All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Big Brother. Show all posts
Showing posts with label Big Brother. Show all posts

Saturday, 22 February 2014

Nis aventura "Big Brother 7"... [VIDEO]

Big Brother 7
Rikthehet Big Brother nga e premtja mbrema ne edicionin e tij te shtate. 19 banore do te hyjne ne shtepine me te vezhguar per te jetuar nje aventure, qe sic koha e ka treguar u ka ndryshuar jeten shume prej atyre qe kane qene pjese e saj.

Njerez te panjohur, pjese te shoqerise, vete publikut qe i vezhgon, te vendosur perballe kamerave, ne kete rast si protagoniste. Konkurentet kete vit, do te jene nga mosha 20-35 vjec. Studente, te punesuar dhe jo, nga shume qytete te Shqiperise.

Dominojne ata qe jetojne ne vend, por edhe dikush qe jeton jashte. Karaktere te ndryshme, te cilet pergjate 100 diteve do te jetojne e do te garojne brenda mureve te shtepise. Nuk do te kete paqe per ta cdo dite te qendrimit ne shtepi, kjo duke iu referuar sfidave te vazhdueshme, perballe te cilave Big Brother do t'i vendose ne vazhdimesi. Force per t'u rezistuar veshtiresive, strategji, lidhje miqesish, ndoshta dashurish, perpjekje per te rezistuar e per te fituar.

Saturday, 16 November 2013

Puna e gjoksit te Oltes, perfundon ne gjyq...

Olta e “BB3” hedh ne gjyq spitalin privat ku kreu nderhyrje ne gjoks

Edhe pse kane kaluar me shume se tri vite nga pjesemarrja e saj ne “Big Brother 3”, ku u be e njohur, natyrisht qe nuk e keni harruar Olta Sheten, vajza e cila trazoi ujerat ne ate shtepi me lojen e saj mes ciftit Erion dhe Bertina. Keto vite Olta ka preferuar te qendroje larg medies, edhe per faktin se nuk ka mundur te depertoje dot ne boten e televizionit, nje terren qe ka rezultuar ne shumicen e rasteve i pamundur per personazhet qe dalin nga ky “reality show”. E gjithsesi, per linjat ajo vazhdon te kujdeset, duke guxuar edhe me nderhyrje plastike. E ndryshe nga shumica e vajzave qe kerkojne te zmadhojne gjoksin me ane te nderhyrjes plastike, Olta ka kerkuar ta zvogeloje ate per te qene me rehat ne plazh me bikini. Por ne vend qe operacioni t’ia thjeshtonte punen, rezultati jo i mire ne estetiken e tij pas nderhyrjes e ka detyruar Olten te mos mund te zhvishej fare kete vere.


Monday, 14 October 2013

Anaidi, aventurat ne Milano me modelen shqiptare...

Anaidi i “BB 6”: Pushimet e cmendura ne Milano me modelen shqiptare

“Arratisja kushton gjithmone”, por fituesi i “Big Brother 6”, Anaid Kaloti, i ka hobi udhetimet ndaj dhe i kishte rezervuar vetes nje “Road trip” ne shume vende te Europes, per here te pare me makinen e tij “Peugeot” qe mori si fitues. Ka menduar qe pushimet per kete vit t’i shijoje ne kete menyre, ne nje udhetim qe e nisi nga Budva, per te qendruar me gjate ne Milano, ku ka shijuar ne maksimum ditet e javes se modes, pranvere/vere 2014. Ka zgjedhur te argetohet diku larg vemendjes mediatike, pas zhurmes se krijuar per te, kur u shpall fituesi i “Big Brother 6”. Dhe natyrisht qe nje nga kuriozitetet me te medha rreth tij, ka qene se cila eshte vajza me te cilen po shoqerohet ai keto kohe, edhe pse gjithmone ka pohuar se statusi i tij ka qene “single”.


Monday, 7 October 2013

Arbana Osmani, ne forme per te prezantuar "E Diell"

Arbana Osmani
Arbana: Ja pse nuk do te kete sivjet “Big Brother”

Ne kete vit te peste qe nga edicioni i pare i programit “E diell” ne “Top Channel”, moderatorja e njohur, Arbana Osmani, i rikthehet ketij formati me pese ore transmetim ne ekran. Pas nje viti pauze, kete sezon te ri televiziv, “E Diell” do te vije krejtesisht e ristrukturuar, nderkohe qe ende nuk behet e ditur data e sakte e se dieles se pare. Arbana do te moderoje ne pese oret e “E diell”, ne transmetimin qe do te zgjase nga ora 14:00 deri ne oren 19:30. Ne kete maratone te te dielave ajo te do te kete per partnere dy miqte e saj me te ngushte, Xhemi Shehun dhe Ledion Licon, te cilet do te kene rubrikat e tyre. Kesaj here autoresine e programit e ka marre persiper autori i formatit te njohur italian prej shume vitesh “Domenika in”, Luigi de Filippis. Me nje eksperience te gjate ne shume programe te tjera ne ekranin e “Rai-t”, ai po pergatit kete spektakel surprizues, se bashku me drejtorin e fotografise, qe eshte po ashtu italian. “E diell” do te realizohet ne studiot e reja te “Top Channel” me teknologjine me te fundit “hi tech”. Sipas burimeve tona, pika me e forte e programit do te jeta atmosfera ne grup. Autoret po realizojne nje format me logjiken se ajo qe i duhet publikut te te dielave, pervec debatit, muzikes, intervistave, lojerave etj., te cilat jane tradicionale, eshte dhe te qenet si nje familje, ku secili “protagonist” ne program do te kete rolin e tij.


Monday, 9 September 2013

Franceska, serish me foto seksi

...rikthehet me foto te nxehta sensuale me nje femer

Moda eshte pasioni i saj, ndaj ne kete hob qe ka, ajo ia lejon vetes te kaloje disa limite thjesht artistike si ne keto foto qe shihni.

Franceska Jace, vajza me seksi e “Big Brother 5”, rikthehet ne vemendjen e publikut me nje set fotografish artistik, ku pervec sensualitetit te shfaqur poshte nje carcafi te bardhe, ajo pozon prane nje femre te tjeter.

20-vjecarja nga Vlora nuk ka tabu kur fjala eshte per jeten e saj profesionale, ndaj kesaj here ngacmon fantazine e fansave te saj ne kete menyre. Thote se kete sezon mund te nise nje karriere televizive, nderkohe qe pritet te ndjeke studimet per Gazetari, qe eshte dhe dega e saj e preferuar.

Monday, 2 September 2013

Rike Roci, "topless" ne plazhet e Ibizes...

... pushime ne Ibiza me te dashurin, del ‘topless’

Ajo do te mbahet mend gjate si banorja me e bukur e “Big Brother 6”. Megjithese jo me ‘kuroren’ e fitueses ne koke, Rike Roci mori kete vere gjithe vemendjen e medias, duke u kthyer keshtu ne personazhin me te dashur te kopertinave roze. Linjat e nxehta dhe tiparet tipike mesdhetare, jane ato qe e ndihmuan bukuroshen nga Durresi te fitonte faqet e para mes dhjetera personazheve te rendesishme. Keshtu do te ndodhe edhe sot, pasi fotot e pushimeve te Rikes ne Ibiza nuk mund te kalojne pa vemendje. Imazhet e nxehta te modeles krah te dashurit italian, Luka, publikohen sot per here te pare ne “Bluetooth”.

Dhe jo vetem kaq! Edhe kjo foto e ishbanores se “BB” me kurriz, qe te le te kuptosh se Rikja po ben plazh ‘topless’. Cifti simpatik ka zgjedhur qe te pushojne ne Formentera si fillim, per te vazhduar me tej ne Ibiza, ku Luka eshte i angazhuar me pune si DJ. Marredhenia e tyre u vu ne pikepyetje gjate kesaj vere, duke qene se Rikja u shfaq e vetme, nen shoqerine e miqve, teksa pushonte ne plazhet e jugut. Por ja tek vijne keto foto per te shuar cdo thashethem. Vajza bukuroshe do te shfaqet ne fillim te sezonit televiziv me nje projekt mjaft interesant, nga i cili nuk jane mesuar ende detaje.

Sunday, 1 September 2013

Genta e BB: Une nuse e Dubai-t

Propozim konkret apo ndoshta vetem nje deshire e saj, martesa me nje sheik nga Dubai, e kthen Genten e "Big Brother" ne vemendjen e mediave roze.

"E verteta eshte se kam marre nje oferte pune nga Dubai. Bera nje aplikim online, sepse shoqja ime eshte larguar ne te njejten menyre perpara dy viteve. Tani ajo eshte martuar me nje sheik dhe une e publikova ne forme shakaje ne Facebook. Pati aq shume komente, saqe fillova ta besoj edhe vete", ka sqaruar Genta kete thashethem per revisten "Paloma".

Ka shume kohe qe eshte veteshpallur "single" por nuk eshte se nuk e ka konceptuar martesen, sidomos pas realizimit te nje seti fotografik me fustan te bardhe. Madje e ka te ndertuar ne mendje edhe nje vizion te familjes se saj se ardhshme qe do perbehej nga dy vajza dhe nje djale. Urojme qe endrrat e saja te realizohen, ndersa realisht, ajo koheve te fundit eshte e angazhuar si aktiviste e FRESH-it me shprese te filloj punen ne shtator. /Albavipnews/

Saturday, 31 August 2013

Mirjeta e BB, i dashuri i ri i blen "Maserati"

Mirjeta e “BB”, pas divorcit dashurohet me biznesmenin

E sheh jeten me optimizem dhe ndaj fati i ka buzeqeshur kesaj here ne dashuri. Mirjeta Bajramaj, 25-vjecarja nga Shkodra e cila u be e njohur si lojtare ne “Big Brother 4”, tashme ne nje “love story” qe e ka bere te ndihet vertet e lumtur kete vere. Pasi i ka dhene fund marteses se saj disamujore, Mirjeta na rrefen historine e saj te re te dashurise me nje djale shqiptar qe jeton prej vitesh ne Londer. Ajo tregon per ditet gjithe adrenaline qe po shijon me profesionistin ne gara makinash, makinen luksoze qe ka marre si dhurate nga ai vetem pas dy muajsh lidhje, dhe cfare e ka bere te ndihet e sigurt ne kete histori qe e parashikon jetegjate…

Mirjeta ndodhesh ne Shqiperi per disa dite plazh. Po si po shkon jeta jote ne Londer, ndonje dashuri e re?
Po, tashme mund te them se kam te reja te bukura ne jeten time per te treguar. Tani po dal me nje djale shume te mire.

Saturday, 24 August 2013

Ermal Merdani, ne plazhet e Jugut me te dashuren e re...

Ermal Merdani, fotot e pushimeve me te dashuren e re

Ermal Merdani i “Big Brother 5” tashme del hapur me te dashuren e tij te re, Eriselda. Pas mbylljes se fushates zgjedhore, ku Ermal Merdani i “Big Brother 5” ishte i angazhuar me Forumin Rinor Demokristian dhe diplomimit ne Degen e Shkencave Politike, ai ka menduar te pushoje ne plazhet e Jugut, duke shijuar keto dite te nxehta me diell, not dhe argetime te ndryshme te jetes se nates. Ermali duket se ndihet i lumtur ne pranine e te dashures se tij brune, me te cilen tashme kalojne shume kohe bashke. Ata po kalojne disa dite pushimesh per ta njohur edhe me shume njeri-tjetrin ne kete lidhje, qe deri tani duket e konsoliduar. Gjate pushimeve kane realizuar nje album fotosh te nxehta, ku shfaqen ne shume ambiente te dashuruar ne krah te njeri-tjetrit. Pervec lojerave dhe pozave me shume dashuri, nuk hezitojne te shkembejne dhe ndonje puthje. Nuk dihet me shume per detajet e njohjes me te re te Ermalit me kete vajze, gjithsesi ata duket se po i shijojne keto momente. Fotot e para te ciftit u botuan nga “Panorama Plus” pak jave me pare, ndersa merrnin rreze ne pishinat e Tiranes.


Saturday, 20 July 2013

Elena, ne shtrat me Viganin, per ditelindjen e tij...

Elena, pas ditelindjes se Viganit, perfundon ne krevat me te

Kishin ardhur nje mbremje me pare dhe mendonin qe te argetoheshin ne Prishtine Adnani dhe Elena, ndersa kishin marre me vete edhe Elonen, qe e shoqeronte Shpendi ne “Zone Club”.

Ne ishim aty dhe vume re se Elena rrinte afer Anaidit, dhe dukej sikur nje cift. Por te nesermen, ata do te udhetonin ne Gjakove, ku ishin te ftuar ne “Effa Bar” per te festuar ditelindjen e Viganit, nje tjeter protagonist nga “BB6”.

Festa ka shkuar mjaft bukur, ku edhe torta ishte esktra me banoret e reality-show, ndersa ne qender ishte Vigani dhe Elena. Mos na thoni se ku e morem kete foto, pasi ne zbulojme cdo gje, Elena na paska perfunduar ne krevat me Viganin ate nate si dhurata me e bukur e ditelindjes se tij… Ne kete pershtypje kemi kur shohim kete foto!

Sunday, 14 July 2013

Ja ku eshte Zhuljeta kete vere, vajza seksi e BB2...

Zhulieta Daci e “BB2”: Pushime te gjata me te dashurin ne 3-vjetorin e lidhjes

Zhulieta Daci, nje nga konkurrentet me te spikatura ne “Big Brother 2”, edhe pse nuk ben nje jete te ekspozuar mediatikisht, duket se po e shijon ashtu sic duhet jeten private me te dashurin e saj. Ne trevjetorin e lidhjes me djalin qe shihni ne foto dhe qe eshte nje trajner futbolli, ata kane menduar te bejne pushime te gjata dhe te udhetojne shume kete vere, per te shijuar pa fund vende te ndryshme ne pranine e njeri-tjetrit. Pjese e ketyre udhetimeve ka qene dhe Bukureshti, qyteti ku i dashuri i saj ka perfunduar studimet e larta dhe te Doktoratures, ne ceremonine e se ciles ka asistuar edhe Zhulieta.


Saturday, 13 July 2013

Vigani sonte feston ditelindjen...

Vigani tek "Effaaa's Bar"
Nje Big-Party per ditelindjen

Vigani sot ka ditelindjen dhe ne mesojme se ka menduar qe te organizoje nje big party ne qytetin e tij te lindjes, ne Gjakove.

Por ideja ka qene edhe e miqve te tij me te mire dale po nga “BB6”, madje ditelindja e tij do te festohet ne lokalin e nates qe ka hapur nje tjeter ish-banore e “BB6”, Altina.

Ne kete mbremje do te jene te ftuar thuajse te gjithe banoret e ketij reality-show, pasi pjesa me e madhe e tyre vazhdon te mbesin miq edhe pas lojes qe ata bene ne shtepine me te vezhguar shqiptare.

Per muziken do te kujdeset vellai i Viganit, Valon Shehu. Nje gje eshte e sigurt, se kjo mbremje do te kete mjaft vajza te bukura qe do te vijne per protagonistin kryesor Viganin, pasi ne cdo moment ate e shikon te rrethuar me vajza shume simpatike.

Anaidi feston ditelindjen 12 ore rresht me femra te bukura...

Anaidi: Surprizat e ditelindjes me Samanten

Anaidi i “BB6” mbush 28 vjec, femrat me te cilat festoi per 12 ore rresht.

Ishte nje feste qe zgjati plot 12 ore, nisi ne oren 21:00 te se martes ne mbremje dhe perfundoi ne oren 09:00 te mengjesit te se merkures. Diten e marte, ne perendim, Anaid Kaloti, fituesi i “Big Brother 6”, kishte ftuar miqte dhe mikeshat e tij me te afert per te festuar ne “Sun smile” (rezidenca Kodra e Diellit) diten e lindjes se tij. Ne mesazhin qe u kishte derguar miqve, i porositi te merrnin dhe rrobat e banjes me vete, qe nese do ta tepronin me alkoolin, te mund te hidheshin ne pishine. Me shume sesa nje feste me personazhe VIP, Anaidi kishte organizuar nje darke miqesore me me te dashurit e tij.

Joana zhvishet pertej bikinit...

Joana topless
Fotot topless te Joanes se “Big Brother”

Ajo di te jete pa komplekse, jo vetem kur ishte ne lojen e “Big Brother 6”, por edhe tashme qe vazhdon jeten si vajza e njohur pas fames qe mori ne kete “reality show”. Joana Gjuzi, e cila tashme i eshte rikthyer pamjes se biondines qe ka pasur para se te hynte ne loje, vazhdon te beje jete e qejfit qe i pelqen te beje, sic ka pohuar dhe brenda shtepise. Keto dite te nxehta korriku, ajo eshte fotografuar ne nje nga pishinat e njohura te Tiranes, duke marre rreze e zhveshur topless, gje qe e ndihmon te marre ngjyre ne menyre te njetrajtshme ne te gjithe trupin. Kjo eshte hera e pare qe Joana zhvishet per te pozuar ne uje, duke ekspozuar edhe trupin e saj ne forme dhe me lekure te shendetshme. Argetimi ne pishina me shoqerine e saj eshte menyra me e zakonshme se si ajo kalon paraditet e ketyre diteve te nxehta ne Tirane, nderkohe qe ne mbremje vijon me jeten e nates, ne club-et e saj me te preferuara, qe tashme jane plot me njerez pothuaj cdo nate.


Tuesday, 9 July 2013

Rikja e "BB6", merr oferta qe nga televizioni e deri tek politika...

Rikja e “Big Brother” merr oferta nga politika

Zhvendoset ne Spanje me te dashurin dhe reflekton per alternativat edhe ne boten e televizionit.

Tundohet per t’u rikthyer perfundimisht ne Tirane.

Ofertat i ka nga fusha te ndryshme, qe nga televizioni e deri te politika. Por, thuhet se Rike do te mendoje me te miren per veten, qe mund te jete ndoshta edhe nje vendim qe do ta ktheje ate ne Tirane.

Shume mund te jene kureshtare te dine se si po vazhdon jeta e banoreve me te spikatur te “Big Brother 6”, mes te cileve dhe modeles nga Durresi, por qe jeton ne Itali, Rike Roci. Natyrisht qe tashme te gjithe jane kthyer nga vendet ku kane ardhur, per te rinisur jeten aty ku e kane lene, duke iu dorezuar pushimeve verore deri ne marrjen e ndonje oferte speciale per ne vjeshte.


Tuesday, 2 July 2013

Joana: Meti shume romantik, Anaidin nuk dua as ta pershendes...

Joana & Meti
Joana: Meti, romantik e i dashur

Joana e “Big Brother 6” vjen me te reja nga jeta e saj profesionale e private. Ne kete interviste, ajo rrefen te gjitha planet per punen e ardhshme dhe marredhenien e bukur qe po lind me Metin e “BB5”. Banorja me e perfolur e edicionit te fundit te “Big Brother”, zbulon edhe nje detaj qe lidhet me ish-te dashurin e saj, Anaidin. Ai i eshte gjendur prane ne nje moment te veshtire, duke i puthur ballin e duke i shtrenguar doren kur Joana ndodhej ne spital...

Joana, me se po merresh keto kohe?
Keto kohe jam duke studiuar tregun, sepse ne tetor terheq licencen dhe do hap farmacine time. Dua te hap nje farmaci 24- oreshe ne Bllok dhe jam duke u marre me lidhjet qe me duhen per kete pune. Mjeket, recetat, perqindjet... Per fat kam miq shume te mire qe po me ndihmojne.

Meti: Joana me pelqen si femer, Anaidin nuk e njoh fare...

Meti dhe Joana tek "Largebar" ne Prishtine
Pyesni Joanen per puthjen tone

Ai mbahet mend si djale i bukur dhe i qete. Meti i “Big Brother 5”, pas eksperiences se tij ne reality show, i eshte rikthyer jetes dhe punes se tij ne Prishtine. Ka vendosur te qendroje larg faqeve te shtypit roze, duke mos dashur te komentohet per jeten e tij private.

Thote se nuk ka nevoje per kete pjese, pasi eshte perqendruar totalisht ne punen e tij. Meti menaxhon nje prej clube-ve me ne ze te Prishtines. Se fundmi ai eshte diskutuar per nje lidhje te mundshme me Joanen e “Big Brother 6”. Te verteten e ketij lajmi, qe cuditi jo pak, ai e zbulon ne kete interviste.

Meti, a eshte e vertete qe je lidhur me Joanen?
Ne po frekuentohemi me njeri-tjetrin dhe po njihemi gjithmone e me shume.

Vigani dhe Edberi ne Shkoder, pushtohen nga femrat...

Vigani dhe Edberi bejne namin me vajza, tundohet edhe Samanta

Dy konkurrentet nga Kosova te “Big Brother 6”, Vigan Shehu dhe Edber Laho, te cilet hyne bashke ne loje, dihet qe kane qene miq me pare dhe akoma me shume tani. Ata i sheh kudo bashke, edhe per faktin se i lidh profesioni i modelit, qe e ushtrojne edhe tani ne Kosove. E tashme qe jane bere edhe me shume te njohur, ftesat per te qene te pranishem ne aktivitete te ndryshme artistike jane edhe me te shumta. Keshtu, para disa ditesh, ata kane qene te pranishem ne nje koncert qe eshte mbajtur ne Shkoder, bashke me Anaidin dhe disa kengetare, mes te cileve Samanta Karavella. Vigani dhe Edberi jane pushtuar nga femrat e pranishme qe kane shfaqur interes per t’i takuar dhe per t’i njohur nga afer. Por e tunduar prej tyre eshte ndier edhe Samanta, e cila eshte argetuar ne shoqerine e djemve pas fitores se “Top Fest 10”.

Eldora merr dhurate fantastike, 10-dite pushim ne Spanje...

Eldora Koci
Eldora e “BB6” merr dhurate pushime cift ne Spanje

“Kjo jave ka nisur super per mua, pasi mora nje dhurate fantastike, qe eshte nje udhetim turistik 10-ditor cift ne Spanje”, eshte shprehur Eldora Koci e “Big Brother 6” per “Panorama Plus”. Por kjo eshte vetem nje nga surprizat e diteve te fundit, pasi ajo ka marre dhurata te tjera, sic eshte masteri shkencor 2-vjecar ne profilin e saj te Infermierise, pas perfundimit te vitit te trete te studimeve. I jane bere dy oferta te tjera punesimi shume interesante, ndersa disa firma i jane ofruar si sponsor per veshjet e saj. “Ndihem vertet e lumtur!”, thote Eldora. Per sa u perket pushimeve, ajo ka pohuar se do te udhetoje me nenen e saj, pasi per momentin eshte “single”. Eldora, para se te hynte ne “Big Brother”, ndiqte studimet e dyta, pas studimeve qe kishte mbaruar per Gjermanisht, nderkohe punonte ne nje agjenci udhetimi. Duket se pas daljes nga loja, jeta e saj ka ndryshuar, duke iu bere shume oferta per pune per t’i dhene mundesine te zgjedhe punen e duhur per te.

Anaidi, aventura me nje stjuardese seksi...

Anaidi i “BB6” argetohet ne club me nje stjuardese

Duket se vemendja e femrave nuk i mungon Anaid Kalotit, pas daljes si fitues i “Big Brother 6”. Keshtu, vajza seksi qe shihni ne foto, ka udhetuar nga Dubai per ta takuar ate ne Tirane, pasi e ka ndjekur gjate lojes ne “BB”dhe ka krijuar nje simpati te vecante. Ajo eshte stjuardese ne profesion dhe, per te takuar Anaidin, ka udhetuar bashke me motren e saj ne Tirane, ku pervec nje guide ne qytet qe kane bere me te preferuarin e tyre, ne fundjave jane mbledhur se bashku me miq te tjere per te pire alkool e shijuar muzike deri ne oret e para te mengjesit, ne “Lollipop” ne Tirane. Stjuardesa po ashtu e ka ftuar Anaidin ne Londer per nje udhetim te paguar nga ajo, per te kaluar se bashku disa dite atje.


Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online