All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label BalkanWeb. Show all posts
Showing posts with label BalkanWeb. Show all posts

Thursday, 19 September 2013

Leonora Jakupi, planet per te krijuar familje

Leonora Jakupi
Do ta le muziken kur te krijoj familje

Ne muziken shqiptare vitet e fundit ka vend per te gjithe. Te rinj e te vjeter. Moderne e demode. Te gjithe synojne suksesin. Disa ia dalin, te tjere qendrojne ne vend. E ne kete skene gjigante per kete vend te vogel, ne te cilen hyjne e dalin shume kengetare ka gjithmone nevoje per yje si ajo. Suksesi e ndjek gjithmone, ne cdo gje qe ben dhe kur bie fjala per te, te gjithe njezeri themi se ajo eshte nje ikone e padiskutueshme e skenes. Leonora Jakupi, biondja me zerin e embel dhe dukjen gjithmone te kuruar, eshte artistja qe cel siparin e rrefimeve ne "VIP Pages", duke ndare me ne momente te vecanta nga jeta e saj. Veshtiresite dhe dyzimi per ta lene muziken. Plani per te krijuar familje dhe mungesa e nje mashkulli ne krah. Armiqte dhe koleget qe do me fort. Te gjitha keto ne nje interviste ekskluzive per suplementin e te merkures.

Tuesday, 10 September 2013

Alberie Hadergjonaj: Ja si e gjeta ne mengjes makinen e vjedhur...

... i vjedhin makinen

Pre e “hajduteve profesioniste” te makinave ne kryeqytet, kete here eshte bere kengetarja e njohur Alberie Hadergjonaj. Makina e Alberies, e tipit “Benz Mercedes ML” me vlere 47 mije euro, eshte “zhveshur” nga keqberesit gjate kohes qe kengetarja e kishte lene ne parkingun e baneses se saj. Vlera e pjeseve qe jane vjedhur shkon ne shifren 15 mije euro.

Prej disa vitesh kengetarja banon ne zonen e quajtur “Komuna e Parisit” ne kryeqytet, vend ne te cilin eshte bere edhe vjedhja. Sipas Alberies, e cila ka njoftuar menjehere policine, hajdutet jane shenjestruar dhe kapja e tyre eshte vetem ceshtje kohe. Ajo perjashton faktin se ky mund te jete nje veprim i qellimshem per ta demtuar personalisht.

Saturday, 24 August 2013

Shpati dhe Aferdita, kapen "mat" se bashku...

Ribashkohen Aferdita dhe Shpati, kapen ‘mat’ ne Shkup

Me ne fund nje lajm i mire nga kronika roze… Aferdita Dreshaj dhe Shpat Kasapi jane serish bashke. Si miq apo si te dashur, kete nuk dime ta themi me siguri, por eshte fakt tashme qe ata takohen, pa e vrare mendjen fare per syte kureshtare qe i shohin te habitur. Fotot ekskluzive qe sjellim sot (23 gusht) ne “Summer Pages” jane shkrepur pak kohe me pare ne Maqedoni (vendbanimin e Shpatit), ku Aferdita ka qene e ftuar per disa koncerte. Sic shihet qarte, dy te rinjte levizin vetem ne rruget e Shkupit.

Nderkaq, burime te suplementit konfirmojne se cifti eshte frekuentuar me njeri-tjetrin edhe ne Tirane. Ata kane kaluar nen shoqerine e miqve te perbashket ore te bukura ne pishina, ndersa nuk kane munguar as daljet ne jeten e nates. Historia e tyre e dashurise eshte nje nder me te bujshmet e showbiz-it, ndaj dhe nese ribashkimi i tyre do te jete i vertete (pra nese ata nuk do te jene thjesht shoke, por te dashur), do te jete nje ‘boom’ i madh.


Thursday, 1 August 2013

Mihrije Braha ne bikini, e xhelozojne per trupin seksi...

... perjete seksi

Mihrije Braha nuk njeh moshe dhe prova me e mire per kete jane fotot qe vete artistja publikon cdo vit nen rroba banje...

Edhe kete vere, ndersa xhironte skenat per klipin e saj te ri "Krejt le ta dijne", Mihrija nuk i ka rezistuar dot tundimit per te shkrepur disa foto e per t'i hedhur ato me pas ne 'Facebook'.

Kengetarja e njohur, 'semur' cdo vit me fotot e saj te gjitha vajzat e reja, qe me gjithe perpjekjet e vazhdueshme, deshtojne te kene trupin e kosovares.

Braha, nene e Platorit 17-vjecar, eshte shenjestruar gjithmone per kete fakt, duke ngritur here pas here edhe pikepyetje per nderhyrje te ndryshme kirurgjikale, te cilat vete ajo i ka mohuar gjithmone me force.

Tuesday, 9 July 2013

Ramushi dhe Anita, feste luksoze per 10-vjetor..[VIDEO]

Haradinaj shpenzon mbi 20 mije euro per pervjetorin e marteses

Ish-kryeministri i Kosoves, i akuzuar per krime lufte ne Gjyqin e Hages, Ramush Haradinaj ka festuar ditelindjen e tij si dhe 10-vjetorin e marteses me gazetaren Anita Haradinaj.

Kjo feste u zhvillua ne nje nga lokalet me luksoze ne Prishtine dhe behet e ditur se e gjitha kushtoi mbi 20 mije euro. Pjata per person ka kushtuar 28 euro dhe duke e mbledhur ketu edhe shumen e tavolinave, rreth 800 se bashku, kane arritur vleren 17.640 euro.

Monday, 24 June 2013

Ciljeta voton me te birin Fernando...

Ciljeta voton PD me te birin: Fernando, anetari me i ri i FRPD-se

Ciljeta pervecse nje nga kengetaret me te njohura ne Shqiperi, eshte njeheresh edhe anetare e Keshillit Kombetar te Partise Demokratike. Me bindjet e djathta te Ciljetes dhe vleresimin e madh qe ajo ka per kryetarin e Partise Demokratike z. Sali Berisha, jemi njohur qe heret. Prej vitesh Ciljeta nuk humb rast pa shprehur ‘dashurine’ e saj per PD-ne dhe shpesh e kemi pare ne aktivitete te rendesishme te kesaj partie.

Si gjithmone edhe ne keto zgjedhje ajo votoi partine e zemres, por kesaj here e shoqeruar nga djali i saj i vogel, Fernando. Sic duket, Cili ka vendosur ta rrise te birin si nje demokrat te devotshem. “Ju prezantoj me anetarin me te ri te FRPD-se, Fernandon, qe sot votoi me mamin e vet per here te pare nr. 44 Sali Berisha. Happy! Me kembe te mbare boboku im i vogel”, ka shkruar kengetarja bukuroshe ne profilin e saj te “Facebook”.

Fiorenza Lekstakaj, fituese e "Miss Shqiperia 2013"

Fiorenca Lekstakaj
Nr.29 shpallet “Miss Shqiperia”

Mbremja e 22 qershorit, e ka kthy er parkun kombetar te Bylisit ne nje skene gjigante, ku protagoniste kryesore ishin konkurrentet e “Miss Shqiperia”. Bukuroshet shqiptare shpalosen hiret e tyre mbi skenen elegante te ndertuar ne kete mrekulli te natyres, kaq pak te eksploruar nga shqiptaret, tek e cila vetem nje njeriu si Petri Bozo mund t’i shkonte mendja per ta promovuar… Spektakli, qe u transmetua drejtperdrejt ne valet e TVSH, e celi siparin me nje sfilate te 31 konkurrenteve, me veshje te modes se viteve ‘80 e deri tek ajo e diteve te sotme... Me tej skena iu la gazetarit Enkel Demi, i cili moderoi ne menyre te shkelqyer mbremjen gala. “Miss”-i 17-vjecarja Fiorenca Lekstakaj ka qene ajo qe ka rrembyer kuroren e me te bukures shqiptare, mbremjen e 22 qershorit ne Bylis. Mes 31 konkurrenteve te ardhura nga te gjitha trevat shqiptare, brenda dhe jashte kufijve, por edhe vendet perendimore ku jetojne prej vitesh, bukuroshja qe jeton ne Firence ka arritur te dalloje, duke fituar kuroren e enderruar. Vajza brune, me nje bukuri tipike mesdhetare, mes emocioneve, loteve dhe perqafimeve te mikeshave te saj te reja ka vene mbi koke kuroren e bukurise, e cila e shnderron ne te njejten kohe edhe ne perfaqesuesen shqiptare ne disa evente nderkombetare te bukurise, ekskluzivitet i “Deliart Association”.

Sunday, 23 June 2013

Elsa Lila nga Italia ne Tirane per te votuar Ramen...

Elsa Lila nga Italia ne Tirane per te votuar Rilindjen

Elsa Lila votoi Rilindjen. Te pakten keshtu shprehet kryetari i Partise Socialiste Edi Rama sot ne Facebook, duke postuar nje foto me kengetaren e njohur shqiptare qe prej vitesh jeton ne Itali.

“Me Elsen, yllin e pashuajtshem qe sot erdhi per te votuar Rilindjen”, citon Rama ne foton ku ka pozuar se bashku me artisten.

Ne fakt, Elsa Lila njihet per mbeshtetjen qe i ka dhene kreut te opozites Rama. Ajo mori pjese dhe ne greven e urise me cadra qe opozita beri per jave te tera para kryeministrise ne shenje proteste per rezultatin e zgjedhjeve vendore te vitit 2011.

Saturday, 22 June 2013

Invazion i "zogjeve", tash Genta e nxjerr ne shesh...

Genta Ismajli ekspozon "zogun"
Genta Ismajli nxjerr ‘zogun‘ ne shesh

Nje pakujdesi ne veshje e levizje e ka kthyer kengetaren Genta Ismajli ne ‘prene’ me te mire per fotografin tone.

Kengetarja energjike, e cila se fundmi eshte bere pjese e fushates se Partise Demokratike, ne ndalesen e radhes (Shkoder) ka ekspozuar me shume se c’duhet nga pjeset e saj intime...

Nje kembe e ngritur lart ne funksion te koreografise qe vetem Genta di ta beje dhe fap, “zogu” del ne shesh...

Wednesday, 19 June 2013

Aurela Gace: Perfundimisht e hengra, do veshem nuse ne shtator...

photo: ok
'Do martohem ne shtator. Ne fushate vetem per Ben Malajn'

Diva e skenes shqiptare, Aurela Gace eshte mysafirja e radhes ne “Summer Pages”. Ne kete interviste te gjate per suplementin veror te “Gazeta Shqiptare”, uragani i skenes sone rrefen shume te pathena... Duke filluar nga angazhimi i perjavshem ne Tirane, tek klientet VIP qe vizituan club-in e saj kete vit. Mrekullia me emrin Grace dhe dasma me Skerdin, qe pritet te mbahet kete shtator. Te rejat qe do te sjelle gjate sezonit veror dhe angazhimi surprize ne fushate… Per cilin kandidat do te kendoje Aurela dhe pse? Lexoni ne vijim intervisten, per te mesuar pergjigjet e ketyre pyetjeve…

Aurela, sapo ke mbyllur sezonin e pare ne “Crazy Calvin”. Cilat jane emocionet qe ke marre nga gjithe ky vit, ku per here te pare ke qene kaq prane publikut kryeqytetas, sepse nuk ke qene kurre kaq intensivisht ne Tirane.

Ciljeta nis pushimet me Fernandon...

Ciljeta dhe Fernando ne plazh
Ciljeta Xhilaga nis pushimet me djalin

Keto te sivjetshmet jane pushimet e para te Ciljeta Xhilages, me te voglin e saj Fernando, tashme 4-muajsh. Stina e veres ka qene ajo qe i solli kengetares se dashur lajmin e mire se priste nje femije, ndaj dhe gjate ketyre muajve ajo shfaqet shume entuziaste, per me teper qe kete vit si shoqerues ne pushime ka edhe djalin e vogel. Fotot qe sjellim sot jane shkrepur disa dite me pare, ndersa Ciljeta ka bere ‘sefte’ plazhin bashke me te birin, Fernando.

Kengetarja shfaqet shume e lumtur ne keto foto, si ne te gjitha fotografite qe ka me te voglin. Seksbomba ka ardhur ne forma shume te mira trupore dhe kjo ka qene nje nga gjerat qe ka rene jo pak ne sy. Bukuroshja pritet t’i rikthehet tregut muzikor me dy kenge te reja, njera prej te cilave do te jete ne bashkepunim me Noizy-n.

Monday, 17 June 2013

Tuna, eshte zogu me i mire prej krejtve...

Tuna dhe Cozman
Tuna Sejdi: Jam zogu me i mire!

Zogu ma i mire prej krejtve/ Dalloj shume prej te tjerave/ Une i boj krejt, vecse mu no” – jane vetem disa nga vargjet e tekstit te kenges me te re te kengetares Tuna Sejdi. Kenga eshte publikuar dje ne versionin audio, nderkohe qe keto dite pritet te prezantohet edhe me videoklip. Sic eshte mesuar tashme, kengetarja e dashur shkupjane do te vije kete vere me nje bashkepunim. Pas hitit “I asaj”, qe e kthehu Tunen ne qender te vemendjes, ylli i skenes sjell kengen e saj te re ne duet me te dashurin aktual, reperin Cozman, qe eshte pjese e labelit “BABASTARS”. Ne pjesen e tij, reperi thote: “Une s’mundem pa te/ Ajo s’mundet pa mu/ Mundohem me e pas afer/ Po ndonjehere duhet me shku prej Prishtines n’London, prej Shkupit n’Tirane/ S’ka lidhje largesia/ Nese don e afron/ Non stop ne telefon/ Syni don me ma ngu mu zonin”, per t’ia lene radhen me pas Tunes, e cila e mbyll me vargjet: “Ne nuk jemi in nese s’jemi bashke/ Sillemi poshte nalt, poshte nalt”. Kenga eshte pelqyer shume nga fansat dhe ka marre mjaft komente pozitive. Videoklipi “I asaj” e vuri Tunen ne shenjester per shkak se aty kengetarja prekte ‘zogun’, por kete fakt ajo e kthehu ne nje arme te forte per veten. Kujtojme qe ne “Videofest 2013” ajo u shpreh e lumtur per kete etiketim dhe iu drejtua fansave me fjaline: “Ju do zogu”.

Saturday, 15 June 2013

Berisha "fluturon" mes yjeve te estrades tek "Zone e Lire"

Cani kontrollon Berishen: Ledio na genjeu piktori, s’ka antiplumb doktori

Kryeministri, Sali Berisha u shfaq ne emisionin “Zona e lire” e gazetarit, Arian Cani ne TV Klan spontan edhe pse pati nje dite te ngarkuar me takime elektorale.

Kjo eshte hera e pare qe lideri demokrat pranon te marre pjese ne nje emision televiziv te nje formati ndryshe nga ato politike sikunder eshte “Zona e lire”.

“Cani mes ketyre yjeve njeriu fluturon”, ishte pershtypja e pare e Berishes, pasi ne krah te tij ishin ‘eskorta e kengetareve’ qe e shoqeron me mitingjet elektorale ( Elvana Gjata, Soni Malaj, Vedat Ademi, Renis Gjoka, Ermal Mamaqi. Eni Koci, Genta Ismajli, Vesa Luma).

Edhe Mc Kresha, joshet nga politika...

Mc Kresha i futet politikes, anetaresohet ne Partine Demokratike te Kosoves

Reperi i njohur shqiptar, Mc Kresha anetaresohet ne Partine Demokratike te Kosoves, (PDK).

Kreshnik Fazliu, emri i artit i te cilit eshte Mc Kresha, ka shfrytezuar pikerisht degen ne qytetin e tij Mitrovicen, per t’iu bashkuar partise me te madhe ne Kosove.

Bashke me te, edhe 1598 te rinj mitrovicas iu bashkuan PDK-se, ndersa konfirmimin per anetaresimin e reperit e konfirmoi vet ish-reperi dhe ministri Memli Krasniqi, i cili vjen nga radhet e PDK-se.

“Edhe zyrtarisht, Mc Kresha anetaresohet ne PDK. Bashke me te edhe 1598 te rinj e te reja te Mitrovices. Krenar”, u shpreh Memli ne Twitter.

Sunday, 9 June 2013

Vrasesi i nenes se Elsa Liles, denohet me 20 vjet burg

Vrau ne 1997-en nenen e Elsa Liles, denohet me 20 vjet burg, motivet mbeten mister

Albenc Ago ‘kycet’ 20 vite ne qeli per vrasjen e Eva Vishajt, nenes se kengetares se madhe shqiptare Elsa Lila.

Gjykata e Apelit shpalli dje verdiktin final per Agon, duke e denuar me dy dekada burg, pasi e gjeti fajtor per krimin e rende. Ago u denua ne mungese ne vitin 2005 nga Gjykata e Tiranes dhe nje vit me vone u ekstradua nga Italia, duke nisur dhe betejen ligjore me drejtesine shqiptare.

Saturday, 8 June 2013

Elhaida dhe Cocciante, pritje madheshtore ne Shkoder....

Shkoder, pritje e vecante per Elhaida Danin dhe Ricardo Cocciante

Kengetarja e talentuar shkodrane, Elhaida Dani, fituese e “Voice of Italy” dhe kantautori i njohur italian, Ricardo Cocciante, kane udhetuar sot drejt qytetit verior te Shkodres, vendlindjes se Danit, aty ku ajo u formua dhe u rrit si kengetare. Ne ceremonine e organizuar ne sheshin e pedonales perpara Bashkise, krahas nje numri te madh te qytetareve shkodrane, mesuesve dhe pedagogeve te shkolles se mesme artistike “Prenke Jakova” ku studiuoi Elhaida etj, e pranishme ishte edhe Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, si dhe kandidatet e tjere per deputete te Partise Demokratike per Qarkun e Shkodres.

Monday, 3 June 2013

Elhaida shqiptareve: "Keep Calm", nuk do merrem me politike...

Elhaida Dani "qeteson" shqiptaret: Nuk do merrem me politike

Shqiptarja Elhaida Dani pas triumfit ne “The Voice of Italy” nuk ka dhene asnje interviste per mediat shqiptare pasi ndalohet nga produksioni i Rai-t.

Por kengetarja ka zgjedhur Facebook te falenderoje shqiptaret per besimin tek ajo madje shprehet e kenaqur qe ka marre urime nga persona qe nuk e mendonte kurre se do e telefononin.

“Faleminderit! Faleminderit me zemer per cdo urim dhe mbeshtetje nga fillimi e deri tani... Po kaloj disa momente shume te bukura. Kam marre urime nga njerez qe nuk mendoja ndonjehere me te cilet do Kisha mundesine te komunikoja. Ashtu sic falenderova Italine te enjten qe besoi ne mua, ashtu falenderova dhe Shqiperine time ne shqip ''Faleminderit''. Faleminderit dhe nje here dhe me falni shume qe nuk kam arritur te kthej pergjigje te gjitheve. Nje perqafim te sinqerte Elhaida”, shkruan Dani ne rrjetin social Facebook.

Friday, 31 May 2013

Elhaida pas "Voice", synon "Sanremo"-n

Emocionet e para te Elhaides: Me duhet te marr veten nga kjo enderr

Elhaida Dani, 19-vjecarja e cila beri krenare shqiptaret ne mbare boten, menjehere pasi triumfoi ne edicionin pare te “The Voice of Italy”, ka shprehur emocionet e para per mediat italiane. Elhaida ndihet ne qiellin e shtate, nderkohe qe fitoren ja dedikon prinderve.

Sigurisht ajo nuk le pa shprehur mirenjohjen e thelle ndaj kengetarit te madh, Riccardo Cocciante, i cili pervec mbeshtetjes i dhuroi edhe nje kenge te shkruar nga vete ai, "When love calls your name".

Elhaida Dani eshte shpallur fituese e edicionit te pare te "The Voice of Italy". Ajo ka arritur te marre 72% te votave te publikut. Elhaida ishte pretendentja kryesore dhe mediat italiane e kishin parashikuar fitoren e saj.

Sunday, 26 May 2013

Dr Flori: Ja pse bera kenge kunder Rames... [VIDEO]

Dr Flori
Dr. Flori: Rama tradhtoi idealistet e “21 janarit”, pse bera kenge kunder tij

Dr.Flori rrefen ne kete interviste per “Gazeta Shqiptare” arsyet qe e shtyne te krijoje nje kenge kunder Rames, liderit per te cilin dikur lobonte. Si lindi “Zemerthyer”, me muzike te Ermal Mamaqit dhe tekst te Dr.Florit? A ishte ai pjesemarres ne mitingun e 21 janarit? Pse pikerisht tani kjo kenge? Sa e ka paguar Rama dhe pse u be me Berishen? Pergjigjet per keto dhe te tjera pikepyetje i gjeni ne kete rrefim te gjate te kantautorit, qe duket se eshte shume i zhgenjyer...

Sapo ke prezantuar kengen tende me te re, qe vjen si nje revolte personale ndaj liderit tek i cili besoje, Edi Rama... Si lindi “Zemerthyer”? Pse kjo kthese ne bindjet e tua?
Ne momentin qe ideali per te cilin kam kontribuar dhe sakrifikuar keto vite shkelet dhe perbuzet, une nuk ndjej me pengesa per te ndjekur i lire si cdo artist tjeter karrieren dhe qellimet e mia, gje qe ne ndryshim nga shume kolege te tjere, kam refuzuar ta bej per shume vjet. Kenga eshte krijuar nga cdo gje qe ka ndodhur keto vite.

Monday, 20 May 2013

Adrian Lulgjuraj: Dhame maksimumin ne Eurovision, por nuk mjaftoi

Adrian Lulgjuraj: Dhame maksimumin, nuk mjaftoi per ne finale

Ekipi shqiptar i Eurovizionit dha maksimumin qe meritonte gjithe kombi yne. Energjia, pasioni dhe gjithe emocioni i dhene ne ato 3 minuta qe dolen nga ne, nuk ishin te mjaftueshme per t'u kualifikuar ne naten finale". Ky ka qene statusi i postuar ne rrjetin social "Facebook", nga njeri prej kengetareve qe perfaqesoi Shqiperine ne Festivalin Europian te Kenges, qe fatkeqesisht na la kete vit jashte finales. "Nuk dua t'u futem detajeve se pse ndodhi kjo gje, - shton Lulgjuraj, - por eshte nje ceshtje qe s'na takon ne artisteve. Por ju siguroj, jemi shume krenare me suportin qe na keni dhene. Ne emrin tim dhe te gjithe ekipit, dua t'ju falenderoj. Po ashtu dua te falenderoj shume koleget dhe miqte tane, qe pa rezerva na dhane kuraje, para, gjate dhe pas performances, ne krye me Elton Deden", - shprehet ai. Me tej, ai falenderon ne gjuhen angleze per komentet e mira qe iu bene kenges, duke u shprehur se fatkeqesisht, kjo kenge (Identitet) nuk beri histori ne Eurovizion. Sa i takon pjesemarrjes se ketij viti, Rona Nishliu, kengetarja nga Mitrovica qe vitin e kaluar zuri vendin e peste ne kete konkurs europian, ka deklaruar se "ne mesin e kengeve qe arriten te futeshin ne finale, padyshim qe kishte vend edhe per Shqiperine", duke dhene keshtu mbeshtetjen e saj per djemte.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online