All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Betim Alihajdari. Show all posts
Showing posts with label Betim Alihajdari. Show all posts

Tuesday, 23 September 2014

Betim Alihajdari, sjell baladën e bukur të vjeshtës (Video)


Ka goditur bukur me një super baladë në këtë fillim vjeshte. E kemi fjalën për këngëtarin nga Prishtina, Betim Alihajdari, i cili duket si emër i ri megjithëse ka vite që këndon, por tashmë po lakohen dhe shihet më shumë falë videoklipit të tij të ri ‘ Asaj’.

Betimi ka kënduar që i vogël madje kur ishte 12 vjec e sot është në përfundim të Fakultetin e Arteve në degën e Muzikës.

Por kur ne e pyësim artistin simpatik se pse më parë nuk ka pasur videoklipe ai ka këtë përgjigje: ‘Nuk do thoja se nuk kam dashur të mos publikojë videoklipe sepse unë kam edhe një këngë tjetër të realizuar me klip, këngën "Me fal" e cila atëherë u prit shumë mirë nga të gjithë. Dhe erdhi koha të kisha edhe këtë baladë ku i kam kushtuar më shumë rëndësi’.

Artisti është shumë i kënaqur më këngën e cila është realizuar në mënyrën më të mirë të mudshme, si edhe për klipin ka mbetur i kënaqur, por për shkak të titullit nuk ka asgjë personale për të, thjesht një tekst dashurie e krijuar nga mikj e tij Filloreta.

Por Betimi ku ishte gjatë verës me angazhime dhe ku këndoi ai na rrëfen kështu: ‘Po është e vertetë këtë verë kam qenë mjaft i angazhuar në dasma dhe ahengje tjera familjare. Jam mjaft i kënaqur sepse besoj se kam arritur që në ato ahengje ku këndova ishin shumë të kënaqur dhe kjo ishte dhe një kënaqesi shumë e madhe për mua.’

Këngëtari ka edhe një dëshirë që e mendon në të ardhmen të realizuar pse jo, të ketë një bashkëpunim me këngëtaren Leonora Jakupi, pasi sipas tij ajo i pëlqen qoftë nga zëri ehhe nga pamja, ndërsa përreth tij ndodhen miqtë artistë më të mirë që janë bendi që bashkëpunon me ta nëpër koncerte dhe dasmat.

Dhe këngëtari me zërin shumë të vecantë ka një apel për televizionet shqiptare, cili është ai, ja se cfarë thotë : ‘Për TV-të tona kam mendim dhe bashkëpunim shumë të mirë, vazhdimisht mi kanë transmetuar këngët dhe projektet e mia, por kisha apeluar që t’ju jepet hapësire më shumë artistëve te rinjë’.

Këngëtari i hitit ‘Asaj’ para fundvitit ka në plan edhe një këngë të re e kjo mësojmë se do të jetë ritmike e ku mendohet të dalë në muajin nëntor dhe padyshim se do të pritet mirë nga publiku shqiptar./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Alihajdari oath, brings beautiful ballad autumn

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online