All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Alma Bektashi. Show all posts
Showing posts with label Alma Bektashi. Show all posts

Monday, 25 March 2013

Revista PALOMA - 23 Mars 2013

Revista PALOMA, 23 Mars 2013
  • Miriam Cani: Se shpejti, martesa me Albanin
  • Sheila: Nuk e ndava une Dj Blunt nga e dashura
  • Bertina ne nje lidhje te re? I merr te dashurin Gentes
  • Etleva BB6: Djemte pelqejne vajzat si une, jo imoralet
  • Linda Halimi kendon para familjes se Michael Jackson. Stevie Wonder deklaron publikisht: Linda, ti je nje diva qe do shkosh shume larg!
  • Big Brother; Te gjitha femrat e Viganit dhe Edberit
  • Bleona Qereti performon per homoseksualet krah emrave te medhenj te muzikes. Deklaron: Do t'ia kaloj Gaga-s dhe Mary J Blige me performancen time
  • Alma Bektashi dhe Elton Deda rikonfirmohen pjese e jurise se "The Voice". Xhemi prezantuese.
  • Blero bashkepunim me Rita Oren?
  • Pas Bleones eshte radha e Genta Ismajlit te luaje ne nje film te huaj
  • Florent Kullolli (djali i tezes se Elones): "Mikesha e ngushte e Elones, vajza e presidentit"

Thursday, 16 February 2012

Alma Bektashi: Rina eshte artiste e kompletuar dhe uroj qe te bej karriere jashte...

Alma Bektashi: Fituesja e “The Voice”, Rina e denje per tregun boteror

Ka spikatur ne skenen shqiptare me vecantine e saj jo vetem vokale, por edhe ate interpretative. Alma Bektashi, kengetarja nga Prishtina u be e njohur dhe shume e dashur per publikun shqiptar qysh me kenget e saj te para te kenduara ne festivale. Alma, trajneria karizmatike e “The Voice”, vjen ne kete rrefim te gjate duke treguar me shume, jo vetem per eksperiencen e saj ne kete spektakel, por edhe per veten e saj.

Nje vajze nga Prishtina qe vjen nuse ne Tirane, njohja me bashkeshortin, Sokolin dhe dashuria qe lindi nga librat. Jeta mes Tiranes dhe Prishtines, dy dashurite e medha te saj, si dhe marredhenia me femijet, ku duke qeshur tregon sesi vajza i thote: “Te dua, sepse je mami me e cmendur ne bote”. Dhe gjithe kjo energji vjen prej shpirtit nje artisteje te mirefillte, jo aq per shkak te shkollimit dhe as zerit, por sepse ajo ka lindur e tille. Artiste ne shpirt. Me nje ciiltersi dhe energji pozitive ajo na tregon gjitheka nga vetja, nga ndjesite si nene, si pedagoge dhe artiste.

Thursday, 29 December 2011

Alma Bektashi kete Vit te Ri me familjen...

Alma Bektashi: Vitin e Ri do e festoj me familjen

Kengetarja e njohur e skenes shqiptare Alma Bektashi ka vendosur qe kete vit te kenaqet duke festuar ne gjirin familjar. Themi kete vit sepse jo gjithmone ka qene kjo mundesi. Asaj shpesh i eshte dashur ta prese Vitin e Ri jashte shtepise per shkak te angazhimeve me kengen. Por sivjet Alma e ka ndare mendjen dhe madje ka bere dhe nje plan. Ajo do mblidhet me familjen e vet ne Tirane, perpara tavolines se mbushur plot me gatimet e veta. Alma na tregon se e ka zgjedhur Tiranen posacerisht per te festuar sepse e dashuron kete qytet. E ka marre malli te ulet me familjen ne tavoline e te njeke programet televizive festive. Thote se i pelqen shume te gatuaje, dhe tavolinen e festes ia ka lene gati familjes edhe kur i eshte dashur te levize per te kenduar. posted at albavipnews.blogspot.com. Edhe ne tryezen e Almes nuk do mungojne gatimet tradicionale, gjeli i detit, bakllavaja qe e pergatit vete etj. Ketyre i shtohet dhe nje tjeter pjate tradicionale kosovare qe quhet “pace” por nuk eshte gjelle. Eshte nje lloj embelsire qe pergatitet me pete, e qe ngjan me bakllavane. Alma do i beje te gjitha, deri te sallata ruse. /adeljada xhamani/bluetooth/dhjetor 2011/
- - - - - - - - - - - - - - - -

Tuesday, 29 November 2011

Shqiperia e Madhe Po Ndodh... Artistikisht!

Shqiperia e madhe artistikisht

Kohet e fundit “Hajde te Alma” eshte kthyer ne nje nga shprehjet me popullore neper rruge! Por, para se ne te shkonim tek Alma, kjo e fundit erdhi tek ne ne fillim te viteve 90!

Menjehere pas ardhjes se demokracise, artistet shqiptare nga Kosova e Maqedonia realizuan ate qe politikisht sot ende eshte herezi! Shqiperia e madhe!

Armend Rexhepagici do te ishte nje nga te paret qe do te shkelnin kufirin! Shume e cuditshme iu duk shqiptareve performanca e “Kalle Kalle” ne festivalin e 1992! Sot, artistet nga trevat shqipfolese jane jo vetem nje realitet, por nje prezence po aq e madhe sa shqiptaret e Shqiperise! Mjafton te kthejme ne kujtese edicionin e trete te Top Fest, ku fitues u shpall Alban Skenderaj dhe Kthjellu me kengen “Dicka”!

Friday, 18 November 2011

Alma Bektashi: Dua te bej nje liber per muziken moderne...

Alma Bektashi: Rikthimi im ne ‘The Voice’

Alma Bektashi ka folur per karrieren e saj si kengetare dhe per rolin e trajneres ne emisionin ‘The Voice of Albania’.

Kengetarja kosovare ka theksuar se kohet e fundit nuk ka qene shume aktive ne boten e muzikes per shkak se ka qene shume e ngarkuar me “plotesimin e vetes”.

“Kam studiuar dhe nuk mund te them qe kam qene pushim. Kam qene me e ngarkuar madje. Une jam munduar te perfeksionoj veten. Gjithashtu jam marre me nje liber timin “Zeri dhe Aktori” ku shpjegohet vokali dhe transformimi i tij. Kam bere edhe nje master per dramaturgji. Kam dashur te plotesohem”, tha Bektashi e ftuar ne studion e emisionit ‘Pasdite ne Top Channel’.

Sunday, 25 January 2009

Nga Jeta e Nje Gruaje: Alma Bektashi

Alma Bektashi
/photo rtk/

Alma Bektashi, Nga Jeta e Nje Gruaje

Kengetarja nga Prishtina, prej vitesh eshte e martuar me nje shqiptar /mendon nga Shqiperia... sikur Alma te mos ishte vet shqiptare – teni/. Eshte sakaq nena e dy femijeve, nje vajze dhe nje djali. Angazhimi profesional i perditshem i Alma Bektashit eshte mesimdhenia ne Akademine e Arteve, pa perjashtuar preokupimet e tjera prej kengetareje. Ajo rrefen 24-oreshin tipik te saj...

Ne c' ore e vini zilen... kur fillon dita juaj cdo mengjes?
Zilen e ve ne oren 8:30 sepse eshte koha kur duhet te bej gati djalin per ne kopsht. Pastaj nisem per ne pune, ne fakultet...

Pergatitja e perditshme per te dale nga shtepia, ne shoqerine e emisioneve televizive te mengjesit, muzike... cfare ka ne sfond?
Natyrisht, kur zgjohem ne mengjes, pasi bej nje kafe, ndez televizorin. Duke u bere gati, marr edhe informacione mbi te rejat e dites...

Cila eshte marredhenia juaj me shtypin? A i lexoni gazetat? Cilat jane rubrikat qe ju interesojne?
Gazetat i lexoj rregullisht, pikerisht ngase dua qe te jem e informuar. Qofte per gjerat qe ndodhin Prishtine apo ato qe ndodhin ne Tirane. Jo me pak e interesuar jam per cka ndodh ne bote. Sa i perket marredhenieve personale qe kam me shtypin, do te thosha se i kam shume te mira... Ketu dua te bej nje dallim te vogel: me mire ndjehem ne intervista televizive se ne median e shkruar. Me ka ndodhur qe te mos i gjej te shkruara fjalet krejt ashtu sic i kam thene. Merzitem kur fjalia merr kuptim tjeter... Por prape, kjo nuk ndikon ne marredheniet e mia me shtypin ne pergjithesi.

Kafja e pare e dites jashte? Si e shijoni, ku e shijoni, ne shoqerine e kujt?
Nese nuk kam pune ne mengjes, kafene e mengjesit e pi ne shtepi, pastaj dal. Nese kam pune qe ne mengjes, atehere e pi jashte, ne shoqerine e mikeshave ose kolegeve te mia.

Dreka, nje rit familjar apo pjese orarit te punes?
Dreka ne shtepine time eshte, rit. Une vij e para nga puna. Pastaj vjen ime bije, 11 vjec, nga shkolla. Marr dhe djalin nga kopshti dhe te tre presim Kolin te vije nga puna. Keshtu qe dreken e hame te gjithe bashke, rreth ores 17 e 30. Pothuajse cdo dite keshtu. Riti mund te prishet vetem atehere kur une mund te jem me ndonje aktivitet artistik ose kur im shoq eshte teper i zene me pune. Pas drekes, te gjithe i kthehen puneve ose obligimeve qe kane.

Gatuani?
Gatuaj me kenaqesine me te madhe dhe cdo dite gjera te ndryshme... Per mua gatimi eshte art me vete... Madje, me pelqen t'i rregulloj dhe t'i servir gjerat bukur ne tavoline.

Thate se ktheheni e para nga puna, por cila eshte ora qe ju gjen ne shtepi?
Nese jam ne ligjerata, ne shkolle, vij me heret, por nese me del ndonje pune, si bie fjala, te jem ne studio duke regjistruar ndonje kenge, nese kam ndonje takim te rendesishem pune ose studentet e mi kane nevoje per prova shtese, atehere kthehem me vone...

Alma Bektashi

Cili eshte argetimi juaj i preferuar orareve te pasdites apo i oreve te para te mbremjes?
Argetimi me i madh ose, do ta quaja antistresi me i mire ne bote, eshte kur jam me femijet e mi dhe kenaqem me ta, flasim, luajme... Une madje nganjehere habitem kur e gjej veten me ndonje kukull te cilen e mbaj ne duar, e vesh, i kreh floket... Edhe goca ime qesh me mua kur me sheh me kukull ne dore.

Dicka me te hollesishme per kohen tuaj ne dispozicion te femijeve...
Une kam deshire qe t'i perkushtohem femijeve maksimalisht, nje fjale e urte thote: mundohu ta edukosh dhe t'i japesh shume dashuri femijeve qe kur jane te vegjel, sepse po fillove t'i edukosh pas moshes gjashte vjec, eshte vone.... Une hyj tek ato nenat do ta quaja pak te "cmendura" pas femijeve sepse dua qe gjithcka te jete e persosur tek ata... Nganjehere burri me thote: "o Alma po leri rehat se kane nevoje edhe ata per boten e tyre"... Te them te drejten nuk ka faj.

Libri i fundit qe keni lexuar, shfaqja apo filmi i fundit qe keni pare?
Tani kam disa libra ne duar... Mos u cuditni... Nuk eshte qe une lexoj tri libra njeheresh. Por kjo eshte per shkak te studenteve te mi, te cilet jane duke u pergatitur per provime semestrale. Prandaj jam duke lexuar disa prej tragjedive greke, vepra te Shekspirit, Cehovit... Duke marre parasysh qe edhe aktoret kane pune me zerin atehere edhe i japin rendesi teknikes vokale dhe artit e te folurit skenik.

C'marredhenie keni me shopingun? C'kohe te dites apo c' dite te javes i kushtoni?
Nuk jam e cmendur pas shoping-ut edhe pse femrat e kane si terapi.. Kam deshire te kem gjera te bukura dhe kam shume veshje ne dollapet e mi... Por, me besoni, qe kam edhe veshje te tilla qe akoma nuk ua kam hequr etiketen... Gjithsesi dal per shoping me mikeshat e mia. Dal shpesh me mikeshen time, qe e kam shume perzemer, Jonida Maliqin... Dalim edhe per kafe, edhe per shoping...

Cilat jane angazhimet tuaja te para gjumit?
...Nuk me ze gjumi po nuk i "rehatova" te gjitha gjerat, pastaj marr ndonje roman dhe e lexoj deri sa te me mbyllen syte. /panorama/25.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Tuesday, 4 November 2008

Tash dhe Dikur: Armend Rexhepagiqi Mbetet i Njejti

Jehona Sopi Armend Rexhepagiqi Ilir Berani dikur
/photo gazeta express/

TASH DHE DIKUR

Kengetarja Jehona Sopi dikur percjellese e “Miss Kosova 1995”. Sot Shyhrete Behluli heq bengun nga fytyra. Naim Abazi nga tirq ne stil alla Kubanez. Mihrija nga kenget per lule e livadhe ne diskoteka. Gili dhe Ilir Berani nga kenget per fjollen ne ate “Budall Budall”. Armend Rexhepagiqi mbetet i njejti!

Prishtine, 2 nentor — Askush nuk mund te qendroje gjithmone i njejte. Madje as ata qe jane ne kerkim te lengut te perjetesise. Dikush qartet dhe trenohet nga rinia e dikush huq nga pleqeria. Pasi deri me tani nuk eshte gjetur lengu qe te ben me te ri atehere si alternative vine intervenimet e ndryshme. Por ka te tille qe shume bukur e percjellin trendin e kohes pa i hy skallperit. Ndryshimet qe kane pesuar yjet tona shume here jane aq drastike saqe eshte i pa imagjinueshem te kuptohet ndryshimi.

Po ia nisim nga kengetarja Jehona Sopi. Sopi ne vitin 1995 ishte zgjedhur njera nga percjelleset e “Miss Kosova” ndersa kuroren e kishte marre Diellza Kolgeci. Asokohe, Sopi mbante floke te shkurter, qe per vitin 1995 mund te cilesohet edhe si nje guxim i madh i marre nga nje femer. Sopi ishte ne shkollen e muzikes dhe ende nuk kishte marre epitetin e kengetares. Nga ajo qe thote prezantuesi Leke Zherka, qe sot eshte drejtor i televizionit KTV, Sopi eshte shtyre nga nje shoqe e saj qe te merr pjese ne “Miss Kosova”, duke i thene qe ajo eshte e bukur.

Shiko Miss Kosova 1995

Kjo eshte e vertet, Sopi 14 vjet pas duket ende e bukur, shume here me serioze sesa qe e gjejme ne Miss Kosova 1995. Po e leme Jehonen dhe dalim tek dicka me tradicionale dhe tek kengetarja Shyhrete Behluli. Behluli koheve te fundit, fale mjekesise, nga ana e djathte e faqes ka hequr nje beng apo shenje. Ky ndryshim eshte nje shenje me shume sesa kosovaret me aq padurim e kane pritur zhvillimin e kirurgjise ne vend. Madje Behluli, nuk ka me as rrudha ne fytyre qe te shtine te supozosh se a eshte kjo dore e zotit apo e mjekut.

Shyhrete Behluli Tash dhe Dikur

Po dalim pak te dicka me drastike. Eshte kengetari dhe shoumeni Naim Abazi, i cili vite me pare (fjala eshte per kohen e RTP-se) ishte nje thatanik i dobet, i cili para publikut vishte tirq kurse sot eshte nje “bucko” qe i vizillon fytyra nga makijazhi dhe veshjet alla Cuba, larg modes se dites se sotme. E mos te flasim per ndryshimet drakonike qe i ka bere zonja Braha – Abazi. Per kete nuk ka koment dhe me mire do te ishte te klikoni emrin e saj ne youtube dhe ta percjellni ndryshimin e saj nder vite.

Naim Abazi Tash dhe Dikur

Ndersa njeri nder kengetaret qe ka ruajtur nje stil te tij goxha kontemporan, pa marre parasysh kohen dhe trendet e ndryshme eshte Armend Rexhepagiqi. Kjo foto qe po shihni eshte marre nga nje video ne vitin 1989, gjate performimit ne festivalin Jugovizija. Rexhepagiqi po kendonte kengen “Mami, Mami”, e shkruar nga Aida Baraku:



Ndersa sa me ma shume sens kane qene kenget e Ilir Beranit dhe Gilit shikojeni videon:



Ne kete video eshte Ilir Berani, Gili dhe nje person (Aida) ne trion e quajtur Rona duke kenduar kengen “Fjollat”. Sot, Gili nuk kendon per fjolla por kendon kengen e saj “Budall Budall”. /milot hasimja/gazeta express/03.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online