All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Ardmond Morina. Show all posts
Showing posts with label Ardmond Morina. Show all posts

Monday, 8 December 2008

Armond Morina: Problemi i "Familjes"

Armond Morina

PROBLEMI I "FAMILJES"


Rolin qe luan ne "Familje Moderne", eshte ai i Ardit. Paramendoni se cfare tipi eshte. Ne realitet nuk eshte ashtu. Kete jave ne "RTK Magazine" eshte aktori Armond Morina

Nga gjuha se si po flet ne rolin e Ardit, duket se Armond Morina eshte bere me prishtinas se prishtinasi, si po ecen roli?
Morina: Ne fakt nese merret koha sa e kaloj ne Prishtine, vertet eshte qyteti ku une jetoj– edhe pse me dokumentacion jam ende gjakovali — mirepo fale mikut tim, i cili merret me biznesin e ndertimtarise, Dardanit, i cili edhe me ka bere me apartament, jam prishtinas edhe me qendrim. Mirepo, nje gje eshte e sigurt kur te shkoj ne ate dynja, do te shkoj ne vendlindje, ne Gjakove, sepse vertet shume qytete te Kosoves duhet te marrin mesim sa i perket mirembajtjes se varrezave dhe mos te harrojme se edhe ajo tregon nje nivel te vetedijes dhe kultures. E, sa per rolin – nuk ka probleme, jam ne branshin tim– aty me se miri di te notoj - mos me kerkoni te merrem me politike se sa per aktrim, ta kalli.

Je aktori i vetem ne “Familje moderne” qe i luan dy role. E ke veshtire?
Morina: Me jep satisfaksion— edhe pse ka ndodhur si improvizim roli i Pranveres, por regjisorit i pelqeu ky eksperiment dhe me ndihmen e tij dhe te ekipit te mrekullueshem – kolegeve, besoj se kemi dhene nje kenaqesi te vecante.

Nese kthehemi disa vjet pas dhe nga regjisori po ndaheshin rolet. A do ta kishe nderruar kete rol me nje rol tjeter?
Morina: Asnje rrol te luajtur deri tani nuk do ta nderroja. Kam pasur fat deri tani sa u perket roleve. Shumicen e roleve te ofruara i kam dashur – me perjashtim te disa rasteve simbolike kur kam pranuar, gjysme i kenaqur. Nuk jam tip aktori qe mund te luaj per hater, o e bej me pasion, o s’e bej fare.

Si e sheh zhvillimin e serialit ‘Familja moderne”, edhe sa ka jete, sipas teje?
Morina: Ketu duhet te jem i sinqerte dhe ta falenderoj drejtorin gjeneral, z. Agim Zatriqi. Po e them kete per shkak te opinionit publik, edhe pse disa do te mendojne se po i hyj ne qejf drejtorit, por jo. Kjo eshte e vertete, kembengulja e tij dhe profesionalizmi i tij ka bere qe ky zhaner televiziv te zhvillohet ne mediet tona, kuptohet nuk duhet te harroj punen me pasion dhe profesionalizem te regjisorit te serialit, te producentit, aktorpve qe per mua eshte ekipi me i mire ne bote, skenaristeve, kameramaneve etj.

Pervec serialit “Familja moderne”, ne cka tjeter jeni duke punuar, film teater apo dicka tjeter krejt?
Morina: Kam shume projekte. Per mua eshte me rendesi te mos ngelem pa pune. Por dihet qe projekti me ambicioz eshte filmi i metrazhit te gjate me temen e luftes se fundit ne Kosove.

Cili eshte momenti me i mire qe keni pasur ne “Familjen moderne”?
Morina: Kuptohet, episodi i pare ne vitin 2001, ku me familjen time kemi percjelle naten e Vitit te Ri, ne te cilen nate u shfaq edhe episodi i pare. /rtk/gazeta express/07.12.08/

Familja Moderne

- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online