All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Arbnora Ademaj. Show all posts
Showing posts with label Arbnora Ademaj. Show all posts

Tuesday, 12 March 2013

Misi i Kosovës përzgjidhet nga Digitalb

E njohim si njërën nga vajzat më të bukura të Kosovës, por si duket ne nuk e vlerësuam ashtu siç duhet, pasi nuk e mban vetëm bukurinë.

Është kjo Arbnora Ademaj, e cila falë oratorisë dhe simpatisë së saj është përzgjedhur nga kompania mediatike Digitalb për ta prezantuar një program sportiv në kanalin ‘Super Sport Kosova’. Si duket, nga shumë vajza të bukura dhe të shkathëta është përzgjedhur bukuroshja nga Kosova.

Ne ju sjellim edhe këtë foto, në të cilën Arbnorja shihet në provat e para të këtij programi sportive./Maksim Gjokaj/.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Kosovo Misi selected from Digitalb

We know him as one of the most beautiful girls in Kosovo, but it seems we do not properly evaluated, because it just keeps beauty. Is this Arbnora Ademaj, which thanks to the oratory and her sympathy was selected by media company Digitalb to introduce a sports program on channel 'Super Sport Kosovo'.

Monday, 18 February 2013

Emocionet dhe lotet e artisteve para 5 vjetesh

Të ftohtët e 17 shkurtit të 2008-s për të gjithë shqiptarët e sidomos për ata që jetonin në Kosovë nuk është ndier, pasi gëzimi për shpalljen e shtetit më të ri ka bërë që e diela para pesë vjetëve të jetë dita më e paharruar për ta.

Por, edhe personazhet publike tregojmë me emocion se ku ishin dhe si e pritën shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Ja sesi e kujtojnë ata atë ditë:

Leonora Jakupi: Kam qenë në atë datë në një manifestim në Drenicë, në Skenderaj e më pas po dëgjonin në makinë me nënën dhe familjen time deklaratën e shpalljes së pavarësisë direkt nga Parlamenti. Kemi qarë të gjithë që ishim aty, më shumë nëna. Përjetim emocionues shumë.

Gena: Po më kujtohet, kam qenë në një mbrëmje duke kënduar dhe si gjithmonë shpallja e pavarësisë festohet në maksimum nga të gjithë, ashtu dhe nga unë.

Te vishesh me ngjyrat e flamurit te Kosoves

Të gjitha femrat VIP-a, sidomos ato që merren me muzikë, e kanë veshur të paktën një herë një fustan kuq e zi, e dikush disa herë. Por, ne u interesuam në këtë 5-vjetor t’i pyesim femrat e njohura se a kanë veshur ndonjëherë një fustan ku tregohet flamuri i Kosovës.

Këngëtarja Bleona Qereti, vitin e kaluar në turin e saj tregoi veten patriote edhe me një veshje ku tregohej ngjyra e kaltër dhe yjet, e cila u komentua shumë.

Ndërsa, miset e Kosovës që e kanë përfaqësuar vendin tonë në kompeticione të ndryshme botërore, e kanë veshur një fustan të tillë, siç ishte rasti i Arbnora Ademajt më 2009. Ndërsa, vitin që kaloi ‘Miss’ Diaspora, Loreta Abdyli, e mori pikërisht çmimin “Miss Pavarësia”, ku e përfaqësoi Kosovën në “Miss Globe”.

Por nga këngëtaret tona dikush do të donte ta vishte një fustan me ngjyrat e flamurit të Kosovës, nëse do t’u jepej rasti, e dikush tjetër nuk është mësuar shumë me një flamur të tillë.

Rovena Stefa: Nuk kam veshur ndonjëherë një fustan me flamurin e Kosovës, pasi nuk kam pasur ndonjë ide që lidhet me të, ndonjë tekst apo video.

Artistet shqiptare me dy flamuj

Kosova tashmë ka pesë vjet që e ka simbolin e vet, edhe kur i referohet flamurit të një shteti.

Por sa po mësohen më këtë flamur VIP-at dhe a kanë ata vetëm një flamur kuqezi apo edhe flamurin e Kosovës.

Dikush thotë se flamuri kombëtar është i pazëvendësueshëm, e dikush tjetër thotë që po mësohen edhe me flamurin tonë. Për më tej, artistët janë rrëfyer për gazetën tonë.

Gena: Po i kam të 2 flamujt, madje m’i kanë dhuruar fansat nëpër koncerte dhe për këtë arsye i mbaj, sepse kanë vlerë të dyfishtë për mua.... Një, sepse është flamuri i vendit tim dhe jam krenar për të dhe tjetra sepse janë dhuratë nga fansat e mi që dhe kjo ka vlerë të veçantë për mua.

Monday, 22 October 2012

Mis Arbnora Ademaj rikthehet seksi

Është pa dyshim një nga vajzat e bukura shqiptare, që i ka rezistuar shumë kohës, pasi ajo angazhohet dhe shihet në shumë evente.

Kjo është Mis Kosova, Arbnora Ademaj, e cila siç e shihni këtë herë është rikthyer me një set fotografik shumë seksi.

Ndërsa ne mësojmë se fotot i ka realizuar në studion e fotografit të njohur Veton Osmani. Arbnora vazhdon të jetë e angazhuar edhe në projekte të tjera si aktore nëpër telekomeditë shqiptare. M.GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:

Miss Arbnora Ademaj back sex

It is without doubt one of the beautiful girls of Albania, which has resisted many times, as it engages and is seen in many events. This is Miss Kosova, Arbnora Ademaj, which will see that this time is returned to a photographic set sex.

Sunday, 29 April 2012

Arbnora Ademaj, Missi i bukur dhe e zgjuar

Arbnora: Lorik Cana, futbollisti më i bukur shqiptar

Nga “Miss Kosova 2007” në shoqëruesen e dytë në “Miss Globe”. Kjo është bukuroshja Arbnora Ademaj, e cila pak ditë më parë ka qenë e ftuar në programin e natës “Top Vip” në Top Kosova Radio.

Jo vetëm e bukur, por edhe e zgjuar, një nga miset më të gjata shqiptare, ka treguar në rrëfimin e saj se të paktën njeriu që ia rrëmben zemrën duhet të jetë baras me të në gjatësi, megjithëse ka thënë nuk i dihet, pasi dashuria është mbi të gjitha.

Për misin, djaloshi shqiptar më i bukur është Blerim Destani, ndërsa i pëlqen edhe moderimi dhe do të donte që t’i bënte një intervistë atraktive Florit dhe Çiljetës. Ka nisur të jetë edhe pjesë e shumë serial-komedive shqiptare dhe ky roli i aktores po i pëlqen shumë.

Por, çfarë mendon Arbnora për personazhet e famshëm shqiptarë, janë më të bukur apo më të zgjuar? Për këtë ne gjatë programit i përmendim 10 emra VIP, në rubrikën “Mix-Max’.

ALTUNA SEJDIU
Arbnora Ademaj: Ndoshta këndon bukur, karakteristik e ka zërin, stil të veçantë, e bukur.

Monday, 12 March 2012

Bukuroshja Ademaj nuk paragjykon djemte qe depilohen

Një nga bukuroshet shqiptare, e cila vazhdon ta ruajë atë nurin e bukurisë qysh kur ajo rrëmbeu 5 vjet më parë kurorën në “Miss Kosova 2007”, Arbnora Ademaj, ka folur për gazetën tonë për paragjykimet që marrin djemtë që e mbajnë vetën.

Sipas Arbnorës nuk duhen paragjykuar askush, pasi çdo kush e ka mënyrën e vet të të menduarit dhe të të jetuarit. Bukuroshja ka thënë se secili djalë ka të drejtë të bëjë atë që atij i pëlqen, edhe në këtë rast të mbajë veten të depilohet e kështu me radhë. /Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Beauty without prejudice guys Ademaj depilohen

One Albanian beauties, which continues to maintain that grace and beauty since she snatched the crown five years ago in "Miss 2007", Arbnora Ademaj, spoke to our newsletter to get the boys to the prejudices that keep themselves. According Arbnorës should not prejudice anyone, because everyone has their own way of thinking and living. Beauty has said that every guy has the right to do what he likes, even in this case hold himself depilohet and so forth. / Maxim Gjokaj / Kosova Sot /

Tuesday, 7 June 2011

Arbnora Ademaj, Intervista Zeri Qershor 2011

photo credit: Bashkim Hasani
Dashuria lind papritur

Arbnora Ademaj mund te cilesohet si modelja me me fat, pasi ajo ne cdo performance te saj garuese, eshte shperblyer me ndonje cmim. Tani se fundi Arbnoren e kemi pare edhe ne rolin e prezantueses, ku bashke me Shukin ka udhehequr per gjashte jave me radhe reality show-n ‘Vip shpija’. Per me shume rreth kesaj pervoje dhe cdo gje tjeter flet per “Zeri-n”.

Pervec qe jeni modele, tani po e sprovoni veten edhe ne prezantim, cila eshte pervoja juaj?
Sa i perket prezantimit eshte hera e pare qe e kam sprovuar veten ne kete fushe. Per 6 jave kam udhehequr bashke me Shukin reality show-n ‘Vip shpija’, ku kam fituar nje pervoje mjaft te mire. Oferta me ka ardhur nga organizatoret e ketij reality, kam kaluar shume mire dhe tani mund te them se jam e gatshme per te udhehequr edhe ndonje emision tjeter.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online