All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Arjeta Islami. Show all posts
Showing posts with label Arjeta Islami. Show all posts

Saturday, 14 February 2009

Vip-at dhe Shen Valentini!

Happy Valentines Day

CFARE DHURATASH DO TE BEJNE VIP-at PER SHEN VALENTIN
Dhurata, Shenje e Respektit dhe e Kujtimit

Dhurata eshte shenje e kujtimit, e respektit te ndersjelle, e ekzistences se marredhenieve te mira mes te dashuruarve, keshtu qe berja e dhuratave eshte e ndryshme dhe arsyeshme

Festa e Shen Valentinit qe prej disa vjetesh ka filluar te festohet edhe ne Kosove, 14 shkurti eshte date e dashurise dhe pikerisht ne kete date te dashuruarit mundohen qe te bejne dhurata sa me te mira. Per te pare se cfare dhuratash do te bejne VIP-at, kemi zhvilluar nje ankete me disa nga ta.

Fatmir Spahiu:
Patjeter se per kete feste do t’i dhuroj lule, dhe normalisht nje darke ne mbremje, kurse pres qe gruaja ime te beje dhurate nje milion euro (qeshet).

Hekuran Krasniqi:
Kur behet fjale per dashurine, dhurata eshte shenje e kujtimit, e respektit te ndersjelle, e ekzistences se marredhenieve te mira mes te dashuruarve, keshtu qe une berjen e dhuratave e bej shpesh duke dhuruar lule, embelsira, puthje dhe lajme te mira. Nderkaq, se cka do t’i blej per Shen Valentinin nuk po e zbuloj, sepse e dashura ime e lexon gazeten tuaj dhe do ta kuptonte se cka do t’i dhuroja perpara kohe, pastaj nuk do te kishte vend per befasi. Suksese ne jete gjithe te dashuruarve dhe urime per kete dite.

Fatos Kryeziu:
Une bashkeshortes do t’i dhuroje nje ore dore dhe nje buqete me lule.

Mihrije Braha:
Festa e Shen Valentinit me pelqen per shkak se eshte festa e te dashuruarve dhe u dedikohet te dashuruarve. E festojme cdo vit se bashku me Naimin kete feste dhe tere te dashuruarve u uroj jete te lumtur, te kene sa me shume dashuri dhe harmoni jetesore. Ndersa, sa u perket dhuratave, une ia kam blere nje set parfumesh, edhe keshtu i kam pike te dobet parfumet, por edhe ai besoj se do te me dhuroj ndonje parfum bashke me ndonje dhurate te bukur simbolike, sic me befason cdo vit.

Arjeta Islami:
Me pelqen festa e Shen Valentinit, dhe kemi vendosur qe se bashku me shoqet e mia te dalim neper disa lokale te qytetit. Meqe ende nuk kam te dashur, jam e lire sa u perket dhuratave, nuk kam kujt t’i dhuroj dhe natyrisht se nuk pres dhurate.

Drenusha Latifi:
Po te kisha te dashur, me siguri do te dija se cfare t’i dhuroja, por meqe nuk kam nuk di se cfare mund t’i dhuroja. Kurse, simpatizanteve te mi dua t’u them se kjo feste nuk ka qene asnjehere festa ime e parapelqyer.

Adelina Berisha:
Per festen e Shen Valentinit do te kendoj ne Malisheve, e sa i perket dhurates nuk do t’i bej askujt dhurate per shkak se nuk jam e dashuruar.

Blinera Krasniqi:
Per Shen Valentinin do te dal me te dashurin per darke, kurse per te kam pergatitur nje dhurate, por ajo le te mbetet surprize.

Edita Sopjani:
Une nuk jam e dashuruar, prandaj edhe nuk do te bej dhurata, apo me mire te them nuk do ta festoj kete feste.

/k.b. & b.z./kosova sot/14.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online