All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Arber Cepani. Show all posts
Showing posts with label Arber Cepani. Show all posts

Sunday, 26 August 2012

Revista PALOMA - 25 Gusht 2012

Revista PALOMA, 25 Gusht 2012
  • Kaltrina Selimi: Do te vishem me te bardha, sa te heq marakun
  • Anjeza Maja, tashme si prezantuese e emisionit te mengjesit: S'mund te mbetem peng e se shkuares
  • Barbana Dini, tregon pse vendosi te ndryshoje: Nuk kam kohe te martohem, jam e zene duke martuar te tjeret!
  • Ledi Vokshi: Dashuro pak, qe te mos vuash shume!
  • Bledi Strakosha zihet ne publik me fotografin e Joni Pecit
  • Cifti i BB5 vazhdon lidhjen. Franceska: "Nuk shoqerohem me kriminela". I ati i Franceskes: "Nuk lejoj me abuzime ne emer te vajzes sime"
  • Arber Cepani, pushimet ekzotike ne Karaibe
  • Stacionet amerikane dokumentar per Bleonen. Kengetarja vjen ne Shqiperi me avion privat.
  • Nik Xhelilaj, ylli me i ri i serialeve turke
  • Kush e urren aq shume Tunen?
  • Jonida Maliqi, pas pushimeve, gati klipi i ri

Saturday, 23 June 2012

Revista BLUETOOTH - 23 Qershor 2012

Revista BLUETOOTH, 23 Qershor 2012
  • Rozana: O sa mire me qene fajtor, ohej ohej! Kengetarja: Nuk konsumoj alkool, jam gati te bej analiza
  • Sinan Hoxha pushime luksoze me te dashuren. 
  • Seldi i kthehet "dashurise" se vjeter... publikon kengen e Sinanit ne "Facebook"!
  • Ne ndekje te Adelina Ismajlit 
  • Noizy: S'i njoh te gjitha femrat me te cilat kam fjetur. Pushime e shtrenjta te reperit dhe konflikti me "Babastars". Cdo mengjes ne shtrat me nje femer!
  • Diana Avdiu, bukuroshja e Kosoves ne "Miss Universe"
  • Liami: Kur te bij Evelina, do bejme "Sex Party"
  • Liami dhe Dritani mbledhin shqiptaret ne mbremje bamiresie...
  • Graciano: Jemi ndare; Lorena: S'dua te flas per kete histori
  • Enca Haxhia: Kengetaret te cilave dua t'i ngjaj
  • Elvis Pupa: Ne tetor, serish ne ekran!
  • Romina humb kile me trajtim
  • Cfare i lidh Rioccardo Coccianten me Luis Ejllin

Wednesday, 16 May 2012

Arber Cepani feston ditelindjen e 25-te me "Belly Dancer"...

Arber Cepani feston 25-vjetorin dhe prezanton te dashuren e re

Ai pati fatin qe te mbahet mend si fituesi i pare i “Big Brother” ne Shqiperi, dhe pervec imazhit te djalit te mire, ai eshte komentuar jo pak per parate qe fitoi ne ate spektakel, dhe po ashtu per femrat. Ndaj ne pervjetorin e tij te 25-te, qe e ka festuar mes shoqerise se tij ne Tirane, miqte i kishin bere surprize nje balerine qe kerceu mbi nje kub, dhe nje torte te madhe ku i urojne “Edhe 100 vite!” I komentuar per nje stil jete mes seriozitetit dhe argetimit, Arbri tashme eshte nje vit me i madh dhe duket se ne jeten private ka gjetur stabilitet. Pervec mikeshave te njohura ne “Big Brother 1”, ne festen e ditelindjes ishte e pranishme dhe e dashura e tij e re, nje vajze simpatike brune, me te cilen ai vizitoi Parisin menjehere pas lidhjes.

Monday, 14 May 2012

Revista PALOMA - 12 Maj 2012

Revista PALOMA, 12 Maj 2012
  • Big Mama: Jam e lumtur ne dashuri!
  • Genta dhe Franceska puthen plot pasion. Ermali shijon pamjen... dhe jo vetem!
  • Flasin familjaret e banorit te "Big Brother": Pas "Big Brother" per Liamin ka dasem!
  • Arber Cepani feston ditelindjen me balerina "belly dancer"
  • Ledri i dedikon kenge me te shara Noizyt
  • Arbana Osmani dje me e kritikuara, sot me e pelqyera!
  • Ndahet Ema Andrea nga i dashuri 10 vjet me i ri
  • Tuna, kujdes nga mbrapa!
  • Martohet Ledio i "Zone e Lire"
  • Anjeza Shahini, feste gjigante per 25 vjetorin
  • Greta Koci heq dore nga posti ne FRPD (ky lajm eshte pergenjeshtruar)
  • Graciano: Isha me i miri! Duhej ta fitoja une "Big Brother"
  • Eraldo Musabelliu, Beckham-i shqiptar!
  • "Big Brother" Deftesa nga Ogreni dhe Neda

Saturday, 12 May 2012

Revista PANORAMA PLUS - 12 Maj 2012

Revista PANORAMA PLUS, 12 Maj 2012
  • Shperthen Franceska: Do bej seks sa here te dua me Ermalin! Banoret e "Big Brother" shprehin bezdi nga intimiteti i ciftit
  • Pirro Cako merre Sisin me vete ne koncerte, paguhet 1 mije euro nata.
  • Bertina pas 5 muajsh ndarje, deshiron t'i kthehet lidhjes me Erionin
  • Arjan Konomi: Nuk eshte detyre e shtypit te ruaj imazhin e Sonit, ne vetem ia renditem te fejuarit. Na kerkoi para me shume se c'merr ne koncertet me "shukariet" dhe ne menyre ilegale, pa fature tatimore. 
  • Soni Malaj: Hapa gjyq, sepse ne shkrim perdhosej jeta ime dhe e Mirkos
  • Ceshtja Genta, dy te dashurit ne perballje. Melson Kurti, i dashuri tjeter i Gentes: Nuk i trembem Rubensit, do i kerkoj fejese Gentes sapo te dale
  • Liami fle me Gerten, vellai: Ja si e ka pritur Evelin!Arieli: Mendoj se Liami do te jete shok me Ermalin kur te mbaroje lojen

Monday, 16 January 2012

Arber Cepani ne verzionin model...

Arber Cepani provon veten edhe si model

Ai eshte djali karizmatik, qe arriti te fitoje “Big Brother 1”. Vajzat e reja e pelqyen shume, por edhe mamate lane koken per Arbrin. Imazhi i djalit te mire qe mendon per pune te medha ne moshe te vogel, u vizatua ne mendjen e gjithkujt ato kohe. Por me pas ne gazetaret arritem te zbulojme nje pike te dobet te Arbrit, pasionin per femrat. Ne fakt, nuk eshte cudi qe nje djale ne moshen e tij te pelqeje femrat. Jo rralle ai eshte fotografuar me femra te ndryshme, me disa prej te cilave thuhej qe pati edhe lidhje dashurie. Nderkohe, ne profilin e tij ne Facebook, Arbri ka vendosur kete foto, ku ai paraqitet ne versionin model. A thua Arbri ka nje ide te vazhdoje nje karriere prej modeli? /panorama plus/janar 2012/
- - - - - - - - - - - - - - - -

Thursday, 29 December 2011

Arber Cepani ndahet nga Eda Cani...

Arber Cepani ndahet nga e dashura

Arber Cepani eshte ndare nga e dashura e tij Eda Cani. Ne fakt lajmi nuk mund te quhet fringo i ri, sepse cifti kane te pakten dy muaj qe i kane thene lamtumire njeri-tjetrit. Por kete gje e kane bere ne menyre sekrete dhe heshtje te plote, krejt ndryshe nga fillimi i historise se tyre te cilen nxituan ta rrefenin dhe ta benin publike ne spektaklin “Histori dashurie”, ku personazhe te ndryshem rrefejne historite e dashurise me njeri-tjetrin. Ne fillim te lidhjes cifti dukej se nuk do te ndahej kurre. Ata shiheshin gjithnje bashke ne ambiente publike, shkonin bashke per pushime dhe facebook-u i tyre ishte “duke nxjerre tym” nga puthjet e nxehta te ciftit ne fotot e postuara. Por pas disa muaj pasioni, duket se Arberi dhe Eda nuk arriten t’i shpetojne grackes se post pasionit...posted at albavipnews.blogspot.com. Sipas disa burimeve, thuhet se nuk ka pasur ndonje arsye konkrete qe ka sjelle ndarjen e tyre. Thjesht, nuk kane qene me te dashuruar me njeri-tjetrin me te njejtin pasion si te koheve te para e per kete arsye kane menduar t’i japin fund. /bluetooth/dhjetor 2011/
- - - - - - - - - - - - - - - -

Saturday, 24 December 2011

VIP Ballina: Revista BLUETOOTH - 24 Dhjetor 2011

Revista BLUETOOTH, 24 Dhjetor 2011
  • Rrefehet Diva, Adelina Ismajli: I kam arritur te gjitha , tani enderroj te kem nje familje. Uragani i skenes shqiptare vjen ne kete interviste te fundit per vitin 2011 duke ndare me ne sukseset e nje viti dhe detaje shume interesante nga jeta e saj...
  • Xhemi Shehu rrefen per here te pare: Me vjehrren i kam punet vaj. Me mungon Adi Krasta
  • Ekskluzive Bleona Qereti: Hap dyert e shtepise per festat
  • Speciale, Ne tavoline VIP me Manjolen, Rajmonden, Almen, Sonilen e Irmen
  • Arber Cepani ndahet nga e dashura. Cifti i jep fund lidhjes pa shume buje
  • Rob Kardashian i shpreh shqip dashurine Rita Ores
  • Gerti Bogdani, "Babagjyshi" i njesise 10
  • Dafina Zeqiri pas ndarjes me Krenarin mbetet pa makine dhe shtepi
  • Noizy dhe Eni Koci gati klipi i ri
  • Rozana Radi i ben dhurate vetes per festa nje Makine ML
  • Jonida e BB behet pronare "night club"-i
  • Ronela Hajati "kall" Kosoven
  • Ingrit Gjoni feston ditelindjen ne "Zone e Lire"
  • Beatrix Ramosaj: "Te tri kusherirat se shpejti me nje kenge"
  • Ciljeta nder te parat qe kerkuan librin bashke me autograf ne promovimin zyrtar te "Enver Hoxha" nga Blendi Fevziu

Monday, 19 December 2011

Ermela Mezuraj Deshton ne Politike dhe Perfundon ne Veline...

Ermela e BB deshton ne politike dhe perfundon ne veline

Nje katapultim i menjehershem ne politike do t’i kishte shijuar dhe Ermela Mezurajt, fitueses se “Big Brother 5”, ashtu si shume te rinjve, kryesisht artiste qe kemi pare te perfshihen se fundi ne forume partike. Direkt pas daljes nga loja si fituese e 100 milioneve te depozituara ne banke, natyrisht qe Ermela kerkonte me shume nga jeta. Iu duk se ato para qe i kishte deshiruar aq shume, nuk po i hynin aspak ne sy, kur mendonte se ambicies se saj per t’u bere prezantuese ne televizion i duhej nje mbeshtetje me e fuqishme. E shquar per natyren pa komplekse, qofte edhe per te shprehur hapur deshirat e saj te medha. Me bindjen se ajo eshte lindur per televizion, natyrisht qe ishte nder te vetmet qe e shprehu hapur se pas mbylljes se lojes se vezhguar nga kamerat, ajo po kalonte nje periudhe “hendeku” ne jeten e saj, pasi s’po merrte ofertat qe kishte pritur pas popullaritetit te madh te fituar nga “Big Brother”. Ne fillim ndryshoi punet ne jeten e saj private, pas ndarjes nga Ervin Sinjari dhe rikthimi tek ish i dashuri pas 7 vitesh, nje djale nga Lezha me emrin Joti, me te cilin nisi bashekjetesen ne Tirane tre muaj me pare. Me pas vendosi te largohet nga kamerat dhe te reflektoje me mire per jeten e saj, duke menduar paralelisht per gjetjen fillimisht te nje pune te mire. Tentativat e para i beri ne politike, ndersa kerkoi te hynte ne instancat e Partise Demokratike, pasi ishte aktivizuar ne vere ne fushaten e Lulzim Bashes per zgjedhjet lokale.

Sunday, 26 June 2011

Arber Cepani Seriozisht i Dashuruar...

Arbri i BB, nje vit lidhje serioze me Eden

Duket nje lidhje ne momentet me te mira te saj, ajo qe po perjetojne fituesi i “Big Brother 1”, Arber Cepani, me vajzen brune nga Durresi, Eda Cani. Paparaci yne i ka fotografuar ndersa shijojne plazhin e Dhermiut, ne keto dite te nxehta qershori vetem ne shoqerine e njeri-tjetrit. Ka kaluar pothuaj nje vit kur ata u fotografuan bashke ne plazh. Hera e pare kjo qe e shihnim Arbrin ne shoqerine e nje femre te vetme, pasi ishim mesuar ta shihnim ne grup te madh shoqeror, me te cilet organizonte fundjavat dhe pushimet. Me sa duket, dashuria speciale me vajzen nga Durresi ishte aq e forte sa ta bente per vete dhe t’i linte menjane shoqerite e vjetra, duke qene gjithmone ne shoqerine e saj. Madje, aq seriozisht e ka marre Arbri kete lidhje, saqe ua ka prezantuar edhe familjareve te tij qe ne fillimet e njohjes se tyre. Eda ishte mikesha speciale ne krah te Arbrit ne ceremonine e marteses se motres se tij,

Sunday, 28 March 2010

Arber Cepani lidhet me Pamelen e BB3

Arber Cepani dhe Pamela ZyferiArber Cepani i jep fund aventurave, lidhet me Pamelen e BB3

Javen e kaluar beri jo pak buje seti i fotografive te Arbrit, fitues i “Big Brother 1” i cili u kap nga paparaci yne ne situata intime me Alessia Greggion, autoren italiane te programit “E diell”. Edhe pse asnjeri prej tyre nuk deshiroi te jepte ndonje koment per cfare ka ndodhur, sipas miqve te tyre, gjithcka u be thjesht per shaka, natyrisht nen efektin ekzaltues te ambientit te PUB-it dhe alkoolit. Ajo qe momentalisht ngjall interes per lexuesin eshte se cfare po ndodh me jeten afektive te 23-vjecarit, i cili fitoi dy vite me pare zemrat e publikut dhe votat e tyre, derisa arriten te nxjerrin fitues. Por me kalimin e kohes u pa qarte se Arbri nuk eshte ai djali i ndrojtur dhe deri diku strikt ne raportin me femrat. Perkundrazi, ne jeten e perditshme ai preferon te jete vazhdimisht i rrethuar prej tyre e pse jo edhe te flirtoje me ta. Natyrisht per ne eshte shume e veshtire te kuptojme se me cilen prej vajzave qe ne fotografojme, Arbri ka thjesht marredhenie miqesore e me cilen dicka me shume. Nga ana tjeter ka qene vete Arbri ai qe ka deklaruar ne nje media te shkruar, nje jave me pare, se tashme i ka dhene fund lidhjes pese vjecare me Madalenen, vajzen simpatike italiane, me te cilen Arbri u lidh kur ishte pak me shume se 17 vjec. Sipas miqve te Arbrit, lidhja e tyre nuk mund te funksiononte me, per shkak te largesise pasi Arbri eshte kaq i lidhur me Tiranen saqe ideja per t’u rikthyer ne Itali, u fshi nga planet e tij.

Arber Cepani dhe Pamela Zyferi by Panorama Plus PaparaciNdarja e Madalenes i hapi rruge Arbrit per flirte te reja e me pas, pse jo, per nje lidhje te qendrueshme. Dhe ne e kemi gjetur se kujt ia ka vene syrin Arbri. Behet fjale per Pamelen, nje ish konkurrente e “Big Brother 3”. Sipas miqve te dy te rinjve, njohja e tyre eshte bere ne ambiente te perbashketa qe ata frekuentojne. Sic e keni pare edhe ne fotot dhe materialet e servirura me pare, banoret e te tre edicioneve lidhin miqesi me njeri-tjetrin dhe frekuentojne si grup shoqeror te njejtat lokale. Pikerisht keshtu jane njohur Arbri me Pamelen dhe kane kuptuar qe kane simpati reciproke per njeri- tjetrin. Ne fillim pengese ishte lidhja e konsoliduar e Arbrit nderkohe, tani qe Arbri i ka dhene fund kesaj lidhjeje, asgje nuk e pengon me qe pelqimi te kaloje ne nje tjeter faze, ate te lidhjes si cift. Sipas informacioneve tona, cifti ka vetem nje jave qe eshte lidhur seriozisht dhe tashme ata nuk bejne asgje per ta fshehur lidhjen e tyre. Sic mund ta shihni edhe vete nga fotot, Arbri me Pamelen nuk e fshehin me lidhjen e tyre, madje shfrytezojne cdo moment per t’i dhuruar puthje pasionante njeri-tjetrit. Keto foto jane realizuar nga paparaci yne dje paradite, teksa cifti kishte dale per nje kafe. Te pyetur rreth kesaj lidhjeje, asnjeri nuk ka dicka konkrete per te thene, por nuk e fshehin ekzaltimin e emocioneve qe jep nje fillim lidhjeje dhe deshiren e madhe qe kane per te qendruar prane njeri-tjetrit. A do te zgjase? Kjo pritet per t’u vertetuar me kalimin e kohes. /panorama plus/mars 2010/
- - - - - - - - - - - - - - - -
albavipnews.blogspot.com
- - - - - - - - - - - - - - - -

[[ translation by google:

Arber Cepani ends adventures, associates with Pamela of BB3

Last week did not a little Buje set of photographs to Know, winner of "Big Brother 1" which was picked up by our paparaci intimate situations with Greggion Alessia, Italian author of the program "The sun". Although none of them did not want to give any comment about what happened, according to their friends, everything became just for a joke, of course under the environmental effect of ekzaltues's Pub and alcohol. What breed of interest for the reader currently is what is happening with the affective life of 23-year-old, who won two years ago the public hearts and their votes, while failed to reveal the winner. But over time was seen Arbri clear that he is not shy son and somewhat stricter in a report to women. Instead, in everyday life he prefers to be constantly surrounded by them and why not to flirt with them. Of course for us is very difficult to understand which of the girls that we fotografojme, Arbri has just friendly relationship with which something more. On the other hand has been separately Arbri he was declared in a written media, a week ago, he already has five years end connection with Madalenen, daughter simpatike Italian, with which Arbri was connected when he was little more than 17 years old. According Know friends, their connection can not function with, due to distance as is so Arbri Tirana on that idea to return to Italy, was removed from his plans. Sharing the road opened Madalenes Know for new flirte and then, why not, for a stable connection. And we have found who has put up eye Arbri. That means Pamelen, a former contestant of "Big Brother 3". According to two young friends, their recognition has become common in environments that they attend. As we have seen the photos and materials served ago, residents of the three editions bind friendships with each other and attend the same social group as local. Arbri are just so familiar with and have Pamelen have understood that mutual sympathy for each other. At first obstacle was the Know consolidated bond while, now that has Arbri end this connection, nothing prevents me to consent to pass on to another phase, that of the connection as a couple. According to our information, the couple has only one week that is serious about and now they do nothing to hide their connection. As you can see the photos themselves, Arbri with Pamelen not hide with their connection, even using every moment to donate passionate kiss each other. These photos are conducted by our paparaci yesterday morning, as the couple had come for a coffee. When asked about this connection, no one has something concrete to say, but do not hide the emotion that gives ekzaltimin a connection early and who have great desire to stay close to each other. A will last? This is expected to be certified over time.
]]

Friday, 14 November 2008

Arber Cepani i "Big Brother": Ndryshimi Fillon Nga Ti!

Arber Cepani me familje
/photo shekulli/

Arbri i “Big Brother”, djali qe e perdori famen ndryshe

Pergjigjet per pyetjet, nese do te behet politikan dhe cfare mesimesh ka nxjerre nga nismat e ndertuara me parate e fituara ne ‘reality show’. Zakoni qe i ka mbetur nga femijeria ne Havane te Kubes dhe nje virtyt qe pak ia njohim: Besimi i forte ne zot!

Ne fakt, Arbri eshte nje perjashtim! Pergjithesisht, personazhet e krijuara nga emisionet reality show, kane kryekeput nje tjeter rruge. Ne rastin me te keq, perfundojne ne kavie tabloidesh. Keto te fundit (sh)perdorin famen e tyre, per te lypur targete mediokre ne nje treg konsumi mediatik, qe nuk ka qejf, apo qe nuk mundet t’i rezistoje komercializmit. Vete protagonistet e ketyre emisioneve i dorezohen lehte kesaj rrjete. Duhet te kesh me shume se c’te ofron ky mekanizem komercial, qe te mund t’i rezistosh atij. Arbri, p.sh., ia ka dale mbane…

Ne titullin e kesaj interviste preferon te te quajme Arbri i “Big Brother” apo Arber Cepani?
Duke thene Arber Cepani, themi edhe Arbri i “Big Brother”-it, apo jo?

Me se po merret Arbri keto dite
Bashke me nje grup vullnetaresh nga Tirana, udhetuam permes nje rruge jashtezakonisht shume te keqe dhe te lodhshme, vetem dhe vetem qe te arrinim ne majat e maleve te Lures, dhe t’i shprehnim cilit do individi, qe ne menyre te papergjegjeshme ka abuzuar dhe abuzon duke prere dhe masakruar ne menyre barbare pyjet e ketij vendi perrallor, qe eshte pasuri kombetare e te gjithe neve. Mesazhin tone nuk donim ta jepnim duarbosh... bashke me ne morem me vete edhe 100 fidane pishe, te cilat i mbollem mbi rrenojat e pemeve te dikurshme... me bindjen se, 100 fidane, duan 100 vjet te rriten dhe 100 sekonda te priten, prandaj duhet te angazhohemi te gjithe per mbrojtjen e tyre!

Arber, duam te ndajme me ty dicka qe ka te beje me raportet qe vendosen mes medias, me protagonistet e emisioneve televizive ‘reality show’. Ne fakt nuk e kemi fjalen vetem per Shqiperine, sepse njesoj eshte ne te gjithe Europen, thuajse. Protagonistet e ketyre emisioneve, perdoren si “kavie tabloidesh” nga shtypi i ketij lloji, duke u futur ne nje rrjet thashethemesh te perditshme roze, per nje publik te lehte, ku nuk merret shume vesh ku mbaron genjeshtra dhe ku nis e verteta. Rasti juaj eshte nje perjashtim nga rregulli ne fakt. Ju keni shfrytezuar famen qe japin keto programe per nje qellim shume me social. Pse kjo zgjedhje? Hyn ne kete vendim tuajin edhe ky status, disi parazitar, qe u perpoqem te perkufizojme me siper?
Eshte e vertete qe ne shumicen e rasteve, jo vetem ne Shqiperi, por edhe gjetke, protagonistet e ketyre emisioneve bien pre e shume thashetheme, qe ne shumicen e rasteve fryhen se tepermi, per te bere me atraktive titujt e gazetave tabloide... Persa i perket vendimit tim per te marre pjese ne nje ‘reality show’, ishte pikesepari kenaqesia per te provuar nje eksperience ndryshe dhe, se dyti, sigurisht nje mundesi e mire qe, nepermjet “fames” ne thonjza qe te ofron televizioni, te kesh fatin qe mesazhet dhe zgjidhjet, sado modeste qe te jene, qe ti kerkon te ofrosh per nje, pikesepari shoqeri me te mire, te ndiqen nga nje publik me i gjere. Televizionin dhe median ne pergjithesi e shikoj si nje plasteline qe modelohet sipas njeriut, ne vendosim, neqoftese duam ta modelojme per mire apo per keq.

Keni aspirata politike dhe, nese po, si mendoni t’ia dilni mbane vecc nismave dhe aksioneve sociale qe po zhvilloni tani? Cili do te jete hapi tjeter?
Une e perkthej politiken me aksionet qytetare, me ndergjegjen qytetare, me bashkimin e forcave te gjithesecilit, per nje te ardhme me te mire. Gjithesecili nga ne ben politike kur kerkon nje te drejte qe i mungon, gjithesecili nga ne ben politike kur nuk e konsideron veten qytetar thjesht dhe vetem sepse eshte nje vote me shume per politikanet nje here ne kater vjet. Qytetari duhet te jete me i plotefuqishem sesa nje politikan, qytetari ka forcen e ndryshimit dhe prandaj edhe fushata jone sensibilizuese ka emrin kuptimplote: “Ndryshimi fillon nga ti”, sepse besojme tek forca e gjithesecilit per ndryshim dhe jo vetem ne ate te kupolave! Hapi im i radhes do te jete te vazhdoj te bej detyren time si qytetar!

“Ndryshimi fillon nga ti” eshte nje thirrje per ke? Si eshte “renditja” e atyre qe duhet te ndryshojne?
“Ndryshimi fillon nga ti” eshte nje grup vullnetaresh qe kishte deshire te ndryshonte boten... por qe kuptoi se, perpara se te ndryshoje boten, duhet te ndryshoje vendin tend... dhe perpara se te ndryshoje vendin tend, duhet te ndryshoje qytetin tend... dhe perpara se te ndryshoje qytetin tend, duhet te ndryshoje lagjen tende... dhe me perpara, akoma, sesa te ndryshoje lagjen tende, te ndryshoje vetveten! Ndryshimi i botes fillon nga ndryshimi i vetvetes dhe prandaj besojme se vetem me impenjimin e gjithesecilit prej nesh, mund te arrijme te shijojme nje te ardhme me te mire se ajo e brezave qe lame pas.

Cfare nuk shkon me shoqerine shqiptare? Nje Arber politikan cfare do perpiqej te ndryshonte, gjene e pare fare?
Shpreh bindjen e plote, edhe njehere, se ndryshimi dhe mrekullia, nuk do te vije as nga Arbri, as nga Agroni dhe as nga ndonje qenie tjeter e rene nga qielli, ndryshimi do te vije vetem atehere kur te jemi koshiente se jemi ne te paret qe kemi ndryshuar dhe do te pyesim veten, ashtu sic beri edhe J. F. Kennedy “Mos pyet cfare mund te beje atdheu per ty, por cfare mund te besh ti per atdheun!”.

Arber CepaniKemi nje klase politike nen akuze per situaten. I perkisni asaj kategorie te shoqerise qe fajeson teresisht per gjendjen degjenerimin e politikes, apo ka fajtore te tjere per situaten?
Per te dhene nje shembull banal dhe konkret, brenda nesh kemi individe qe hedhin lekuren e bananes ne mes te rruges dhe shprehen: “Shtet i poshter, nuk pastron rruget”. Pa perjashtuar gabimet e klases politike, demonizimi i saj me duket me shume si nje menyre per te justifikuar gjithcka qe, ne si qytetare (tek qytetaret bejne pjese dhe politikanet), duhet te benim, por nuk e bejme. T’i hedhim fajit njeri-tjetrit eshte shume e thjeshte. Te mbledhesh forcat, te punosh dhe te sakrifikosh per nje komunitet me te mire eshte shume me e veshtire, por ja qe eshte rruga e vetme per nje ndryshim pozitiv!

Prej kur e keni nisur fushaten e deri me sot, ka patur momente qe keni thene: “Eh, ja dicka qe eshte e pamundur te ndryshoje..”, apo “Boll, u lodha”?
Ne qofte se kemi arritur te sensibilizojme edhe nje person te vetem, ne te gjithe territorin e republikes, atehere misionin tone e quajme te suksesshem dhe lodhjen tone te justifikuar!

Mesimi me i madh qe ke nxjerre gjate kesaj perpjekje?
Qe, ne fund te fundit, ne shqiptareve na mungon vetem vullneti i mire, ndergjegja dhe puna e palodhur qe ta bejme kete vend, ashtu sic donin ta shikonin te paret tane! Perendia na ka falur lumenje, male, dete, fusha e kodra, ne duhet vetem te bashkjetojme me to, per te hapur nje faqe te re te vendit tone.

Po gjeja qe te ka merzitur me shume?
Shpeshhere, ne udhetimet tona, na ka merzitur te shikonim varferi te skajshme, njerez te izoluar nga bota ne fshatra te thella, shfrytezimet pa kriter qe u behen pasurive natyrore, shkaterrime te vlerave arkeologjike, etj. Megjithate, kjo merzi, kthehet ne nje force akoma me te madhe, per t’u ardhur ne ndihme ketyre njerezve, per te ndalur masakren e shfrytezimeve natyrore e keshtu me rradhe.

PYETESORI I PRUSTIT
“Besimi ne zot, me ka dhene forcen te sfidoj friken…”

Cfare eshte lumturia per Arbrin?
Kenaqesia e te ndenjurit prane njerezve qe dua.

Cfare ju ben te zgjoheni ne mengjes?
Deshira per te sfiduar edhe nje dite me shume jeten.

Hera e fundit qe keni qeshur me shpirt?
Qesh shpesh... edhe ne situate, ndoshta, kritike.. dhe qesh gjithmone me shpirt.

Tipari kryesor i karakterit tuaj?
Vullneti per te perfunduar objektivat qe i ve vetes.

Defekti juaj kryesor?
Kokefortesia.

Ndaj cilave gabime jeni me tolerant?
Gabimi eshte njerezor... mundohem te jem gjithmone tolerant.

Hera e fundit qe u perlotet?
Nuk jam nga ata burra qe them... burri qe eshte burre, nuk perlotet... Ka raste qe mund te perlotem edhe nga nje film. Sa per heren e fundit, nuk me kujtohet fort mire.

Me cilat personalitete historike identifikoheni me shume?
Mendoj se Shqiperia ka fatin te kete si bij te saj, shume nga personalitetet me te famshme te botes te te gjitha koherave. Do te ishte nder per mua te indentifikohesha me cilindo nga bashkekombasit e te njejtit gjak me mua.

Udhetimi juaj i preferuar?
Udhetimet e paprogramuara, mundesisht ne vende jo shume lehte te arritshme nga “globalizmi turistik”.

Shkrimtaret tuaj me te dashur?
Pablo Neruda, sidomos ne shkrimin “Dalengadale vdes” dhe britaniku, Joseph Rudyard Kipling, ne shkrimin “If” (Neqoftese), por pa harruar ketu shkrimtaret shqiptare, nga rilindasit, deri tek Agolli dhe Kadareja sot.

Cilin virtyt vleresoni me shume tek nje burre?
Besen, mikepritjen dhe respektin qe tregon ndaj gruas.

Tek nje grua?
Zgjuarsine, miresjelljen dhe feminilitetin.

Kompozitori juaj i preferuar?
Kompozitori italian Antonio Vivaldi. Pervecse nje kompozitor i shkelqyer, ka dhe meriten e madhe qe i dedikoi nje nga veprat e tij heroit tone kombetar “Gjergj Kastriot Skenderbeut”.

Libri qe ju la mbrese te pashlyeshme?
“Arvanitasit dhe prejardhja e Grekerve”, nga Aristidh Kola, si dhe dy nga librat e Dan Brown “Engjej dhe Demon” dhe “Kodi i Da Vincit”.

Filmi qe ju la mbrese te thelle?
Pa me te voglin dyshim, filmi “Brave Heart”, i kolosalit Mel Gibson, me regji te Randall Wallace.

Piktori juaj i dashur?
Hollandezi i mirenjohur, Vincent Van Gogh, jo vetem per veprat e tij artistike, por edhe per biografine qe disponon.

Ngjyra juaj e preferuar?
Kuq e zi.

Ke konsideroni si suksesin tuaj me te madh?
Te pasurit ne krahe persona qe i dua dhe me duan.

Pija juaj e preferuar?
Lengu i mangos. Do thoni ju po mangon ku shkove e gjete? Duke qene se jam rritur ne Havane te Kubes, atje mango ishte, sic kemi ne ketu domatet zemerkau... pra ishin sheshit, duke qene se prodhoheshin atje.

Cfare eshte ajo per te cilen pendoheni me shume?
Ne qofte se, ne ndonje moment te caktuar, lendoj dike padashur.

Cfare urreni me shume ne kete bote?
Fakti qe njeriu, per interesa sidomos financiare, behet me i eger dhe brutal se kafsha.

Frika juaj me e madhe?
“Ne qofte se perendia eshte me ne, kush mund te jete kunder nesh?”. Besimi ne zot, me ka dhene force te sfidoj friken.

Ne cfare rastesh zgjidhni te thoni genjeshtra?
Ne raste te caktuara kur nje genjeshter eshte me e embel sesa nje e vertete. Por keto jane vetem raste te caktuara... ne shumicen e rasteve genjeshtra i ka kembet e shkurtra dhe perdorimi i saj nuk tregon karakter te forte.

Keni dhene ndonjehere ryshfet?
Bakshishi per kamerieret ne lokal, konsiderohet ryshfet? Ne qofte se po...atehere paskam dhene edhe une ryshfet.....

Cila eshte motoja juaj?
“Audaces Fortuna Iuvat”.....Fati ndjek guximtaret!

Si do te deshironit te vdisnit?
Te gjithe do te vdesim nje dite...nuk ka rendesi se kur vdes dhe sesi vdes, e rendesishme eshte qe, kur te vdesim, te kemi lene nje gjurme ne kete rrugetim qe quhet jete.

Po te ndodhte te takonit zotin, cfare do t’i thoshit?
Faleminderit qe me qendron prane cdo sekonde te jetes sime.

Ne cfare gjendjeje shpirterore gjendeni kohet e fundit?
Gjithmone ka nje motiv te mire ne jete per te qene ne gjendje shpirterore te mire dhe optimiste. /elona demollari/shekulli/01.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online