe se shpejti te publikoj albumin me kenge te reja dhe akoma edhe nje videoklip tjeter, te tretin me radhe per kete vit.

Poni ka gati dy vite qe eshte bere nene, ndersa pas lindjes i eshte kthyer me sukses skenes muzikore, duke paralajmeruar nje rikthim edhe me te fuqishem kete vit. /Albavipnews/

Monday, 15 July 2013

Rozi, pushime dhe ditelindje ne Dhermi

34-vjetori i Rozit ne bregdet

Javen e kaluar, edhe Rozi ka festuar ditelindjen e saj ne bregdetin e bukur te Shqiperise se Jugut, ku dhe njekohesisht po ben pushimet.

Nuk ka bere ndonje feste te madhe, por asaj i ka mjaftuar qe te jete ne shoqerine e dy mikeshave te saj te ngushta, Big Mama dhe Fjolla Morina me te cilat ka kaluar nje nate te bukur duke kercyer deri ne oret e pare te mengjesit, ne njerin nga klubet e kesaj zone.

Sic, shihet edhe ne foto, nuk ka munguar as torta e bukur ne forme zemre, mesiguri nje mesazh i qarte i mikeshave per dashurine qe kane ndaj saj.

Pervec mikeshave qe e shoqerojne, Rozi poashtu nuk ndahet nga makina e saj e kuqe e markes "Fiat", me te cilen po ben xhirot rreth bregdetit jugor. Megjithese njihet me shume si kengetare, Rozi kohet e fundit i eshte rikthyer teatrit, nje pasion qe ajo e ka te trasheguar familjarisht. /Albavipnews/

30 dite pa Shkendijen, haj medet...

Nje myslimane e bukur

Ky Ramazan, mesa duket do te jete mjaft i veshtire per mijera fansa. Jo se nuk do te mund te perballojne agjerimin ne temperaturat e larta verore, por ne fakt ata do ndjejne mungesen e fotove te nxehta te kengetares Shkendije Mujaj, me te cilat "ushqeheshin" per cdo dite ne Facebook.

Mesiguri, tashme e keni degjuar si lajm, kengetarja ka vendosur qe gjate muajit te Ramazanit, te mos kete ekspozime te tilla. Ne fakt, ajo eshte mbuluar si nje myslimane e devotshme (dhe e bukur), e qe per dikend do dukej si nje rrefim nga ato rubrikat "e pabesueshme, por e vertete".

Kengetarja ne njerin nga mesazhet e saj te urta fetare ne Facebook, ka udhezuar skeptiket qe te mos humbasin kohe duke e paragjykuar ate, pasi secili ben llogarine ne veti dhe secili do pergjigjet para zotit per veprat e bera ne kete jete. /Albavipnews/

Tuna feston 28-vjetorin, si nje "zog" i dashuruar...

Tuna feston 28-vjetorin
Kengetarja nga Shkupi, Altuna Sejdiu, sapo ka mbushur 28 vjec. Ajo dje ka festuar ditelindjen ne mesin e familjareve, miqve dhe te dashurit te saj Cozman. Sic shihet edhe nga fotoja, Tuna eshte shume e buzeqeshur dhe e lumtur ne krahet e reperit Cozman, me te cilin mesa duket, ka rene thelle ne dashuri.

"Ditelindja nuk do ishte komplet pa njerezit qe te duan dhe kujdesen per ty. Te faleminderit per nje ditelindje te paharrueshme dhe speciale @cozman, love", ka shkruar Tuna ne Facebook, duke iu drejtuar te dashurit.

Ndersa, nuk ka mundur si te harrohet edhe "zogu" i famshem ne kete ditelindje. Nje torte e vecante per kengetaren eshte pergaditur, me nje "zog" simpatik ne krye. Por, nuk e morem vesh se kush ne fund e ngreni "zogun". /Albavipnews/

Saturday, 6 July 2013

Shpat Kasapi ne shtepine e Genta Ismajlit

E dimë tashmë se këngëtari Shpat Kasapi është duke u bërë gati për të sjellë një video, ku gjinia femërore do të mund të shohë atë këtë herë më ‘hot’.

Por për këngëtaren Genta Ismajli nuk e kemi ende ndonjë informacion se ku mbeti ajo me ndonjë këngë verore. Por tek shikojmë këtë foto na bën të mendojmë se cfarë don Shpat Kasapi në shtëpinë e Gentës.

Por është e vërtetë ai është këtu në shtëpinë e saj në Prishtinë ndërsa shihet edhe një mik i ngushtë i këngëtares. Ndonjë duet në horizont, apo dicka tjetër. Kjo pritet të shihet!/Albavipnews/

Dafina Zeqiri kendon ne ditelindjen e Vali Corleones

Një disko e re që është hapur fundjavën e kaluar në Gjilan të Kosovës ka mbledhur shumë njerëz, por edhe artistë që kënduan aty dhe personazhë publikë.

Ne mësojmë se në këtë disko me emrin ‘Meteor’ ka kënduar Dafina Zeqiri por edhe Elita 5, ndërsa po në këtë ambient Princi Vali Corleone festonte ditëlindjen i rrethuar me femra që kishin veshur bluza me emrin e tij, e ai i ulur në karrigen e punuar extra për të.

Mësojmë gjithashtu se Dafina ka refuzuar të japë intervistë për mediat që kanë qenë në këtë hapje, madje edhe përpak është kapur keq me djaloshin që fitoi BB6, Arbër Zeka të cilin e ka larguar ndërsa ai donte ti merrte një intervistë për një program ku ai tashmë punon në RTK.

Wednesday, 3 July 2013

Zanfina, akoma s'e ka mendjen tek martesa...

Kengetarja Zanfina Ismajli, e cilesuar shpesh si nje femer me trupin me te bukur femeror te estrades, eshte shfaqur se fundmi me nje bashkepunim me Noizy-n, te dytin me radhe ne tere karrieren e saj, ku i kendon nje fenomeni negativ te shoqerise sone, sic eshte dhuna ndaj grave. Projekti eshte pritur shume mire nga fansat dhe mediat, por jashte saj, vemendja me e madhe serish eshte e perqendruar tek jeta e saj private.

Dy vite me pare, ne nje interviste per mediat shqiptare, ajo tha se nuk eshte aspak romantike dhe nuk enderron fare fustanin e bardhe. Mesa duket, gjerat nuk kane levizuar aspak ne kete drejtim, kur ajo deklaron po te njejten gje edhe sot.

"E verteta eshte qe per mua s'eshte primare ne jete dasma dhe nuk mendoj vetem si te martohem. Nese e krahasoj veten me vajza te tjera, them se nuk jam aq romantike, ndoshta s'kam shume hormone femerore (hahaha)", ka thene kengetarja per numrin e fundit te Revistes "Paloma".

Zanfina eshte ne nje lidhje shumevjecare me nje biznesmen nga Kosova, per te cilen lidhje ajo nuk deshiron te flet shume neper media. Duket sikur shpirti punues i saj eshte ne piedestal, pasi thote se kete vere do jete shume e angazhuar dhe nuk di nese do kete kohe as per pushime me te dashurin e saj. /Albavipnews/

Aferdita, e nxehte si zjarri... [VIDEO]

Duket sikur lidhja me nje mashkull, e paska mbajtur peng bukuroshen, sepse pas ndarjes nga Shpati, ajo po "lulezon" si kurre me pare.

Super e angazhuar me aktivitete te ndryshme ne fushen e modelimit dhe te muzikes, nga kontinenti ne kontinent, Stamboll e Prishtine, Tirane e Paris, Aferdita jo se nuk ka ndalur, por po fluturon ne qiell si nje zog i sapoliruar nga kafazi.

Keshtu, para pak ditesh ajo promovoi videon e saj me te re ne bashkepunim me Lumi B, prodhim i BleroEnt, ku thjeshte vjen si nje diva seksi, e nxehte si zjarri. Pas "zogut" te Tunes, a do jete emri i saj me i perfoluri i ketij viti, duket se po! Dhe gjithe fajin, e dini mire, e ka skandali "Di Caprio". Fundja, skandalet nuk jane edhe aq te demshme!

Presim te shohim se me cfare tjeter kete vit do na befasoj ky "Superstar". /Albavipnews/



Monday, 1 July 2013

Roberti i Nores, prezanton vellaun "binjak"

Roberti me te vellaun Patrisin
Vellezerit simpatik

Ne te vertete, kane pak vite dallim ndermjet, por kur pame kete foto ne rrjetin social, te postuar nga Roberti, na u duken shume te njejte, tamam si "dy binjake".

Quhet Patris, ndersa edhe ky, si Robi, eshte nje instrumentalist i shkelqyer. Ndoshta jo edhe per t'u habitur, duke qene se babai i tyre, Tomor Berisha, eshte nje kompozitor i njohur ne Kosove.

Nga tre vellezer sa jane, vetem me i madhi ka krijuar familje, ndersa Roberti eshte duke pritur Noren, e cila nuk ka kohe duke u marre me muzike, ndersa Patrisi duke pritur Robin, si vellai me i madh qe eshte, t'ia leshoj rendin.

Urojme, qe kjo pritje te mos zgjas shume per vellezerit simpatik. /Albavipnews/

Tuesday, 25 June 2013

Adelina Tahiri, "infektohet" me tinguj te muzikes orientale [VIDEO]

Si nje diva seksi

Kengetarja atraktive Adelina Tahiri, sapo ka lancuar videoklipin e saj me te ri me titull "S'je i pari" te realizuar nga produksioni Videos Art. Ende i kemi te fresketa pamjet e nxehta dhe provokative te kengetares nga nje set i fundit fotografik per nje magazine maqedonase, ku tani ne kete video vjen serish shume hot, duke konfirmuar statusin e nje dive seksi.

Por, ajo qe habit eshte melodia e kenges, qe gjason ne kenget orientale dhe refreni i kenges nuk kuptohet aspak pasi nuk kendohet ne gjuhen shqipe. Te pakten keshtu kane komentuar fansat te cilet kane shikuar videon e sapo publikuar ne Youtube.

Fakti me interesant eshte se kenga eshte punuar nga kompozitori i ri Elgit Doda, i cili duket se pas "Malagates", po eksperimenton me prurje te ketij lloji, ndoshta ne kerkim te suksesit qe ka perjetuar fenomeni "tallava". Se orientalja si trend i ri po troket ne skenen muzikore shqiptare deshmon edhe projekti i fundit i Sinan Hoxhes "Gili Gili", ku ai solli komplet "Bollywood"-in ne Tirane. /Albavipnews/


Ermali dhe Roberti, dy ikonat seksi ne kerkim te imazhit te ri...

Tatuazhet gjigande ne trend

Te dy ikona te seksit mashkullor, Ermal Merdani dhe Robert Berisha ndajne edhe nje gje tjeter te perbashket. Menjehere pasi Roberti para disa muajsh, realizoi ne krahun e tij te djathte nje tatuazh gjigant, ne anen tjeter te kufirit shqiptar, Ermali duket se e ka percjellur trendin me nje tatuazh te ngjashem fringo te ri, duke e mbuluar, sikur Roberti, ate te meparshim.

Duket sikur djemte qe kujdesen mjaft bukur per fizikun e tyre e qe, natyrisht, per kete pelqehen "tmerresisht" nga femrat, jane ne kerkim te nje imazhi te ri, ndoshta edhe ndonje jete te re.

Ermali, pas historise se dashurise me Francesken, eshte duke mbajtur ende statusin singell, dhe ende nuk ka gjetur vajzen e zemres, edhe pse, jo dhe i pa shoqeruar nga femrat. Ndersa ne anen tjeter, Roberti i lidhur prej shume vitesh dhe qe tani ka bere dhe vet do vite, ndoshta ka arritur shkallen e frustrimit, pasi qe nuk po mund te krijoj familje, pasi kengetarja Nora Istrefi, te ciles po i ecen biznesi i muzikes mire, ka hequr martesen nga agjenda dhe ka vene ne prioritet karrieren para cdo gjeje tjeter . /Albavipnews/

Saturday, 22 June 2013

Tuna kafshon si Rita

Kopjimet e Tunes

Derisa superhiti i sapo lancuar i kengetares Altuna Sejdiu ne bashkepunim me Cozman po merr pelqime dhe klikime marramendese ne Youtube, nga ana tjeter nuk po i shpeton edhe "akuzave" per kopjime, si ne veshje, sjellje ashtu edhe ne stil.

Keshtu ne fillim te klipit Tuna replikon gjestin karakteristik te kengetares tjeter te famshme shqiptare Rita Ora, ne kafshimin e stolive dhe bizhuterive te ndryshme, madje me nje mimike identike.

Ndaj keni kujdes, nga tani, Tuna eshte edhe nje "zog qe kafshon". /Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Tuna bites like Rita
While the newly launched superhit of the singer Altuna Sejdiu in collaboration with Cozman is taking likes and staggering clicks on Youtube, on the other hand it cannot escape also to "charges" for copying for the dress, the style and behavior. So at the beginning of the clip Tuna replicates gesture characteristic of other famous Albanian singer Rita Ora, the bite of various ornaments and jewelery, even with an identical mimicry. So, be aware, from now on, Tuna is also a "bird that bites." / Albavipnews/ ]]

Friday, 21 June 2013

Alberia, relaks ne Nju Jork

Alberie Hadergjonaj ne Nju Jork
Si nje yll hollivudi

Pas angazhimeve te shumta qe pati ne Evrope dhe klipit te ri te sapo lancuar "Asnjehere", kengetarja Alberie Hadergjonaj, fituesja e "Best Balad" ne Top Fest 10, te ciles per pak i "rreshqiti" nga dora Cmimi i Madh, tani ben relaks ne kontinentin amerikan ku eshte e vendosur prej shume kohesh, dhe ate pikerisht ne qytetin e Nju Jork-ut.

"Shume e lumtur qe jam ne NY... Relaksim", ka shkruar kengetarja ne dicituren e kesaj fotoje te postuar ne rrjetin e saj social.

Ndersa deshem apo nuk deshem te pranojme, syte na mbeten tek gjoksi i spikatur dhe i rrumbullaket i saj, dicka qe shume femra me te reja se ajo do ja kishin zili. Shpesh eshte akuzuar per nderhyrje me botoks apo tjera, por nuk ka dyshim qe vajza e Decanit, qe po i afrohet te 40-tave, po sfidon suksesshem te rinjte, madje dhe vete vajzat e saja te bukura. /Albavipnews/

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online