All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Avni Hadergjonaj. Show all posts
Showing posts with label Avni Hadergjonaj. Show all posts

Tuesday, 20 January 2015

Avni Hadërgjonaj rikthehet më i fortë në muzikën shqiptare

Është rikthyer fort dhe bukur në muzikën shqiptare këngëtari i njohur Avni Hadërgjonaj, megjithëse jeta në Suedi i mori 15 vjet pa muzikë.

Për rikthimin e tij vendosi që kënga të ishte punuar nga Florent Boshnjaku dhe me tekst të Mithat Sadiku ndërsa klipin e bukur të kësaj këngë me titull ‘Edhe një rast’ e realizoi te produksioni ‘Max Production’.

Artisti me një zë shumë të vecantë rikthimin e tij në muzikë e quan jo rastësi pasi kurrë nuk ka menduar që ta lërë muzikën, por dallgët e jetës dhe largësia kanë ndikuar por edhe muzika jo e mirë që u kultivua këto kohë.

Avniu ka kaluar shumë mirë në festat e fundvitit ku ka qenë shumë i angazhuar në programet festive të Vitit të Ri si në TV Zico i ftuar në Radio Kosova, në RTV21 duke u promovuar por edhe kënduar këngë popullore qytetare, si dhe i ftuar në shumë TV të tjera por nuk ka pasur mundësi, pasi ka qenë larg Kosovës. Këngëtari ndjehet mirë në këtë rikthim edhe nga mikpritja që i është bërë nga ana e kolegëve.

Por a ka menduar artisti, i cili ka edhe profesionin e piktorit, ta lërë Suedinë dhe të rikthehet në Kosovë ai ka këtë përgjigje për ne : “Për rikthim nga Suedia të bëhem real kam menduar shumë por është pak e vështirë, puna, familja, fëmijët. Por s’ do të thotë se nuk do ndodh në të ardhmen. Arsyeja për rikthimi në Kosovë do ishte për të vetmin qëllim që fëmijët e mi të rriten në frymën, kulturën shqiptare’.

Avniu po mendon për një këngë të re në këtë fillimvit dhe ajo do të jetë në muzikën RnB. Ndërsa kur e pyesim se ka menduar për ndonjë bashkëpunim dhe me kë Avniu na rrëfen kështu : ‘Po edhe për një bashkëpunim kam menduar të kem në këngën tjetër, ku normal do përcillet me videoklip. Nuk do e bëj publike se me kë do jetë bashkëpunimi por shpresoj se do jetë një bashkëpunim që ja vlen”.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online