All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Burim Hoxha. Show all posts
Showing posts with label Burim Hoxha. Show all posts

Sunday, 6 May 2012

Kengetaret komentojne incidentin ndermjet Baba Stars dhe Noizyt


Të enjten në programin e natës “Top Vip” në Top Kosova Radio është komentuar incidenti i pavërtetuar ende mirë e që u quajt edhe “rrahje me grushte” mes dy labelëve, “Baba Stars” dhe “OTR”, duke pasur të drejtë të gjithë dëgjuesit të japin komentin e tyre për këtë ngjarje që shëmton në përgjithësi artistët shqiptarë dhe sjell urrejtje gjithëshqiptare.

Për këtë ngjarje që thuhet se ndodhur në aeroportin e Cyrihut në Zvicër, mes djemve të ‘Baba Stars’ dhe reperit nga Shqipëria Noizyt, kanë reaguar edhe komentuar edhe kolegët e tyre, këngëtarët e njohur shqiptarë, ku disa nuk kanë qenë të informuar, e disa të tjerë preferonin nga çudia të thoshin “No koment”, ose binin në hall për një përgjigje.

Linda Halimi:
“S’i kam përcjellë kurrë karrierën ose muzikën e asnjërit, kam respekt për të dyja palët, kaq.”

Gjyste Vulaj:
“Pse a janë rrahur përnjëmend? A çfarë i kisha rrah që të dytë, edhe mos me i lan me qajt bile.”

Tuesday, 31 January 2012

Burim Hoxha do te jete baba i mire


Këngëtari i njohur prizrenas Burim Hoxha si duket nuk ka dashur që ti iki bora e rënë gjatë ditëve të ftohta të ketij dimri, pa u argëtuar dhe marrë një kujtim.

Në fakt ne mësuam se ai ka realizuar shumë fotografi nga dora e mjeshtrit shqiptar, fotografit Arbër Hoxha, por që ne siguruam vetëm këtë foto që ju po shikoni, ku shihet artisti duke u argëtuar, ndërsa tërheq një fëmijë të vogël në borën e Gërmisë në Prishtinë.

Si duket Burimi po përgaditet të bëhet një baba, ashtu sic ka thënë pak kohë më parë se këtë vit do ta mbledhë mendjen dhe sipas ëndrrës që kishte parë do të martohet. Megjithëse ne dimë se Burimi ka gjetur edhe një vajzë, që si duket po ia mbush mendjen për një lidhje serioze, madje ai ka qenë dhe ka realizuar edhe foto me të dashurën po në këtë ditë.

Por këngëtari lozonjar na jep përshtypjen se do të jetë një baba i mirë, të paktën këtë tregon kjo fotografi, ndërsa kureshtarët e tjerë duan të dinë se si është ajo vajza që është në krah të tij, ndoshta këtë do ta marrin vesh së shpejti, nëse do të mund të sigurojmë ndonjë foto tjetër.

Thursday, 1 December 2011

Burim Hoxha Pelqen Vajzat e Sjellshme...

Burim Hoxha pelqen vajzat e sjellshme

Kengetari Burim Hoxha gjate nje prononcimi per “Kosova Sot” ka zbuluar se atij i pelqejne vajzat te cilat jane te sjellshme.

Pervec vajzave te sjellshme, atij i pelqen edhe te shohe filma komik, pasi edhe vete eshte plot humor, ndersa nuk e do shume boten e trilerit.

Burimit i pelqen shume te punoje ne kopshtin e tij dhe te prese mysafire, ndersa pelqen te rrije me njerez qe e duan familjen, dine menaxhojne mire dhe qe lexojne shume.

Nga gjerat qe nuk i pelqejne, kengetari ka permendur thashethemet, njerezit qe shtiren dhe qe genjejne shume./telegrafi/dhjetor 2011/
- - - - - - - - - - - - - - - -

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online