All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Ariana Cakolli. Show all posts
Showing posts with label Ariana Cakolli. Show all posts

Saturday, 11 June 2011

Ne Shtepine Luksoze te Ermal Fejzullahut - Prive Klan Kosova

Shtepia luksoze e Ermal Fejzullahut

Pamje ekskluzive nga brenda shtepise se Ermal Fejzullahut ne Lagjen Amerikane. Poashtu, behet e ditur se Ermali dhe Ariana jane bere prape prinder pasi para nje jave ka lindur edhe femija i tyre i dyte, nje vajze e mrekullueshme...

Transmetuar ne Prive Klan Kosova

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
]]

Sunday, 24 May 2009

Ermal Fejzullahu, Kafja e Mengjesit, RTK

Ermal Fejzullahu ne Kafen e Mengjesit RTK


- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: kafja kafeja kafeneja mengjezit ariana cakolli arti fejzullai
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:

]]

Thursday, 19 February 2009

Ermal Fejzullahu Se Shpejti Baba!

Ermal Fejzullahu se shpejti behet baba

Ermali dhe ArianaFamilja Fejzullahu pas gezimit qe pati ne tetor te vitit te kaluar me rastin e marteses se birit te tyre te vogel Ermalit, per pake jave, ata jane ne pritje edhe te nje gezimi tjeter ne shtepine e tyre. Fjala eshte per ardhjen ne jete te femijes se pare te kengetarit Ermal Fejzullahu. Sic ka mesuar gazeta "Tung & Nata", ne mesin e muajit mars kengetari Ermal Fejzullahu do te behet baba. Sipas asaj qe eshte marr vesh, mesohet se femija i takon gjinise mashkullore. Familja Fejzullahu eshte shume e gezuar per pritjen e femijes teksa kane nje kujdes edhe per ecurine e shendetit te Arianes, bashkeshortes se Ermalit. Ende nuk eshte bere e ditur se si do te pagezohet anetari me i ri qe do te vije ne familjen Fejzullahu. /tung/15.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
p.s. Dmth. thashethemet e mehershme per shtatzeni paramartesore te Arianes paskan qene te verteta! /teni/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Sunday, 26 October 2008

Dasma e Ermalit - Foto Te Reja

Ermali dhe Ariana
/photo bluetooth/



400 te ftuar VIP ne hotel “Grand”
Dasma Madheshtore e Ermal Fejzullahut

Nje dasme si neper filma. Ashtu e kane cilesuar gjithe personazhet VIP te pranishem ne dasmen e kengetarit kosovar, Ermal Fejzullahu. Fundjaven e kaluar djali i nje prej emrave me te njohur te muzikes Kosovare, Sabri Fejzullahu Ermali ka kurorezuar lidhjen e tij me Arianen, vajzen me te cilen ai ishte lidhur nje vit e gjysme me pare. Kane qene dy darka te organizuara ne Prishtine nje per te afermit dhe nje tjeter vetem me miqte.



DASMA VIP

Dasma madheshtore e organizuar ne hotelin “Grand” ne Prishtine ka pasur jo pak por 400 te ftuar. Te gjithe artistet e Estrades se Kosoves, miq jo vetem te Ermalit por edhe te babait te tij, Sabriut kane qene prezent, qe nga Mihrihe Braha me bashkeshortin, Gili, Leonora Jakupi, Leonora Poloska, Blero, Sinan Vllasaliu, Nora Istrefi, Miranda Hashani, Lindita Hakaj, Shkurte Fejza, e shume personazhe te tjere. Nga Shqiperia ka qene miku i ngushte i kengetarit, Sinan Hoxha, ndersa Sabri Fejzullahu kishte ftuar kengetaren Bleona Qerreti, e cila ka qene e shoqeruar nga bashkeshorti i saj Gani Bardha. Te gjithe kengetaret kane kenduar per nder te mikut te tyre, nderkohe qe ne fund te festes edhe dhendri ka marre mikrofonin dhe ka pershendetur miqte e tij me kenge.

SINANI MBULON ME LEKE ERMALIN

Sinani mbulon me leke Ermalin

Ne momentin qe eshte ngritur ne valle dhendri Ermali me nusen Arianen, Sinan Hoxha si te ishte ne nje dasme shqiptare ka dorovitur ciftin duke hedhur para. Nje veprim ky qe befasoi gjithe te pranishmit, pasi kjo tradite kaq e kendshme shqiptare nuk realizohet ne Kosove. E jo vetem gjesti ka cuditur te ftuarit por edhe fakti se shuma e parave qe ai ka hedhur ka qene jo pak e vogel. /gazeta shqiptare/26.10.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: ariana cakolli,ermal fejzullahu
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Friday, 24 October 2008

Darsma e Ermalit - Video by KTV

Me poshte mund te shihni sekuenca nga Dasma e Ermalit me Arianen mundesuar nga Express Live i KTV-s. Video-ja eshte e kualitetit te dobet, mirepo, prap shihet mire atmosfera dhe mund ti identifikojme poashtu disa nga mysafiret vip te kesaj mbremje. Kryesore eshte qe, tani mund te konstatojme me siguri se per Ermalin nje mend "hiken beqarnia" lol. Argetim te kendshem!

p.s. dasma zuri vend te henen, me 20 tetor 2008 ne Hotelin "Grand", ne Prishtine.


+tag: dasma ariana ermal fejzullahu
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Thursday, 23 October 2008

Martesa e Ermalit me Arianen

Ermali Ariana Martesa
Photo Kosova Sot

Familja Fejzullahu, dasme me shume te ftuar

Martesa e Ermalit me Arianen

Nje dasme qe nuk do te harrohet, nje kremte qe tuboi me qindra vete, ne mesin e tyre edhe shume personalitete te njohura publike nga Kosova, Shqiperia e Maqedonia.

Ariana dhe Ermali u martuan te dielen, ne nje ceremoni ku ishin thirrur kryesisht familjare.Por, familja Fejzullahu te henen ne mbremje kremtoi martesen e Ermalit ne ambientet e hotelit ‘Grand’. Nje dasme qe me vite te tera nuk do te harrohet, nje kremte qe tuboi me qindra vete, ne mesin e tyre edhe shume personalitete te njohura publike. Ndonese kjo nate i dedikohej pikerisht VIP-ave, sic i quante Sabriu, sepse nje nate me pare, respektivisht te dielen mbrema, martesa e Ermalit u be vetem me familjare, ku kane qene te pranishem rreth 350 veta, dhe dasma eshte bere ne hotelin “Viktori”.

Kengetaret ne dasme
Mirepo, nga numri i madh i mysafireve, familja Fejzullahu kishte ndare dy net te festes, nje per familjare dhe nje per shoqeri, e qe kjo shoqeri e tyre ka te beje me personalitete te njohura, sepse edhe vet familja Fejzullahu i takon kesaj pjese te shoqerise. Nje ceremoni dasmore jo e zakonte, e qe ne dukje te zgjonte vemendjen e nje evenimenti te madh, qe nuk eshte pare deri me tani ne dasmat e VIP-ave tane. Dasma e Ermalit konsiderohet si me e madhja ne vend, salla e hotelit ‘Grand’ e mbushur me mysafire, dhe e stolisur ne menyre perfekte. Qe ne hyrje verehej atmosfera gazmore, ambienti i zbukuruar. Ceremonia filloi ne oren 20:00, salla vazhdimisht mbushej me fytyra publike, qe te gjithe shndrisnin me veshjet dhe dukjen e tyre. Deri ne oren 21:00, salla e Grandit u mbush me miq te Sabriut dhe Ermalit. Mbremjen e begatuan kengetaret me te mire te skenes muzikore, si: Shyhrete Behluli, Shkurte Fejza, Shpresa Gashi, Ismet Bogujevci, Mahmut Ferati, Merita dhe Nystret Muciqi, Miranda Hashani, Edona Llalloshi, Leonora Jakupi, Afrim Muciqi, Meda, Mihire Braha, Naim Abazi, Teuta Selimi, Leonora Poloska (e cila kishte ardhur enkas nga Shkupi), Bleona Qerreti me bashkeshortin, te cilet thane se kishin ardhur vetem per Ermalin, Sinan Hoxha e shume e shume te tjere. Pervec personaliteteve te njohura publike nga bota e artit, te pranishem ishin edhe nje numri i madh i personaliteteve te njohura politike, si: Fatmir Limaj, Xhavit Haliti, Enver Hoxhaj, Ismet Beqiri e shume te tjere. Padyshim, mysafiret nga personalitetet politike ishin nga dy parti, asaj te PDK-se dhe te LDK-se, dhe qe ne kete ceremoni ata u bashkuan. Pra, Sabriu, ne kete rast, nuk kishte bere dallimin e partive, kishte ftuar miq nga te dy partite, e qe ne nje menyre edhe i bashkoi. Te pranishmit ne dasme i argetuan kengetari yne i njohur Sinan Vllasaliu, Lindita Hakaj, mirepo nuk u kursyen as kengetaret e tjere, te cilet nuk e kishin obligim te kendonin, mirepo, per hir te mikut te tyre, Sabriut, kenduan disa kenge. Ata qe nuk u kursyen ishin Ismet Bogujevci, Shyhrete Behluli, Shkurte Fejza, Miranda Hashani, Teuta Selimi, Meda, i cili mbremjes i dha atmosfere te madhe, ku te gjithe me padurim e pritnin paraqitjen e tij ne skene.

Prerja e tortes
Para se te behej ora 22:00, cifti i bukur, Ariana dhe Ermali, hyne ne ambientin e Grandit, pritja e tyre u be me shume duartrokitje. Nusja dhe dhendri shkelqenin, ndonese edhe mosha e re e tyre ndikonte ne kete shkelqim. Mysafiret gjate tere mbremjes nuk pushuan vallen, ku pas nje kohe valles iu bashkua edhe cifti i ri dhe, per shume ore te tera, miqte i uronin dhe fotografoheshin me nusen dhe dhendrin. Momentet e vecanta ishin edhe te prerja e tortes, ku me ne fund, pas tere asaj atmosfere qe u krijua, erdhi ky cast i mrekullueshem. Nje torte mjaft interesante, e pergatitur per t’iu ndare te gjithe te pranishmeve. Nusja me dhendrin prene torten dhe shkembyen gotat. Ceremonia martesore, gjegjesisht atmosfera e ndezur, zgjati deri ne oret e hershme te mengjesit dhe padyshim se kete dasme te vecante nuk do ta harrojne asnjehere mysafiret e pranishem. Ermalit i urojme qe te kete jete te lumtur bashkeshortore, te trashegohen./k.bajrami/kosova sot/22.10.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: ariana cakolli ermal fejzullahu
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Wednesday, 22 October 2008

Ermali Dhender!

Ermal Fejzullahu dhe Ariana
Photo KTV/Elbino/Albaniac

Shih Ermalin Dhender!

Elbino:
"Ne ishim te paret qe lajmeruam lidhjen dhe me pas martesen e Ermalit dhe Arianes. Si shume here te tjera, askush nuk na besoi fillimisht, por ja… sic shikoni dhe ne foto javen e shkuar cifti i ri Fejzullahu duket mese i lumtur dhe i mrekullueshem tek hyjne ne sallen martesore te hotel “Grand”. Ndryshe nga c’perflitej, nuk ka pasur disa ceremoni por vetem nje, ku kane qene te ftuar (ashtu sic pritej) midis familjareve dhe shume figura te njohura per publikun shqiptar. Cifti ka kercyer nen ritmet e Sinan Vllasalliut, Shkurte Fejzes, Miranda Hashanit etj. Ende nuk e dime se ku do ta zhvillojne muajin e mjaltit, por dime qe cifti Fejzullahu do te jetoj ne shtepine e re te Ermalit qe flitet se ka kushtuar goxha. Shume shume urime ciftit dhe nje jete sa me te lumtur." /elbino/albaniac/22.10.08/
+tag: darsma dasma ermalit ariana cakolli ermal
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Friday, 17 October 2008

Ermal Fejzullahu Mban Sekret Daten e Dasmes

Ermal Fejzullahu Ariana
Photo Unknown

ERMALI MBAN SEKRET DATEN E DASMES

Kengetari Ermal Fejzullahu po i shijon ditet e fundit te beqarise. Megjithese ne kete interviste per emisionin tone, Ermali nuk tregoi daten e dasmes dhe ishte i rezervuar per te dhene detaje te tjera rreth saj, per shkak te mediave, ne keto te fundit, veçmas ne te shkruarat, ku thuhet se Ermali do te martohet kete te diel, me 19 tetor. Ai i cili i ka dhene shume detaje per ceremonine e dasmes se Ermalit, eshte pikerisht babai i tij, kengetari i njohur Sabri Fejzullahu. Ne nje interviste dhene per nje perditshme tone ai ka bere te ditur se dasma do te jete dy net radhazi. E diela me familje ku pritet te marrin pjese rreth 350 veta, ndersa nata e dyte me 20 tetor do jete per miq dhe VIP kolege te Ermalit nga Kosova, Shqiperia dhe Maqedonia. Ai ka treguar se ne naten e pare te pranishmit do t’i argetoje kengetari Afrim Muqiqi, kurse naten e dyte do te kendojne Sinan Vllasaliu, Genta Ismajli, Elvana Gjata, Gili dhe shume kengetare te tjere. Sabri Fejzullahu ka bere te ditur se dasma nuk do te jete sipas zakoneve tona. “Nuk do te kete krushqi dhe Ermali do te marre vete Arianen”, ka thene ai. Per “Express Live”, Ermali ka bere te ditur se dasma do mbahet ne hotel “Victory” dhe hotel “Grand”. Ai ka thene se nuk ka vendosur ende nese do te lejoje filmimin nga mediat ne dasme.Per muajin e mjaltit, Ermali ka thene se çifti ka vendosur te shkoje ne Dubai. Ermali permes kesaj interviste u ka premtuar adhuruesve te tij se nuk do te largohet nga skena dhe se perkundrazi do te jete edhe me aktiv, ngase muzika eshte pjese e jetes se tij. Ermali me heret per emisionin tone pati bere te ditur se ne lidhje me Arianen eshte qe nje vit e gjysme. Publikisht, Ermal Fejzullahu dhe Ariana, per here te pare jane paraqitur ne edicionin e sivjetshem te “Videofestit”, ku se bashku parakaluan ne tepihun e kuq, te shtruar perpara Teatrit Kombetar te Kosoves. /KTV Express Live, 17.10.2008/
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: ariana cakolli ermal fejzullahu
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online