All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Anita Mucaj Haradinaj. Show all posts
Showing posts with label Anita Mucaj Haradinaj. Show all posts

Tuesday, 9 July 2013

Ramushi dhe Anita, feste luksoze per 10-vjetor..[VIDEO]

Haradinaj shpenzon mbi 20 mije euro per pervjetorin e marteses

Ish-kryeministri i Kosoves, i akuzuar per krime lufte ne Gjyqin e Hages, Ramush Haradinaj ka festuar ditelindjen e tij si dhe 10-vjetorin e marteses me gazetaren Anita Haradinaj.

Kjo feste u zhvillua ne nje nga lokalet me luksoze ne Prishtine dhe behet e ditur se e gjitha kushtoi mbi 20 mije euro. Pjata per person ka kushtuar 28 euro dhe duke e mbledhur ketu edhe shumen e tavolinave, rreth 800 se bashku, kane arritur vleren 17.640 euro.

Friday, 24 February 2012

Anita Haradinaj, Intervista 60 sekonda...

Anita Haradinaj: “Ne jete do ndryshoja rastin e Hages”

Bashkeshortja e ish-kryeministrit te Kosoves Ramush Haradinaj, eshte fytyre shume e njohur dhe e perfolur ne mbare Kosoven. Ajo punon si moderatore e lajmeve ne RTK, por gjithmone gjendet ne intervista ne mediat e shkruara dhe televizive per shkak te sharmit dhe bukurise qe ka. Anita rrjedh nga nje familje intelektualesh, artistesh te njohur.

Ajo eshte e bija e Mustafe Mucajt prezantues i njohur po ashtu ne RTK, ndersa eshte nene e tre femijeve, dy djemve e nje vajze. Ajo vjen ne nje interviste te shkurter 60-sekondeshe duke rrefyer dicka intime nga jeta e saj. Thekson se ne jete do te ndryshonte vetem rastin e Hages!!

Saturday, 14 March 2009

Anita Mucaj Haradinaj, Interviste "Vip Press"

Anita e Ramush Haradinaj
/photo telegrafi/
Ramushin e dua, jo se eshte politikan, por se eshte burre!

Ajo eshte shfaqur ne ekran menjehere pas lufte. Megjithese si “cika e Mustafes” apo si “bija e Mucajve” me sharmin, bukurine dhe me zerin e theksin e paster shqiptar, ajo ka pervetesuar qe ne fillim shqiptaret e Kosoves e me gjere. Anita Mucaj ka bere emer ne televizionet tona te Kosoves, prandaj me te drejte thote se nuk ka konkurrence ne profesionin e saj. Ajo i “therret” teleshikuesit qe me paraqitjen e pare ne lajmet kryesore te RTK-se. Ajo i ben lajmet me interesante se sa qe jane ne permbajtje. Anita Mucaj e ka ndryshuar mbiemrin. Tash quhet Anita Haradinaj. Por ajo ka arritur te ruaje freskine dhe origjinalitetin e saj profesional.

Cka do te thote te jesh bashkeshorte e nje politikani me karriere, sikurse eshte Ramushi. Eshte privilegj, apo mallkim, larg qofte?
Nese do ta kisha takuar ndonjehere Ramushin edhe qofte sikur nje djale me nje profesion tjeter i painvolvuar ne politike, por qe ben nje pune krejt tjeter, une prape do ta kisha pelqyer. Sepse une Ramushin e kam pelqyer per nga tiparet e nje burri dhe njeri qe i ploteson te gjitha kriteret per te qene baba i femijeve te mi dhe jo si politikan, se me cfare merret, kjo ka qene fare e rastesishme qe ai te jete politikan.

A keni ende kurore?
Po kemi. Ne fakt Ramushi eshte treguar me i organizuar ne kete aspekt dhe me i kujdesshem, prandaj kemi vene kurore para se te martohemi.

Anita Mucaj e Ramush Haradinaj

Qe te dy njiheni me ego te forte. Cili eshte me i forte ne shtepi?
Hahaha, ne nuk i masim forcat ne shtepi, ne punojme te dy ne favor te asaj cfare ne jemi percaktuar te sherbejme. Por, me shtepine jam une me shume e lidhur nuk e di pse por ngaqe Ramushi e ka diten me te ngarkuar dhe shume situata ne jete me kane drejtuar drejt marrjes te pergjegjesive ndaj femijeve dhe shtepise. Qofte edhe per certifikata ne komune apo edhe per pasaporta, jam une ajo qe shkoj, pres ne radhe, caktoj termine qe Ramushi te vije dhe te firmos.

Cili e ka fjalen e fundit ne shtepi, e cila vlen sikur ligji, pra kush e ben ligjin ne shtepi?
Ne nuk bejme Ligje ne shtepi. Ligjet i ben Parlamenti. Ne bejme kompromise, marreveshje dhe shume pune te perbashketa, flas per brenda shtepise. Jashte shtepise secili ka punet dhe obligimet e veta.

Si ka ndodhur lidhja juaj, ishte spontane, sikurse te gjitha gjerat (rasti mbret i botes), apo me shkuesi, mesiteri?
Jo pikesepari as prinderit e mi kur jane martuar ne prill te ‘80 nuk kane pas mesite, jane takuar ne konvikt, kane rene ne dashuri dhe jane martuar. Madje babi im, ne ate kohe ka shkuar, e ka marre nuse mamin me makine te veten, keshtu qe po flasim per shekullin 21 dhe mesiti per mua eshte koncept i pakuptimte. Sepse dashuria eshte zgjedhje individuale. Jemi pelqyer, kemi marre vendim bashkerisht, dhe, ka qene Ramushi ai qe ka kerkuar doren time tek prinderit e mi. .

A keni qene “mesite” e motres tuaj per vellaun e Ramushit?
Jo. Ata pak a shume jane njohur permes nesh, por vendimi i marteses, ka qene zgjedhja e tyre.

A keni “qilar” apo dhome tuajen ne Gllogjan. Ku e keni bere naten e pare te marteses, ne Gllogjan apo ne Prishtine?
Po kemi dhomen tone edhe ne Gllogjan.

A ka vend xhelozia ne jeten tuaj, nese po, cili eshte me xheloz, Anita ne Ramushin, apo Ramushi ne Aniten dhe a ka arsye per xhelozi?
E kam thene edhe here te tjera, qe ne jemi mjaft te rritur dhe te arsyeshem ndaj gjithckaje, keshtu qe une nuk jam xheloze, ndoshta ka te beje edhe baza mbi cka i kemi ndertuar raportet tona. Prandaj, duke e njohur natyren e punes nuk kam arsye, por tjetra eshte qe kemi besim te ndersjelle. Edhe atehere kur me intereson dicka, e pyes, jo nga xhelozia, por thjesht pse jam tip kureshtar.

Njiheni si femer ekstravagante, nderkohe qe pas marteses jeni paraqitur ndjeshem. A eshte e vertete kjo?
Hahaha. Me vjen mire qe me keni vleresuar si ekstravagante, por nga natyra jam edhe tip sensitive, e ndjeshme, megjithese jeta te shpien gjithandej, por vjen nje kohe dhe mesohesh te besh kalkulime ne cka duhet dhe ne cka nuk duhet te jesh e ndjeshme.

Keni dy femije, Gjinin dhe Hanen. Kujt i kane perngjare ata Ty, apo Ramushit?
Padyshim qe neve na kane ngjare. Megjithese per Gjinin, njerezit qe me njohin shume mire qe e vogel, thone qe shume i ngjan vellaut tim. Por, nga karakteri eshte Ramush. Hana ka ngjare shume nga une, porse une kam qene shume femije i buzeqeshur, nderkaq Hana gjithmone e them qe e ka buzeqeshjen nje milioneshe; rralle qesh ose vetem me njerez shume te njohur per te.

Anita, Ramushi dhe Gjini

Sa vjecare je dhe cka do te thote mosha per ju, numra apo peshe e jetes se harxhuar?
Une 28 vjet i kam mbushur ne tetor. Dhe keto vite kane qene shumecka. Eksperience. Por besoj qe edhe shumecka tjeter do te vije....

Cka eshte per ty jeta, enigme, brenge, apo kenaqesi?
Jeta per mua eshte gjithcka dhe ngerthen shumecka. Por, eshte aq e shkurter sa qe perseri mendoj qe gjithcka qe te sjell jeta, e sjell per nje arsye dhe njeriu duhet ta marr si kenaqesi ne menyre qe ta shijoje sa me shume.

Duket se beni nje jete me plot kuptimin e fjales, duke filluar nga standardi etj?
Standardi eshte nje lehtesim. Por, mos harroni qe ne jete ose qe kur jemi bashke, kemi pasur edhe shume momente te veshtira dhe qe e kane renduar jeten. Por, njeriu sa rron edhe meson.

Po te kishe mundesi a do te ndryshoje dicka nga vetja yte?
Jo.

Po tek Ramushi?
Jo, prandaj e admiroj.

A mund te thuhet se jeni nje cift i lumtur, nese po, cila eshte receta?
Lumturia eshte dicka relative. Por, une mendoj qe jemi te lumtur nga fakti qe kemi familje shume te mira, perbejme nje cift te lumtur, qe kemi dy femije te mrekullueshem.

Anita me femijet

Cka eshte drita e kuqe e kameres per ty?
Drita e kuqe per mua eshte emocion. Sinqerisht edhe sot e kesaj dite pas gati nente vite pervoje pune, kur ndizet drita e kuqe eshte njefare emocioni qe me kaplon, sepse puna e drejtperdrejte ne televizion, eshte pa dyshim puna me me pergjegjesi. Jam vetem une dhe kamera dhe prapa kameres jane miliona shikues qe te ndjekin dhe per cfaredo gabimi, cofte edhe gabim teknik qe nuk varet nga une, eshte barre e imja. Por, me kalimin e kohes dhe me pervojen, jam mesuar t`i tejkaloj edhe ato situata.

Ka shume drite ne portretin tend…eshte e ekranit, apo e brendshme?
Besoj qe eshte reflektim i gjendjes se brendshme dhe une jam tip alegro. Ne pergjithesi, jeta ka qene e mire me mua, por ka pasur edhe veshtiresite e veta, por si perfundim ka qene gjithcka e mire.

Kush eshte konkurrentja juaj e lajmeve?
Nuk ka (hahahah), babi im.

Anita Mucaj Haradinaj

Kush ka pushtet mbi ty?
Nuk e kam menduar ndonjehere. Por besoj qe ne mua ne menyre drejtperdrejte nuk ka askush pushtet, pervec ndonje situate e caktuar qe duhet zgjidhur ne momente te caktuara.

A ka ne jeten e perditshme buzeqeshje te gjata, ashtu si ne skene?
Po, e thashe qe jam tip i gezueshem, qe i kenaqem jetes, bile ndodh qe kur filloj e qesh nuk ndalem dot, sa qe njerezit qe me rrethojne, thone qe do te jetoj shume gjate se qeshi shume.

Je e lire? Cfare eshte liria per ty?
Jam e lire. E drejta e vetevendosjes, e drejta e fjales se lire, e drejta e te vepruarit, e drejta e punes.....

Kush te ben per te qare?
Haga.

Personaliteti qe te ka goditur me forcen e fjales?
Ka shume personalitete ne bote qe per cdo periudhe te caktuar kane thene fjale te medha, nder ta edhe Ramushi. Por ate qe e kujtoj gjithmone eshte ajo qe John Kennedy e ka thene me 20 janar te vitit 1961 dhe qe edhe sot qendron “ask not what your country can do for you - ask what you can do for your country.” ( Mos pyet cfare vendi mund te beje per ty – por pyet cfare ti mund te besh per vendin). /gazmend kajtazi/VIP-press/telegrafi/13.03.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: muqaj
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online