All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Celesi Muzikor. Show all posts
Showing posts with label Celesi Muzikor. Show all posts

Wednesday, 21 May 2014

Valon Buquku shpërblehet në ‘Celësin Muzikor 8’ (Video)

Muzika e ka shoqëruar kudo, ai e ka dashur që nga fëmijëria atë.

Ky është artisti i ri i cili sapo ka rrëmbyer në festivalin ‘Celësi Muzikor 8’ me këngën ‘Ike, ike’ cmimin ‘Best Neë Artist’, Valon Buquku i cili për ne tregon kështu për këtë cmim :’ Organizatorët e këtij spektakli i falenderoj për mundësinë që më dhanë të marrë pjesë, ndërsa për çmimin që e mora aty ‘Best Neë Artist’, falënderojë jurinë profesionale që ma shpagoi angazhimin tim’.

Artisti na tregon se ka qenë familja e tij që ia kanë uruar e para, pasi është ajo që e përkrah gjithmonë në cdo sferë të jetës edhe në muzikën që ai bën, ndërsa do të jetë befasi nëse kënga e këtij festivali do të ketë një videoklip.

Ne mësojmë se Valoni është nga Peja, nga ky qytet që gjithmonë muzikës shqiptare i ka dhënë zëra dhe emra të mëdhenj, e kur ne ia krahasojmë zërin e tij me të Danit ai ka këtë reagim : ‘Hahaha, po ok, faleminderit për këtë që po e thoni ju. Mendoj se Dani është një kalibër i lartë këngëtari, mendoj se çdokush e dëshiron suksesin e Danit, mirëpo edhe ne si të rinjë, punojmë ta ndjekim rrugën e tij, por jo vetëm me imitime por edhe me punë e me përkushtim’.

Këngëtari po mendon edhe për duete, por kjo do të ndodhë ndoshta në të ardhmen pse jo në duet me një femër artiste, ndërsa këngëtarët që Valoni dëgjon si të preferuar janë: Dani, Sunaj Saraqi, Yllka Kuqi dhe të tjerë.

Monday, 13 May 2013

Fatjeta dhe Grupi Fama triumfojne ne ÇM7

Një mbrëmje Gala është ajo që do të vijë në ekranin muzikor më të ndjekur shqiptar në ZICO TV në HD, gjatë mbrëmjes të së mërkurës në orën 21 me 15 maj.

E kemi fjalën për natën finale të festivalit ‘Celësi Muzikor 7’, festival në të cilin triumfuan këngëtarja Fatjeta Barbullushi me këngën “Zotëri” dhe Buraku dhe grupi Fama me Meti Alshiqin me këngën “Falma.

Por edhe të tjerë artistë me emër dhe të rinj triumfuan në këtë edicion të shtatë të ÇM.

Të ftuar specialë ishin edhe këngëtarët Lori, Fahrush Azemi, Revolt Klan, dhe Nazmie Selimi. Prezantuesit e këtij festivali ishim Maksim Gjokaj dhe Sasa, të cilët sollën një moderim jo të zakonshëm.Më poshtë ju sjellim të gjitha cmimet e kësaj nate.

Tuesday, 7 May 2013

Po vjen nata finale e ÇM7

Shumë shpejt në ekranin e televizionit më të madh muzikor në Kosovë, Zico TV ne HD do të vijë nata finale e festivalit “Celësi Muzikor 7”.

Shumë të ftuar special por mbi të gjithë plot cmime për këngët më të mira.

Tashmë janë shpallur edhe nominimet ku mund ti lexoni më poshtë.

NOMINIMET
Best NEË ARTIST
Stelina - Gjejeni, tregoni
Petro - Përse
Salo - Ti

Friday, 26 April 2013

Sevi në ÇM7 sjell 'Ti zemer’ (Video)

Këngëtarë të shumtë edhe këtë vit i janë bashkuar garës në festivalin “Celësi Muzikor 7.

Mes tyre edhe këngëtarja e njohur nga Gjilani, e cila jeton prej vitesh në Zvicër, Sevi.

Këngëtarja ka sjellë një krijim të Wirusit në këtë festival dhe me tekst të Avni Qailit, ndërsa kënga mban titullin “Ti zemër”, dhe është pëlqyer mjaft edhe në kanalin Youtube./Albavipnews/

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Sevi in CM7 brings "You heart '

Friday, 19 April 2013

Starton festivali “Çelesi Muzikor 7”

Ka nisur për këtë vit edhe festivali i muzikës moderne dhe asaj popullore shqiptare në Prishtinë, “Çelësi Muzikor” në edicionin e shtatë të tij.

Në natën e parë garuese janë prezantuar krijime shumë interesante, që janë pritur shumë mirë, mes shumë artistëve të rinj dhe me emër konkurojnë edhe Fatjeta Barbullushi, Sevi, Grupi Fama & Meti, Petro( X Factor), Meti, Stelina, Gentjan Ramosaj e shumë të tjerë.

Trasmetimi këtë vit ka qenë në cilësinë e pastër HD në kanalin muzikor më të ndjekur shqiptar Zico TV. Edhe këtë vit prezantuesi ka qenë Maksim Gjokaj, ndërsa Edona Memini ka qenë në rolin e drejtoreshës artistike. Nata e dytë garuese do të mbahet javën tjetër, ndërsa finalja është menduar një super show në mesin e muajit Maj./Maksimnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -

[[ translation by google:

Started festival "Musical Key 7"

Meti Bebartovci, simpatiku i kenges (Video)


Meti  Bebartovci sapo ka prezantuar këngën e tij më të re në festivalin “Celësi Muzikor 7”, një këngë e bukur dhe me plot ritëm që duket që në start që është pritur shumë mirë.

Këngëtari që jeton dhe punon në Zvicër, është me origjinë nga Prishtina, por ka udhëtuar mes shumë angazhimeve për të ardhur në Prishtinë me një këngë të bukur në edicionin e shtatë të këtij festivali.

Mësojmë gjithashtu se pas këtij festivali ku padiskutim do të rrëmbëje ndonjë cmim, do të sjellë edhe këngë të tjera të reja në prag të verës së nxehtë.

Më poshtë ju mund të ndiqni edhe videon e këngës më të re prezantuar në ÇM7 që titullohet “Dashurinë nuk mund ta paguaj”./Albavipnews/

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:

Bebartovci Matthey, handsome song

Friday, 22 March 2013

Celesi Muzikor 7 po vjen (Video-Promo)

Besoj se e keni parë spotin ku paralajmëron ardhjen e Festivalit më të madh në Kosovë, ‘Celësi Muzikor’,  në edicionin e shtatë të tij.

Tashmë organizatorët janë duke u marrë me përgaditjet e fundit dhe duke dëgjuar këngët e shumta që janë paraqitur edhe këtë vit nga shumë artistë të rinj dhe me emër, të muzikës moderne dhe asaj popullore.

Ndërsa ky festival vazhdon të presë edhe për pak ditë këngët tuaja për konkurim , deri me datën 8 prill në e-mail adresën : festivali@zicotv.net.

Sipas disa informacioneve tona, ka shumë emra dhe të rinj të cilët edhe këtë vit zgjedhin këtë festival për të promovuar këngën e tyre të re.Do të jenë disa netë garuese gjatë muajit prill dhe maj, dhe më pas nata finale me plot çmime dhe të ftuar.

Tuesday, 5 June 2012

Ludovik Karrica shkelqen ne “Celesin Muzikor 6”

Në natën finale të festivalin “Celësi Muzikor 6”, mes shumë të ftuarve ka qenë edhe kërcimtari dhe artisti i njohur, shqiptari që jeton në Zvicër, Ludovik Karrica.

Ai ka hapur edhe këtë natë finale, duke imituar si dikur në VIVA, Michael Jackson dhe Cris Brown, ku ka shkëlqyr, duke i dhënë festivalit një start-show shumë interesant.

Djaloshi që ka lindur në Prizren dhe jeton në Zvicër njihet për kërcimet e tija në mbrëmjet më të mëdha të evropës, sidomos nëpër klubet e yjeve.

Ludoviku në këtë spektakël e kemi parë që ka bërë edhe shumë foto me femrat e bukura që ishin të pranishme, nuk e dimë nëse ndonjërës ia ka vënë syrin, pasi e dimë se kërcimtari është ende beqar./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Ludovic Karrica shines in "Celesi Muzikor 6"

Sunday, 3 June 2012

Gjyste Vulaj “Sokoli me puth kudo”

Dihet tashmë se ky është këngëtarja Gjyste Vulaj është edhe show i madh. Ajo ka qenë e ftuar në natën finale të festivalit “Celësi Muzikor 6” ku ka kënduar këngën fituese të një viti më parë, ku artistja konkuronte në këtë eveniment.

Por e ngacmuar nga prezantuesi Maksi, për ti dhuruar një puthje asaj në emrin e shumë fansave, ajo është shmangur në fillim e më pas ka pranuar. Por e pyetur duke ditur se nga gjatësia ajo është më e lartë se bashkëshorti i saj, Sokoli, se ku i bie ta puthë ai. Gjyste Vulaj me mjaft sportivitet është përgjigjur “Sokoli më puth kudo”./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Gjyste Vulaj "Sokol kiss me anywhere"

Already know that this is singer Gjyste Vulaj is great showdown. She has been invited to the final night of the festival "Celesi Muzikkor 6" where the winner sang a year ago, where artists compete in this event.

But teased by presenter Max, to kiss her in making a name of many fans, it is avoided at the beginning and then declined. But the question knowing that the length it is higher than her husband, Sokol, where he gets to kiss. Gjyste Vulaj with plenty sportivity answered "Sokol kisses me everywhere."/Maksim Gjokaj/Kosova Sot/


Friday, 1 June 2012

Femrat “hot” te “Çelesit Muzikor 6”

 Jo vetëm kanë fituar çmime, apo kanë ndarë ndonjë trofe, por edhe janë dukur shumë seksi në paraqitje femrat, të cilat ishin në natën finale të festivalin “Çelësi Muzikor 6”.

Zajmina, së cilës i është dashur të ngjitet dy herë në skenë, është dukur si gjithmonë “hot”, po kështu edhe këngëtarja Fjolla Morina ka ardhur super seksi në paraqitje, apo edhe Shkenda.

Nuk mungoi edhe bukuroshja modelja e njohur Kadrie Canolli, që shkëlqeu në dukjen e saj, ndërsa ndante çmime në skenë. Ndërsa, ajo që jo vetëm u duk bukur, por edhe shumë atraktive ishte e ftuara speciale Gjyste Vulaj.

Ndërsa për ju që nuk ishin atë natë, sonte në orën 20:00 mund t’i shihni ato se si u duken në RTV21./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Women are "hot" to "6 Key Music"

Not only have won awards or have shared a trophy, but also are on display looked very sexy women, who were on the final night of the festival "Musical Key 6". Zajmina, which had to go up on stage twice, it seemed as always "hot", so the singer Maja Morina has super sexy in appearance, or even Shkenda.

Thursday, 31 May 2012

Triumfojne Goldi dhe Zajmina ne ‘Celesin MUZIKOR 6”

photo: francesk frokaj
Mbrëmja e së mërkurës më 30 Maj, ashtu sic ishte thënë vërtetë ka qenë një show i madh në natën finale të festivalit “Celësit Muzikor 6”.

Shumë cmime, shumë të ftuar, por triunfuesit e vërtetë kanë qenë ata të dy, duke fituar cmimin e parë të muzikës moderne, Zajmina Vasjari dhe Gold AG me këngën ‘Forever’.

Kanë ardhur si duet, por në skenë vërtetë janë dukur edhe shumë hot, ndërsa kënga e tyre rrëmbeu edhe cmimin ‘Best Pop dhe R.n.B’. Ne siguruam këtë foto ekskluzive nga fotografi zyrtar i këtij festivali Francesk Frokaj./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Goldin and Zajmina TRIUMPH in 'Celesi Muzikor 6 "

Wednesday evening on May 30, as it was really saying was a big showdown in the final night of the festival "Musical key 6". Many awards, very inviting, but true triunfuesit were they both, winning the first prize of modern music, Zajmina Vasjari and Gold Ag with the song 'Forever'.

Have come as a duet, but the scene seemed really are very hot, while their song also grabbed the award 'Best Pop and RnB'. We obtain this exclusive photo from the official files of the festival Franqis Frokaj./Albavipnews/


Tuesday, 29 May 2012

Sonte nata finale e “Çelesit Muzikor 6”

Është menduar një shou i madh në natën finale të festivalit “Çelësi Muzikor 6”, i cili do të mbahet sonte me 30 maj, në orën 21:00 në ‘Zipp Club’ në Prishtinë dhe më pas transmetohet nga RTV21 dhe Zico TV.

Pas 5 netëve garuese, sonte ndahen çmimet të cilat vijnë nga nominimet e rrymave të ndryshme muzikore. Emrat si Zajmina Vasjari, Gold Ag, Hekuran Krasniqi, Farush Azemi, Fjolla Morina, Shkenda, Baboo Tarabuka etj. presin me emocione ndonjë çmim.

Por finalja e këtij festivali do të ketë edhe të ftuar specialë, të cilët janë fituesit e vitit të kaluar këngëtarja atraktive Gjyste Vulaj dhe Berkan Ahmeti, ndërsa nga Zvicra vjen një kërcimtar shumë i njohur, Ludovic Karrica.

Përveç shumë çmimeve që do të jepen, edhe këtë vit radio më atraktive në vend Top Kosova Radio do të ndajë çmimin radiofonik./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Tonight the final night of "Musical Key 6"

It meant a great show on the final night of the festival "Musical Key 6", which will be held tonight at 21:00 in 'Zipp Club' in Pristina and then transmitted by RTV21 and Zico TV. After 5 nights of racing, prices fall tonight that the nominations come from different musical currents.

Friday, 25 May 2012

Shpallen nominimet per naten finale ne "Celesin Muzikor 6"

Gjithcka eshte gati per naten finale te Festivalit te Muzikes Moderne dhe Popullure "Celesi Muzikor' ne edicionin e 6-te te tij.

Finalja e madhe do te ofroje shume spektakel, me te ftuar dhe shume cmime dhe emocione. E merkura po vjen me 30 Maj ora 21:00 ne Zipp Club ne Prishtine dhe ku do te trasmetohet nga RTV21 dhe Zico TV.

Për te votuar për këngët e nominuara ne 'Çelësi Muzikor 6' për favoritin tuaj të nominuar, dërgoni SMS (Kosova dhe Shqipëria) ne nr 55005 me tekst: cm (hapësirë) dhe numri i nominuarit.

Best NEW ARTIST
Ardita Haliti ‘Falma’ (cm 01)
Besnik Peqani - Niki ‘Ik’ (cm 02)
JetmiR ‘Une tboj high’ (cm 03)

Best MALE
Besnik Peqani - Niki ‘Ik’ (cm 05)
JetmiR ‘Une tboj high’ (cm 06)
Rattle ‘Lshoma binen’ (cm 07)

Tuesday, 8 May 2012

Gold AG e quan Zajminen “Rrush Shqipnie” (video)

Kënga më e re e Gold Ag në bashkëpunim me këngëtaren Zajmina Vasjari është trasmetuar në natën  e garës për cmimin e madhe në “Zico Tv”, në festivalin ‘Celësi Muzikor 6”.

Reperi i famshëm shqiptar e quan “Rrush Shqipnie” këngëtaren seksi Zajmina Vasjari, ndërsa bukuroshja është shprehur se titulli i kënëgs “Forever” do të thotë përgjithmonë për të gjithë dashurinë për shqiptarët kudo që janë.

Kënga është shumë e bukur dhe ritmike, ndërsa ka marrë menjëherë klikimet e para dhe të shpejta në kanalin Youtube.

Kujtojmë që nata finale e këtij festival të muzikës moderne dhe popullore mbarëkombëtare do të mbahet me datën 30 Maj në “Zipp Club”, dhe do të tramsmetohet në RTV21 dhe në Zico TV./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Gold AG Zajminen calls "Grapes Albania"


Thursday, 3 May 2012

Goldi dhe Zajmina thone “Pergjithmone” ne “Çelesi Muzikor 6”

 Të veshur me të njëjtën ngjyrë dhe siç ne kishim paralajmëruar, këngëtarja seksi Zajmina Vasjari dhe reperi i njohur Gold Ag e kanë realizuar një duet, me të cilin po marrin pjesë në festivalin “Çelësi Muzikor 6”.

Kënga mban titullin “Forever”, me muzikë nga Chipsi dhe orkestrim nga Gramoz Kozeli dhe është një këngë shumë ritmike dhe e bukur, pse jo kandidate për çmimin e parë. Bukuroshja e këndon pjesën e saj në gjuhën angleze dhe reperi në stilin e tij, ndërsa ne e siguruam këtë foto, të cilën ata e kanë realizuar në këtë festival, i cili edhe këtë vit ka afruar emra të njohur të muzikës shqiptare./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Goldi and Zajmina say "Forever" to "6 Key Music"

Wearing the same color and as we had announced, singer and rapper sex Zajmina known Vasjari Gold Ag have done a duet, which are participating in the festival "Musical Key 6". The title song "Forever", with music by Chipsi and instrumentation from Gramoz Kozeli and is a very rhythmic song and beautiful, though not a candidate for first prize. Beauty sings her part in English and rapper in his style, while we got this picture, which they have performed at this festival, which this year has approached the familiar names of Albanian music./Maxim Gjokaj/ Kosova Sot/

Wednesday, 2 May 2012

Fjolla seksi dhe me nje balade te bukur ne “Celesin Muzikor 6” (Video)

“E di , do kaloj” kështu titullohet kënga më e re e bukuroshes Fjolla Morina, e cila këtë vit konkuron në  festivalin “Celësi Muzikor 6”.

Teksti i këngës është shkruar nga mikja e saj Rozana Radi, ndërsa muzika dhe orkestrimi është realizuar nga Chipsi dhe ku vjen një melodi e bukur dhe një baladë e ëmbël. Fjolla në këtë natë garuese ishte veshur me të kuqe dhe dukej vërtetë bukur në lëvizjet e saja duke iu përshtatur këngës.

Të gjithë fansat e saj do të kenë mundësi jo vetëm ta shohin konkurimin e saj, por edhe ta votojnë duke i dhënë mundësi këngëtares të jetë në natën finale e cila do të mbahet më 30 Maj./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Fjolla sex with a beautiful ballad "incredible clips 6"


Tuesday, 24 April 2012

Shkenda ne “Celesin Muzikor 6” (Video)

Këngëtarja bukuroshe Shkenda ka konkuruar këtë vit për herë të parë në Festivalin “Celësi Muzikor 6”, në natën e tretë konkuruese. “Free” quhet kënga, e krijuar nga tekstshkruesi Arsim Bunjaku dhe me muzikë të Don Arbas, megjithëse vajza nuk është e lirë nga ana e zemrës.

Një këngë shumë ritmike që ka marrë komentet e para shumë pozitive. Ndërsa ky festival këtë vit edhe ata që i shohin apo i dëgjojnë këngët konkuruese do të kenë mundësi që të votojnë me një sms drejt numrit 55005, për këngën më të bukur, qoftë nga Kosova, por edhe nga Shqipëria, ku në këtë numër mund të dërgoni një mesazh duke shkruar cm (hapësrisë) dhe kodin e këngës konkuruese sipas renditjes të netëve garuese.

Javën që vjen ne Zico TV do të shfaqet edhe nata e katërt konkurese e “Celësit Muzikor 6”, ndërsa me 11 Maj gara do të vazhdojë për artistët që jetojnë në diasporë në “Rinora 4” në Zvicër. Nata finale me shumë befasi, të ftuar dhe cmime do të mbahet në diskon më të madhe në Prishtinë në “Zipp Club” në Prishtinë më 30 maj.

Monday, 16 April 2012

Hekuran Krasniqi ne “Celesin Muzikor 6” (Video)

“Rrezikoj për mirë në një festival të tillë si “Celësi Muzikor” – kështu ka treguar këngëtari i njohur Hekuran Krasniqi, perballe prezantueses Edona Memini, para ngjitjes së tij në skenë.

Këngëtari konkuron në këtë festival, i cili ka nisur me netët garuese, ndërsa sic do të mund ta dëgjoni edhe më poshtë, kënga është një baladë me tekst të Ilir Gecit dhe orkestrim të vetë këngëtarit, me titull “Jam i yti”.

Sapo është trasmetuar kënga në Zico TV dhe më pas në kanalin zyrtar të këtij televizioni në youtube dhe ka marrë pëlqimet e para.

Gara dhe ethet e konkurimit do të vazhdojnë në netë të tjera, ndërsa flitet se edhe emra të tjerë të njohur kanë paraqitur këngët e tyre për të marrë pjesë në edicionin e gjashtë të këtij festivali./Albavipnews/

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Hekuran Krasniqi in "Keys clips 6"

Wednesday, 28 March 2012

“Çelesi Muzikor 6” po troket

Kanë nisur përgatitjet  për festivalin “Çelësi Muzikor”, i cili këtë vit do të jetë edicioni i 6-të me radhë. Nga producenti i këtij festivali Zico mësuam se këtë vit do të ketë emra të njohur dhe këngëtarë të rinj në natën garuese, e më pas në natën finale.

Ashtu si vitin e kaluar, artistët që jetojnë në Evropë do të kenë mundësi të konkurrojnë  në Zvicër, në “Rinora 4”, më 11 maj, ndërsa edhe artistët që jetojnë në Amerikë dhe Kanada do të jenë pjesëmarrës në këtë garë kënge. Mësojmë se disa nga emrat e artistëve të njohur midis shumë këngëve do të jenë Zajmina Vasjari, Gold AG, Ledi Vokshi, grupi “Babo Tarabuka” e shumë të tjerë.

 Kujtojmë se ky festival është mbarëkombëtar dhe promovon këngë të reja të muzikës moderne dhe popullore shqiptare. Nata finale që parashikohet të jetë më 30 maj do të jetë një spektakël surprizash, ku të ftuar do të jenë shumë emra më të njohur të muzikës shqiptare./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
"The key to 6 Music" is coming

Tuesday, 17 January 2012

Po vjen edicioni i 6-te i festivalit “Celesi Muzikor”

Nga dita e sotme 17 janar është hapur konkursi për të marrë pjesë në Festivalin “Celësi Muzikor”, ky këtë vit do të jetë edicioni i gjashtë me rradhë. Ky festival fton të gjithë këngëtarët qoftë të muzikës moderne, ashtu dhe të asaj popullore që të dërgojnë këngët e tyre të papublikuar më parë.

Kujtojmë që vitin e kaluar këtë festival në natën moderne e ka fituar këngëtari Berkan Ahmeti, ndërsa artistja Gjyste Vulaj mori cmimin e parë në natën e muzikës popullore. Zakonisht në këtë festival marrin pjesë artistë të rinj dhe me emër të cilët mbështeten fuqishëm dhe nga producenti i këtij festivali, Zico, por dhe nga televizioni Zico TV, ndërsa prezantuesit vitin e kaluar ishin Edona dhe Maxi./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Coming to the 6-th edition of the festival "Celesi Muzikor"

Starting from today January 17 contest is open to participate in the Festival "Celesi Muzikor", this year it will be the sixth consecutive edition. This festival invites all singers to modern music either, so popular and what to send their songs previously unpublished.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online