All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Artemisa Ozaj. Show all posts
Showing posts with label Artemisa Ozaj. Show all posts

Saturday, 7 February 2009

Artemisa Osaj Heq Dore Nga "E Diela Shqiptare"

Artemisa Ozaj
/photo panorama, etc./

ARTEMISA OZAJ
Pse u largova nga spektakli “E diela shqiptare”

E verteta ishte se ka hequr dore perfundimisht nga “E diela shqiptare”. Arsyeja? “E mendova dhe them se per momentin kam prioritete te tjera, sic eshte shkolla. Kam filluar studimet part-time ne Universitetin e Tiranes, dega e Juridikut, dhe me duhet qe te shtune e te diele te jem e angazhuar me shkollen”, tha ajo. Dhe kjo eshte nje ngarkese plus per Artemisen, e cila ne te njejten kohe vazhdon studimet ne degen e Shkencave Sociale, viti i katert"

Eshte menduar jo pak, derisa ka marre vendimin perfundimtar. Dhe me ne fund vendosi ta lere spektaklin “E diela shqiptare”, duke mos qene me partnerja e Ardit Gjebreas. Mungesa e saj te dielen e kaluar, ne emisionin e sezonit te ri te spektaklit “E diela shqiptare”, natyrisht qe nuk kaloi pa u vene re, edhe pse organizatoret u perpoqen ta fshehin kete lajm, qe nisi te qarkullonte si fillim brenda televizionit “Klan”. E pyetur nga “Panorama Plus”, Artemisa vendosi te na e thote vete lajmin e para, se ne fakt ajo cfare mund te kishim menduar se ajo mungonte pasi mund te ishte prekur nga ndonje virus gripi ishte nje thashethem i kote. E verteta ishte se ka hequr dore perfundimisht nga “E diela shqiptare”. Arsyeja? “E mendova dhe them se per momentin kam prioritete te tjera, sic eshte shkolla. Kam filluar studimet part-time ne Universitetin e Tiranes, dega e Juridikut, dhe me duhet qe te shtune e te diele te jem e angazhuar me shkollen”, tha ajo. Dhe kjo eshte nje ngarkese plus per Artemisen, e cila ne te njejten kohe vazhdon studimet ne degen e Shkencave Sociale, viti i katert.

Artemisa dhe ArditiNe sezonin e kaluar Artemisa ishte partnerja e vetme e Ardit Gjebreas, ne 7 ore transmetim televiziv, ne spektaklin me “talk show”, sport, kengetare te ftuar, balet, lojera, kuize dhe te papritura te tjera. Ardit Gjebrea, i cili foli per permbajtjen e spektaklit gati nje vit para se “ E diela shqiptare” te dilte ne transmetim, ruajti si surprize per momentet e fundit pikerisht partneren e tij, vajzen bukuroshe Artemisa. Kjo edhe per faktin se vajza e zgjedhur prej tij, nuk ishte e panjohur per publikun dhe ishte madje e sprovuar para kamerave qe e vogel, si prezantuese e emisioneve per femije ne “Tv Shijak”. Me pas ne te njejtin ekran, ajo nisi prezantimin e programit muzikor “100% shqip”, me kerkesa nga publiku, ku ne nje studio te vogel dhe e pozicionuar shume afer kamerave, priste telefonatat nga teleshikuesit, te cilet linin kerkesen e tyre muzikore. Pothuajse te njejten gje do te bente dhe tek “E diela shqiptare”, ku gjithe minutazhi argetues do i besohej asaj. E tashme qe ka vendosur t’i perkushtohet shkolles, ajo ende nuk e ka te qarte nese ne te ardhmen do t’i rikthehet televizionit serish. “Gjithcka do t’ia le te ardhmes”, thote ajo, edhe pse “E diela shqiptare”, do me mungoje shume”. Kaq ka pranuar te na thote vete Artemisa, por nuk eshte cudi qe ky te jete nje vendim edhe i te fejuarit te saj Olsit, i njohur ne rrethin e artisteve si nje nga parukieret me te mire ne Tirane.

Qe ne fillim te spektaklit, Artemisa e pohoi vete per “Panorama Plus”, se qe kur ishin lidhur bashke, Olsi ishte kunder vazhdimit te karrieres se saj ne televizion. Pas kater vitesh lidhje dhe dashuri, ata kishin zyrtarizuar lidhjen e tyre duke bere fejesen. Artemisa vendosi te vazhdonte shkollen duke lene menjane ekranin. Por gjithsesi e desh puna qe ajo te ishte perseri mes artisteve, pasi ne stafin e “Kenga Magjike” ishte edhe ajo perkrah Olsit, i cili modelonte floket e kengetareve, nderkohe, qe Artemisa i trukonte. Aty lindi dhe miqesia me Arditin, i cili vetem pak muaj me pare i propozoi qe ajo te ishte partnerja e tij gjate te dielave argetuese. “E diela shqiptare”, spektakli maratone i “TV Klan”, hapi sezonin e ri te dielen e kaluar. Kjo periudhe pushimi ne ekran, ne fakt u duk se ka qene periudhe pune per te sjelle nje spektakel krejt ndryshe, duke filluar qe nga skenografia krejtesisht e ndryshuar nga Gajtano Kasteli. Gjithashtu, u pa hyrja ne spektakel e dy djemve te grupit “The SHBLSH”, Julian Deda dhe Gent Zenelaj me dy karaktere te vecante humori. Koreografi Albi Nako solli nje grup 99 per qind te ndryshuar, ndersa eshte ngritur bande muzikore nen drejtimin e Shpetim Saracit. /panorama/07.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: artenisa osaj
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Thursday, 20 November 2008

Ardit Gjebrea Me Dy Partnere Ne Kenga Magjike 2008

Ardit Gjebrea
/ardit gjebrea, photo public domain/

Ardit Gjebrea, me dy partnere ne skenen e Kongreseve
“Kenga Magjike”, jo nostalgji, por fillim
Mes prurjeve te ketij viti edhe dy kenge te vjedhura

Perreth ka nje staf te madh ne numer, por duket se shume gjera duhet t’i coje vete deri ne fund. Telefoni bie pa pushim dhe nuk di se kujt t’i pergjigjet me pare. Eshte vigjilja e festivalit dhe Ardit Gjebrea eshte si ne gjemba. Ndoshta sepse eshte nje 10-vjetor dhe pergjegjesia sa vjen e rritet. Sot, ne Pallatin e Kongreseve nis edicioni i 10-te i festivalit “Kenga Magjike”. Emra te njohur te muzikes shqiptare do te ngjiten ne skene pergjate tre neteve. Konkurrence e forte, spektakel, por edhe shume cmime.

Kete vit “Kenga Magjike” mbush 10 vjet, si vjen ky festival ne kete edicion?
Per nje gje jam i lumtur. Ka pjesemarres artistesh dhe kenge te bukura si asnje vit tjeter. Autoret, interpretuesit dhe studiot jane nder me te miret, qe kane trojet shqiptare dhe ajo qe eshte pika e forte e festivalit eshte krijimtaria. Artistet kane ardhur te pergjegjshem si asnje vit tjeter.

Mund te lidhet kjo me jubileun?
Nuk di nese kjo lidhet me 10-vjetorin e festivalit, apo me pergjegjshmerine e artisteve qe eshte rritur, me pretendimin e tyre per te arritur ne nivelet e larta profesionale.

Ka nje tendence muzikore ky edicion?
Cuditerisht ky eshte viti i baladave. Ndoshta eshte nje rikthim i balades si rryme, pasi duhet thene qe kenget e ketij lloji i rezistojne kohes dhe ndoshta si e tille ka ardhur me shumice ne festival. Por vjen moderne dhe tek-tuk me ndonje element ritmik. Viteve te shkuara ka pasur edhe ndonje problem, te tipit, kenge e vjedhur, nderhyrje ne juri...

Keni qene me te qete kete vit nga keto fenomene?
Per fat te keq ka pasur dy kenge, qe jane perjashtuar nga festivali. Njera eshte per faj te “lupeve” muzikore, qe qarkullojne ne te gjithe boten dhe kjo kenge ishte marre sipas ketij formati, ndersa tjetra eshte shitur nga nje kompozitor zviceran. Ishte shitur per origjinale, por ne te vertete ishte e vjedhur dhe kengetari nuk dinte asgje per kete. Sigurisht kengetaret vete nuk mund te dine gjithcka qe behet ne bote, por me keqardhje mu desh te mos i pranoja, edhe pse te dyja ishin te vlefshme per ne gjysme finale.

Ardit Gjebrea dhe Artemisa e Diela Shqiptare
/ardit gjebrea dhe artemisa ozaj, photo tvklan/

Serish vetem ne skene?
Nuk do te jem vetem, do te kem dhe dy partnere, Artemisa Ozajn dhe Elektren e Radio NRG. Jane dy prezantuese te reja, qe provojne per here te pare kete eksperience. Me pelqen te provoj, te jap mundesi, te krijoj hapesira per te rinjte. Me pelqen qe gjerat te behen ndryshe, perkunder gjithckaje qe ne kemi pare. Ende nuk jane ndezur dritat e skenes, megjithate skenografia duket terheqese... Eshte nje tjeter element i rendesishem qe ne ia besojme nje emri te madh te skenografise italiane. Behet fjale per Gaetano Castellin. Eshte nje emer i madh qe ka fituar shume cmime nderkombetare, ka bere 16 festivale te Sanremos, mes te cilave dy te fundit. “Serata d’onore” e Pippo Baudo-s, skenografite e Adriano Celentanos, “Senso della vita” e Paolo Bonolis, 6 skenografi ne studiot e RAI-t, qe shihen cdo dite... te gjitha mbajne firmen e Castellit. Pra, mund te thuhet se eshte nje artist qe ka bere historine e skenografise italiane. Keshtu qe eshte nder per ne, qe bashke me Franco Ferrarin qe eshte drejtori i fotografise se RAI-t, vijne per te punuar per nje festival shqiptar.

Meqe mbushet nje dekade, keni lene vend per pak retrospektive?
Juria e ketij viti perbehet nga presidentet e 9 edicioneve te shkuara. (Per fat te keq Vath Koreshi nuk eshte me). Ne naten e trete do te jene fituesit e festivaleve. Pra do te kete restrospektive, por e ekuilibruar, sepse ngjarja e vertete eshte festivali i dhjete. Per mua, ky edicion eshte fillimi i nje kapitulli te ri, jo nje permbledhje.

Sistemi i votimit vazhdon te jete i njejti?
Edhe kete here artistet votojne per njeri-tjetrin. Vijon te jete e njejta strukture. Sapo mbaruam nje mbledhje me ta. Kerkova transparence dhe mirekuptim, te evitojne lobingjet dhe merirat qe mund te kene me njeri-tjetrin, per te pasur nje votim sa me te mire.

Eshte e vertete qe ky sistem “cliron” jurine nga pergjegjesite, por sa te vertete jane kengetaret ne votim?
Viteve te fundit kam qene i kenaqur, sepse eshte permiresuar sistemi. Me pare kengetaret votonin vetem per 10 kenge, duke e pasur shume te veshtire dhe duhet thene se kishte shume subjektivizem. Ne tre vitet e kaluara u dhashe mundesine te votonin per 15 kenge dhe kam qene i kenaqur, ndersa kete vit do te votojne per 20 kenge. Kam shtuar mundesine e votimit, duke evituar diferencen e cmimeve nga i pari tek i dyti e keshtu me radhe. Shpresoj qe te jete nje sistem optimal.

Konkurrentet e Jubileut

Sipas producentit Ardit Gjebrea, ky eshte viti me prodhimtar ne 10 vjet histori te “Kenges Magjike”. Kengetare nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia e diaspora kane prezantuar kengen e tyre pergjate 9 puntatave te spektaklit televiziv “E diela shqiptare”, qe shfaqet ne TV “Klan”. U prezantuan plot 80 kenge te interpretuara nga kengetaret me ne ze te muzikes shqiptare, si Aleksander Gjoka, Pirro Cako, Juliana Pasha, Jonida Maliqi, Mariza Ikonomi, Yllka Kuqi, Eneida Tarifa, Soni Malaj, Eliza Hoxha, Rosela Gjylbegu, nuk munguan edhe Bleona Qerreti, Ciljeta, etj. Gjebrea nuk i zbulon se kush do te hyje ne gjysmefinale. Gjithcka ia le neteve te festivalit, qe nisin sot ne Pallatin e Kongreseve. Regjia i eshte besuar dyshes nga Kosova Agron Vula dhe Astrit Idrizi. Nje bashkepunim me nje staf te madh te RTV 21 dhe TV “Klan”, qe ka edhe peshen me te madhe ne kete produksion.

46 KENGE nga 80 te paraqitura ne festival, konkurrojne ne gjysme finale dhe 20 do te dalin naten e fundit

2 KENGE ishin te “vjedhura” mes krijimtarise se paraqitur ne kete edicion. Njera e “shitur” nga nje kompozitor zviceran

/alma mile/panorama/20.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online