All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label BABA STARS. Show all posts
Showing posts with label BABA STARS. Show all posts

Sunday, 13 January 2013

Sherri i Vip-ave ne rrjetet sociale

Nëse mendoni se inatet dhe zilitë e artistëve shqiptarë kanë përfunduar  që me rrahjet mes Adelina Ismajli me Leonora Jakupin, apo Rozana Radit me Rezarta Shkurtën, keni gabuar.

Tashmë ato nuk janë më trup me trup, por nëpërmjet  rrjeteve sociale, të cilat inate, apo të ashtuquajtura kritika po përdoren shumë mes Vip-ave shqiptarë kohëve të fundit.

Ndërsa dëgjuesit në një program në Top Kosova Radio jepnin komentet e tyre në lidhje me këto zënka, duke i quajtur shumë jonjerëzore, ne mundohemi të kujtojmë vetëm disa prej tyre, pasi kohët e fundit vërtet janë të shumta.

Nuk janë vetëm "diss" të reperëve, që kanë ekzistuar gjithmonë nëpër tekstet e tyre, por edhe artistët që nuk ia thonë hiç repit, apo muzikës po kapen me statuse ‘Facebooku’. Të hershmit ishin edhe  Baba Stars me Noizin, apo Bleona Qereti me aktoren Eliza Dushku, ku mes të tjerash këngëtarja shkruante për patriotizmin e tepruar të aktores.

Thursday, 1 November 2012

Maska e VIP-ave shqiptare

Thuhet se maska që të maskon për festën ‘Halloween’, apo Natën e Shtrigave, është ajo që secili person do të donte ta kishte një herë në jetën e tij.

Edhe mbrëmë shumë VIP-a shqiptarë në mënyra dhe ambiente të ndryshme e kanë festuar këtë festë. Nisim nga këngëtarja Tuna, që ishte veshur si Superwoman, Nora Istrefi si Batgirl, Ledri Vulaj si Michael Myers, Rovena Stefa, si një nuse shtrigë, Drenusha Latifi si një princeshë me shkopin magjik, Baba Stars si hajdutë.

Urojmë që të jenë argëtuar VIP-at tanë dhe të kenë trembur shpirtrat e këqij. M. GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Masks Albanian VIPs

Said mask to mask the feast 'Halloween', or the night of witches, is what each person would like to have a time in his life. Even last night VIP Albanians and the various ways of celebrating this holiday. Nisim Tuna singer, who was dressed as Superuomen, Nora Istrefi BadGirl, Ledri Vulaj as Michael Myers, Rovena Stefa, as a bride witch, Latifi doe like a princess with magic wand, Baba Stars as thieves. Wish to be entertained our VIPs and have scared evil spirits. M. GJ.

Thursday, 23 August 2012

Ledri Vula miqesohet me TBA...

Ledri miqesohet me TBA

Ikona e Babastars, Ledri Vula, i cili u largua kohe me pare nga muzika, eshte pare duke bere foto me nje prej anetareve me te shquar te ‘labelit’ TBA, Klepton.

BabaStars dhe TBA njihen per rivalitetin e tyre te madh ne skenen e hip-hop muzikes, sidomos pasi keta te fundit mbajten koncertin e tyre te madh ne Stadiumin e Prishtines.

Fotografite qe ju sjellim jane postuar nga Klepto ne profilin e tij personal ne Facebook, ndersa ne te shihet edhe Ledri, i cili keshtu i jep edhe nje goditje tjeter relacioneve te tij me anetaret e BabaStars, nga te cilet u largua pas problemeve ne jeten private dhe incidenteve me Noizyn, duke iu perkushtuar karrieres si regjisor. /Telegrafi/

Monday, 20 August 2012

Baba Stars, ka vene syrin tek Tuna...

Tuna ne BabaStars?

Rap ‘labeli’ kosovar, BabaStars, eshte duke menduar seriozisht qe te kthehet ne piedestalin e skenes muzikore, duke kerkuar keshtu inkuadrimin edhe te kengetares seksi Tuna.

Telegrafi ka mesuar nga burimet e sigurta se menaxheri i BabaStars, Drin Zatriqi, se bashku me Tunen, kane mbajtur nje takim sekret ne lokalin e quajtur “Konak”, ku kane biseduar rreth detajeve te perfshirjes ne ‘label’.

Kujtojme se BabaStars ka mbetur pa dy prej ikonave, Dafina Zeqirin dhe Ledrin, pas incidenteve dhe telasheve te fundit ne jeten private te te dy artisteve, me kete te fundit qe u largua teresisht nga muzika.

Burimet tona besojne se eshte ceshtje kohe kur Tuna do te konfirmohet si anetare e BabaStars, pasi edhe lidhja me Dj Dirty (deejay personal i Tunes) ka ndikim te mjaftueshem ne kete ceshtje edhe pse negociatat jane vetem ne fazat fillestare.

Tuesday, 7 August 2012

Ledri Vula: Pse hoqa dore nga Baba Stars...


Ledri Vula VS Baba Stars

Ledri Vula nje nga lideret e grupit Baba Stars, krejt papritur ne daten 13 korrik deklaron zyrtarisht ne faqen e tij ne Facebook: “Qe sot nuk do te jem me pjese e muzikes. Le gjithcka pas ka te beje me muziken per t’iu perkushtuar regjise”. Lajmi tronditi jo pak fansat e Ledrit dhe grupit Baba Stars. Vecanerisht duke pasur parasysh qe grupi kohet e fundit ka qene ne qender te medias roze. Ledri mund te konsiderohet si personazhi me i perfolur mediatik keto gjashte muajt e fundit. Fillimisht, historia e tij e dashurise me Dafina Zeqirin e shnderroi ne protagonist te tabloideve. Per disa muaj, cifti e ruajti me fanatizem lajmin dhe kur u zbuluar filloi nje kalvar i gjate shkrimesh, lajmesh, thashethemesh qe synonin te zbulonin te verteten e kesaj lidhjeje. Pasi cifti shkojne ne Los Angeles per te xhiruar klipin e tyre “Tonight”, fotot e publikuara ne faqet e tyre ne Facebook si dhe thashethemet qe sa vinin e shtoheshin rreth tyre i dhane fund hamendesimeve.

Friday, 13 July 2012

Pse largohet Ledri Vula nga muzika?

Tashmë pothuajse është e sigurt - sipas informatave të para, anëtari i grupit Skillz, Ledri Vula, ka vendosur të heqë dorë nga muzika.

Kështu bën të ditur faqja zyrtare e labelit BabaStars në Facebook, që ka publikuar një fotomesazh të anëtarit tjetër të Skillz, Visarit, në të cilën konfirmohet largimi i Ledrit nga muzika.

“Pas një kohe sot u takova me mikun tim Ledrin. Pas shtatë viteve karrierë, Ledri ma dha lajmin që tash e tutje ai më nuk do të vazhdojë me muzikë. Po ndihem i obliguar t’ju sqaroj të gjithë juve që na keni përkrahur gjithmonë, se unë, Visari, do të vazhdoj me muzikën e Skillz. Me shumë dashuri, SkiviUndercover”, shkruan në fotomesazh.

Nga ana tjetër, edhe vet Ledri në Twitter ka konfirmuar largimin nga muzika, duke përshëndetur të gjithë fansat e tij dhe duke i falënderuar për përkrahjen.

Wednesday, 11 July 2012

Pajtohen BabaStars dhe Noizy?

U rrahën pastaj e sulmuan me këngë njëri-tjetrin, por në fund kanë vendosur të pajtohen. Babastars dhe Noizy, kanë vendosur që përfundimisht t’i japin fund fyerjeve dhe sharjeve në mes tyre.

Burime të aferta me dy grupet rivale, bëjnë të ditur se të martën përfaqësues nga të dyja grupet janë takuar në Prishtinë dhe janë pajtuar që t’i japin fund konfliktit, i cili nisi para disa muajve në Zvicër.

“Po, mbrëmë janë takuar dhe janë marrë vesh që më mos ta ofendojnë njëri-tjetrin dhe të përfundoj konflikti i më hershëm”, pas një rrahje që ka ndodhur në Zvicër, Babastars dhe Noizy publikuan edhe shumë këngë kundër njeri-tjetrit të cilat përmbanin fjalë fyese./Info Vip/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
BabaStars agree: News?
 

Sunday, 8 July 2012

Geti i BabaSTARS sulmohet ne Gjakove


Reperi i grupit, Tingulli i 3nt, Geti, është sulmuar nga fansat e BabaStars në Gjakovë, për shkak të dështimit të koncertit në një prej klubeve të qytetit.

Burime të Telegrafit raportojnë se ende nuk dihet pse ka dështuar koncerti i Tingulli 3nt në Gjakovë, por kjo kishte lënë të mllefosur shumë fansa, disa prej të cilëve e kanë sulmuar liderin e BabaStars, Getin, duke hedhur shishe të birrës në drejtim të tij.

Kulmi i irritimit të pranishmëve ndodhi pikërisht kur Geti u largua nga skena pa kërkuar falje për dështimin e mbrëmjes, gjë që aspak nuk u prit mirë dhe pasoi me incidentin në fjalë.Ende nuk ka ndonjë konfirmim mbi këtë ngjarje nga menaxherët e BabaStars./Telegrafi/

>
[[ translation by google:
Geti is attacked in Gjakova BabaSTARS

Wednesday, 13 June 2012

Historia e zeze e repit shqiptar... [VIDEO]


Historia e konflikteve te repit shqiptar

Moda e kengetareve gangstere ne Shqiperi edhe pse s’ka shume qe ka filluar ka bere per vete qindra fansa.

Mjafton te klikosh me emrin e nje bande te tille ne rrjetin social Facebook dhe shikon pafund te rinj qe emrin e bandes e kane bere pjese te emrit te tyre.

Fyerje ekstreme priten e percillen nga fansa te bandave te ndryshme, djem dhe vajza, sa here qe komentohet per keq emri i grupit apo lideri i tij.

Monday, 11 June 2012

Noizy vjedh kenge per te fyer Baba Stars...

Vjedhe kengen per te fyer BABASTARS [VIDEO]

Noizyt si duket i mungon kreativiteti. Ai ka vjedhur kengen e lansuar “Na jena” qe eshte nje diss ndaj BABASTARS.

Noizy ka vjedhur kengen qe fyen BABASTARS nga De La Ghetto dhe Mavado - Come Out & See.

Kjo nuk eshte hera e pare qe Noizy merret me BABASTARS, pasiqe ai ka lansuar kohe me pare edhe kengen “1 selam” kurse me “Na jemi” ai leshon fyerje te renda ndaj BABASTARS, e keta te fundit duket se nuk duan te merren aspak me Noizyn.

Monday, 7 May 2012

Revista PANORAMA PLUS - 5 Maj 2012

Revista PANORAMA PLUS, 5 Maj 2012
  • Ornela Bregu: Si do rikthehem ne ekran me nje show gjigant
  • Rita Ora, ne mesin e 100 femrave me te bukura ne bote
  • Dafina per marredhenien me Ledrin: Ekspozimi i tepert prish lidhjen!
  • Babai i Ermalit: Nuk fusim te panjohur ne familje, nuk dime asgje per Francesken!
  • Erjonin e braktis e dashura, krijon nje lidhje te re. Sonja, parukierja e shumeperfolur nuk e pret me Erjonin, lidhet me nje te huaj.
  • Alma & Shkelqimi presin vajze
  • Dorian Gjoni: Ja emrat e gjysmefinalisteve ne "Top Fest 9"
  • Adelina Ismaili ne "Miss & Mister Zvicra Frankofone" si anetare jurie
  • Angela Martini pushton revistat e boksit ne Turqi
  • Video nudo e Zanfines nuk ekziston, kengetarja publikon setin e ri fotografik
  • Mihrija dhe Naimi, pas 20 vjetorit te marteses perseri si nuse e dhender

Sunday, 6 May 2012

Kontradikta acarohet me shume mes Noizyt dhe Babastars (Video)

Incidenti i ndodhur javë më parë në aeroportin e Zurichut, ku janë rrahur Noizy dhe anëtarët e Babastars, ka marrë formë tjetër.

Ata kanë shfrytëzuar emisionin Prive në Klan Kosova për të treguar verzionet e tyre të ngjarjes, teksa nuk kanë premtuar fundin e konfliktit.

Noizy, i intervistuar nga Klan Kosova ka pohuar edhe njëherë se ka rrahur Babastars dhe se këtë e bëri duke qenë vet i dyti. Ai shtroi pyetjen se çfarë do të kishte ndodhur po që se do të kishte qenë ai vet i gjashti dhe Babastars me vetëm dy anëtarë.

Pos tjerash, Noizy akuzoi si qyqar Visar Shalën, anëtarin e Skillz, i cili thotë ta ketë goditur nga prapa teksa po bisedonte me Agon Sylejmanin, anëtarin e Tingulli 3nt.

Më tej Noizy shtoi se fotot e publikuara nga Babastars se në Prishtinë e kanë ruajtur policë civilë janë të pa vërteta dhe pohon se atë e kanë marrë babai i tij dhe dy miqë nga Suhareka. Noizy shprehu çudinë se si askush nga Babastars se preku në aeroport, kur vazhdimisht bënin fotografi nga ai.

Monday, 30 April 2012

Nuset e “Baba Stars” shoqe te mira

Burrat e tyre thuhet qe janë rrahur me një pjesëtar të një labeli kundërshtar, sic është Noizy, ndërsa vajzat bëjnë qef këtu duke shkuar shumë mirë dhe duke bërë foto. Sic po e shihni fjala është për këngëtaren Dafina Zeqiri, të dashurën e Ledri Vulaj, dhe Florentina Islami, e fejuara e Getoar Selimit.

Megjithëse kjo nuk do të thotë që vajzat do të mbajnë zi, pasi të dashurit e tyre janë rrahur sic po flitet, apo duhet edhe ato të përgaditen për tu rrahur me kundërshtaret femra të labelit ku merr pjesë Noizy. Urojmë që kjo të mos ndodhë!/Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Brides of "Baba Stars' best friend

Their husbands were beaten by a member of a labeli opponent, as is Noizy, while girls do here excited going very well and doing pictures. As you can see, the word is Dafina singer, girlfriend of LEDRIN Vulaj and Florentina Islam Selim Getoar fiancée. Although this does not mean that girls will mourn because their loved ones are beaten as I speak, or must themselves be prepared to be beaten with female opponents labeli where Noizy participating, and wish not./Albavipnews/

Sunday, 29 April 2012

Ekskluzive: Video CCTV e Rrahjes Babastars vs Noizy [VIDEO]

Sherri Babastars vs Noizy
Eshte postuar ne youtube videoja ku shihen duke u rrahur dy grupet Babastars dhe Noizy (OTR). Nuk e dijme saktesisht sa autentike eshte kjo video, por sipas komenteve dhe spjegimeve te dhena ne video, duket te jete ngjarja kur dy grupet jane konfrontuar me grushta ne aeroportin ne Zurich, derisa ne fund jane ndaluar nga nje polic civil i cili nxori armen e tij. Duhet marre parasysh edhe mundesine qe kjo video te mos jete autentike pasi personat e involvuar ne kete rrahje nuk mund te identifikohen lehte meqe videoja nuk eshte e paster!

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
]]

Revista PALOMA - 28 Prill 2012

Revista PALOMA, 28 Prill 2012
  • Jonida Maliqi ne nje interviste eksluzive pas lindjes: "Jeta ime pas lindjes se Dan"
  • Shkendije Mujaj fryhet serish
  • Ciljeta shtatzene?
  • Argjentina Ramosaj ndahet nga i fejuari
  • Tuna dhe Leonora Jakupi shesin fytyren
  • Anxhelina Martini i preferon te zinj
  • Serbet sulmojne Rovena Stefen
  • Noizy dhe anetaret e "Babastars" rrihen ne publik
  • Moda e Qorrit: Besa Kokedhima, Rozana Radi, Elvana Gjata, Altuna Sejdiu, Niko Komani, Orgesa Zaimi...
  • Albana Perhati: Nje burre si Ferdi eshte argetues, me mungon Elvis Pupa...
  • Ledio Shehaj, gjeniu i quizzit kinematografik te "E Diell"
  • Big Brother 5 "Deftesa" nga Ogreni dhe Neda
  • 1 Minute me Evi Recin

Saturday, 28 April 2012

Sherri Babastars vs Noizy, kush ke e rrahu?! [VIDEO]

BabaStars vs Noizy, kush ke e rrahu?

Reperi nga Shqiperia, Noizy, ka shfrytezuar profilin e tij ne Facebook per te demantuar se ai eshte rrahur nga BabaStars. Ai ka postuar edhe nje video, ku shfaqet shendoshe e mire dhe ku po ashtu shfaq nje stoli te nje prej anetareve te BabaStars. Te njejten gje me vone e kane bere edhe keta te fundit, me Ledrin qe e ka ftuar Noizyn per duel tjeter ne Zurich.

Ngjarja e cila besohet te kete ndodhur ne aeroportin e Zurichut ne ora 9:00 te mengjesit ka pasur per protagoniste anetaret e ‘labelit’ BabaStars dhe reperin e OTR, Noizyn, ashtu si nje mik te ketij te fundit. Burimet e Telegrafit kane konfirmuar se Noizy ka pesuar lendime dhe se eshte rrahur nga BabaStars, por kete e ka demantuar reperi kontravers.

Revista BLUETOOTH - 28 Prill 2012

Revista BLUETOOTH, 28 Prill 2012
  • Kodi i Elvana Gjates: Ja pse iu riktheva "dashurise" se vjeter. "Gjykimi i jurise, here i drejte, here i paqarte". "Jam dashuruar ne kete makine, Fiat 500 c, legjendare komode dhe e bukur".
  • Klaudja e BB5: Erioni do sqarohet me mua para se te shkoje ne Greqi
  • Gerta flet per ish te dashurin. Ishte shume xheloz!
  • Linda Halimi zihet me estetisten qe e dobesoi. Anila Kalleshi: Mos perdor emrin tim, me je lutur te te trajtoja falas. Kengetarja: Do ta kaloj!
  • Noizy sherr me "Babastars". Gjate sherrit prezente edhe kengetarja Dafina Zeqiri. Vershojne komentet ne Facebook, konflikti i filmuar nga nga kamerat e sigurise. Rivalet zihen me grushta ne aeroportin e Zurich-ut. Grupi kosovar me gjashte vete, reperi shqiptar vetem me nje shok. Rigels Rajku per "Bluetooth": Femrat nuk i prekem, e nisen vet konfliktin.
  • Digjet Sharmi, "Bluetooth" feston numrin e 300-te.
  • Niada Saliasi: Asnje s'e priste eliminimin tim

Friday, 27 April 2012

Nxehen gjakrat mes Baba Stars dhe Noyzit (Video)

Reperi nga Shqipëria, Noizy, ka shfrytëzuar profilin e tij në Facebook për të demantuar se ai është rrahur nga BabaStars. Ai ka postuar edhe një video, ku shfaqet shëndoshë e mirë dhe ku po ashtu shfaq një stoli të një prej anëtarëve të BabaStars.

Të njëjtën gjë më vonë e kanë bërë edhe këta të fundit, me Ledrin që e ka ftuar Noizyn për duel tjetër në Zurich.

Ngjarja e cila besohet të ketë ndodhur në aeroportin e Zurichut në ora 9:00 të mëngjesit ka pasur për protagonistë anëtarët e ‘labelit’ BabaStars dhe reperin e OTR, Noizyn, ashtu si një mik të këtij të fundit. Burimet e Telegrafit kanë konfirmuar se Noizy ka pësuar lëndime dhe se është rrahur nga BabaStars, por këtë e ka demantuar reperi kontravers.

“Në Zurich në gjendje shumë të mirë. Thuju atyre ta bëjnë një video tani pasi Noizy e bëri hahahahahha”, është shprehur Noizy në profilin e tij në Facebook.

Monday, 20 February 2012

Ronela Hajati behet pjese e "Baba Stars"...

Ronela, pjese e Baba Stars

Kengetarja nga Shqiperia, Ronela Hajati, i eshte bashkuar labelit “Baba Stars”.

“Ronela Hajati mireserdhe ne klubin Baba Stars”, shkruan ne profilin e labelit ne rrjetin social Twitter.

Vete Ronela ka shkruar: “Qe sot pjese e labelit Baba Stars... Kjo do te jete nje kohe e shkelqyeshme!”.

Po ashtu, edhe anetari i grupit Skillz, Visar Shala, ka konfirmuar bashkengjitjen e kengetares me te cilen ka realizuar bashkepunimin “Neles”.

“Nga dita e sotme Ronela Hajati i bashkohet labelit tone Baba Stars... Urime”, shkruan Visari. /Telegrafi/

Wednesday, 1 February 2012

KKRT: Videoja "HIGH" i demshem per moshat e reja [VIDEO]

KKRT: Babastars bejne thirrje per droge

Drejtoria e Programeve ne Keshillin Kombetar te Radios dhe Televizionit (KKRT) ne Shqiperi, ka vizionuar videon “High”, te Babastars, transmetuar ne nje stacion muzikor televiziv lokal dhe arrin ne perfundimin se “permbajtja, pamjet, koha e transmetimit, gjuha, gjestet dhe fjalori i perdorur ne nje pjese te konsiderueshme te ketij videoklipi cenojne te drejtat, edukimin dhe shendetin moral e mendor te femijeve dhe moshave te reja”.

“Ne videoklip paraqiten te mbjella me lende narkotike ku behet thirrje per konsumimin e saj. Teksti i kenges ben thirrje per, konsumimin e “hashashit”, dhe e paraqit nje veprim te tille, si nje gjest per t’u marre shembull. Ne kete kendveshtrim, transmetimi i kesaj videoje ka shkelur normat morale dhe etike te transmetimeve televizive”, thote KKRT, raporton NOA.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online