All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Besart Gerguri. Show all posts
Showing posts with label Besart Gerguri. Show all posts

Thursday, 6 November 2008

Besart Gerguri: 17 Vjecari Nga Prishtina Fiton "Fokus 2008"

Besart Gerguri SelfPortrait
/photo selfpotrait/

"Ajo mund te flase"

Fieri e ben nderkombetar edicionin e trete te konkursit te fotografise me kurator Albes Fushen

Edicionin e trete te “Fokus 2008” e fiton Besart Gerguri nga Prishtina. Nuk ka ndodhur qe nje konkurs nderkombetar fotografie ne Shqiperi te vleresoje me cmim te pare nje 17-vjecar. Juria e perbere nga Aldo Pavan (Fotograf- Itali), Albes Fusha dhe Osman Demiri (Fotograf – Kryetar i shoqates se arteve vizive “Draudakum” Maqedoni) vecoi punen me te mire “She can talk” te Gergurit.

Eshte nje portret me ngjyra i nje vajze te re me sy te shkruar. Here duket i prere si nje portret fashion dhe here si nje imazh qe vjen nga periferite, nje “informacion femeror” i vetepermbajtur – goja e mbyllur si nga nje urdher - qe tenton te shprehe deshiren shkrepetitese te syve.

Ajo Mund Te Flas - She Can Talk
/fotografia qe fitoi cmimin e pare/

Besarti ishte i pranishem naten e cmimeve ne teatrin “Bylis” ne Fier. Ka vetem 2 vjet qe ai merret me fotografine. Portretet dhe fashion photos jane nje nga drejtimet qe ka ndjekur deri tani. “Ajo mund te flase” (She Can Talk) eshte nje prurje qe duket se ka te beje pak me temen e dites qe percjellin mediat nga Kosova apo artet figurative dhe skenike ne pergjithesi. Ose eshte nje kendveshtrim krejt ndryshe i nje realiteti ku mungon brishtesia, guximi per te folur dhe ku heshtja eshte zgjedhja e duhur.

Juria nderkombetare e “Fokus 2008” vleresoi me cmim te dyte artistin serb Darko Stanimirovic per foton “Pylli i mallkuar me lule” (The Cursed Forest) dhe me cmim te trete fotografen shqiptare Brilanta Kadillari per foton “Garderoba” (The Wardrobe).

“Fokus” eshte nje aktivitet qe i kushtohet fotografise artistike, fotografeve dhe krijimit te urave te bashkepunimit midis tyre. Organizohet nga Bashkia e Fierit, BenArt Studio dhe Shoqata “ANTIK”.

Edicioni i trete qe u hap me 2 nentor ne Galerine e Arteve te Fierit, kete vit u kthye ne konkurs nderkombetar “duke dashur te perballim shkolla dhe eksperienca te ndryshme, kryesisht nga rajoni yne dhe te provokojme nje dialog profesional mbi pranine e fotografise ne cdo hap te jetes e cila e ka bere njeriun te pavemendshem ndaj magjise qe ajo shkakton”,- thote organizatori Arben Alliaj. “Pikerisht per kete arsye po tentohet me “Fokus” te ngrihet fotografia artistike ne vendin qe i takon ne gjinine e arteve pamore”, - shton producenti Saimir Ahmeti.

Besart Gerguri Fokus 2008
/besart gerguri pranon cmimin e pare/

Faza e prurjeve zgjati dy muaj, (gusht-shtator). Nga 90 pjesemarres, grupi perzgjedhes i perbere nga fotografet e njohur Albes Fusha (Pedagog i fotografise ne Akademine e Arteve Tirane) dhe Osman Demiri (Maqedoni) vendosi qe te ekspozohen 68 dhe fotografite artistike qe vinin nga Shqiperia, Italia, Serbia, Maqedonia, Kosova, Belgjika, Amerika, Spanja, Kanadaja, Turqia, te konkurronin me 2 dhe 3 nentor per cmimin e madh.

Mbremja e ndarjes se cmimeve, ku moren pjese kengetaret Evis Mula, Pirro cako,Gjergj Leka etj., perfshiu edhe spektaklin qe ofroi “DEA 08”, nje konkurs bukurie ku fituese u shpall Esela Kurti nga Tirana. /elsa demo/shekulli/06.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
Besart Gerguri faqja personale: www.besartgerguri.com
Fokus 2008 faqja zyrtare: www.fokus-al.com
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online