All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Caknorris Mustafai. Show all posts
Showing posts with label Caknorris Mustafai. Show all posts

Sunday, 9 November 2008

Caknorris Mustafai: 14 Vjec Dhenderr

Caknorris dhe Floresha Mustafai
/photo korrieri/

Caknorris: Jeta ime me nusen 13 vjece

Qe nga gushti i ketij viti, Caknorris Mustafai, 14 vjec, me banim ne lagjen “5 Maji” ne Elbasan eshte i martuar me Floresha Mustafain, 13 vjece. Njohja ne bankat e shkolles, fejesa, martesa, jeta prej femijesh dhe bashkeshortesh, nusja qe meson abetaren, dhendri qe hipen mbi cati dhe fshihet sokakeve, pamundesia per t’u celebruar, pritja per te lindur femije dhe planet per te ardhmen. E gjithe bota reale e ciftit me moshen me te vogel ne Shqiperi ne nje rrefim ekskluziv per gazeten “Korrieri”

Ata jane ndoshta cifti me moshen me te vogel ne Shqiperi. Ajo quhet Floresha dhe sapo ka mbushur 13 vjec, ndersa ai mban emrin e nje artisti te njohur ne Hollivud. E therrasin Caknorris Mustafai dhe eshte 14 vjec. Qe nga gushti i ketij viti banojne te vetem ne nje shtepi private ne lagjen “5 Maji”. U njohen, u dashuruan, u fejuan dhe u martuan si te gjithe ciftet e tjere, ndonese ligjerisht te pacelebruar. Por edhe me nje ndryshim tjeter: jane te mitur dhe ende te paformuar mire. Caknorris u be “burre” para tre muajsh. Familja organizoi dasme te madhe, ku u ftuan mjaft te aferm, shoke edhe miq. Caknorrisit nuk i pelqen te flase per dashurine dhe nusen e tij. Kur e pyet sesi lindi kjo histori dhe se cdo te thote te jesh burre, ai ia mbath, duke u fshehur prapa sokakeve, del nga dritarja ose hipen mbi cati. Nusja 13 vjece qesh me veprimet e tij. Kenaqet qe ai eshte capken, sepse edhe vete do te kishte deshire te bente si ai. Edhe pse pak e ndrojtur, ajo fillon e tregon per dashurine dhe burrin e saj.

Njohja dhe lidhja

“U njohem kur ishim ne shkolle. Une shkoja ne shkollen “Xhaferr Kongoli”, ndersa ai ne shkollen “Qemal Haxhihasani”. Me kishte ndjekur disa here nga pas. Por une i fshihesha gjithmone. Nje dite me ndaloi ne rruge dhe me tha “te dua dhe me pelqen te martohem me ty”. Une i thashe qe te vinte te me kerkonte ne shtepi. Isha dhjete vjece kur me propozoi”, tregon Floresha. Burri i saj behet xheloz, tenton ta ndaloje, e qorton, madje edhe e kercenon. Por ajo kenaqet dhe qesh, sepse i pelqen t’i kujtoje castet qe kane kaluar para fejeses bashke. “caknorris dergoi gjyshen, e cila takoi babane tim, - vazhdon rrefimin e saj Floresha, pa e vrare mendjen per kundershtine e te shoqit. - Prinderit e pelqyen si rast, ndaj palet rane dakot. E prita me shume deshire lidhjen me cakun. Ne te njejtin vit nderruam nishanet. Une mesova deri ne klase te katert. Kur u fejuam, me sollen shume dhurata. Caknorris me vuri unazen dhe oren. Keshtu ishim te fejuar. Ne krye te vitit tjeter ne u martuam. Beme dasme dhe u kenaqa shume. Ishte dita me e bukur e jetes sime. Qe nga ajo dite ndjehem ndryshe. Me duket vetja me e madhe dhe me serioze. Me duhet te kuvendoj me gra te rritura dhe te jap mendime te pjekura. Nese gaboj, nuk me lejohet”. Caknorris Mustafai ka nje shtepi te madhe, aq sa ai dhe nusja duken si kukulla brenda saj. Shtepia ka korridorin e madh, kuzhinen, dhomen e pritjes dhe dhomen e gjumit. Me e kompletuar duket dhoma e gjumit. Brenda saj ndodhen te gjitha takemet e nje cifti te vertete. Te vegjlit jane te destinuar ta perballojne te vetem jeten. Prinderit Bukuroshe dhe Xhevdet Mustafai jane emigrante ne Greqi. Atje kane edhe dy djem me te vegjel se Caknorrisi. Me Cakun i mbaruan kusuret. Tani duhet te punojne qe te fejojne dhe martojne dy djemte e tjere.

Jeta e ciftit

Jeta e te miturve nis qe heret ne mengjes. Ai duhet te cohet dhe te vije perqark me “kollen” e thate. Ndersa ajo rregullon krevatin dhe fillon nga punet e shtepise. Pasi lahen dhe pastrohen, hane mengjesin bashke. Kur nuk kane per te ngrene, blejne ne dyqanet ne lagjen aty prane. Ne oren 8 Caknorris niset per ne pune. Merret me tregti rrobash. Rrobat i sjellin prinderit nga Greqia. Pasi mbaron punet e shtepise, ne treg shkon edhe Floresha. E ndihmon te shoqin te beje pazar, te dije te flase me klientet dhe te beje llogarite. Shesin deri ne oren 15:00, kohe kur mbyllet edhe tregu. Me te hollat qe fitojne, para se gjithash duhet te ushqehen dhe te mbijetojne. Me pas te vishen dhe te mendojne per orendite. Ne fakt, shtepia e madhe duket ende e zbrazur dhe duhet mobiluar. Por ka kohe. Ata kane te pakten edhe 70 vjet perpara. Ende nuk e vrasin mendjen per kursim dhe projekte, pasi duhet te gezojne edhe femijerine. Floresha qendron me shume ne shtepi, pasi duhet te laje, te pastroje dhe te gatuaje. Kur ka kohe te lire meson edhe abetaren, per te mos qene analfabete. Pas nje dite te lodhshme burri shtrihet ne krevat dhe nusja pas tij.

E ardhmja

Traditat e komunitetit rom duket se kane ndikuar dukshem ne jetesen e dy minoreneve, megjithese ne rastin e tyre dashuria duket shume e forte. “Gjate kesaj kohe e kam dashur shume Caknorrisin. Ai eshte capken. Une e kuptoj qe me do, ndaj i vij nga pas dhe ia plotesoj te gjitha tekat”, thote Floresha. Duke ditur zakonet e komunitetit te saj, ajo e ka te qarte mire te ardhmen e tyre: “Kur te mbush 16 vjec, duhet te lind femije. Jemi te pacelebruar, por pa problem. Ne kete moshe une duhet te lind, ndryshe rrezikoj te jem bashkeshorte dhe nene. Caknorrisi edhe mund te me lere, nese nuk behem nene. Sepse keshtu jane traditat ne komunitetin tone. Pavaresisht moshes, une ndjehem nje grua si gjithe te tjerat dhe me pelqen te administroj burrin dhe shtepine”.

Gjyshi: “Duam nuse qe ta rrisim vete”

Gjyshi i Caknorrisit quhet Enver Mustafai. Ai shprehet se cifti i femijeve e perballon vete jeten, pasi prinderit i kane ne Greqi. Sipas tij, martesat ne moshe te re jane ne traditen ne komunitetin rom dhe kane anet e veta pozitive, pasi burre dhe grua rriten bashke dhe mesojne huqet e njeri-tjetrit. Edhe familja qe ata krijojne eshte me e konsoliduar. Vajza eshte e ndershme dhe burri largohet nga veset e keqija. “Martesat ne moshe te vogel i kemi pasur tradite ngahere. Femijet duhet te martohen ne moshe te tille, ne menyre qe te rriten bashke, te mesojne huqet e njeri-tjetrit dhe te kollondrisin jeten. Martesat ne moshe te tille mendoj se kane ane pozitive dhe negative. Une them t’i harrojme, por tradita nuk na lejon. Mbushen 10 vjec, si djali, ashtu edhe vajza duhet te martohen. Une nuk kam guxim t’u flas e t’u them qe te mos martohen”, thote Enveri. Ai e di fort mire se ligji i ndalon keto martesa, pasi bashkeshortet duhet te kene mbushur 18 vjec, por nuk i duket ndonje problem i madh. 65-vjecari thote se cifti ende duhet te prese qe te linde femije. Kjo do te ndodhe kur ata te mbushin moshen 16-17 vjec. Me pas nusja duhet te linde medoemos, ndryshe rrezikon te mbetet edhe pa burre. Tradita e kerkon qe te lindin shume femije, por edhe pse ka rastin e nipit, ai rekomandon qe te kryejne planifikim familjar, te mesojne dhe te integrohen ne jete si gjithe shtetasit e tjere. “Duhet te perballojne te gjitha sfidat e jetes. Zakonisht, kur martohen kaq te vegjel, gjerat ecin mbare. Nga eksperienca kam arritur ne perfundimin se martesat ne moshe te vogel jane me te qendrueshme. Familjet rome duhet te lindin shume femije. Edhe kjo eshte tradite. Femijet jane gezimi yne. Ciftet duhet te lindin 6-7 femije. Une per vete kam 11 femije. Te gjithe jane shendoshe e mire. I kam te martuar, kam niper dhe mbesa, madje edhe ata jane te martuar”. Gjithsesi, Enver Mustafai pohon se cifti nuk mund te beje celebrim ne bashki. Nje gje te tille e ndalon ligji. Floresha dhe Caknorrisi duhet te presin edhe 4-5 vjet qe te njihen zyrtarisht burre e grua. Edhe femijet qe mund te lindin para kesaj moshe nuk mund te regjistrohen ne gjendjet civile. Keto jane probleme qe ende nuk kane marre zgjidhje. Por jeta e ciftit te femijeve vazhdon. /korrieri/01.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online