All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Alida Duka. Show all posts
Showing posts with label Alida Duka. Show all posts

Wednesday, 2 January 2013

Fenomeni Rita Ora


Të gjithë e quajnë fenomen dhe yll këngëtaren Rita Ora.

Kështu ka nisur edhe ideja jonë në bisedën me disa nga artistët më të njohur shqiptarë, ku për gazetën tonë kanë treguar dikush me disa fjalë e dikush nga krenaria që u dhuroi të gjithë shqiptarëve me suksesin e saj kjo artistë shqiptare me famë botërore, kanë shumë fjalë për të thënë për të.

Edhe ata vetë si artistë shqiptarë do të donin një ditë të kishin famën e saj, por konkretisht  çfarë mendojnë këngëtarët tanë për Rita Orën?

Genta Ismajli:  “Gëzohem për suksesin e saj, si të gjithë shqiptarët. Edhe unë mendoj njëjtë me ta.”

Ermal Fejzullahu: “Për Rita Orën çfarë të them, isha dje duke e analizuar në një performancë të “X Factor” të UK, dhe për mua ajo është një yll i lindur dhe po na e n’drit fytyrën kudo që shkon dhe kështu ne i urojmë edhe shumë më shumë sukses.

Friday, 21 September 2012

“My Life” i Alida Dukes ne diskot dhe radiot evropiane

Këngëtarja atraktive dhe me një zë dhe stil të veçantë Alida Duka, si duket, ëndrrën e saj për t’u dëgjuar edhe në Evropë e ka bërë realitet.

Ajo sapo e ka lansuar në tregun gjerman këngën me titull “My life”, një radio-mix, në bashkëpunim me N.V. dhe DJ Otello.

Vetëm pak ditë më parë, kjo këngë e bukur dhe ritmike ka nisur të dëgjohet, duke u promovuar me tre remikset e saj në Evropë dhe në diskot dhe radiot e huaja, ku po ecën shumë mirë.

Ndërsa për të gjithë ju që jetoni në Kosovë, këtë këngë mund ta dëgjoni vetëm në 91.1 Fm në Top Kosova Radio, pasi vetë këngëtarja ka dashur që kjo këngë të dëgjohet në radion më atraktive në Kosovë./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/.

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
"My Life" Alida Duke in European discos and radios

Attractive singer with a unique voice and style Alida Duke, apparently, her dream to be heard in Europe has become a reality. It has just launched in the German market with the title song "My Life", a radio-mix, in cooperation with the NR and DJ Otello.

Friday, 7 September 2012

Kengetaret shqiptare dhe plazhet nudo

Ndërsa këto ditë në të gjitha portalet shqiptare po qarkullojnë disa foto nudo të këngëtares Bleona Qereti, ndoshta si tentativë keqdashëse para koncertit të saj që do të mbahet sot në Prishtinë, besoj se kolegëve të saj kur i kanë parë këto foto u ka ardhur keq dhe janë tronditur duke bërë që të reflektojnë më mirë ata.

Por, jashtë kësaj, ne ditë më parë, gjatë temperaturave të larta të verës, e realizuam një anketë me disa këngëtarë shqiptarë që pranuan të flasin se a u pëlqen atyre që të marrin ngjyrë kudo dhe t’i frekuentojnë plazhet nudo.

Ne kemi dëgjuar se disa artistë shqiptarë i kanë frekuentuar ato, sidomos në Ulqin, por si duket artistët që ne pyetëm nuk i pëlqejnë plazhet e tilla, madje dikush e quan absurde pozimin në plazh nudo, por kishte edhe nga ata që nuk u pengonte. Por, ndërsa në bregdetin shqiptar në Shqipëri një plazh nudistësh ndalohet ende me ligj, çfarë thonë këngëtarët tanë në lidhje me frekuentimin e një plazhi të tillë?

Drenusha Latifi:
- Unë i falënderohem Zotit që më jep mundësinë të shkoj në dete e pishina dhe pak ka rëndësi se nga cilat anë marr ngjyrë, unë edhe kështu nuk jam e bardhë, marr lehtë ngjyrë nuk kam çfarë të ekspozohem shumë.

Tuesday, 4 September 2012

Alida serish me vellane Stine, me “Ti je”

Alida Duka, vajza që ende i dëgjohet hiti i saj në bashkëpunim me Stine ‘Lucky Girl’, si duket e ka ndërmend të sjellë një tjetër bashkëpunim, po me vëllanë e saj. Kënga quhet ‘Ti je’ dhe do të vijë së shpejti me një video shumë interesante.

Edhe vetë këngëtarja, e cila jeton në Gjermani, thotë se mezi po e pret, pasi jo vetëm melodia, por edhe teksti është shumë i bukur.

Ja disa nga vargjet e këngës “Se gjithçka që ti kërkon, unë do ta plotësoj… Se gjithçka që ti kërkon, unë do ta dhuroj”./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Alida Stine brother again, "You are"

Alida Duke, girls still hear her hit collaboration with Stine 'Lucky Girl', apparently intends to bring another collaboration with her ​​brother. The song is called 'You're' and will soon come to a very interesting video.

Friday, 20 July 2012

Bezdia e VIP-ave ne foto me fansat ne plazh

Nuk kanë shumë kohë për të bërë pushime dhe për të marrë rreze, sepse ata punojnë të paktën në ditët më të nxehta të verës.

Por artistët tanë ndonjë ditë para se të këndojnë në mbrëmje në një ambient veror, shfrytëzojnë ndonjë orë për të marrë disa rreze.

Por si reagojnë ata nëse ndonjë fans i tyre i takon afër pishinës apo detit dhe do të ketë një kujtim me artistin e preferuar. A janë këngëtarët tanë të ‘marrueshëm’ kur gjenden përballë fansit me rroba banje dhe u shmangen fotove të tilla? Ne i kemi pyetur disa prej tyre dhe ja se çfarë na tregojnë ata në këtë situatë.

Drenusha Latifi
Zakonisht po i shmangem se edhe munden ta keqpërdorin, unë kam shumë frikë dhe bezdi.

Grupi Aurora
Të jesh njeri i famshëm ngërthen me vete elemente pozitive dhe negative.

Saturday, 4 February 2012

Ditelindja e 30-te e Stines bashkon shume kengetare...

foto: petrit metohu
30 vjetori i Stines, ‘’Festa i bashkon shume kengetare, ata qe nuk erdhen e telefonuan per t’ia uruar’’

Fteses se Stines per ditelindjen e tij, i’u kishin pergjigjur gati shume kolege te skenes muzikore, festa ishte organizuar nga vet kengetari, dhurata kishte pasur me bollek dhe me shume shije, te pranishmit i argetojne Alida dhe Dr. Flori me kenget me te reja, kishin ardhur gati te gjithe koleget e skenes me perjashtim te atyre qe kishin pasur angazhime jashte vendit, por qe e kishin mare ne telefon dhe i’a kishin uruar. Adelina Berisha udheton nga Prishtina kurse Alida nga Gjermania. Anjeza Branka prezenton per here te pare bashkeshortin e saj ne publik.

Thursday, 2 February 2012

Alida Duka: ”Do te sjell ne Shqiperi një duet me Mr. President”

Vajza qe ka provuar Viva dhe MTV

Alida është motra e Stines, jeton prej disa viteve në Gjermani dhe përvec muzikës meret edhe me menaxhimin e një teatri në Hannover. Bashkëpunon me disa studio të njohura muzikore dhe vjen në Shqipëri sa herë që e mer malli për familjen. ”Vip Albania” realizoi një intervistë me këngëtaren e njohur e cila rrëfen historinë e saj të jetës në Gjermani, zënkat e adoleshencës dhe kujtimet e bukura të fëmijërisë.

Nuk konsumon alkool dhe duhan, dhe për këtë shpreson që mos e provojë asnjëherë, ushqim i preferuar i këngëtares është mishi i patës të cilin e gjenë gjithmonë në frigoriferin e saj pasi sic thekson Alida, ky lloj mishi kombinohet me lloj lloj ushqimesh të shpejta, pasi jeta e saj e stërngarkuar nuk i lejon që t’i dedikohet shumë kuzhinës së preferuar.

Sunday, 29 January 2012

Alida Duka: Se shpejti do me shihni ne MTV...

Alida: “Se shpejti me shihni ne MTV”

Shume artiste shqiptare kane premtuar per fame nderkombetare dhe pak e kane prekur vertet ate. Por, Alida Duka e njohur ne boten shqiptare te show biz-it si motra e madhe e Stines duket se eshte nje nga ato pak kengetare. Kenga e saj me e re se shpejti pritet te shfaqet ne MTV. Alida pritet te vije keto dite ne Tirane per te promovuar klipin e kenges te cilen se shpejti do ta shohim ne MTV. “Kenga eshte nje balade dhe titullohet ‘S’te fal”. Klipin e kam realizuar ne Hanover, ne Gjermani. Kompania e produksionit eshte ‘Xineloyd’ me te cilet kam bashkepunuar edhe per realizimin e dy klipeve te tjera ‘Dance with me’ dhe ‘Play’”, - thote Alida per “Bluetooth”. Persa i takon planeve qe lidhen me Shqiperine Alida shprehet: “Ende nuk e kam vendosur nese do te shfaqem ne ‘Top Fest’, por eshte dicka te cilen po e mendoj akoma. Cfare eshte e sigurt ka te beje me bashkepunimin tim me ‘Mr. President’”. Grupi gjerman ‘Mr. President’ u bene shume te njohur ne te gjithe Evropen, normalisht edhe ne Shqiperi pas publikimit te hitit Coco Jambo. /bluetooth/janar 2012/
- - - - - - - - - - - - - - - -

Saturday, 28 January 2012

VIP Ballina, Revista BLUETOOTH - 28 Janar 2012

Revista BLUETOOTH, 28 Janar 2012
  • Valbona Mema dhe Rezi, sherr ne klipin e Ingritit dhe Ciljetes. Shahen me fjale fyese ne publik. Shkaku? Rozi! Fotot ekskluzive te VIP-ve ne prapaskenat e videoklipit
  • Blero ka frike nga gruaja
  • Linda Halimi: "I urrej femrat qe bejne plastike e behen si Pornostar"
  • Alida Duka: Se shpejti me shihni ne MTV
  • Roberti i Nora Istrefit, "gjuetar" i kolegeve te se dashures
  • Bledi Strakosha ne mbrojtje te Gay-ve
  • Suprizat e "Dancing with the Stars"! Mes konkurrenteve perfliten Dreshaj, Kapexhiu, Gaxha dhe Libohova. Alfred Kacinari ne vend te Canit ne juri!
  • Diellza Kolgeci kombinon recipetat me vathet
  • Seldi ben tatuash emrin e te fejuares
  • Ogreni, menaxheri i Nedes
  • Rikthehet "Apartamenti 2XL". Turjan Hyska: Lisa eshte seksi, Arvizu vdes per te
  • Adi Krasta sulm qeverise dhe Gjebreas?!

Saturday, 21 January 2012

Alida Duka: Kenga per MTV gati...

Alida Duka: ”Jeta ime ne Gjermani mes kenges, pianos dhe menaxhimit te teatrit”

Kengetarja e re Alida Duka se shpejti pritet qe te befasoje me surprizat te cilat eshte duke i pregaditur per kete vit. Ne kontaktuam kengetaren per te mesuar se cfare eshte duke punuar dhe si po ecen jeta e saj ne Gjermani, dhe ja cfare mesuam nga ajo.

‘’Plani i pare qe dua te realizoj kete fillim viti eshte kenga ‘’Let me be the one’’ per MTV e cila edhe pak dite eshte ne perfundim si edhe balada ‘’S’te fal’’ te cilen dua ta sjell ne fund te muajit ne televizionet shqiptare’’, thekson kengetarja per planet ne muzike duke thene se pas ketyre kengeve ajo do te shfaqet dhe me nje duet per te cilin nuk deshiron te zbuloje detaje. ‘’Me tej do te paraqitem ose me bashkepunim per te cilin nuk kam vendosuar akoma se me ke sepse kam patur shume oferta ndaj nuk mund t’iu them akoma saktesisht’’, tregon Alida. Ne e pyetem gjithashtu edhe per disa gjera te tjera rreth jetes se saj ne Gjermani.

VIP Ballina: Revista INTERVISTA - 21 Janar 2012

Revista INTERVISTA, 21 Janar 2012
  • Eksluzive: Stripman Albania Erioni Show: Si po xhiroj nje film shqiptar porno ne Tirane
  • Gazmend Paja: Bej dashuri dhe jo lufte
  • Sinan Hoxha: E dua dhe e urrej veten!
  • Per here te pare ne shtypin shqiptar, interviste me dy hakersa: Si jua vjedhim cdo pasuord...
  • Alida: Sukses ne MTV!
  • Jeta Faqolli: Eshte koha per te festuar
  • Shkenda Dubova: 2000 euro per nje koncert!
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
INTERVIEW Magazine, 21 January 2012
Exclusive: Albania Stripman Erion Show: How I shoot a porno film in Tirana Albania
Gazmend Paja: make love, not war
Sinan Hoxha: I love and hate myself!
For the first time in the Albanian press, interview with two hakersa: How we steal any password? ...
Alida: Success on MTV!
Faqolli Life: It's time to celebrate
Shkenda Dubova: 2000 euros for a concert! ]]

VIP Ballina: Revista PANORAMA PLUS - 21 Janar 2012

Revista PANORAMA PLUS, 21 Janar 2012
  • Amarda Toska: Do jemi perseri tek "Dancing", ende asnje plan per femije
  • Linda Halimi transformohet, riben fytyren nga e para
  • Ermela Mezuraj: Ju tregoj ritakimin pas 8 vitesh me Jotin, planet per martese dhe femije
  • Frederiku dhe Alisa ne pritje te femijes se dyte
  • Ja disa nga emrat VIP qe kane marre oferten per te qene konkurrente te "Dancing"
  • Edita Abazi harron Noizin dhe historine e dhimbshme, dashurohet perseri!
  • Adelina Ismajli tani planifikon me Valin fejesen dhe martesen
  • Adi Krasta rikthehet neser ne show-n e pare te vitit 2012
  • Sinan Hoxha shan serbet nga nena ne koncert, reagime ne forume
  • Neda emerohet zedhenese e Aleances Kuq e Zi, fansat shprehen kunder
  • Ledina Celo publikon fotot e reja me djalin, Erlisin
  • Emina & Nazarian drekojne ne Los Angeles me David dhe Victoria Beckham

Sunday, 15 January 2012

Dhurata e vecante qe moren Vipat per Vitin e Ri

Cfare dhurate mori Rovena Stefa, Gold AG, Gjyste Vulaj, Lori, Katrina Selimi. Genta Ismajli, Alida Duka?

Të gjithë i duan dhuratat, natyrisht edhe mbreti nuk e refuzon atë. Por edhe artistët të cilët falë punës së tyre dhe parasë që fitojnë provojnë të blejnë dicka më të shtrejtë apo më të vecantë se njërëzit e thjeshtë, morën disa dhurata të vecantë që i gëzuan, por edhe u befasuan nga ato.

E nisim me të parën, këngëtarja e cila vitin që lamë pas ishtë më e lakuara për punën e saj, por dhe për angazhimet e saj, apo hitet, Rovena Stefa, në fillim në programin “Fansi kënkon dhuratë nga artisti” në Top Kosova Radio, kishte bërë një dhuratë, e ajo ishte një panoramë ku brenda tregonte një hartë të Shqipërisë etnike, e cila ia dhuroi një adhuruese të saj.

Por dhe këngëtarja mësuam se ka marrë një dhuratë, nga babagjyshi i Vitit të Ri dhe është pikërisht kjo makinë e tipit Jaguar të cilën po e shihni në këtë foto me Rovenën. Ta gëzojë është urimi ynë, ndërsa lexuesit pyesin se kush ia dhuroi? Me të vërtetë ndonjë babagjysh seksi! hahaha.

Tuesday, 3 January 2012

Alida gati për MTV

Këngëtarja, e cila shquhet për një stil të veçantë në mënyrën dhe interpretimin e këngës, Alida, që është motra e këngëtarit Stine, është duke u bërë gati për një surprizë që të gjithë e duan.

 Ajo e ka realizuar videon enkas për kanalin muzikor MTV, që mban titullin "Let me be the one". Ajo ka treguar për gazetën tonë se vetëm pak ditë dhe videoja do të jetë gati për MTV.

Por, vajza e hitit "Lucky Girl" është duke menduar edhe për një baladë të bukur në gjuhën shqipe. Ne gëzohemi kur dëgjojmë që një tjetër emër i muzikës shqiptare do të shihet në kanalin muzikor të huaj./Maksim GJokaj/kosova sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -

Saturday, 31 December 2011

Vipat dhe mesnata e ndërrimit të moteve

Të shpërndarë në të katër anët e botës

Këngëtarët shqiptarë natën më të hareshme të vitit kryesish do ta kalojnë nëpër restorante dhe hotele të ndryshme duke argëtuar mysafirët dhe natyrisht se këtë do ta bëjnë për para të majme

Në anketën për “Kosova Sot”, këngëtarët e estradës kosovare flasin për angazhimin e tyre me rastin e Vitit të Ri. Ja se çfarë na deklaruan ata.

Sabri Fejzullahu:  “Më 31 dhjetor do të jem në Hagen të Gjermanisë, më 1 janar do të jem në Lucern-Zvicër,  ndërsa më  2 janar do të jem në shtëpinë time me gruan fëmijët, nipa e mbesa, pra do ta kompensojë natën e parë dhe të dytën.”

Afërdita Dreshaj dhe Meda do të jenë në Nju- Jork
Bleona Qereti: “Në St Moric Zvicër, ose në St. Barth, nuk kam vendosur akoma a do ta kaloj me borë apo me diell.”


Sunday, 26 June 2011

Alida Duka, Intervista Standard Qershor 2011

Alida: Per veren kam gati nje surprize me Stinen

Ka disa kohe qe i mungon tregut muzikor, por Alida Duka - motra e madhe e Stines - i ka bere mire llogarite; jo me kot do te rikthehet me nje bashkepunim me te vellane, aq me teper qe duetet jane shume ne mode gjate veres. Kenga me e fundit ku kemi pare Stinen, ka qene ne bashkepunimin e tij me Ingrid Gjonin, “Relax”, ndersa kesaj here, moter e vella do te vijne me ritmet shperthyese te muzikes RnB. Klipi sakaq eshte realizuar, pritet vetem me dite transmetimi i tij ne ekranet muzikore apo radio. Edhe pse Alida prej vitesh ka ngritur jeten e saj ne Gjermani, ku jep leksione pianoje dhe kercimi, endrrat dhe ambiciet i mban te lidhura se pari me Shqiperine. “Duke qene se une ketu kam vite qe jetoj, normalisht kam krijuar kontaktet e duhura, kam pasur oferta ne Hanover dhe Berlin, por nuk me pelqen te jem e varur nga dikush, ndaj kam vazhduar me tej pa ndihmen e tyre. Normalisht qe e vetme

Wednesday, 21 January 2009

Alida Duka, Motra e Madhe e Stines

Alida
/photo panorama/

ALIDA MOTRA E STINES
Ju rrefej peripecite ne Gjermani per t’u bere kengetare

Asnje kengetare ne Shqiperi nuk kercen si ajo. Sepse quhet “free style”, stili i zezakeve te sprovuara ne skene dhe te gatshme per te sfiduar djemte repera. Eshte Alida Duka, motra e madhe e Stines, qe ka hyre ne tregun muzikor shqiptar me kete stil. Pas publikimit te klipit te ri “Sa duhemi” ajo tregon jeten qe ben ne Gjermani dhe peripecite, qe ka kaluar per t’u bere kengetare. Koncertet atje dhe mesimet hip-hop, qe jep per vajzat gjermane i tregon ne kete interviste.

Kur keni nisur te merreni me kengen?
Kam filluar qe ne moshe te vogel, me sakte qe ne fillore per piano deri ne klasen e tete, pastaj kalova ne liceun artistik per kanto. Por muzika ka qene shoqja ime me e mire e pandashme gjate gjithe jetes. Deri tani ka qene frymezimi im, arsyeja per te jetuar dhe gjithcka tjeter.

Si i keni kaluar keto vite ne Gjermani?
Largesia ka ndikuar shume tek une me peripecite e saj, por me kane sherbyer per mire gjithmone.

Klipi juaj i ri “Sa duhemi”, si eshte pritur dhe cfare vleresimesh moret?
Po, ne radhe te pare mora vleresime nga Nesti, i cili nuk ben lehte komplimente. Gjithashtu, pashe menjehere reagimin e fansave qe kane shkruar per mua. “Sa duhemi” eshte nje kenge qe nuk ishte parashikuar fare te realizohej, por ja qe nganjehere gjerat spontane dalin me mire.

Ju jeni motra e Stines, si ecen bashkepunimi dhe si sillet ai me ju?
Ai eshte nje vella qe gjithkush do kishte deshire ta kishte. Ka qene dhe mbetet per mua nje shok i mire, pasi flasim hapur me njeri-tjetrin.

Atehere perse mungon nje duet ne skene?
Kemi dashur qe ne Top Fest 1 te dilnim bashke ne nje duet, madje kishim pergatitur dhe kengen, por nuk u be e mundur per faktin se atehere nuk mund te shkeputesha dot nga Gjermania. Por kjo s’do te thote qe ne te dy nuk do te bejme nje bashkepunim. Le te mbetet surprize per ju.

Cfare jete beni ne Gjermani?
Nje jete normale, te qete e plot gjalleri dhe pa probleme. Eshte nje jete e ftohte, por qe tani jam mesuar dhe nuk me ben pershtypje.

Jeni e perfshire ne rrethin artistik atje?
Po, para dy muajsh mora pjese ne konkursin muzikor “Staret e se nesermes”, per vleresim ne kenge dhe klip. Tani kam nje projekt me producentin gjerman Lousy Tunes, me te cilin po punoj per realizimin e nje kenge shqip dhe gjermanisht, qe flet per te rinjte, qe nuk kane asnje te ardhur. Eshte i njejti producent, me te cilin po punoj per albumin tim. Gjithashtu, jam thirrur ne koncerte qe mbahen ne Heilborn, Shtutgart, Berlin, Hanover, Hamburg. Por gjate javes jam e angazhuar me vajzat e kercimit, pasi jap mesime hip-hopi.

Alida

Si keni arritur ketu ku jeni, i kujtoni veshtiresite me te cilat jeni perballur?
Natyrisht qe kam pasur shume veshtiresi, pasi nuk eshte e lehte t’ia dalesh ne nje vend te huaj, ku cdo gje nis nga e para. Por si mua dhe Stinen, kjo gje na ka bere te forte, te mesojme shume nga jeta dhe te kerkojme me shume nga ajo.

Cila nga kenget ka lidhje me jeten tuaj?
Disa. Te pakten kenget qe shkruaj vete. Ndersa kengen e publikuar “Sa duhemi”, tekstin dhe muziken i ka bere vete Stine. Ai e di me mire kush dhe cfare perfshihet brenda tekstit.

Keni nje kengetare idhull, cila eshte?
Ciara, natyrisht sepse eshte nje femer sexy, me shume stil, me pelqen.

Vihet re ne klipet tuaja veshja ekstravagante dhe stili i vecante ne te kercyer. Si do te mund ta perkufizonit veten?
Une kam qene gjithmone nje tip qe me pelqente te isha e vecante. Dhe stili i kercimit “free style” ka qene pasioni im. Ndaj dhe permes klipit kam dashur te transmetoj, se kush eshte Alida e vertete.

Ekstravagante jane dhe veshjet tuaja, cizme te gjata, bizhu te renda?
Po une veshjet i stiloj vete, po ashtu dhe koreografine e kercimit e bej vete. Dhe ky eshte stili im.

Keni marre pjese ne Top Fest 5, tani vini me klip, cfare plani keni me tej ne muzike?
Te planifikosh shume nuk eshte mire, por dhe pa plan nuk mund te ecesh kurre ne jete. Tani per tani po pergatitem per nje kenge te re ne Top Fest 6, si dhe po punoj per kenget e albumit tim. Me tej te shohim. /panorama/17.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online