All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Ana Baron. Show all posts
Showing posts with label Ana Baron. Show all posts

Monday, 2 February 2009

Ana Baron, 6 Vjet Futboll me Tiranen e Maskuar si Djale!

Ana Baron
/photo shekulli/

Historia e pabesueshme e “Ronaldinjes” shqiptare. Babai e donte futbolliste. Luajti me djemte, dhe sekretin e saj e dinte vetem trajneri

ANA, VAJZA QE LUAJTI 6 VJET FUTBOLL ME TIRANEN, E MASKUAR SI DJALE

Eshte golshenuesja me e mire. Te gjitha kundershtaret e kane frike, sepse sulmon si nje tiger dhe nuk ndodh te gaboje. I ka dhuruar ekipit te saj 16 gola ne kampionat dhe ndonese eshte vetem 16 vjec, ka nje eksperience me te gjate se koleget e saj qe jane me te rritura. Ana Baron, shoqet e therrasin Ronaldinja. Historia e Anes eshte shume e vecante, sepse ajo ka luajtur me ekip djemsh qe ne moshen 5 vjec dhe i eshte dashur qe te maskohet si djale, qe te mos e perjashtonin nga ekipi. Ajo eshte nga Fieri, por ka lindur ne Milano dhe jeton ne Tirane.

Ana, sa vjet keni qe luani futboll?
Kam 8 vjet qe luaj futboll.

Me ke luaje, duke qene se para 8 vitesh nuk kishte ekip per femrat?
Luaja me djemte. Ne nje ekip djemsh. Dhe nese doni ta dini, nuk lejohej qe te luaja ne nje ekip djemsh, por une kam luajtur me ta per disa vjet me radhe.

Po si ia benit qe nuk te perjashtuan?
Sepse askush nuk e dinte qe jam vajze, pervec trajnerit qe i kishte thene babai. Ne jemi familje futbollistesh dhe babi e donet gjithmone qe une te luaja, duke ditur edhe talentin tim. Keshtu, vendosi te me fuste ne ekip me cunat dhe ne fakt ngjaja tamam si djale. Isha cuni me i bukur i ekipit (qesh).

Po kundershtaret ju dalluan ndonjehere qe jeni vajze?
Ka qene nje moment kur po luanin me nje ekip djemsh brenda Tiranes. Une, ne fakt, bera nje faull, pasi nderhyrja ime ishte e parregullt dhe rrezova kundershtarin. Ai u ngrit dhe kerkoi karton ndaj meje. Ndersa gjyqtari e kuptoi se jam vajze dhe i tha, jo vetem qe nuk do t’i jap karton, por te vije turp qe te rrezoje nje vajze.

Keni patur pengese nga prinderit, qe iu futet sportit te futbollit?
Absolutisht jo. Madje, po iu them qe i kam patur mbeshtetjen time me te madhe. Mami eshte tifozja ime me e zjarrte dhe me ndjek ne te gjitha ndeshjet. (Nderhyn organizatori i ekipit, Genc Ymeraj, duke thene se, madje,mamaja e Anes shan sa here i behen padrejtesi ne fushe Anes. Ana: “O Genco, mos i thuaj te gjitha, se vetem nje here ka ndodhur kjo”.)

Habiten njerezit kur u tha qe je futbolliste?
Duhet te pranojme qe futbolli i femrave nuk njihet ne vendin tone, ndaj dhe habia nga njerezit ndodh shpesh.

Fakti qe je futbolliste femer, te jep mundesine te jesh me shume ne qender te vemendjes se djemve se vajzat e tjera?
Ah, kete nuk e di.

Keni me shume tifoze meshkuj apo femra?
Me shume jane meshkuj, por nuk mungojne as femrat.

Po adhurues meshkuj qe ju ndjekin neper ndeshje keni?
Edhe ka. Gallata eshte se na hedhin numrat e telefonit ne fushe, apo kur futemi ne furgon per te ardhur ne stadium. Nuk mund te them se ndodh shpesh, por ka edhe raste te tilla.

Cili eshte futbollisti qe pelqeni me shume dhe me ke jeni tifoze?
Nese me pyesni per te huaj, eshte Kaka dhe tifoze jam me Milanin. Ndersa nga shqiptaret me pelqen Lorik Cana.

Endrra e Anes futbolliste?
Te luaj ne ndonje ekip te madh profesionistesh ne Gjermani. Do punoj shume qe ta realizoj kete enderr. /shekulli/01.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online